Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    dipl-ing
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    105

    Te lumte alba_mausi

    Albamausi, vertet nje poezi moderne dhe habitem nga ndjenjat e thella. Axha Gimi nuk e ka kuptuar tamam mesazhin per arsyen e thjeshte se ne kete poezi jane perdorur shume fjale "bashkekohore" per te cilat perkthimi ne shqip nuk ekziston. Eshte vertet nje pikeveshtrim interesant te shohesh njeriun si klon te vuajtjeve shpirterore. Nje epitet jashtezakonisht interesant. Fjala "pasqyre" nuk do ishte kaq domethenese sa fjala klon.
    Fjala Orkan = tufan, uragan, tajfun, furtune etj. Fatkeqesisht nuk e di a eshte fjale shqip apo jo, megjithate une e kuptova shume mire poezine. Edhe njehere te lumte Albamausi dhe vazhdo te jetosh jeten me gezimet dhe hidherimet e saj. Sepse njeriu eshte jo vetem klon i vuajtjeve shpirterore... ai eshte edhe klon i gezimeve dhe mallengjimve, i nostalgjise dhe lumturise, i urrejtjes dhe dashurise

    pershendetje te vecanta
    studentja
    Rruga me e shkurter midis dy personave eshte nje buzeqeshje

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    alba mausi im i vogël, xhan i madh i axha Gimit, kur kujton se din gjithshka (siç ndodhi me mua tek lexoja poezinë tande) dhe mandej e merr vesht se ORKANI nuk asht lule dhe as peshk, por tufan, ciklon (përse i thonë CIKLON ! Sepse asht RIPËRSËRITJE E NJË KLONI pra CI - KLON).
    Ndaj sado moderne të jetë ajo nuk bahet për tru robbotët por edhe për mua! Apo jo!
    Tashti çdo gja në regull dhe axha Gimi të uron me gjithë zemër gjithë të mirat, por prap FAJIN E KAM UNË!
    xhan xhan axha Gimi!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    A MERGIM MERGIM!A e she cfar do te thot axha Agim?Kur krijova ate poezi ishte nate, ora 11,dhe u mundova boll te gjeja ate fjal"ciklon"por nuk me vinte neper mend dhe e zevendesova me fjalen "Orkan",per aresye se nuk kisha njeri ne ate ore qe te pyesja ,ku mendova se mund te jete fjal e degjuar dhe ne shqip.Po nejse,ti mund ta kuptosh vete ne poezit e tua ,kur ndonjeher mundohesh te gjesh nje fjal ne shqip dhe ri mendohesh per disa minuta,pra keto jane pasojat e mergimit te mallkuar.Ju falenderoj te gjithe per koplimentet ne kete teme.Xhaxhi Agim te pershendes dhe te kam xhan.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ALBA MAUSI i dashtun.
    Brenda temës po të nis diçka timen. Sepse më erdhi shumë keq që MËRGIMI na bani të "gabojmë". Tani mbasi ta lexosh e vazhdojmë bashkëbisedimin xhan i axha Gimit

    ULËRIMA e poetit të ikur…

    Mesnata zbret në kontinentin e lodhur
    Ndërsa metropolet dihasin me ngulçimë
    Si sonte asnjëherë në jetë s‘më ka ndodhur
    Të kem aq shumë dhimbje dhe aspak…ulërimë!

    Të ulërij për nënën që sytë i mban nga dera
    Dhe pret t‘i vijë çdo ditë, djali i saj i vetëm?
    Të ulërij për bijën, që mëndjen ia merr era…
    Të ulërij për gruan, që ka filluar vjeshtën…

    Të ulërij për shokët, që malli i ka djegur?
    dhe pijnë kafenë e trishtë diku në pikëllim
    të ulërij për nipin e mbetur pa buzqeshur!?
    Të ulërij për këngën, që mbet pa tekstin tim!?…

    Të ulërij për shokun, që tretet për nën dhè (*)
    U ndamë né për sëgjalli, o Zot i madh sa vuaj!
    Të ulërij drejt qielli – po nuk e di ku Je!
    Po pse Ti ulërimën m‘a morre, a s‘më thuaj?

    Më lini pra o njerëz njëherë të ulëras!
    Nga buza e plasur ika m‘a di veç kush ka ikur…
    S‘kam forcë të ulërij, i vetëm po pëlcas
    Kam shok veç psherëtimat dhe një cigar të ikur.

  5. #15
    Maska e Liridona
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Dhe tash je Agim Doci,aji Agim qe une e dua aq shume.Pra Agimi poeti.Dhe poetit i shkon dhe kenga,dhe dhimbja,dhe ulerima.Ne shpirtin e tije ka vend per te gjithe,ka vend per kenge e vaje.E vaji i poetit nuk i ngjet vajeve te tjera,ashtu sic thoshte ne nje poezi nje ketu kohe me pare"Vaji im,nuk eshte vaj/eshte kushtrim....dhe vetevetiu shperthen tufani:
    -Gjeeer kure keshtuuuuuuuuuuuu!!!!
    Perzemersisht te pershendet Liridona(qe aq shume i do poetet dhe te uroj bashkim te shpejte ne te shendoshe me te gjithe ata qe i ke permendur e neprmes teje,gjithe shqipetareve mergimtar!)!
    Liridona

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Xhaxhi Agim me pelqeu poezia jote.Esht reale dhe ka vertet ndjenjen e nje mergimtari te pacdoganuar nga vuajtjet shpirtrore.Ulurima te tilla i ndjen cdo mergimtar patriot qe deshiron mallin e vendit te tij.Po mundohem te krijoj ne keto momente vete nje poezi per mergimin.Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Mergimi

    Une refugjat i botes se luksit
    ku lukset i shohim e ato si shijojm
    Une skav i perendimit te eger
    ku cikloni me premtoj e me solli ketu
    dhe tani tallet me kockat qe mi ka ven perpara
    luan me ndjenjat e mia
    dhe diellin ma ka mbuluar me xhaketen e tij
    Kerkoj shkronjat qe humba keto vite
    po nuk i gjej dot
    jan diku larg
    aty ku shqiptova fjalen e pare
    aty ku mora frym per her te pare
    ku rrezet e diellin me jepnin shpres
    dhe tani mbytem ne kuverten e valeve te oqeaneve
    Me duket sikur te gjithe mi shohin eshtrat e mija
    me duhet ta mbijetoj kete gjendje
    te jetoj me shpresen
    ta kem ortakun tim te perjetshem
    se pa te nuk kam jete
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    ALBA MAUSI dil nga trishtimi!!!

    ANATOMIKE...

    Le të shndrrohesha në skelet anatomije
    dhe nxënësit të mësonin eshtrat me radhë:
    "oxipitali, parietalet,..." dhe çdo element brinje
    Ama në fund të fundit do isha skelet shqiptarë!

    Nga tutje Pavdeksija sjell tek né kushtimin
    Që dhjetra nga Rilindasit u shkrinë si qiriu!
    Ndaj ti e ëmbla ALBAMAUSI dëgjo Agimin!
    Unë NICK-un tënd me gaz e quaj ALBA MIU!(LOL)

    Prandaj me "copëra djathi" që mbajnë brenda trishtim
    Ti mos u merr aspak, se vetë unë e kam bindjen
    Që ti je poeteshë dhe unë kam shumë besim
    Do shkruash me HUMOR se në Shkodër ka vendlindjen!!!

    Të ftoj të çojmë më tej Humorin tonë shkodran, se ndoshta edhe vedin e qetsojmë edhe bashkëforumasit do e mirëpresin këtë. Të gjithë jemi të përmalluar për vendlindjen tonë SHQIPËRI!!! Ndaj këtë brengë, mërzi, trishtim apo më saktë mallë - le ta kthejmë në OPTIMIZËM!
    Do bahet mirë!
    Axha Gimi që të don fort!

  9. #19
    Alba me pelqeu shume kjo poezia jote!BRAVO!Te puth vllai ne faqe)

  10. #20
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    cmendurisht kryeveper....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Reagimet tuaja mbi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 264
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 12:41
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Çka është dashuria për ju?
    Nga White_Angel në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 10-01-2006, 14:29
  4. Albo, ai pe verteti
    Nga Albo në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 06:51
  5. Jam Tina nga Prishtina
    Nga Tina në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 09-07-2002, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •