Në fshatin Grejçevc të Theranadës është zbuluar një sasi armësh, dy vetë arrestohen
Prishtinë, 5 shkurt - Gjatë një kontrolli policia e UNMIK-ut dhe pjesëtarët e KFOR-it, mbrëmë në fshatin Greçejvc të komunës së Therandës (Suharekës) kanë zbuluar një sasi të madhe armësh. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Andrea Anjeli u ka deklaruar mediave të huaja se me atë rast janë arrestuar dy persona. Policët e UNMIK-ut dhe ushtarët e KFOR-it me atë rast sekuestruan 80 mina antitank dhe kundër këmbësorisë, 4 pushkë, 2 pushkë snajper, dy raketa antitank dhe pajisje ushtarake. Paraprakisht janë ndaluar dy persona që po lëviznin me një veturë. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur disa pistoleta dhe pastaj ka pasuar kontrolli në pesë shtëpi, thotë Anjeli.
Sipas "Zërit të Amerikës" bëhet fjalë për Jetullah Qarrin, një ish-komandant i UÇK-së, i njohur me emrin e luftës si komandant "Guri", kurse aktualisht përfaqësues i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së ish-UÇK-së.
mani
Krijoni Kontakt