Close
Faqja 9 prej 23 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 230
  1. #81
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    HERË PO MA KANDA,HERË S'PO MA KANDA

    Ish kanë ni njeri,e katuni e kish marrë si njeri jo shumë të gdhenun.
    Kishin marrë e e kishin pre nji pjepën e ni kungull e ja kishin përzie n'ni sahan.Ja kishin dhanë me hangër.

    Ky edhe ja nis me hangër.Kur e vetën:

    -Kadri,qysh po t'duket,a po ta kana?

    Ky ju përgjegj:

    -Herë po ma kana,herë s'po ma kana.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Mate punën e ujit se reçeli u prish

    Bajram Selimi i Uçës shkon te miqt në Kërrnicë. Për darkë binë reçel. Kur donë me e trazu reçelin (me i qitë ujë), i zoti i shpisë qet ujë shumë. Edhe tuj qitë ujë, po vetë: "A të qes ma?". Bajrami po e sheh qi s'ashtë hajri i reçelit ma, e po i thotë: "Mate punën e ujit e ki a s'ki se kta reçel u prish.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Njeri ne Diber kishte pas miq jabanxhi u kishte pre nje dash po ismetciu nuk dinte ta ndaj mishin sic duhej.I zoti i shtepise tha:
    O more dash i lumi dash:
    Paske leshin per mendafsh:
    Paske briret sa nje pash:
    Paske koken per shehelere:
    Paske bishtin per bejlere:
    Paske mish dhe per te tjere.
    Keshtu qe i zoti i shtepise i tregoi ismetciut se si ti ndaj kockat e mishit.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Mbushma menden

    Ish kanë ni herë ni i Gjakovës. E merrshin llaf ata:
    -O jaran, - tha njani - çu ti e folë e mushma menën. Edhe n'koftë se nuk asht bash qashtu, menën mushma.

  5. #85
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ne Tropoj, ne nje miqasi Ptycasit shkojne ne Gash.


    Vazhdojne me shtru sofren dhe kur sjellin pijatat, po vrehet qe i Zoti i shpis nuk ka qit shum ne pijata mbase mundesit nuk i kishte, edhe nuk po i rimbush pijatat me mish kur ato letohen, sipas zakonit ton.


    Vellai i zotit te shtepise, po thot ej mos me boni se ja u sjell dashin qetash ne sofer, i her, e dy, e tri. Mos me boni se ja u sjell dashin e ja u bie ne sofer vazhdonte ky me za te nalt. ( te prem ne mend te tina, por nuk e thoshte)


    Po ja pret mysafiri: ti dashin bjena ne sofer, vec te gjall mos na e bje se na i ha qeto turshi e flet sallate qe na kan met ne pijat haha

    gati sa nuk u vran me pas pastaj,,por kjo ka ngel ne histori shum gjat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 22-12-2009 më 17:20

  6. #86
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Hahahaha

    O homza mos na kopjo meselet tona, trego naj mesele anej prej qyteti po patet
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #87
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Hahahaha

    O homza mos na kopjo meselet tona, trego naj mesele anej prej qyteti po patet
    une ti them edhe me emra mor qe kta jan Tropojan,,,vec nuk po du se edhe une nga ana e gashit jam ;-)

  8. #88
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ish kon ni Shkupjan e del ne pazar me ble speca,nolet ne tezge e vet ni shka sa i ki specat? E aj i thot 3 denar, ni tezg ma posht e vet tjerin qe ish kon shiptar sa i ki specat? E ki i thot 4 dinar.Nolet mendon e i thot shqiptarit matmi nja 3 kg,e shkavi i thot pse mor spo i mer te une se i kam a lir?!!! E ki i thot ma mir shtrejt e gjakit tem se ma lir e hosmit tem.

  9. #89
    Një dite prifti i Zllakuqanit shkon musafir te Xhemail Aga ne Drenicë pasi e kishte mik , kur mberrin te dera e kulles nje nga burrat e familjes se Xhemailit nuk e pret si pritet miku,,kur ngjitet ne odë Xhemaili gezohet dhe e e pyet , si kalove rruges or mik?
    Prifti per te pare se a po e kupton Xhemail Aga i tregon ngjarjen me mesele , i thot mir kalova rrugs po kur mrrina te dera e kulls tende me mori kemba në një cung.
    Xhemail Aga e kuptoi se miku nuk ishte prit mire nga mashkujt e shpis se ti dhe i pergjigjet keshtu, e ore mik un kam 50 vjet qe me merr kemba ne at cung, edhe ti per nje her qe te mori duro .

  10. #90
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Nje student ne Kosove e kishte baben shume llafazan, aq shume sa qe kur shkonte ndonje mysafir ai nuk lente rend me fol nje tjeter.
    Me qe se shpejti ne shtepi do te priste si mysafire disa shoke te studimeve, me droje se do te koritet perpara shokeve i thote babes:
    " lum baba , une e di qe je nje pleqnar i mire, e di qe ke shume muhabet, dhe e di se disa here nuk di as te ndalesh ...
    Te shtunen qe vjen une do te vij bashke me disa shoke te shkolles ne shtepi ,te lutem shume nje gje- kur te them une " mire e ke babe " dije qe e ke tepruar dhe te lutem shume te lutem ndalu "
    Mire thote baba!
    Vjen e shtuna , kethehet djali ne shtepi prej Prishtine bashke me shoket ,i pret familja e tij dhe babai .
    Pasi njohtohen dhe ja nis baba muhabetit, si perpara me iletin e vjeter nuk len rend per tjeter, meqe djali i tij duron per nje kohe me shprese se do te ndalet babai i tij me ne fund i thote" mire e ke babe...ashtu eshte"...plaku as qe ja ve veshin se cthote djali, " mire e ke babe " djali perserit" plaku sdo me dite fare...dhe vazhdon....per heren e trete djali e zgjat dhe i jep pak takat zerit "Oooo miiree e ke o babe!!!'...dhe babai ia kethen " mire e kam por, s'ndalem.."



    me nderime per temen; odat shqiptare dhe sidomos te Kosoves kane qene si nje institucion mencurie dhe filozofie popullore

    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 9 prej 23 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •