Close
Faqja 5 prej 23 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 230
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    PO U THEM KA VDEKUR


    Sëmuret një grua. E shtruan në spital. Gjatë kohës që kishte qenë shëndosh, mendonte se kishte shumë shoqe. Mirëpo për ta parë në spital shkuan shumë pak prej tyre. Që t’i nxiste të shkonin e ta shihnin, i thotë njërës nga shoqet që e pyeti se nga ç’sëmundje vuante
    - Ndigjo, moj motër! – Kam dhimbje shtatit, turbullina n’fund t’barkut, tension të naltë gjakut, marrje mendësh shtrirë n’dyshek t’shtratit. M’u thuej shoqeve, kush m’ka dashtë, t’vijë e t’m’shoh…
    - Mana, moj Leze, - ia pret shoqja, - unë s’i mbaj n’mend gjithë këto sëmundje veç po i bije shkurt. Po u them: “ Ka vdekë e mbarue punë”…

  2. #42
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    MYSAFIRËVE U QITI GJELLË T'QENIT

    Ish kanë miqasue rrafshi khâ me Malsi atje.Miqasi e re.Ky mik khâ me ata atje pale se qysh janë njoftë.
    Po duen me shkue kta t'rrafshit te miqt n'Malsi.
    Malsori i kish pregaditë tâna t'mirat-me bukë,me djath,me mish e tjera sene,si asht adeti i pritjeve.
    Kta tânët,nja tre mashqi,kur shkuen atjetu miqt,po u qet i zoti shpisë kafe e duhan.

    Kur kishte nevojë nojnjani me dalë përjashta n'oborr,i zoti i shpisë,n'derë e dvetke kët qetrin:
    Çka asht ky,cfarë burri âsht?(me u njoftë ma mirë,me kanë miqasi e vjetër qi mos me ba lazëm me dvetë).
    -Ha-tha-qeni qi â ky.
    Duel dikur edhe tjetri.Pveti i zoti i shpisë:

    -Çfarë burri â ky?
    -Qen i madh âsht.
    Kur duel i treti,prap dveti edhe për tâ.
    -Çfarë burri â ky?
    -Ha qen i keq â ky.
    Shkon malsori e po i thotë baqicës:
    -A di shka?Ato jemeke leji t'gjitha aty e m'e marue ni koritë t'madhe gjellë.
    -Për kâ?
    -Për qata miqt.
    -Marre,mori njeri;ikena pregaditë tâna senet.Mos se po koritesh!Konaku yt s'ka bâ kurr ashtu.
    -Une po t'tham vetëm koritën e qenit gjellë me ma mushun edhe lugët me m'i pru.
    I zoti i shpis urdhnoi.Baqica ja bani gati.Kur e pruni n'sofër:
    -Urdhnoni-u tha musafirëve.
    -Bre burrë i fortë na gjellë nuk hamë.
    -Paj masi qi ishit qen...Ky m'tha për kët shoqin e vet:"Qeni qi asht ky";ky tjetri m'tha për ket shoqin:
    "Qeni i madh asht",e ky i treti m'tha për ket shoqin tjetër:"Qen i keq â ky".
    Masi ishit të tret qen,edhe une u pregadita gjellë.

    TËRSHANË N'SOFËR PËR DARKË

    Dy t'dragobillas shkojnë musafirë te ni i Malishevës. Kur del i pari n'fun t'oborrit,i dyti po i thotë konakxhisë.

    -Ky shoqi jem â kali i madh,s'din me folë,po ti mos ja vno roen.
    -Si vjen i pari,del i dyti,e tash i pari po i thot konakxhisë:
    -Mos ja vno fort roen k'ti shoqit tem se kurkun s'ka ma kali se ky.

    Kur erdh darka,konakxhija ju qiti n'sofër ni shoshë tërshanë.

    -Cka po donë me kta tërshanë?-veti njani pej musafirëve.
    -Paj sa mujta me marrë vesh,ju të dytë kaki kual.
    E na yshym ma t'mirë për kual se tërshanë,skemi,vec hajde byrum!
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 06-12-2009 më 07:21
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Njani dojke me shku te bajraktari i LLaushes dhe rruges duke e shku e zatet Dervish Goxhulin dhe ulen dhe e ndezin nga nje cigare se bashku.Dervish Goxhuli si Dervish Goxhuli perdreq e shen se ai ishte kan kogja i trashe prej kreje dhe fillon me nguce dhe ne fund e pyet se ku po shkon ai i tregon se eshte nise te Bajraktari i Llaushes se kishte thire ne nje ndej ndersa i i drejtohet
    "aiii e kam pase nje pune me ta po spo kam kohe me shku te ai veq a munesh ti mema krye"
    "po" more thote ai katunari "qysh jo".
    "Eh " thote Dervishi " thuj Bajraktarit Dervish Goxhuli keshtu e keshtu ta bafte.. qe kaq e pat une hajt udha e mbare"
    " O mbare pace ".
    Pershendeten ata dhe ai mberrine ne Kulle te Bajraktarit i cili e pret mire dhe i qet darke dhe mbas darke e pyet se qysh kaloj rruges
    "Mire thote "ai
    " Por rruges e takova Dervish Goxhulin dhe kam nje porosi per ty nga ai"
    "Hajl i kofte po cka ashtu"pyet bajraktari.
    "Dervish me tha se ket porosi mos me harru dhe tha -Keshtu e keshtu ta bafsha".
    Bajraktari bie ne pozite te veshtire se kishte edhe musafire te tjer dhe i drejtohet atij
    "Bre burri i fort edhe une e kam nje porosi per Dervish Goxhulin por ku me dite a e takon ti ate ka te kthehesh dhe mos me pase nevoje me lyp ti ata veq po te tham une ty keshtu e keshtu ta bafsha une ty, se bre mik maskarallak amanetet nuk percillen"


    A kemi me çka me u pajtue?
    Ish kanë ni burrë i mirë plak. I kish pas dekë grueja. Kish pasë nevojë me u martue se s’kish kush i bânte hyzmet. N’ni tjetër katun ni grue ish kanë metë vejushkë. Shum e mirë ish kanë vejushka e n’za. Ja çon plaku msitin e i thotë:
    Bani selam asaj grueje, e me ardhë e me m’marrë. Jam burrë i mirë, i njoftun n’popull e du me ba kët hyzmet e kët hyzmet e gjith hyzmetet që i takojnë burrit e shpisë
    . - Shkoi msiti e ja tha gjith ato fjalë vejushkës. Ajo i tha:
    - Alejqym selam! Thuej ati burrit t’gjitha ato hyzmete t’i bâj qysh m’i ka thanë, veç vete, kur t’idhnohem nër veti naj sen (helbete s’â ‘ mymyqym pa u idhnue naj herë) a kemi me çka m’u pajtue?
    Kur erdhi msiti e ja tha plakut ato fjalë, plaku e muer vesh shka kish dashtë me thanë vejushka me ato fjalë, e tha:
    - Jo valla, s’kem’ me çka me u pajtue. - Edhe e la at punë.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Ta kishe pasë ti gishtin në tâna pushkët…
    Ish kanë ni burrë i zoti, trim, po pikë ore s’kish pasë edhe po i vjen shtirë qi s’kish pasë orë (autoritet). Teshet n’Sylejman agën e Batushës. Aga ish kanë çaush at’herë. I thotë:
    - Lum aga, ama pak orë se s’po m’din kush qi jam gjallë.
    - Qysh me ta dhanë orën? - i thotë aga.
    - Une po dal me armë n’çarshi. Ti je me sejmen. Ti thum: ,,Dorzoi armët!’’ e une s’po i dorzoj. Ti mos ëm çart e hallki m’shohin qi s’mujte me m’çarmatosë e mue m’hyp autoriteti n’popull qi s’mujte me m’çarmatosë.
    Aga pranoi. E lanë pjekjen t’nesret n’midis t’qytetit, ku ka popull ma shum, për me e krye at kuvên. Kur duel ky me armë, aga e rrethoi edhe i tha: ,,Dorzoi armët!’’, si i kishin pasë ba fjalët. Ky i tha: ,,S’i dorzoj’’. Aga u tha sejmenve: ,,Mos ma lshoni’’. Sejment i kthyen pushkët pej ti. Ky i dorzoi armët. Aga i tha:
    - Pse, t’vraftë zoti i dorzove armët? A e di qysh i kemi pasë fjalët?
    - He, more agë, ta kishe pasë ti gishtin n’tâna pushkët, s’pata me i dorzue, po ktu, dhetë sejmen, dhetë gishta n’pushkë. Bani e luejti gishti i njanit, mue m’shkoi jeta
    (Padalishtë, Drenicë)


    GJYGYMI I ÇAJIT
    Shkon njani n'Shtimje. P'e sheh njanin qi kish ra n'fukarallak e e kish qitë m'e shitë gjygymin e çajit. E kishte pas shitë edhe tokën, e tash e kish qitë me e shitë edhe gjygimin. Po flet ky qi kish pas shkue n'Shtimje.
    -A po e shet gjygimin a ?
    -Po, po e shes.
    E kshyri gjygymin e i tha:
    -I mirë tuk â, po i vogël â.
    .Po t'doket i vogël, po i vogël s'â. Dymdhet ekterë tokë mi ka hangër.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    I kujt eshte Kungulli
    -------------------------
    Nje Kungull i mbjellur ne nje are, ishte rritur me loz dhe kishte ne are te kojshis. Rrenjet i kishte ne are te vete por vete kungulli ishte ne are te kojshis. Kur nisen me e korre aren, shkun te
    Kungulli dhe u ndalen, ky qe e kishte rrenjen e tij thojke se vallahi ky Kungull eshte i imi, mirepo edhe kojshiu ne are te te cilit kishte dal Kungulli thonte se eshte i imi. Ky keshtu e aj jo keshtu eshte gati sa nuk u mbyten ne mes veti kojshit per nje Kungull.
    Aty pari kaloj nje plak dhe po ju thote ,, po qka kini bre qe po turri ne njani tjetrin ashtu, bre burra. Pasi i treguan plaku ju tha ; kete pune e zgjidhe vetem aga, nje njeri qe dante pleqni.
    Shkun dhe aga tha se me qoni te Kungulli, Aj ju tha se po e ngrehim per loze nese loza e bjen kungullin ne are te vete i tij eshte por nese jo atehere eshte i kojshise. loza kishte qene e mire dhe e ngrehi kungullin ne are te vete.
    KESHTU NE FAMILJE MUND TE NDODH QE NJE DJAL APO NJE VAJZE TE DAL JASHTE RENDIT, POR NESE FAMILJA ESHTE E FORTE DUHET ME GJETE MENYRA QE TA KTHENE PER SE MBARI DHE TA BJERE PRAP NE FAMILJE.
    ===========================
    JU NJE HAP - PUNA DY...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bardhi : 06-12-2009 më 09:20

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Djali pa hise
    ----------------
    Nje babe para se te vdiste ju tha tre djemeve te tije;
    qyrni qka po u thame, njani prej jush nuk ka hise te une. Nuk vonoj shume dhe vdiq.
    Tash mbas vdekjes se plakut djemt po e kqyrin njani tjetrin, se cili eshte pa hise , por nuk po mujn me e dite. Pas shume perpjekjesh pa rezultat shkun te plenari i kohes Aga qe merrej me keto pleqni.
    Ati i thane; Age na jemi tre vellezer babai na ka thene para se te vdiste se njani jemi pa hise.
    I kqyri dhe mendoj shume Aga por ju tha djem, Ejani mbas nja tri ditesh se prej qe daj pleqni kesi rasti nuk kam pas dhe me duhet kohe te mendoj. Shkun djemt dhe Aga tri dite dhe nete as nuk hanger e sa nuk piu gja tuj mendu se si me ja zgidh kete pleqni. Qika e tij 15 veqare po e shehe baben e vete shume ngusht dhe po i thote;
    babe te lutem na trego se qka kije se nuk je mire hiq.
    Babai po i thote qikes , qika ime mos vete per mu, me ka ardh nje ras e nuk jam ka muj me e zgjidh, e me dite te sodit mua me shkoj fytura si pleqnar. Njerezit kane me thane se une nuk jam i ditur pasi nuk po dije gjdo qe.
    Po qka eshte aj rast na trego babae edhe neve, babai ja nisi me qesh po qka me te tregu moj bija ime ato jan do pune te mijat, e tij je veq se nje femije mendojke aga qka tij tregonte kot. Mirepo qika nguli aq shume dhe Aga i tregoj. Ai Age kjo pune kollaj eshte a ma lene mua se une jau zgidhi. Aga qeshi e po i thote vajzes po a po me tregon se si zgjidhet kjo qe po ta le.
    Jo i tha vajza por kete pune lema mua. Mendoj aga qe edhe ashtu nuk dinte se si me ja bere po ta le ty.
    Pas tri ditesh erdhen djemet dhe po ju del vajza perpara te shtepija e Ages. Hajdeni mbrenda ju tha vajza . Jo besa po Aga a eshte aty. Jo ju tha vajza Aga nuk eshte se ka shkuar nje je katund se ka ndodh diqka shume e rende. Po qka e pyeten djemt. Eshte nxane njani me moren e vete. Dy vllaznit e ulen koken dhe thane ai mo zot ma keq po qka paska ndodhur, kurse i treti i tha qikes ai qka po na intereson ne se kush me kan ng... po punen tone me na kryer. Qika i tha ketij qe nuk po i vjen keq per punen e keqe se tij je pa hise. Qika e thirri Agen qe ishte brenda. Agee hajde se u krye puna. Ku djal eshte pa hise muni me shku lirisht se per ty ka thene babai se nuk keni hise.
    =============================
    JU NJE HAP PUNA DY...

  7. #47
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dashi Me brirë Katër Pëllembë

    Nje njeri i pasun por doreshtrengun kishte dhan fjalen: "Po te me jap Zoti nje fmije do te baj Kurban nje dash me brire kater pllembe"

    Pas disa kohesh i lindi nje djale . Filloi te kerkoj gjithanej per ni dash me brir kater pllembe se donte te qonte ne vend fjalen e dhan,por nuk arriti ta gjante ni dash te tille. Pyeti edhe te gjithe dijetaret e fes por nuk i dhan dot zgjidhje. Me ne fund dikush i tha se Imam Jusufi mund ta gjente nje zgjidhje. Pasaniku shkoi tek Imam Jusufi dhe iu lut qe ti gjente nje zgjidhje hallit te tij. Imam Jusufi qe e dinte se ishte doreshtrenguar i tha :

    • Une mund te gjej nje zgjidhje,por kam nje kusht!

    • Cfar kushti ke?

    • Ti je i pasur ,po ndertove kater shkolla per nxenesit e varfer dhe te ndertosh edhe kater dyqane per te plotesuar nevojat e ketyre shkollave, ateher une ta zgjidh problemin.

    • Pasaniku e pranoi kete kusht, Diten e Bajramit Imam Jusufi solli nje dash normal dhe nje femije 5 vjeqë. I tha voglushit qe te maste briret e dashit dhe dolen 4 pellembe. Imam Jusufi tha:

    • Ja ky eshte dashi qe ke premtuar te besh kurban,sepse ti nuk e ke cilesuar madhesin e pellembes.

    • Pasaniku e beri kurban dashin dhe mbajti fjalen per te ndertuar shkollat dhe dyqanet.

    Kerim Gashi
    _________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 07-12-2009 më 05:42
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ju lumte qe po i sillni kto thesare te popullit..
    te mrekullueshme..

    vazhdoni se po i lexojm me deshir te madhe..

    .

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga klara2009 Lexo Postimin
    Interesante tema!Vec nji sugjerim te vogel , nuk me pelqen ti quajme pleq,do te ishte me mire te moshuar. Meqenese une i dua shume te moshuarit, dhe kaloj nje pjese te konsiderueshme kohe me ta ,i jap te drejte fisnikut ,qe historite e tyre jane me interesante dhe me domethense se skenaret e hollivudit.Duke ndenjur me te moshuarit dhe duke ju kushtuar vemendje tregimeve te tyre mund te mesojme shume ,dhe pse jo te argetohemi.
    Ja nje histori qe me kan treguar mua...

    Nje djal i dashuruar, i betohej te dashures se e donte me teper se c'do gje ne bote,,,
    mirpo ajo nuk i besonte...
    Ai i thote jam gati te bej gjithcka per te te bindur ty, kerko c'te duash.
    Mire i thote e dashura , do te besoj , vec po me solle zemren e nenes...
    Shkon djali (i verbuar nga dashuria) vret nenen , i merr zemren , dhe niset vrap per tek e dashura...
    Duke vrapuuar ,nga nxitimi tepert pengohet,dhe rrezohet per toke...
    I flet zemra nenes ,,, mos u vrave bir???
    Kjo qe keni shkruar juve eshte marre nga nje film Rus dale ne kinema ne vitet 50-te.
    Por shume domethenese,ma ka treguar nena ime.

  10. #50
    Jeta esht e bukur zbuloje Maska e eriola17
    Anëtarësuar
    25-07-2008
    Postime
    76

    Na ishte nje her......

    Ukone hasa edhe hysa edhe kan ra ne nje grop te felle nga mesi i nates ka qene
    dhe ato provojne te dalin njo 20 here smujn me dal nga gropa edhe ja bone hasa hyses ithot motra jem qekejo hera e fundit qe po provojm me dal si mos tmujna me dal edhe qet her po shkojm ne shtepi

Faqja 5 prej 23 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •