Close
Faqja 13 prej 23 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 230
  1. #121
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Isa Boletini pasi iu dogjen kullat kish pas nejet neper Drenice e fshataret qe ishin me te forte ekonomikisht e kishin mbajte me teper. Ne nje fshat nje fukara i late ish qu nji dite dhe kish shku tek kulla ku po rrinte isa me krenet tjere dhe i u kish lute- O Isa beg merri gjithe keta shoke e du me ardhe edhe te une se po dole nga ky katun pa ardhe , ke me ma prish forte qefin. isa si burre shume i respektueshem qe ish i morri tane shoket dhe shkune te ai katundari i varfun. ai i shkreti as mbrend nuk kish ku i shtine por i uli nwe oborr rreth gardhit dhe u tha.
    Ngoni burra , une nuk kam as boll buke e as kafe me ju qite, por prej gezimit qe me keni ardhe ne konak du me u qu e me kecy edhe u qu e po kecen neper oborr tuj thane lumi une i lumi me ka ardhe Isa begu me shoke ne konak.
    Isa Boletini kish pase thane valla kofte me nere ky se kush ma mire se ky nuk me ka prite, kush tej sot nuk ka dale me kecy per mu si ky.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #122
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Nja dy djem te ri nga ana e Rekes i shtine fjalet diqka dhe njani u nervozu e ia krisi shpulle tjetrit. Ai tjetri ia kthej shpulle ne bire te veshit. Dikur kur e pane se hine felle, njani qe qelloj ma i meqem po i thote : - Ej a e lame kete pune per hajgare . Tjetri ish kane razi e i tha valla po e lame dhe e lane me aq.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #123
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Ramadan Shabani i Kijeves kish pase thane, kur po dal jashte katunit po me thone Ramadan Aga , ne katun me thrrasin Ramadan Shabani, kurse ne shpi Ramadanaqi.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #124
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Nji te Drenices e kish qite puna me bujte ne Bllace te Llapushes. Mas darke erdhen kojshia e u mbush oda burra e ia nisen e po lujne kapuqa. Ky musafiri i Drenices ish eshtu per uje e emnat si dike me i lyp uje, kurse bllacjanet ishin hutu tuj lujt kapuqa e se keqyrshin. Musafiri i Drenices nisi dikur e po thrret - O Hajdar, ooo Hajdarooo. Dikur njani po i thote qka ki more ska Hajdar ketu. I Drenicesi ia kthej , more ne kete lame me kajt nanen pa qellu ni Hajdar nuk ka qare, po qu qitma do uje se u kalla.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  5. #125
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Ishin veshe, ly e ngjy nrikllat edhe po shkojne te kumara me nejte . Kur hyne ne oborr qeni nisi e po lehe ne zingjire. Dul kumara me pa qka ka qeni qe po lehe e po i sheh nrikllat ne dere te oborrit. Ato po i thone - o kumare keqyre se po na hane qeni. Kumara ia kthej more veq ne ju hangsha une se qeni lidh tek ashte, po hini mbrena se ma tranute edhe qenin.

    SHKOZA nga Prizren
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ramadan Shabani i mençur

    Citim Postuar më parë nga SHKOZA Lexo Postimin
    Mbas darke dojke me nis ndonje muhabet Ramadani , kecejke njani nga meshkujt e vetke a - A i keni rahatu lopet. Pak ma vone perseri niske Ramadani me fol diqka
    , tjetri kecejke e vetke - a e hjeket plehin. Keshtu disa here dhe Ramadani me nuk e qeli gojen. SHKOZA nga Prizreni
    Nuk ka qenë i pa mençur Ramadani. Ai e ka parapa se një ditë burrëria do bie poshtë dhe do avancohet ekonomia, ka thënë me vetën “ma mirë mu qitë lopëve e me hekë plehun se me fol kot!”

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    I çelsha veshët i mshelsha sytë

    Ish kanë shkue Brahim uka i Dobërdolit te Raci i Siçevës e trojke: Kur shkova te Raci i çelsha sytë e i mshelsha veshët, - se Raci ishte zingjin, po meshkuj të muhabetit s’kish pasë, krejt do t’shonoshë.
    Kur shkojsha të Tahir Hasani i Kijevës, i mshelsha sytë i qelsha veshët, se hem janë kanë të fortë prej takati e hem kanë pasë burra të meçëm (Ramadan Shabani etj.)

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Me bani nji herë të huejin

    Njani i katunit Tërpezë, sa herë shkojke te nipat e vet, robt e shpisë nuk u ngushtofshin për ta. Nuk i qitshin me hangër mirë e i thojshinË
    - Dja asht i joni.
    Daja na disa herë duroi ashtu, e dikur u merzit e po i thotë baqicësË
    - Daja i joni, daja i joni! Po bamni, bre ni her t’huejin!

  9. #129
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ju lumte Fisniku per hapjen e temes, si dhe juve tjeret me keta mesele,bash si te te ne po me duket kur bablokat flasin

  10. #130
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Gomari plak.

    Na ishte njeher nje gomar plak. Ky gomari teksa kulloste ne pyll, nigjon dike qe po kerkonte nidhme. Afrohet dhe sheh, nje ujk i madh kishte ra ne gracke t'gjuetarve.
    Ujku sapo sheh gomarin i lutet ta ndihmoje, por gomari kishte frik dhe vendosi te largohej. Por ujku e therret perseri, dhe i thot se nese e ndihmon, do te beheshin shoke.
    Dhe gomari keshtu beri, e liroi ujkun.
    Lajmi mori dhene: Ujku mik me gomarin!

    Kaluan kohe, dhe gomari plak me ujkun kalonin shum mir me njani-tjetrin
    Nje nat vone gomererit donin te çonin nje lajm tek kusherijt e tyre matan pyllit, por ishte nat dhe kishin frike nga ujku. I drejtohen gomarit plak duke i thene se vetem ai mund ta kalonte pyllin sepse ujkun e kishte mik. Por gomari plak i thot, me mir neser diten.
    Por gomererit e tjer kembngulnin.
    Atehere gomari plak u thot: Un me t'vertet e kam mik ujkun, por rri me te vetem diten, se po kalova naten, derisa ujku ta marr vesh se jam un gomari plak, mi ka ngren gjysmat e by..ve.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 13 prej 23 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •