Close
Faqja 22 prej 23 FillimFillim ... 1220212223 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 230
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Enigmë

    Ke njani ka shkon me ni grue udhës e u nalen me pi ujë tu ni kru. Aty erdh edhe ni çoban. Kur ja mrrini qobani, u tha:
    -Tungjatjeta burrë e grue !
    Burri nuk foli, po ajo gruaja i tha çobanit:
    -Nuk jena burrë e grue. Nëna e qeti trimi a vjehrra e nanës jeme.
    Çke jan ata nermjet veti ?

  2. #212
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga salihaj Lexo Postimin
    Ke njani ka shkon me ni grue udhës e u nalen me pi ujë tu ni kru. Aty erdh edhe ni çoban. Kur ja mrrini qobani, u tha:
    -Tungjatjeta burrë e grue !
    Burri nuk foli, po ajo gruaja i tha çobanit:
    -Nuk jena burrë e grue. Nëna e qeti trimi a vjehrra e nanës jeme.
    Çke jan ata nermjet veti ?
    Babë e bijë!(mendoj)
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Z. Salihaj, Ju përgëzoj për punën e pa lodhshme dhe të dobishme!

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Enigma II

    Ish kanë njani i hupun disa vjet. Dikur u kthy. Kah vjen te shpija, e zatetë ni çoban . E veti çobanin:
    -I kujna je ?
    Jam i filan filanit, - ja kthei çobani.
    At’herë i tha ky burri çobanit:
    -O tem vlla i t’shoes sime , shko thuaj babës qi po vjen shoqi i nanës.
    Qysh bahet me kanë kjo punë ?
    ______________
    Çfarë ka, qe nuk ja qëllon e panjohura ! Ndërsa , zotëri Agim e ke me “sherr”: Kush lavdëron, është i lavdëruar”

    Besoni qe këto i kam degjuar qysh ne vitet e pesëdhjeta, pa u botuar librat e Anton Çetës. Mirëpo i ndjeri Anton ka bërë një punë të mrekullushme, që "tabularasët" siç jam unë, nuk kan nevojë të mbaj ndërmend, vetëm "të futë librin nën kokë" si Edgar Gejsi dhe të gjitha i kem të gatshme !

  5. #215
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787
    Pershnetje!



    Ne stacion ishin tu prit nje qen, nje dhi, dhe nje dele.
    Kalon nje kamion, ndalet dhe i merr.
    Ec e ec, delja i bjen kabines, shoferi nal kamionin, delja zbret dhe i pagun lekt shoferit.
    Ec e ec, qeni i bjen kabines, shoferi nal kamonin, qeni zbret i jep lekt shoferit dhe pret kusurin....Nerkoh shoferi shef siper qe dhia nuk ishte, kishte zbrit pa pagu...shoferi nga inati niset dhe nuk i jep kusur qenit...



    Qe atehere, kur kalon nje automjet ndodh keshtu:
    - Dhia iken me vrap, sepse nuk e ka pagu.
    - Delja se ka problem, te zen edhe rrugen se e ka pagu shoferin.
    - Qeni i vihet prapa shoferit, sepse do kusurin.

    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    skender 76

    Një shofer me kamionin e vet udhëtonte nga Kraleva (qytet në Serbi) për në një fshat në rreth të Kralevës duke transportuar një arkivol të zbraztë. Kamioni ishte pa mbulesë. Gjatë udhëtimit fillon me ra një shi me rrebesh të madhe. Duke udhëtuar në rrugë takon një udhëtar cili kërkon ndihmë për të shkuar në po të njëjtin drejti. Shoferi nuk kishte pasur vend në kabinë, hallexhiu pranon qe të hip në rimorkio.
    Kur hip hallexhiu, vëren arkivolin, e hapë dhe shef se është i zbraztë e hapë dhe futët brenda. Ndërkohë shoferi takon edhe një udhëtarë ehe atë e merr. Duke udhëtuar, shiu ndalet. Udhëtari qe ishte në arkivol vëren se është ndalë shiu dhe fillon të hap arkivolin, ky tjetri udhëtar kur sheh se po hapet arkivoli, nga frika kërcen nga kamioni dhe nga lëndimet vdes.*
    *skender 76 të lumtë edhe pse po ja “prishim pak rendin” meseleve, besoni se me keni shty me qesh, sa që në këtë mëngjes u relaksova aq fort sa nuk ua merr mendja. Këtë tregim ma ka treguar baba im në atë kohë kur shqiptari ne Kosovë nuk ka ditë çfarë është arkivoli po ashtu edhe kamion në Kosovë nuk ka pasur fare, veç sa kanë filluar me ardhur traktorët e parë. Paramendoni sa vjeç jam unë sot.
    ________________
    ...kur drejtësia gjendet në duar të mençurit dhe guximtarit

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Nuk mund ta la Mujën në zandan

    Ni katunar kish shku n’pazar e, kah vje, hyp n’kali. Koha ish kanë shumë e shtirë. Ja nisi me rigu shi i lehtë e ai e qiti n’kry kacurretën me kapole dhe ja nisi e p’e knon ni krainë t’Mujës.. Tuj knue mrrini te shpija, po kainën se kish krye. Gratë e ninë e dulën para me i nimue me zhdrypë pej kali. Po ai nuk dojke me zhdrypë. Rake shi sixhim, e ai kojke hala kainën e Mujës. I thanë gratë:
    -Zhdryp, o babë !
    -Jo s’muj me zhdrypë pa e nxjerrë Mujën pej onani. S’un e la Mujën n’znan Edhe nejti n’kali tekteri e kreu krainën. Shiu e bani qull. (A. Ç.)

  8. #218
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Në dy vende nuk mund të merret gjaku

    Në dy vena s’un merr hak: n’grue e n’kojshi. Me t’rreh gueja, krejt me mytë, hakun sÇun e nxjerr. M’e t’rreh kojshia, edhe me vra ti ata, s’un e nxjerr hakun se vinë me t’pa e t’thonë: “Zoti t’lashtë shnosh për kët vlla !” A. Ç.

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Hysa kurrë mos baftë fëmi ! (Magjija)

    Zymer Uka ish ka’hajn. Ish dalë me vjedhë dishka pale ku t’mundet. Aty afër katunit Shkereshnik vinë dy gra tu vorret. U deshën krejt gratë. Shkunë tu ni vorr. E kishin marrë ni lamsh. Njana ish n’kët anë t’vorrit, tjetra ish n’at anë t’vorrit, Ja gjujke njana shoqës lamshin edhe i thojke:
    - Prite lamshin o te zi,
    - Hysa kurr mos baftë naj thmi !
    Shoqja tjetër e pritke lamshin edhe ja gjuejke prap tu i thanë :
    - Prite lamshin o të bardhë,
    - besa kurr mos baftë djalë
    Zymeri ish kanë msheh mas ni vorri . Qohet e shkon tu ato e u thot :
    - Pse po thoni kështu ?
    - Ato i thanë:
    Ja kena inatin Hyses e për qato po i bejmë maxhi.
    Zymeri at’herë zen e i rreh edhe i përzen prej vorreve.

    (Në fshatin timë këtë rol e ka luajtur Dyka e Tima, ndërsa Tahiri i ka zënë në agun e ditës së Shën Gjergjit)!

  10. #220
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Hajr haberi, sorrë (besëtytni)

    N’kohna t’moçme ish kanë zakon me marrë gati gjithë burrat ka dy gra. ishin kanë pas mledhë gratë e kishin pas kunërshtue këtë punë. Shkojnë mu anku te kadija. Edhe kadija i kish pasë dy gra, e nuk ju mur parasysh dertin.
    Shka me ba, tek me ba ? Menoj njana me ja q uni letër Zotit e m’u anku se nashta ai ja merrete lutjen parasysh. Muerën e shkrinë ni letër, ja lidhën n’bisht sorrës. Menuen qe sorra fluturon e ja çon letrën Zotit. Mirëpo, kur sorra fluturoi, hupi e s’u duk ma. Gratë pritën e pritën se mos po vjen naj haber i mirë prej Zotit qe mos me i marrë burrat ka dy gra.. Prej at’heri e deri tash ka metë nëpër katune qi, kur vjen naj sorrë n’pemë t’shçisë, gratë thonë: “Hajr haberi, sorrë ! ishalla bjen haber t’mirë !”

Faqja 22 prej 23 FillimFillim ... 1220212223 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •