Ishte kan nji aksion pune ne nji katun te Shales se bajgores me regullu diku rrugen se kish nise me u shem. Dikush prej fshatarve kish sjell lopat dikush kazmen e njani qe ish kan mas pasuniku e kish pru meshalicen (Perziersen ) e betonit,nuk dishin sime aktivizu se skishin pa ,gjeneratori akoma skish mrri. Njani po ju trego se esht per perzirje te qymentit po ja u tregoj vendin se ku me que mikserin.Ata duke e shty pasi rruga ishte tatpjet e shkembij filloj mikseri te qet zhizhka njani i terllabuqit po e thret o jaran mose e sjell agregatin se mdoket po don me dhez.Kure e prune gjeneratorin me traktor njani i bilallve po e kqyre traktorin se sksh pa kurre .pronari i traktorit bahet marak mose aj jarani po e kqyre per funri aman po i thot qa pe kqyre se ish ba marak se po i rridhte ule ai ju pergjigj pasha zoti kurgja veq mu ka ba marak me dite a esht femer a mashkull qyku traktori jot.
2.Bretkosa, gjarpri dhe skifteri
Doli bretkosa për t´u rrezitur. Gjarpri deshi ta hajë, por në përleshje e sipër ia nxori njërin sy. Përleshjen e tyre e pa skifteri. Zbriti poshtë dhe gjarprit ia këputi bishtin. Më vonë skifteri i bëri bashkë të dy dhe u tha se duhet të bashkëjetonin në harmoni.
-Është punë që s´bëhet,- tha bretkosa, unë pa sy e ky pa bisht bashkëjetesa është e pamundur.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
1.Pse po u lotojnë sytë qeve
Babë e bir morën qetë dhe shkuan në arë për të trinuar.Djali u printe qeve, por jo mirë. Kur u ulën për të pushuar, plaku e ndezi një cigare. Djali po i vështronte qetë që u lotonin sytë nga miskonjat, ndaj e pyeti plakun:
- Babë, pse kijeve po u lotojnë sytë?
-Po,bre bir, kijeve po u lotojnë sytë se ti s´je kah u prinë mirë,e, ata, nuk po mund të të shohin.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Parashikimi i Motit
Kete ne vazhdim qe do ta tregoj, ka lidhje ma shume me shkencë se sa mesele, mirpo besoj qe ja vlen te tregohet, dhe ndoshta zgjon kurreshtjen e dikujt.
Pleqet perpara nuk kan pas mundsi, qe te shfrytzojn teknologjin bashkohore qe te dijn se cfar moti ka me majt ne te ardhmen, mirpo i kan pas do metoda te tyre, qe quditerisht deri diku i kan funksionu.
Nje plak me pat than se nese nje Plepi apo Lisi, gjethet ne maje apo nalt i bijn apo shkunen ma heret se sa poshtë, ateher dimer te fort dot ket, ka funi i dimrit apo ka pranvera qateher, dhe anasjelltas nese Lisit i shkunen fletat posht ma heret se nalt, ateher dimer do kete ne fillim te stines se dimrit, ndersa ka fundi nuk dot ket dimer te fort.
Interesante kjo se sa intelegjent i kemi pasur pleqt, bile perveq si pleqnar dhe kadi te zot qe i kemi pas, i paskemi pas edhe parashikues te motit.
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Dhandrri dhe grueja e mêçme
Ish kanë ni djalë koxha mênjemadh edhe ish kanë martue.
Masi fjet natën e parë me grue, t’nesërmen u çue e shkoi me mjellë grunë n’arë edhe u tha te shpija:
- Bukën me ma pru djali!
Kur shkon te ara edhe ja nis me livrue. Po pret çka po bâjnë robt e shpisë - kush po ja çon bukën.
Kta te shpija s’dinë qysh me ja ba. A bâhet prâmë me u martuee e sod me ja çue bukën djali te ara. Mirëpo, ajo nusja ish kânë e meçme edhe u thotë robve t’shpisë:
- Binma bukën edhe ni drapën , se une kam me ja çue bukën.
Ja bien bukën e drapnin e niset nusja me shkue te ara. Kur mrrin tu i shoqi i tha:
- Puna e marë!
- Marë paç!
- Ku me ja nisë me korrë, o njeri?
- Qysh me korrë - i tha i shoqi - po une qe sa ja nisa me livrue…!
- Po si qaj djali yt, o njeri - i tha grueja - promë u martove e sod po don me ta pru djali bukën.
(Krilevë, Gollak)
Laknat e Nastradinit
Nastradini gjithkah ish kanë shkue e gjithkah e kish pasë mashtrue hallkun. U çue me shkue edhe n’Shkodër m’e mashtrue edhe atje nâkan. Kur ra n’Fushë t’Shkodrës, e zateti ni çoban me dhên. U fal me tâ e çobani e pveti kah ishte e çka ishte e çka e kishte qitë anej pari. Nastradini i kallxoj se pej kahit ishte, e i tha se gjithkah ish kanë e tash ish ardhë m’e pa edhe Shkodrën. E pveti djali:
- Shka ka anej pej jush?
- Hej, - ja kthej Nastradini. - Anej kah na bâhen qaq lakna t’mdhaja, sa me ni lakën mushet kaca e rasojit.
Djali s’bani za. Kur ju afruen dikur detit, Nastradini e pa bardh shkumën e e pveti djalin:
- Shka â’ qajo qi po doket bardh qatje?
- Kan nî mjeshtrit e Shkodrës qi anej kah ju po u bâjshin laknat e mdhaja e janë çuen me bâ kaca t’mdhaja. Qajo qi po doket bardh, janë bujashkat qi bâhen tu’ i strugue drrasat, - ja kthei çobani.
E pa Nastradini qi s’mujti me e rrejtë çobanin e u kthye e nuk shkoi hiç ma përtej.
(Obrijë e Ulët, Drenicë )
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Tierqit(pantallona leshi)si te bajraktarit!
Ne kohet e mehershme kjo ishte veshja jone kombetare,dhe shkon njeri i nje fshati tek terziu(rrobaqepsi)dhe i thot:
-Dua nje pale tierqi si te Bajraktarit te mi qepesh.!
-Mire-tha terziu une ne at kjafet kam me ti qep,dhe i tha se kur mund te vij ti merr.Kur erdhi fshatari me i provua tierqit tha:
-Ncuk, nuk jane si te bajraktarit kta kerkund!Dhe filluan te shtyhen me fjale,dikur terzia u hidherua e i tha:
-Hajt bre burr se tybe njejt jane,po une by..e bajraktarit s'mund ti ngjes!![]()
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Martohet vellai ma i vogel. Merr nje nuse t'bukur aty e s'ka. Burri fanatik te s'ban. E porosite nusen qysh naten e pare qe ckado me i thane ndokush, ajo me ia diftue te shoqit. Kalojne bukur disa dite. Poshte softallekut ( balkonit) kalonte nje djale i ri, ia hidhte syte nuses, nuk i fliste, vec bante si kali: hi-hi hi. Nje dite i thote te shoqit per djaloshin qe hingellonte hi-hi-hi. - Zot,cka ka burraaa?!- Paj e di veta,- ia pret i shoqi. Ktheja edhe ti si pele: he-he-he. -Bukur.
Kalon djaloshi andej parit e t'njajtin sifat:- hi-hi-hi!- He-he-he,- ia kthen nusja. Afrohet djali me fole, po nusja tutet e futet brenda e i tregon te shoqit kur vjen nga puna. Keshtu e keshtu ia bana , ashtu e ashtu ma kthej. - Bukur i thote i shoqi. Tash po flisni bashke e lenia ndonje takim. Kaluan disa dite e djali s'po dukej. Bahet marak nusja. Nje dite qelloi qe u duk . Djali prap:- hi-hi-hi. -Cka do qe hingllo,- djalo. N'pac gja me thane, eja tu shpija neser se burrin s'e kam n'shpi. Futet ne dhome nusja e pret burrin kur kthehet e ia difton fije per pe biseden. I shoqi lajmeron te vllaznit per cka do te ndodhte. Ata rrine te shpia te tre. Fshihen te oxhaku. Vjen djaloshi te dhoma e mbasi zhvishet e bahet gati me hi n'shtrat te nusja e zhveshun, dalin i shoqi me vllazen. E kapin. Nuk e rrahin as i thone gja vec e ulin poshte n'ahur (burg/gj) ku kishin mokren (mulli qe e sillte nje kafshe, mushk a kale). Ia lidhin hallatet djaloshit e ia mbushin mokren me drithe e i japin urdher ta sillte gurin e mokres. Kur e bloi krejt, djalin e zgjidhin e i thone t'mos guxonte ma me ngacmue nusen.
Kaluan bukur disa dite. Nusja prit nje dite e prit nje tjeter, he se po hingllon, ai hic. I vjen plasja mos me ia var. Nuses i kishte mbet boll marak qe s'iu fut n'shtrat ai fare burrit, se te shoqin e kishte cumrrak mos ia hedh as peshtymen. Nejse, nje dite, kur kaloi djaloshi para balkonit, ia bani nusja: - Hi-Hi-Hi. Prit se po ia kthen me hingellim, ai hic. Te nesermen prap nusja ashtu: Hi-Hi-Hi. Con kryet perpjete djaloshi e me gjysem zani i thote:
- Ha k***- k***, a t'asht marue mielli a ?!
Me intereson te di, pasi gati qe te gjitha meselet qe u paraqiten ne kete teme, ishin ne dialektin geg, qe jep te kupton se vetem ne keto vise ku flitet gegnishtja ka mesele.
Kisha dashur, qe te sjell dikush edhe mesele, nga Jugu i shqipris ne toskee dhe te shofim pasurin e pleqeris nga kjo anë
Kaloni mire
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-12-2009 më 09:16
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Jo fort moti, shqiptartë kanë vesh tirqë, e nuk kishin brek dhe njoni tu trupue nëpër ni oborr, pau në tel brek femnash dhe mori dhe i hoq tirqit dhe i veshi brekt... Hajt e hajt udhës, dikur i erdh nevoja. U ndal mbas ni çube n'mal dhe po kryen nevojen, kur u çue nuk sheh asgja n'tokë... Shkon te shpija, e i thot t'shoqes:
- Kqyr moj se osht bo dishka me mu, se po m'doket se jam bo profet, se kreva nevojen e nuk pash gja n'tokë...!
- Ani njeri, me hair profetizmi...pa zdeshi tirqit ni herë, e ktheu mbrapa...! Kur i hoq tirqit burri, u kthye mbrapa, e shoqja vuni dorën në gojë nga duhma dhe i tho:
- Uh njeri, ti s'tëk je ba profet - po tek je bo ibret!
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
Krijoni Kontakt