Close
Faqja 8 prej 23 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 230
  1. #71
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ndales nuk ka, per shkrimet e gjata ne kete temë, mirpo si preference logjike do ishte mire te jenë meselet sa me te shkurtra,kjo eshte pershkak se existon nje dinamike jetes e atille tek anetar te ndryshem qe kan deshire te i bejne punet ne formë blici, mirpo ka edhe anetar qe nuk pritojn te lexojn shkrime te gjata.
    Keshtu qe te merrni parasysh shijet dhe prefenrencat e njeri-tjetrit.

    Mirpo ne fakt existon nje ndales ne kete teme dhe ajo eshte : Replikat dhe chit-chatet - shpresoj ti permbaheni kesaj ndalese
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 15-12-2009 më 07:57
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    EMRI

    N
    ë vitet e diktaturës nuk i lejonin prindërit t’u vinin fëmijëve emrat që dëshironin, por sipas një liste që e kishte nëpunësi i gjendjes civile. Një burrë shkoi të regjistronte djalin, po e bëri mendim që fëmijës t’ia ngjiste emrin Gëzim, po në shtëpi ta thërriste Gjin, në emër të gjyshit që t’mos humbte llagapin.
    Në vitet e demokracisë Gëzimi, i kthyer në Gjin, shkoi refugjat në Greqi. Atje e ndërroi prap emrin. I çoi fjalë familjes që në telefon ta kërkonin me emrin, jo Gjin, por Jani…

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    NUSJA E DJALIT

    E
    kishte nda mendjen vjehrri të jetonte me djalin e vogël, pasi e martoi. Disa ditë e kaloi mirë. Nusja i piqte kafe, e lante e shpëlante si e donte e mbara, por ishte llafexhore. S’i hynte gjuha në gojë. Plaku, s’do mend, shqetësohej. Një ditë, qesh e ngjesh, i thotë:
    - Si s’u ke ngja dy kunatave të mëdhaja, moj nuse?! – Tërr, tërr tanë ditën e lume…
    - Manet, lum vjehërri, - ia kthen nusja, - a ka n’katund ndonjë burrë ma t’mendshëm se ti?
    - A një a, sa t’duash, - përgjigjet ai.
    - A kishe me pas dëshir me kenë si ata? – vazhdon bisedën e reja.
    - Boll, mana, po ku me i marrë mendtë se ?
    - E, po njashtu si e mban katundi një burrë t’marrë, le ta durojë edhe shpia një grua, - mbylli këshillën nusja e sodit.

  4. #74
    ÇKA DUHET PËR TË MOS BESU?

    - Në një kuvend e pyesin një plak, i thonë ne jemi popull qe jemi te njohur për besën ,na trego cilat jan gjerat qe nuk duhet per tiu besuar tjetrit?
    - Janë 3 sene qe nuk lihen ne besë u thot plaku
    1. Gruen e bukur mos ia le në besë meraklis.
    2.Parat mos i le në besë fukaras.
    3. Drutë mos ia le në besë zjarrit.

    LAKMIA

    - Takohen rruges 2 pleq dhe fillojn muhabetin, e pyet njëri si koritet (turperohet) burri ne krahinen tende?
    - Po i thot ne krahinen tonë janë 3 gjera qe koritin burrin.
    1. Me ia pre fjalen ne kuvend.
    2. Me ia marr gruan nga shtrati.
    3.Me ia marre pushken nga krahu.
    Po andej nga ju sa gjera e koritin burrin e pyet ?
    - Ne krahinen tone vetem nje gje e korit burrin ajo eshte lakmia, se mos te kishte njeriu lakmin nuk kish me i ba as ato trija qe i permende ti.

    Këto janë porosi per njerzit , te cileve nganjehere nga lakmia po edhe mungesa e durimit u shfaqet karakteri i tyre i dobët...

  5. #75
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    TË KA HUPË EDHE LAMSHI

    Njani s'i kish pas punët kurrqysh.Po u ankohet disa dostllarve t'vet:
    -M'ka hupë fija.
    Ata dostllarët ja dijshin punët mirë e i thanë:
    -Shka bahet qi t'ka hupë edhe lamshi,se për fije kallaj bahet!


    KUR PO MË KUJTOHET DAJA....


    E kish pasë njani dajën e keq.Kish pas thanë:
    -Kur po e kujtoj dajën,edhe nana po m'mërzitet.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Meselëja

    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    teme shum interesant.....kur te kam kohe do tregoj mesele te tilla nga ana e Tropojes.
    Nje gje se marr vesh, pse Drenica eshte me e shprehur se cdo ane e Kosoves ne mesele?

    Anekdotat, apo “meselet” në Drenicë si dhe në tërë Kosovën kanë qenë simbol i bisedave me rrotulla. Pikërisht qe në start mos mi kuptuar njeriu i pa mençur e sidomos armiku siç ka qenë serbi. Sepse njeriu i pa mençur menjëherë kishte me treguar bisedat çdokujt, fjalët e të cilave kishin mu ra në vesh armiqve dhe kishte me ardhur deri të acarimi i marrëdhënieve ndëretnike, e sidomos në mes serbëve dhe shqiptarëve. Meseletë në vet kanë përmbajtje lakonike, siç është fjala lakonike e luftëtarëve grek, kur nëna greke e ka dërguar çunin e vet ushtar dhe i ka thënë: “në te ose me te!” Që do të thotë të vdesë për liri ose të sjellë lirinë.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kam pritur një reagim të tillë

    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    O Salihaj, shkruaj ma shkurt bre, mos trego perralla, se s'kemi kohe me i lexue kaq te gjata. Trego "barcaleta" a "anekdota"
    Ky tregim në mënyrë praktike është i mundshëm në jetën e njeriut. Çdo gjë që është e mundur kam dëshirë ta shkruaj në letër. Qëllimi i këtij tregimi është të pasqyroi peshën e fatit të njeriut si faktor të rëndësishëm. I dyti faktor që me shtyu për të shkruar, është i vetmi tregim që e kam dëgjuar nga baba e nuk e kam dëgjuar nga askush, as që e kam lexuar ndokund. Faktori i tretë është se kur kam qenë i ri pasi që u kam treguar këtë tregim, me kanë quajtur Hasan kërcelli ka qenë një kënaqësi, kur të tjerët që nuk e kanë njohur këtë tregim dhe për çfarë me quajnë me këtë emër.
    Meseleja dhe barsoleta kanë dy pole të kundërta. Mesleja ka kuptimin që të flas i mençuri e mos ta kuptoi i pa mençuri (i pa mençuri të bëhet i mençur), ndërsa barsoleta ka kuptimin e humorit për tu qeshur. Kështu që së pari kërkoi falje që shkrova një tekst të gjatë. E dyta përsëri përshëndes hapjen e kësaj teme të cilën e njoh shumë mirë, sepse vet jam pjesë e sajë. Në Kosovë ka autor të disa botimeve që kanë përmbledhë një thesar të tillë me margaritar të pa përshkruar të kijë populli e një ndër ta është miku im i ndjerë Anton Çeta.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ma mirë po e koris bostanin se veten

    Një katundar e kishte mbjellë bostanin buzë rrugës. Do bari po kalojnë asajde dhe e kthyen kryet kah bostani. Ky ishte ungjër. Bostani ish kanë i ligë e i vike marre me ua qitë. Atëherë po qohet e po i thërret ata burra:
    -O burra ndalnu qaty, urdhnoni bujrum, shka të gjeni që vyen, se ma mirë me koritë bostanin se vetën.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kur qeshet dituria (ironi)

    Dijen e kishin vetë:
    -A keshë najhere në ymër tan?
    -Po, -kish than dija – unë keshi (kuptohet në mënyrë ironike) n’ymer tem tri herë: kur i madhi nuk ja dinë të voglit, kur i forti nuk ja dinë të ligut edhe plaku kur nuk ja din të riut.

  10. #80
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga salihaj Lexo Postimin
    Një katundar e kishte mbjellë bostanin buzë rrugës. Do bari po kalojnë asajde dhe e kthyen kryet kah bostani. Ky ishte ungjër. Bostani ish kanë i ligë e i vike marre me ua qitë. Atëherë po qohet e po i thërret ata burra:
    -O burra ndalnu qaty, urdhnoni bujrum, shka të gjeni që vyen, se ma mirë me koritë bostanin se vetën.

    Teper e bukur dhe domethenese.
    Salihaj t'perhnes!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 8 prej 23 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •