Close
Faqja 6 prej 23 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 230
  1. #51
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    SI KAM QENË E SI U BANA

    Ish kan ni burrë qi kish pas qef m'u livdue.Kur ish kan plakë,i kish pas thanë ni ditë t'shoqes:

    -Valla,mori grue,qysh jam kan i zoti,kur jam kan i ri,e tash qi u plaka,jam ba me u vajtue.
    Valla bre njeri,n'pac qef po t'vajtoj,ja priti e shoqja.
    Besa vajtom se un po t'ngoj.-Edhe u shtri-
    E sjoqja,tu kryet,ja nisi e pe vajton:
    Njeri ,o njeri!Kur je kan i ri s'e ke pas shoqin!
    T'hijshëm sikur ti nuk ka pasë!
    Sahatin si ti kush s'e ka pasë!
    Cigaren e sermit si ti kush s'e ka pasë!
    Pushkën si tanën kush s'e ka pasë!
    Atin t'shalës sikur ti kush s'e ka pasë!
    Kullën sikur tanën kush s'e ka pasë!
    Pleqnar sikur ti kurkun nuk ka pasë!
    Burri tu ingue k'to fjalë,u përmallue edhe po kanë.E shoqja po i thotë:
    -Shuej njeri.cka ke qi po kanë për sene t'hueja se,pasha zotin asnjo k'to tuajat nuk janë,vec i marova me ta ba qefin.

    Ps: Mundohuni qe ti kapeni kuptimit dhe domethenjes se meseles dhe mundesisht te heqni dore nga kurreshtja per burimin e meseles (si rasti me postimin e Klares). Eshte normale qe nuk i intereson dikujt, nese thua " e kam lexuar kete me pare", ne keso rastesh heshtja eshte me e mira. Kjo eshte pershkak te asaj qe te mos behet lemsh tema dhe te humb kuptimi i temes.

    Ju faleminderit per mirëkuptim
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 08-12-2009 më 06:47
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #52
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    A e dredh duhanin ?

    Shkon njeri ne pazar per te shitur kaun.
    Kaun e donte shume dhe e mbante si asnje tjeter, i therte ne zemer qe do t'a shiste po halli e detyroi t'a nxirrte ne pazar.
    Afrohet dikush dhe e pyet, a ma shet mua kaun ?
    -Per te shitur e kam nxjerre po ulu njehere e dridhe nje duhan...
    -Aha nuk e pi duhanin, po hajde te ndajme pazarin se s'kam kohe...
    -Si se pi duhanin,d.m.th e le punenen vetem kur te mer uria ?
    Degjo or mik, ty nuk te dhimbset vetja jote e jo me te te dhimbset kau im, prandaj ik se nuk ben ti per te.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 08-12-2009 më 07:56

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2009
    Postime
    3

    Me Buke A Pa Buke

    Shkon Njani Mysafir Te Miku I Vet Per Darke.po Udhes Ky Zotnija Ish Pas Umtue Shume.kur Mrriti Te Miku ,pe Presin Qysh Asht Mas Miri.i Zoti I Shpise E Kish Pas Nidjal Me Emrin Ibish.kur U Kthye Buka Ne Sofer Mysafiri Po Janis Me Hanger Si Keq.i Zoti I Konakut Nuk Mujke Mi Than Mysafirit Kadal O Burre Se Don Me Na Lan Unt,po I Thojke Djali T'vet: Me Buk O Ibish Me Buke.kur E Pa Qi Ky Zotnija Se Ka Njet Mu Nal Po Thotallai More Ibish Me Buke E Pa Buke Grahi Se Shkoj Perpeqi.

  4. #54
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME

    Ish kanë dalë ni njeri me shetit.Shkon deri n'stom detit.
    Aty ish kanë ni pemë e madhe.N'at pemë ni shpen i bardhë.Ai shpen e kish pas ni pikë ujë n'kaqep.
    Ky njeri cuditet shka ish ajo pemë aty e ai zog me ni pikë ujë n'kaqep.
    Kah kthehet,n'kujtim,teshet n'ni plak t'mrrinë.E veti plaku:
    -Çka ki qi je kshtu menueshëm, more bir?
    Ai u përgjegj:
    -Kshtu e kshtu e pashë ni pemë n'stom t'detit e ni zog n'pemë me ni pikë ujë n'kaqep.
    S'po di se cka domethanë kjo punë.
    -Po t'kallxon plaku.i tha i mrrini.
    -Pema n'stom âsht dyjeja.Shpeni n'pemë âsht insani-
    Pika e ujit n'kaqep t'shpenit âsht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjetër t'detit âsht dija e pazbulueme.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #55
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    PËR FYTYRË--- KATËR LIRA

    -N'kohë t'vjetra, gjaku për fytyrë ish kânë katër lira;gjaku i burrit dymdhet lira,e varra sakat gjashtë lira.

    Shkon njâni te ni plak edhe e vet:

    -Qysh bâhet kjo punë , qi varra i ka gjashtë lira e fytyra katër lira?
    -Fytyra nuk lahet me pare,-ja kthei plaki.
    -Ai qi nuk don m'e hupë ftyrën e vet,për tâ âsht pishtoli. Ai qi nuk ka dert për fytyrë e do m'i marr paret,boll i ka katër lira.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005
    [QUOTE=Ps: Mundohuni qe ti kapeni kuptimit dhe domethenjes se meseles dhe mundesisht te heqni dore nga kurreshtja per burimin e meseles (si rasti me postimin e Klares). Eshte normale qe nuk i intereson dikujt, nese thua " e kam lexuar kete me pare", ne keso rastesh heshtja eshte me e mira. Kjo eshte pershkak te asaj qe te mos behet lemsh tema dhe te humb kuptimi i temes.
    Ju faleminderit per mirëkuptim[/QUOTE]

    Përshëndes fisniku-student

    Tri faqet e kësaj teme i lexova me vëmendje të posaçme. Shumë mirë që ua ke tërheqë vërejtjen për të mos ua hup kuptimi i kësaj teme. Çdo njëri që lexon duhet të kuptoi këto anekdota siç janë dhe sikur mos të kishte ndodhë një gjë e tillë sigurisht që nuk kishin ekzistuar. Andaj nuk është interesant, kam dëgjuar, apo nuk kam dëgjuar, është marrë këtu, apo atje, kryesore është që të argëtohemi dhe të relaksohemi duke ju larguar politikës ditore që është punë e politikave. Përndryshe, ekzistojnë dy vëllime të librit si përmbledhje e këtyre anekdotave (meseleve) që i ka përmbledhë i ndjeri profesor Anton Çeta. Unë personalisht i takoj një familje që shumë anekdota, apo mesele, respektivisht pleqëri janë burim i kësaj familje. Ca nga to i kam shkruar në “oden e Drenicës”, kështu që po me duket e tepërt të përsërisë apo të shkruaj përsëri në këtë temë që është tipike për ato qe ne sëbashku me disa forumit i kemi shkruar në vende tjera të këtij forumi.

  7. #57
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    HAJNAT EDHE BORXHLIJT KRYET E MBAJNË ULËT

    Kur ish kanë Shemsi pasha n'Mitrovicë,ishin kan vjedh dugajët natën shumë.Disa prej shehrit shkojnë e i thonë pashës:

    -Cka u ba kjo punë si na fikën hajnat? Me na i gjetë hajnat!
    -Bre burra,-u tha Shemsi pasha,-une i kisha gjetë hajnat n'pikë dite,po m'u kan përzie me borxhlijt e s'po mij i daj.

    -Qysh kshttu përzihen hajnat me borxhlit?
    -Se si borxhlija qi shkon me krye ulët e tuj u tutë se mos pe e zatet borxhlin e vet e nuk ka me ja pague paret,ashtu edhe hajni shkon me krye t'ulët prej tute mos p'e ngjeh nakush qi asht hajn , edhe e kapin.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Mos U Përzi Në Punë Të Zotit Të Shtëpisë

    Bajram Selmani i uçës ish kanë shpijanik. I shkon ni mik n'konak. Bajrami e ngarkon oxhakun me dru e mysafiri i thotë:
    -Mos qit shumë dru Bajram.
    Prap Bajrami ja qon fitilin llamës e mysafiri i thotë:
    -Ungje pak fitilin se s'ka nevojë:
    Bajrami tha:
    -Mik rri n'venë tan, kulla asht e jemja. Me dasht e kalli krejt. I zoti i shpisë kaun ta preftë, ti afrou e maja e mos u përzi në punët e ti.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Hasan Karcelli

    Kishte qenë një njeri shumë i varfër. Emrin e kishte pasur Hasan, ndërsa e kan qujtur karcell. Të këputur nga varfëria, gruaja i thotë:
    - Qou bre Hasan fillo me rrejte diqysh popullin se kishe po din me qitë fall.
    Hasani:
    - Jo bre gru nuk kam qitë fall kurr edhe po me vjen marre me ba aso budallakesh.

    Një ditë prej ditësh gruaja në mesin e shoqeve të veta e qet fjalën duke thënë: “Hasani i jem din me qitë fall mirë, edhe çka thotë ai ashtu del!” Rrethi merr vesh e Hasani as që po din gja.
    Një ditë prej ditësh në një fshat larg fshatit të Hasanit kishte pas qëlluar një pasanik i madh por shumë vite nuk kishte pas fëmijë. Gruaja i ngelë me barrë, por shumë kureshtar për ta ditë se fëmija a është djalë apo çikë. I përmenduri dëgjon që një njeri me emrin Hasan po din me qitë fall. Kështu qe një mbrëmje e thërret në darkë. Hasani kur dëgjon për çfarë po e thërrasin, nuk ka pas dëshirë të shkoi, por nuk guxon të mos e pranoi ofertën nga gruaja e vet. Kështu që Hasani shkon në darkë të i thiruni.
    Pasi që hajnë darkë Hasani thotë:
    - mik Zoti të dhashtë bereqet e thirre gruan të hinë në odë.
    I zoti i shpisë e thërret gruan dhe gruaj hynë në odë. Hasani thotë:
    “mashallah, mashallah djalë koka!”
    Hasani përseri thotë: “thuaj gruas të del nga oda”. Gruaj duke dalë nga oda, Hasani thotë: “mashallah, mashallah vajzë koka!”
    Në këtë rast të gjithë ngelën të shtangur, por asnjeri nuk ban far pyetje. Pasi qe pinë kafe e bajnë muhabet, shtrojnë me ra.
    Para mëngjesit po kërset pushka duke britur: “përhajr, përhajr qika edhe djali!”
    Nga aty Hasani fillon mu mëkëmb.

    Nuk shkon kohë shumë e largtë. Mbretit i kishte humb myhyri i cili ka shërby si vule shtetërore. Dëgjon për Hasanin dhe e thërret për t’ja gjetë. Hasani nuk pranon deri sa mbreti i kërcnohet. Atëher Hasani thotë vet me veten: “unë me dekë po se po, bile tri netë do të jetoi si mbreti. Atëher pranon duke i thënë mbretit: “po pranoi, vetëm me një kusht qe nëse ta gjejë myhyrin gjysa e gjave të gjalla qe i ke ti mu me mi dhanë dhe tri ditë e tri net me më mëshelë në një dhomë me kusht qe në atë dhomë kush mos me hi për tri ditë, por çfarë të hajsh dhe pish Ti edhe mu me ma sjellë atë ushqim dhe atë pije!” Mbreti ashtu ja banë. Mbreti i kishte pas tre hyzmeqar. Pasi që në natën e parë ja sjellin darkën Hasanit, një nga hyzmeqarët shkon me ndegju se çka po thotë Hasani. Pasi që Hasani hangri darkë po thotë: “një shkoi, me mbetën edhe dy!” Hyzmeqari turr e vrap e të shokët e tijë. Ju tregon shokëve çka ka ndegju. Shokëve të tij filloi të ju hi friga në bark se ata e kishin vjedhë myhyrin.
    Në mbrëmjen e dytë pas darke shkojnë dy hyzmeqar me ndegju se çka po thotë Hasani. Hasani po thotë: “dy shkuan edhe një ka mbetë!”
    Hyzmeqaret duke mendu se është duke thënë për hyzmeqar, tubohen sëbashku dhe fillojnë me ba dert se si me shpëtu nga mbreti. Njani thotë: “po ja qojmë Hasanit myhyrin e po e lutim për me na shpetu ashtu ja bëjnë.
    Shkojnë te Hasani dhe e lutin me i shpetu! Hasani po vëren se po i shkojnë punët mar ju thotë hyzmeqarve: Shkoni në tuben e qurave, myhyrin mbshtjellëni me brum e jepjani quranit më të madh me përbi. Mirëpo, një flatër më të vogël me ja shti në hund mi sqep për mos të përzihet qurani me tjerë qurana e qura. Kur dalim nesër me gjetë quranin, unë ju tham kapeni at quran, ju e kapni edhe menjëherë ja hjekni flatrën nga hunda edhe ma sjellëni mu. Ashtu miren vesh. Natën e tretë Hasani flen ma mirë se mbreti pa kurrfarë kasaveti.
    Në ditën e tretë e thërret mbreti e i thotë: O Hasan! A mujte mi ra në fije hiq myhyrit? Hasani: po, po vetem pak si vështirë. Myhyrin e ke hup në fusha tu lujtë me ta e ta kanë përbi gjaja. Mbreti: hajli koftë, çka me ba? A mi pre krejt gjanë deri te gjejmë at myhyrë? Hasani: jo padishah, po i kqyri njëherë e mos pe gjajë ma qpejtë. Hasani urdhnon hyzmeqartë me i lëshu loptë. Shikon sa shikon dhe thotë: “nuk asht nër lop!” Urdhnon mi lëshu kujat, delet, dhitë e kështu me radhë. Pas pak urdhnon mi lëshu shpezëtë dhe thotë: lëshoni qurat. Duke i shiku dhe gjaja se po heziton dhe kontrollon me vëmendje, ju bërtet hyzmeqarve me një urdhnesë të premë: “mule kapeni at quran, se sa po me doket ai e ka përbi myhyrin!” Hyzmeqarët e kapin me shpejtësi, ja hjekun flatren nga hunda dhe ja sjellin Hasanit. Hasani e shikon, e prekë rreth gushës, dhe thotë: preje se ky e ka përbi myhyri. Kur e prejnë e gjejnë myhyrin.

    Mbreti kishte premtu shumë, e tani po don mi ra pishman për premtim. Mbreti fillon mu arsyetu, e Hasani po thotë: po mos me gjet unë ashtu siq e gjeta myhyrin ndoshta asht dasht mi pre krejt gjanë. Mbreti i thotë Hasanit: “dojm me dal në breg detë me shetit pak”. Hasani pranon. Duke shetitë, ulën në një vend dhe pa e vrejtë Hasani, mbreti zënë një karkalec që atë herë i kanë thanë “kërcell” dhe i thotë Hasanit: “nëse ja qëllon se çka kam në grusht, hallall të koftë krejt pasunija qe ta kam premtu!” Hasani si me ja qellu! Mendon pak dhe thotë me një za të ultë: “Eu! Karcell o kërcell, a i ke pas puntë ma ngusht se qetah!” Mbretit duke mos ditë qe e quajn Hasanin kërcell, i thotë Hasanit: “halla të koftë krejt pasuria qe ta kam premtu, se bash kërcell asht!” Prej asaj kohe Hasani bahet pasanik i madh.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Sa herë të vish, kam me të ngi bukë gruni

    Ish kanë shkue ni mik mysafir të Halil Mustafa i Uçës. Miku ish kanë zingjin i madh. Kish pas gjetë grunë shumë atë vitë. Po banë llaf me të zotin e shpisë. Po i thotë:
    - sivjet jam da mirë me bereqet. I kam gjetë 100 karricë grunë. Sa i gjetët ju? – po e vet të zotin e shpisë.
    - Halili kishte gjetë pak grunë, vetëm gjasht karricëa. I erdh marre me i kallxuem se sa grun kish gjetë, po i tha:
    - Ku je ngusht sa i kam gjetë? Sa herë të vijsh, kam me të ngi bukë gruni sa të duesh me hangër.

Faqja 6 prej 23 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •