PO U THEM KA VDEKUR
Sëmuret një grua. E shtruan në spital. Gjatë kohës që kishte qenë shëndosh, mendonte se kishte shumë shoqe. Mirëpo për ta parë në spital shkuan shumë pak prej tyre. Që t’i nxiste të shkonin e ta shihnin, i thotë njërës nga shoqet që e pyeti se nga ç’sëmundje vuante
- Ndigjo, moj motër! – Kam dhimbje shtatit, turbullina n’fund t’barkut, tension të naltë gjakut, marrje mendësh shtrirë n’dyshek t’shtratit. M’u thuej shoqeve, kush m’ka dashtë, t’vijë e t’m’shoh…
- Mana, moj Leze, - ia pret shoqja, - unë s’i mbaj n’mend gjithë këto sëmundje veç po i bije shkurt. Po u them: “ Ka vdekë e mbarue punë”…
Krijoni Kontakt