Close
Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 230
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Martohet nji vajze. Tane njerezve te shpise po u thirrte n'emen. Vjehrres, Rukije, vjehrrit Qamil, kunatit Fadil, burrit Myftar, etj. Mirepo vjehrres nuk po i vjen fort mire. Te pakten te shoqit,-mendon vjehrra,- Qamilit t'mos i therriste me emen. E therret nusen e i thote se Qamili e ka dhe nje "bisht" mbrapa, po nuk i tregon se i duhej thane: Qamil "aga" duke mendue se nusja e dinte ose do ta kishte ndigjue nga nuset e tjera te shpise. Sa vjen Qamili nga puna, nusja i del perpara e i thote me nje fryme: " Mire se erdhe Qamil "bishti"!..."

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    Klara, kete perralle ta ka treguar gjyshi, vertete, po eshte nje tregim i bukur i shkruar nga Maksim Gorki, shkrimtar i degjuar rus, perfaqesues i Letersise se Realizmit Socialist me romanin "NENA", perkthyer ne shqip. Edhe tregimi i mesiperm eshte perkthyer ne shqip, ne mos u gabofsha nga SOTIR CACI. falmeshendet
    E gjyshi im ka qen me studime ne Rusi,me siguri e ka lexu Gorkin ,i ka pelqy ,dhe ma ka tregu mu si perrelle,ke ndonje problem ti?
    Une nuk thash e kam kriju une kete tregim,qe ti te tutelosh te drejten e autorit,thash ma ka tregu gjyshi,e zotri ta dish kam pasur gjysh intelektual,me ka tregu perralla nga autore te medhenj.
    Pastaj nuk eshte e then qe gjyshrit ti shpikin tregimet,mund ti kene lexuar,mund ti kene jetuar,mund ti kene kalu goj me goj,e keshtu ...
    Pershendetje ,dhe faleminderit per sqarimin e panevojshem!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Pa doashka...

    Citim Postuar më parë nga klara2009 Lexo Postimin

    klara2009, mos u bej nervoz/e, se po vjen klara 2010 e babagjyshi te tregon tjeter anekdote, po kam deshire qe, per mua te pakten, te jete e padegjuar. Masandej, me sa kam kuptuar une, tema e hapur nuk eshte per perralla apo tregime, por per barceleta popullore ose anekdota. Gjyshi yt intelektual te ka treguar gjera te lexuara e ne, anetare te kesaj rubrike, deshirojme te degjojme urtesina popullore te papublikuara, si ato te treguara nga nje forumist qe s'po me kujtohet pseudonimi i tij, por qe shkruan ne dialektin popullor kosovar. Ti duhet te jesh e re ne moshe dhe me veshtiresi duhet t'i kuptosh "hajgaret" popullore. Megjithate cdo episod i hedhur ne kete rubrike, eshte vlere. falmeshendet.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Pa dorashka...

  5. #15

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    MENDJA E MADHE

    Në një kuvend të burrave, hyri me pakë vonesë edhe Shaban Hoxha i Isniqit. Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun e mençur e pret kuvendi.

    Mirëpo, një mendjemadh i Strellcit, me mustaqe të holla si bishti i miut, që ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka vendin në kuvend të burrave, i hidhëruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin, mezi priste që t’ia thoshte ndonjë fjalë.
    Shaban Hoxha u rahatue në kullë. Ia sollën edhe kafen, Njëri prej pleqve në kuvend tha:

    - Fol diçka Shaban Hoxha!
    Ende pa e çelur gojën Shabani, ai mendjemadhi ia priti:
    - Çka ka me fol Shaban plehu që vonohet në kuvend të burrave?
    Të gjithë u prekën. Ai plaku që i tha Shabanit më parë “fol diçka”, u zu ngushtë, por foli:
    - Mos u hidhëro lum Shabani, se është martue rishtas dhe e ka pak veten n’qejf?
    - Jo - tha Shabani Hoxha, -nuk hidhërohem. Plehut ia sheh hajrin dikush, se plehu e rrit bimën, e mendjes së madhe, pasha zotin, kush mbi dhe hajrin deri sot s’ia ka pa!

  7. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Per vete e ke

    Kishte qen nje person i cili e kishte pasur si shprehi gjithmon ti thoshte te tjereve "Per vete e ki", edhe nese i bente dikush mire apo keqë.

    Dhe nje dite merr rruge te gjatë dhe e nxe vonja e aty rruges tek nje shpi, kerkon konak dhe i zoti i shpis i ofron konak dhe ky mysafiri i hyn brenda ne shtepi.

    I zoti i shtepis i ofron te haj e te pije, te gjitha te mirat qe i posedonte dhe poashtu gjume te qet i ofroj, mirpo ky pas gjithe ketyre te mirave gjthmon i thoshte Per vete e ki!!

    Dhe i zoti i shtepis, filloj te nervozohet, se si po ja kthen mysafiri ne kete menyre dhe thotë ne vete , hajt se ka me ja tregu qejfin ketij bukëpermysi.

    Dhe neser ne mengjes, ky mysafiri u zgjua heret dhe u be gati te nisej dhe te vazhdoj rrugen, mirpo i zoti i shtepism po i thotë, pasi ke per te marr rruge te gjatë, merre kete ushqim te mbeshtjellur sepse te kap uria dhe e ha rruges, mysafiri po ia kthen perseri: Per veti e ki !! dhe po e merr ushqimin, fillon rrugen.

    Ndersa i zoti i shtepis ne ushqimin e mysafirit kishte futur helm vdekjeprures...

    Dhe per rastesi rruges ky udhetari, takon nje udhetar tjeter, aman i lodhur e i uritur tejmase, dhe po ndalet e po e pyet kete udhetarin, dhe per qudi ky udhetari i lodhur ishte djali i atij te zotit te shtepis i cili i ofroj konak keti udhetarit.

    Dhe ky udhetari i cili kishte ushqimin e helmuar me veti, po i thot, pasi qe qenke i uritur, merre kete ushqim te cilin ma dha babai yt, sepse te nevoitet te shuash urinë.

    Ky djali merr ushqimin dhe e falenderon, dhe ky ja kthen si gjithnje: Per vete e ki, dhe udhetari misterioz vazhdon rrugen, ndersa ky djaloshi, pasi qe ta han ushqimin e helmuar te cilin babai i tij e kishte pergatitur per ate udhetarin qe i kishte ofruar konak, helmohet dhe shkon disi deri te shpia e tij zhagazhi dhe kur e shef babai i tij ashtu te lodhur dhe te semure e pyet : o djali im qfar ke keshtu??

    Djali: nje udhetar me dha ca ushqim per te ngrene dhe prej atij momenti po ndjehem keq dhe me ato fjal vdes djali.

    Tash ketij babait i kujtohet se ate ushqim qe ia kishte pergatitur me helm, udhetarit e paska hanger djali i tij dhe poashtu i kujtohe ajo thenja misterioze e udhetarit : Per vete e ki dhe e kupton se vertet ate qe deshi te ja bere udhetarit ja ka bere djalit te vete dhe e ka mbytur djalin e tij .
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 02-12-2009 më 12:16
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    I GJALLI RRUDHET PAK

    -Shkoi ni katunar m'e e ble ni jargan. Edhe e lypi ni jargan ma t'madhin.Dugajxhija ja qiti njâ, po s'kish pas jargana shum t'gatë. Katunari u shtri n'dugâjë edhe u m'lue me jargan, po i metën kamët pak përjashta.Tha:
    -Kanka i shkurtë.
    -A e do për t'gjallë a për t'dekun,- i tha dugajxhija.
    -Për t'gjallë,- i tha katunari.
    Dugajxhija i ra shtagë kamëve. Katunari i rrudhi kamët e jargani ja mloi. At'herë dugajxhija i tha:
    - Qe vlla,taman e ke jarganin se i gjalli rrudhet pak.

    BOLL MA....

    Ish kanë ni katunar e e përziu drithin me dhe për me i ardhë ma i rânë e e con n'magaze me e shitë.Magazinjeri ish kânë njeri i drejtë.E kqyr drithin edhe e pâ t'përziem me dhe.S'po i thot:"Pse e ki t'përziem me dhe",po po e vetë:
    -Sa vjet i ki?
    -Gjashtdhejt.
    -Boll ma,-i tha magazinjeri-hiq dorë prej ktyne seneve se vakti â.

    QITMA ZOT NJI KALI

    Ish kanë ni drumtar kah shkon vetun për shehër.Dikur po e sheh ni përpjeze e po thot:
    -Qitma,zot,ni kali e t'kapërcej qeket përpeze teri n'qat kodër se jam lodhë e kputë.Nuk shkon nja pesdhjet hapa e zatetet n'ni zabit t'mretit. Zabitit i kish pjellë atkija. Mazi i vogël nuk mujke me ecë e zabiti me pritë s'kish vakt.Kur e pa zabiti drumtarin,i tha:

    -Paja kâ!-Drumtari ju afrue.
    -Kape ket maz,qite n'shpinë se s'po munet me ecë e qitma n'kodër.
    -Vallahi jam lodh e s'muj.-i tha drumtari.
    Zabiti ja qiti alltin,ja drejtoi e i tha:
    -Kape mazin qite n'shpin se t'vrava.
    S'pat cka me ba drumtari,e ngarkoi mazin n'shpinë. Po i n'gjitet kodrës përpjetë me gjith maz e po flet me vedi:
    -Hej more zot,une t'thash:"Qitma 'i kali t'i hipi n'shpin e t'dal n'kodër",se jo me m'hipë mue kali n'shpinë e m'e qitë une kalin n'kodër
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Po besoj se nuk e përsëris këtë:
    Shkon njifar malsori kryemadh në Gjakovë. Shetitet neper pazar e po kqyrë neper dugajë. Nalet te nji plisaxhi. Po e sheh nji plis të madh që nuk ia kish ble kerkush e po i thotë plisaxhisë:
    Ti këtë plis me ma shitë lirë se ksi kreje nuk të vjen në dugajë.
    Besa i tha plisaxhia nuk muj me ta shitë lirë se as ti nuk ki me gjetë tjeterkund plis çfar kreje paske.

  10. #20

    Ty S´po Ta Kajke Kafen Pa Ta Shetitë

    TY S´PO TA KAJKE KAFEN PA TA SHETITË (118)
    (Klinë e Epërme,Drenicë)

    Njani shkoi musafir te miku i vet. Miku ja pjeki kafen ngat oxhakut edhe ja dha për s´ungjti.
    - A t´bani miku muhabet? - e vetën kojshija e vllaznija, kur u kthye prej mikut.
    - Jo,valla,hiç.
    - Po pse, more?
    - Kafen ma dha për s´ungjti - tha ky.
    Vllaznija e kojshija ni ditë pej ditsh i kallxuen atij mikut. Kur muer vesh miku, i erdh koxha ranë. E, kur shkoi ky për s´dyt te miku i vet, ai ja poç kafen edhe ja shetiti xhezven qosh um qosh t´sobës e duel edhe n´hajat t´shpisë e u kthye e i tha mikut:
    - Qetash bujrum mik, se kam nie qi s´po ta kajka kafen pa ta shetitë pak!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •