Close
Faqja 18 prej 23 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 230
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Sa fytyra i ka burri

    Ishin kanë tubue moti burrat në ni katun. Po i pvet ni plak*)
    - Sa ftyra i ka burri ?
    U munden ata burrat qi ishin tubue aty e kërkush nuk diti me ja dhanë xhevapin si duhet. Thojshin:
    - Njeri ni ftyrë e ka.
    - Jo, - u tha plaku – nuk ka sall ni ftyrë. Burri i ka tri ftyra: ata qi jan të nershëm qi punojnë drejt, e kanë ftyrën e bardhë; ata qi punojnë me paj e me ryshfet, e kanë ftyrën e kuqe, se n’mishliz tanë e dinë qe punon me t’padrejt dhe ati i kuqet ftyra; ata qi bajnë keq e qi vjedhin, e kanë ftyrën e zezë, se kërkush nuk i banë sajgi e nuk i don.
    *) Në një variant të shënuar në katundin Rudnik prej Fehrat Isufit, pyetjen se “sa fytyra i ka burri” ja ka bërë Asllan Pasha i Pejës, Rexhë Hysenit të Bollopojës, e ky i fundi është përgjigjur në këtë mënyrë.

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Pleqnija e parë e Ramadan Shbanit

    Ramadan Shababni e kish pasë babë Shaban Kajtazin. Shabani plak dhe e len kama e dora. Ish kan ba ni pleqni. Por tu mos mujt Shbani me shkue e çonë t’birin. Edhe i thotë t’birit:
    Shko n’at pleqni dhe ruju pej fjalve se aty asht Regjë Hyseni i Bellopojës e asht njeri shumë i meçëm e mos t’nxen n’fjalë. Aty ka pasë edhe tjerë pleqnarë. Nejse, Ramadani shkon. Kur shkon, bashkohen gjithë pleqnarët m’e pleqnu atë punë shka ish kanë nevoja. Kur del Ramadani me shkue n’oborr, njani prej atyne ja lëshon në dorë dy lira per me ja pleqnue punën n’dobi të tina. Hinë n’pleqni , Ramadani edhe i ri. Oda për hatër t’babës, ja lanë pleqninë Ramdanit me pleqnue edhe me pre atë punë n’dobi t’njanit. Rexhë Hyseni kish pa folë.
    - Ramadan a je kanë najherë çoban?
    - Po.
    - A ke lue najherë me pulla?
    - Po kam lue.
    - Na. kur lujshim ktu ni her, m’e çue tengerlang në gropë, nuk e njihshim, por vetëm pikë n’gropë. At’herë i merrshim pullat.
    U marue puna, shkuen pej shpije. Kur shkon Ramadani te shpija, baba pe vetë Ramadanin. I thotë:
    - A ke n’at pleqni, bre bir?
    - Po.
    - Po a ish kanë edhe Rexhë Hyseni aty?
    - Po.
    - Kush e dau pleqninë ?
    - Ma lanë mue, babë.
    - Po a foli Rexhë Hyseni naj sen ?
    - Vallahi kurgja s’ka folë, edhe qysh m’ke kallxue për njeri të meçëm, Rexha nuk ish kanë aq njeri i meçëm.
    - Po helbete, pa folë dishka Rexha nuk ban me kanë.
    - Vetëm ni fjalë e ka folë.
    - Çka tha ?
    - Na kallxoij për lojën e pullave: “N’koftë se nxinet pikë n’gropë, na e kemi marrë taman edhe i kemi marrë pullat. N’koftë se shkon tengerlang n’gropë, nuk kem mujt me i marrë.
    Plakut, babës së Ramadanit , i qillon pishtolja afër. E merr pishtolen edhe ja shtjen djalit n’gjyks edhe thot:
    - Qiti lirat qi i paske hangër!
    Djali u detyrue mi qitë lirat qe i kish marrë me e pleqnu punën n’interes t’njanës palë. Pej at’heri e deri n’dekën e ti Ramadan Shabani ma pleqni t’keqe nuk ka da.

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    A është gabimi i parë ma i madh, a i dyti.

    A është gabimi i parë ma i madh, a i dyti.
    Çohet Halil Dervishi i Istogut e shkon te Imer Selmani i Shushicës mi ble katër lisa. Lisi kushtojke ka ni lirë katër lira. Halili lakmon e pren edhe ni lisë, bahen pesë lisa të prem. Imeri i merr katër lira. Kur shkon Halili me marrë kerrin mi bajt lisat, Halili shkon te lisat, i she qe janë pre pesë lisa. Atëher e merr sakicën e i prishë tan lisat. Kur vjen Halili e sheh çka u ba, idhnohet e ja lyp lirat. Imeri shkon te Rexhë Hyseni dhe e thrret me ja da atë pleqni. Rexha i merr katër lira dhe dy lira ja jep Halil Dervishit e dy lira Imer Selmanit. Halili i pa knaqun, shkon e thërret Haxhi Zekën. Haxhi Zeka i lypë dy lira të Imeri dhe ja kthenë Halilit. Atëher Hysen Rexha ish kan i drejt, po i serrt shumë e i shkojnë lotë për faqe. Haxhija i thotë: “çka ki Rexhë Hyseni qi po kanë ?” Rexha i thotë: “a ma i ranë ashtë faji i parë, apo i dyti!” Haxhi Zeka e vetë çysh o kanë puna? Rexha i kallxon fije për pe. Haxhi Zeka e qon rrogëtarin e vet i thotë: Shko, sa ma çpejt thirrma Halil Dervishin. Rrogtari e kthen Halilin pej rruge dhe shkojnë te Haxhi Zeka. Haxhi Zeka i thotë: “qiti katër lira n'çergë, Halili i qet lirat. Haxhija dy lira ja jep Imerit e dy lira Halilit dhe i thotë: mos e mashtro hallkun e hajt tash!” E Rexha ka thanë: “qaj qe e nisë fesatin ma i pari, ai ashtë gabimçar!” (tregoi Ramë Hyseni nga Shushica, vjeç 88).

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    A e kam burrin e mirë ? Sa për plakë mos kini dert...!

    Martohet njani në një fshat. Pas dy, tri dite gratë rrethohen rreth nuses së re dhe ja nisin me bisedu. Njana nga to i thotë nuses:
    -“ E mori nuse, e lumja ti çfarë burri të mirë e ki marrë ! E lumja ti në çfarë shpije je ra ! Po e mjera ti në çfarë mëhalle je martu ! Në këtë mëhallë është ni plakë qe rrallë ndonjë herë nusja ka ndejë bashk me burr pa u nda !”
    Nusja pasi që dëgjon këto fjalë thotë:
    -“ A e kam burrin e mirë, shtëpinë e mirë dhe të marë, sa për plakën lemani mu se unë i ndreqi punët me ta !”
    Pas pakë ditësh, plaka po vjen me vizituar nusen. Nusja e vëren plaken dhe e banë vendin gati ku duhet të ulet ajo. Vjen plaka ulet në stol, edhe nusja e ka qitë stolin tjetër përballë plakës. Plaka ulet, e nusja ulët përballë plakës. Plaka ja fillon:
    -“Përhajr nuse qe je martu. Burrë të mirë ki marrë e lumja ti,. E lumja ti je qe ra në shpi të mirë e fjalë tjera një kohë të gjatë.
    Nusja vetëm e shikon në sy e nuk i përgjigjet hiq. Pas asaj kohe të gjatë dhe të mundshme, plaka i thotë nusës:
    -“Oj nuse qele bre at gojë se plasa !!!”
    Nusja as atëherë nuk e fletë asnjë fjalë. Atëherë plakën e shtrëngon zemra, e kapë pika ne zemër e vdes.
    Nusja, thërret gratë tjera dhe thotë:
    -“Ejani shikoni këtë plakë dhe lajmëroni familjen e sajë se kjo diç.”

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Hajde, Dulë he Dulec!

    Dy lavërtarë livrojshin bashkë njani te tjetri. Dula ish kanë hilegji. Kur e qitke i zoti i arës ata përpara. Dula punoje mirë. Kur e qitke mrapa, Dula e like brazdën thatë. sall u grajke kijeve.
    I zoti i arës tu kqyrë me bisht t’synit, p’e sheh se po punon me hile, edhe i nali kitë e po nisë me knu:
    Hajde, Dulë, he Dulec,
    Her i mirë e her i keq !
    Dula e veti:
    -Shka je ka thue ashtu për mue ?
    -Paj po t’shoh qi kur po t’qes përpara, mirë e kur po t’la mas, po punon keq e po ma le brazdën thatë.

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Ne babe kishte nje djale te vetmin,dhe ai bente cfar i thoshte koka atije.Nje dite i tha baba djalit:Shko djal ne mulli sa na u mbarua mielli.Djali i tha a hu c'llaf paske babe,shko vete.Baba u merzit,dikur e pyeti djali.I tha: Pse babe rri i merzitur a je idhenuar me mua.Jo djale i tha baba,per ty jam idhnue vetem ate dite kur ke lind se e kam dite se c'mall je, e si ke me u ba.

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Qe qeni – qe dushku

    Ish kanë i plak n’Drenicë e i kish pasë do lop. Atje kah ban me dalë dimni kah fillimi i marcit, i soset yshymi i gjave edhe i lodhen lopët. Me i shitë lopt, nuk po ja blenë kush se zabun. U çue ni natje, i mur lopt përpara e po i çon n’mal n’i dushkajë. E muer me veti edhe qenin. Kur mrrinë në n’dushkajë p’e din plaku qi lopt s’e hanë dushkun me qef, po prej t’keqit se s’kish shka me u dhanë tjetër gja, po kthehet plaku prej lopve e po ju thotë:
    -Ori lop, qe dushku qe qeni, zgjidhni ! Mos e hangshit dushkun, cofni e qeni ju han mishin.

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Nje babe kishte dy djem qe nuk ja vinin veshin.Nje dite i thot djalit te vogelou bir e ma bjer nje got uje,ai beri sikur nuk e ndigjoi.Pas pak djali i madh i tha babes,a te kam thene babe se prej keti te voglit s'ke hajr,po cou e pi vete dhe ma bjer dhe mua nje got se po kam etje.

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ti e preve e nuk t’erdh gjynah

    Bashkohen dy shokë m’e pre’i pastërmë. E rrxuen, e njani e preu n’fyt e ja hoq kryet. Lopa i luajke kamët hala ka pak, e ky tjetri ja nisi me rrjepë për kambë. Ai tjetri, qi e kish pre i tha:
    -Mos e rrjep, se gjynah pa i dalë shpirti, hala po livrit.
    -Ti e preve n’fytë e s’terdh gjynahe unë pak n’kamë si ja nisa me rrjepë, po m’thue “gjynah asht”.

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Dinë me këndue e din edhe kur me ndalë kangën

    Njanit ni herë i erdh musafir tezaku. Ky u gzue e po i thot:
    -Ma s’pari u gzova, kur erdhe, qi t’kam tezak. E dyta, po gzohna qi je kangtar, po gzohna ma s’forti qi din kur me nalë kangën.

Faqja 18 prej 23 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •