Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 230
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    paskam bere nje gabim shkronj-or aty lart..
    kam shkruar.. e denuam.. ne vend te.. e denuan..
    lol

    pra nuk e denuam ne.. pra poplli por regjimi athershem.. mjekun e mirnjohur ..


    e bukur ajo me qente..

    hahaha..

    un i kuptoj ose mundohem ti kuptoj situatat qe kini kaluar o zotri salih..

    eshte krejt normale qe ju ather me pas simpati per shqiprin e te parin e saje..

    po nejse..i vazhdojme me von diskutimet..

    vazhdoni me meselet..

    na mungojne ne forum burrat qe dine shum e qe njohin mire vendlindjet e tyre.. pra dhe keto meselet e humorin etj..

    sa mir do ish te kishim dhe nga krahina tjera te atdheut njohes te filozofise e urtesise se popullit..

    psh nga shkodra korca vlora tirana etj etj..



    po ndoshta dhe dalin..



    jemi ne pritje..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 18-02-2010 më 04:24

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    salih..

    pergezime per meselet qe tregon.
    po i lexoj me kenaqsi e po u tregoj dhe miqve.

    profesor anton ceta nuk ka me u permend shum ne kosoven e sotme.
    arsyen qe ta dish po ta tregoj.
    profesori i nderuar ka pas nji vlla ne shqiperi.
    ishte mjek kardiolog i mir njohur si human e me mendime demokratike.
    regjimi enverist e futi ne burg pse kishte folur dicka per gjendjen e rende ekonomike te fshatareve. e denuam me 10 vjet burg neper famekeqet burgje te enverit.
    kete e dine shtabet enveriste ne kosove.
    e keto shtabe vendosin se cfar do permendet e cfar duhet harruar ne kosove.
    e meqe profesor antoni ka pasur nje vlla te denuar nga regjimi enverist do te thote se ai nuk do jete objekt lavderimi per propaganden radiotelevizive mediatike e mesimore ne kosoven e sotme te pamvarur por me nje enverizem te instaluar pothuajse totalish ne cdo qelize te shoqerise kosovare.



    ..
    he bre brari qe po vuajshe shume ti tashe ke filluare edhe te me dhimbsesh ngapak se ke filluare te futeshe edhe ne mendjete e njerzve se qka duan e nuk duan e qka endrrojme ekshtu me radhe te lutem mos u ben merake perkto gjera zotri spaku nese mendone per mua se une edi qka dua pore nete njejten kohe edije edhe qka nuke dua,sa i perket profesor Antone qetes aje e ka vendine e merituare ne historine tone per ate arsye kontributine e antone qetes me veprate qe naka len dhe mundimet qe ka bere aje, ne sepaku kure merremi me to duhete shenuare edhe emri i tije se eshte veper e tije,me sa di une edhe rregullate e forumit jan asi soji.

  3. #203
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Me dashtë e shqyej
    Rexhë Ilazi, këngëtar e hokatar nga Kopiliqi i Drenicës, këndonte nëpër dasma këngë trimërie si për Azem Bejtën, Qorr Ilazin, Bec Sinanin etj. Në mbyllje të dasmës Rexha shpesh e këndonte edhe këngën: “Marshll Tita në kali të bardhë“, në mënyrë që ta kishte si mbulesë nëse ndonjë spiun e denonconte të pushteti i atëhershëm.
    Një ditë e thërrasin Rexhën në stacion të milicisë, dhe i thonë: - Rexhë, ti po i këndon disa këngë jo të mira nëpër dasma. Për këtë Rexhë duhet me pagua tatimin! Rexha u habit fare e po u thotë se si ka mundësi me pagua njeriu tatim për gojën e vet?! Unë me dashtë nuk këndoi fare, ose nuk flas, apo ia fus gishtat dhe e shqyej gojën deri të veshtë...
    Njeri nga inspektoret e UDB-së, duke e humbur durimin po i thotë: - Rexhë, ti po ha *** e po këndon nëpër dasma këngë për Azem e Shote Galicën, Qorr Ilazi, Bec Sinanin etj. Pra, po këndon këngët për kaçakët që kanë luftuar kundër Serbisë!
    Ngadalë, - i tha Rexha inspektorit me të butë, se në çdo mbarim të dasmave po e ha edhe nga një *** të madh duke kënduar edhe këngën e Marshall Titës. Këtë sikur po e harroni ju zoti inspektor, - deshi të arsyetohej Rexha, por krisi dajaku...
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    e forte kjo mesele ma nise mbremjen me te qeshura .
    vazhdo nese ke edhe ndonje.

  5. #205
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ja edhe nje per juve.

    Po bisedonin dy veta në një nga kafenetë e Tiranës: - A keni qenë ju kundër sistemit të Enver Hoxhës mor Tiranës?
    - Po mor Kosovar, të gjithë kemi qenë kundër, të gjithë! Kurrë nuk e kemi dashur atë sistem.
    - Po mirë, ju mbi tre milion njerëz kundër Enverit, si nuk e diktonte ai këtë, si ka mundësi që ai nuk e kuptonte se ju e urrenit kaq shumë?!
    - Ehe, e mashtronim me duartrokitje…
    - E, për sa vite e mashtruat kështu ju Enver Hoxhën me duartrokitje?
    - Për zot mor burrë, për më se dyzet vite rresh
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  6. #206
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Shkojne nrikllat te kumbara me nejet edhe ishin ly e ndreq mire e kur hyne ne dere te oborrit qeni i lidhun filloj me leh e ato u tuten . Ateher dul kumara ne oborr e po ju thote hajdi nriklla e ato po i thone kumbar keqyre se po na hane qeni. Kumbara iu kthey more valla veq ne ju hangesha une se qeni lidhe eshte po hajde hini mrena e mos u tutni.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Zjarmi i Zhabarit

    Ish kanë shkue njani musafir n’Zhabar t’Epër. Aty ku bjen n’konak, i gjanë edhe do musafir tjerë. Ish kanë dimën e t’ftoftë i madh. Zhabari sÇkanë dru shumë e kanë zakon mos me kallë shumë koftorin. Ky musafir qe shkon vetun, kish pasë nirthë. Më i thanë t’zotit shpisë: “Kallle koftorin ma shumë ! “s’kish pas mujtë, se i kish pas ardhë marre, po dikur s’ju duru e foli:
    -Valla, more burra, me ditë qi ashtë edhe zjarmi i gjenemit si zjarmi i Zhabarit, gja s’kishna lanë pa ba.

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Sueda çfarë të bëjmë...

    Citim Postuar më parë nga Sueda Lexo Postimin
    Me dashtë e shqyej
    Rexhë Ilazi, këngëtar e hokatar nga Kopiliqi i Drenicës, këndonte nëpër dasma këngë trimërie si për Azem Bejtën, Qorr Ilazin, Bec Sinanin etj. Në mbyllje të dasmës Rexha shpesh e këndonte edhe këngën: “Marshll Tita në kali të bardhë“, në mënyrë që ta kishte si mbulesë nëse ndonjë spiun e denonconte të pushteti i atëhershëm.
    Një ditë e thërrasin Rexhën në stacion të milicisë, dhe i thonë: - Rexhë, ti po i këndon disa këngë jo të mira nëpër dasma. Për këtë Rexhë duhet me pagua tatimin! Rexha u habit fare e po u thotë se si ka mundësi me pagua njeriu tatim për gojën e vet?! Unë me dashtë nuk këndoi fare, ose nuk flas, apo ia fus gishtat dhe e shqyej gojën deri të veshtë...
    Njeri nga inspektoret e UDB-së, duke e humbur durimin po i thotë: - Rexhë, ti po ha *** e po këndon nëpër dasma këngë për Azem e Shote Galicën, Qorr Ilazi, Bec Sinanin etj. Pra, po këndon këngët për kaçakët që kanë luftuar kundër Serbisë!
    Ngadalë, - i tha Rexha inspektorit me të butë, se në çdo mbarim të dasmave po e ha edhe nga një *** të madh duke kënduar edhe këngën e Marshall Titës. Këtë sikur po e harroni ju zoti inspektor, - deshi të arsyetohej Rexha, por krisi dajaku...
    Ne si shqiptar e kemi pasur këtë fat e sidomos Drenica qe nuk ka ndejë rehat. Kanë thënë: me një të ramë dy të vramë” ! Ja po sa mora një mesazh duke thënë: “Paska nevojë mi freskuar këto mesele !” Sa i përket profit Antonë Çetës, për Drenicën nuk ka pasur nevojë me shkruar mesele sepse, Drenica është vend i ndodhive të mëdha si dhe burimi kryesor i meseleve. Por profesori zemër gjerë, punëtor i vyer, shqiptar i madh, zemër madh, pa pikë fanatizmi në shpirt për ta pasqyruar kombin shqiptar edhe pse nuk ka qenë i Drenicës Ai shkroi për këtë trevë qe ka meritë të pa zëvendësuar në trojet shqiptare. Unë i dua edhe Vëllazëritë Grim. Por, edhe pse nuk jam i Drenicës, Drenica me flenë në zemër sidomos pas leximit të Librit të Xhemail Abrisë edhe pse të gjitha i kam dëgjuar dhe përjetuar se aty ka emra pikërisht nga kulla e paraardhësve të mijë, në një mënyrë jam freskuar aq shumë sa qe duke lexuar, duke qeshur jam relaksuar si kurrë herë më shumë.
    Për Suedën:
    Është ende gjallë Shaqir Shatri “Shaqa”. Në një natë vere ka marrë një shishe raki dhe e pinte në një të natës në qendrën e Gurrakoc-it. E rrethojnë policët serb qe e kanë ditë gjuhen shqipe mirë. Në atë kohë hëna bënte dritë të mirë.
    I thonë Shaqirit:
    - “Çfarë po bënë këtu Shaqo në këtë kohë ?”
    Shaqa duke ditë se do ta rrahin thotë:
    -“Po shkruaj poezi !”
    Policia: “tani duhet të na recitosh një poezi" !
    Shaqa mendon pak dhe në mënyrë finoke reciton:
    -“Oh ! Sa bukur po rrezitë hana, çou Shaqir se tu kajt nana !”
    Policia fillon të qesh. Shaqa shfrytëzon rastin dhe ju jep këmbëve e ju ikë.
    Kanë thënë: “koha e hanë kashtën, por edhe të mëson vet !"

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Xhamajl Abria Dhe Vëllai Mburravec

    Shkoi Xhemail Abria n’Prishtinë, n’ditë t’mretit, e po banë llaf me gjin. Nër burra ish kanë edhe vëllai i Xhemailit, Vesel Çaushi, çaushi i mretit e kapadai i madh. P’e vesin xhinja Veselin:
    A ke vra shumë gjin, Vesel ?
    -Valla nizet e pesë me qit gisht, - tha Veseli edhe p’e luen gishtin.
    E veten Xhamail Abrinë:
    -Po ti , Xhemail, a ke vra shumë ?
    -Sall ni magju e kam vra.
    -Qysh ni magjup !
    -Po, besa, se ma rrehi vëllain tem, Veselin.*
    ____________
    * Ajet Halimi (1921 – 2000), Abri e poshtme.
    Këtë mesele e kam dëgjuar vet me vesh e mi nga Murat Loshi, duke e treguar Për vëllain e vet Kamer Loshin qe ka thënë këto fjalë për Muratin. Mirëpo, pa marrë parasysh e kuja është, ka domethënie të madhe se është nga burimi i të njëjtit vend. Ndërsa Halimin e kam pasur mikë shtëpie, nëna e hallës Havë është nga shtëpia e dajës Halim.

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Dija kimetin vëllait

    Xhemail Abrinë, në një tubim e kishin pa vetë:
    -Çka ma dam për njeriun ?
    -Ka shumë dame për njerin, po s’ka dam ma i madh se mos me njoftë vëlllaun, mos me dashtë edhe mos me ia dijtë kimetin.
    -Po ka turli vëllau !
    -Unë flas për vëlla si ashtë taman vëlla e jo “për turli vëllau”.

  11. #211
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Enigmë

    Ke njani ka shkon me ni grue udhës e u nalen me pi ujë tu ni kru. Aty erdh edhe ni çoban. Kur ja mrrini qobani, u tha:
    -Tungjatjeta burrë e grue !
    Burri nuk foli, po ajo gruaja i tha çobanit:
    -Nuk jena burrë e grue. Nëna e qeti trimi a vjehrra e nanës jeme.
    Çke jan ata nermjet veti ?

  12. #212
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga salihaj Lexo Postimin
    Ke njani ka shkon me ni grue udhës e u nalen me pi ujë tu ni kru. Aty erdh edhe ni çoban. Kur ja mrrini qobani, u tha:
    -Tungjatjeta burrë e grue !
    Burri nuk foli, po ajo gruaja i tha çobanit:
    -Nuk jena burrë e grue. Nëna e qeti trimi a vjehrra e nanës jeme.
    Çke jan ata nermjet veti ?
    Babë e bijë!(mendoj)
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  13. #213
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Z. Salihaj, Ju përgëzoj për punën e pa lodhshme dhe të dobishme!

  14. #214
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Enigma II

    Ish kanë njani i hupun disa vjet. Dikur u kthy. Kah vjen te shpija, e zatetë ni çoban . E veti çobanin:
    -I kujna je ?
    Jam i filan filanit, - ja kthei çobani.
    At’herë i tha ky burri çobanit:
    -O tem vlla i t’shoes sime , shko thuaj babës qi po vjen shoqi i nanës.
    Qysh bahet me kanë kjo punë ?
    ______________
    Çfarë ka, qe nuk ja qëllon e panjohura ! Ndërsa , zotëri Agim e ke me “sherr”: Kush lavdëron, është i lavdëruar”

    Besoni qe këto i kam degjuar qysh ne vitet e pesëdhjeta, pa u botuar librat e Anton Çetës. Mirëpo i ndjeri Anton ka bërë një punë të mrekullushme, që "tabularasët" siç jam unë, nuk kan nevojë të mbaj ndërmend, vetëm "të futë librin nën kokë" si Edgar Gejsi dhe të gjitha i kem të gatshme !

  15. #215
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Pershnetje!



    Ne stacion ishin tu prit nje qen, nje dhi, dhe nje dele.
    Kalon nje kamion, ndalet dhe i merr.
    Ec e ec, delja i bjen kabines, shoferi nal kamionin, delja zbret dhe i pagun lekt shoferit.
    Ec e ec, qeni i bjen kabines, shoferi nal kamonin, qeni zbret i jep lekt shoferit dhe pret kusurin....Nerkoh shoferi shef siper qe dhia nuk ishte, kishte zbrit pa pagu...shoferi nga inati niset dhe nuk i jep kusur qenit...



    Qe atehere, kur kalon nje automjet ndodh keshtu:
    - Dhia iken me vrap, sepse nuk e ka pagu.
    - Delja se ka problem, te zen edhe rrugen se e ka pagu shoferin.
    - Qeni i vihet prapa shoferit, sepse do kusurin.

    paqen, e sjell vetem drejtsia

  16. #216
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    skender 76

    Një shofer me kamionin e vet udhëtonte nga Kraleva (qytet në Serbi) për në një fshat në rreth të Kralevës duke transportuar një arkivol të zbraztë. Kamioni ishte pa mbulesë. Gjatë udhëtimit fillon me ra një shi me rrebesh të madhe. Duke udhëtuar në rrugë takon një udhëtar cili kërkon ndihmë për të shkuar në po të njëjtin drejti. Shoferi nuk kishte pasur vend në kabinë, hallexhiu pranon qe të hip në rimorkio.
    Kur hip hallexhiu, vëren arkivolin, e hapë dhe shef se është i zbraztë e hapë dhe futët brenda. Ndërkohë shoferi takon edhe një udhëtarë ehe atë e merr. Duke udhëtuar, shiu ndalet. Udhëtari qe ishte në arkivol vëren se është ndalë shiu dhe fillon të hap arkivolin, ky tjetri udhëtar kur sheh se po hapet arkivoli, nga frika kërcen nga kamioni dhe nga lëndimet vdes.*
    *skender 76 të lumtë edhe pse po ja “prishim pak rendin” meseleve, besoni se me keni shty me qesh, sa që në këtë mëngjes u relaksova aq fort sa nuk ua merr mendja. Këtë tregim ma ka treguar baba im në atë kohë kur shqiptari ne Kosovë nuk ka ditë çfarë është arkivoli po ashtu edhe kamion në Kosovë nuk ka pasur fare, veç sa kanë filluar me ardhur traktorët e parë. Paramendoni sa vjeç jam unë sot.
    ________________
    ...kur drejtësia gjendet në duar të mençurit dhe guximtarit

  17. #217
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Nuk mund ta la Mujën në zandan

    Ni katunar kish shku n’pazar e, kah vje, hyp n’kali. Koha ish kanë shumë e shtirë. Ja nisi me rigu shi i lehtë e ai e qiti n’kry kacurretën me kapole dhe ja nisi e p’e knon ni krainë t’Mujës.. Tuj knue mrrini te shpija, po kainën se kish krye. Gratë e ninë e dulën para me i nimue me zhdrypë pej kali. Po ai nuk dojke me zhdrypë. Rake shi sixhim, e ai kojke hala kainën e Mujës. I thanë gratë:
    -Zhdryp, o babë !
    -Jo s’muj me zhdrypë pa e nxjerrë Mujën pej onani. S’un e la Mujën n’znan Edhe nejti n’kali tekteri e kreu krainën. Shiu e bani qull. (A. Ç.)

  18. #218
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Në dy vende nuk mund të merret gjaku

    Në dy vena s’un merr hak: n’grue e n’kojshi. Me t’rreh gueja, krejt me mytë, hakun sÇun e nxjerr. M’e t’rreh kojshia, edhe me vra ti ata, s’un e nxjerr hakun se vinë me t’pa e t’thonë: “Zoti t’lashtë shnosh për kët vlla !” A. Ç.

  19. #219
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Hysa kurrë mos baftë fëmi ! (Magjija)

    Zymer Uka ish ka’hajn. Ish dalë me vjedhë dishka pale ku t’mundet. Aty afër katunit Shkereshnik vinë dy gra tu vorret. U deshën krejt gratë. Shkunë tu ni vorr. E kishin marrë ni lamsh. Njana ish n’kët anë t’vorrit, tjetra ish n’at anë t’vorrit, Ja gjujke njana shoqës lamshin edhe i thojke:
    - Prite lamshin o te zi,
    - Hysa kurr mos baftë naj thmi !
    Shoqja tjetër e pritke lamshin edhe ja gjuejke prap tu i thanë :
    - Prite lamshin o të bardhë,
    - besa kurr mos baftë djalë
    Zymeri ish kanë msheh mas ni vorri . Qohet e shkon tu ato e u thot :
    - Pse po thoni kështu ?
    - Ato i thanë:
    Ja kena inatin Hyses e për qato po i bejmë maxhi.
    Zymeri at’herë zen e i rreh edhe i përzen prej vorreve.

    (Në fshatin timë këtë rol e ka luajtur Dyka e Tima, ndërsa Tahiri i ka zënë në agun e ditës së Shën Gjergjit)!

  20. #220
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Hajr haberi, sorrë (besëtytni)

    N’kohna t’moçme ish kanë zakon me marrë gati gjithë burrat ka dy gra. ishin kanë pas mledhë gratë e kishin pas kunërshtue këtë punë. Shkojnë mu anku te kadija. Edhe kadija i kish pasë dy gra, e nuk ju mur parasysh dertin.
    Shka me ba, tek me ba ? Menoj njana me ja q uni letër Zotit e m’u anku se nashta ai ja merrete lutjen parasysh. Muerën e shkrinë ni letër, ja lidhën n’bisht sorrës. Menuen qe sorra fluturon e ja çon letrën Zotit. Mirëpo, kur sorra fluturoi, hupi e s’u duk ma. Gratë pritën e pritën se mos po vjen naj haber i mirë prej Zotit qe mos me i marrë burrat ka dy gra.. Prej at’heri e deri tash ka metë nëpër katune qi, kur vjen naj sorrë n’pemë t’shçisë, gratë thonë: “Hajr haberi, sorrë ! ishalla bjen haber t’mirë !”

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •