Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 230
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kur asht mjaft e kemi dijtë

    Shkon musafir njani. Kur hin mrena n’odë, masi bisedojnë, p’e sheh ni llahutë virë n’stenë. Po e vet mysafiri t’zotin e shpisë:
    -A i bjen kush ksaj llahute ?
    -Kapak, - i tha plaku.
    Dikur e dveti plaku mysafirin:
    -Po ti a mos dite me i ra ?
    -Po, i bij bajagi mirë, - ja kthen musafiri.
    -Po bjeri pak e na ban zijaret, - i tha i mashkulli i shpisë.
    E mur llahuten mysafiri e ja nisi mi ra. Po s’ja kish pas zanat hiç e s’diti me nalë deri sa i mërziti t’anë. I zoti i shpisë, priti s’e pe nalë, dikur s’ju durue e i tha:
    -He more miku i mirë, ksaj virone nuk kena ditë me i ra mirë, por kur asht boll e kena ditë !

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar salihaj për postimin:

    Lulzim Gashi (09-01-2018)

  3. #182
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Për si kalë i 40 lirave, ka nga boll

    Moti atllarët kushtofshin 60 lira e kulat e samarit 40 lira.
    I kishin pa’lue atllarët n’ni livadh e njani qi s’kish pasë at, e luen kalin e samarit. Mbasi u ndalen, ai qe e kishte kalin e samarit po i thot njanit:
    -Boll fort ka nga edhe kali i jem.
    -Po, po – ja kthei – për si i katërshet lirave, ka nga boll

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar salihaj për postimin:

    Lulzim Gashi (09-01-2018)

  5. #183
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Mirë me mu e keq me Rustemin, s’ban

    Dikur ish kanë ni kmet n’ni katun. Ish kanë edhe ni far Rustemi n’at katun. Ish kanë prishë kmeti me Rustemin. Rustemi e kish pasë kojshi ni farë Rame. Kmeti çohet ni natje e shkon te Rama. Rama e dveti:
    -Çka je ardhë n’shpi teme ?
    -Paj jam ardhë me t’ba zijaret n’kët natje.
    -Mirë me mue e keq me kojshinë tem, me Rustemin, s’ban. Çohu e ik pej shpije !

  6. #184
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    I çelsha veshtë e i mshelsha sytë

    Ish kanë shku Brahim Uka i Dobërdolit te Raci i Siçevës, e thojke:
    -Kur shkova te Raci, i çelsha sytë e i mshelsha veshtë, - se Raci ish zingjin, po meshkuj t’muhabetit s’kish pasë. krejt do t’shnoshë.
    -Kur shkojsha te Tahir Hasani i Kijevës, i mshelsha sytë e i çelsha veshët se hem jan kanë t’fortë pej takati e hem kanë pasë burra t’meçem (Ramadan Shabani etj.)

  7. #185
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Zefi i vogel dhe Ujku

    Nji dite Zefi tuj shetit pase pake kohe ju versul nje ujk Zefit
    Dhe Zefi shkrepi armen lule te ballit ujkut dhe ujku ra para kembve te Zefit i mbytyr.
    dhe pase pak kohe Zefi mendoje dhe vete me veti tha he more Ujk per ty kallaj por me me ra short nej vella shqiptar me vra e kom veshtire.
    Ai e kishte te veshtire dhe kurr nuk e beri, por ate pikrisht nje vlla shqiptar e vrau pas shpine , shok i tij i luftes e idealit...e populli i shkret i kendon kenge ati vrasesi tradhtar.

  8. #186
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Del Hardall

    Ditë pazari n’pranverë. Kish pas que halla n’pazar me shitë rasat. Rasati i laknave i përnganë rasatit t’hardallit. e p’e shet ma lirë se shioqet n’ven t’rasatit t’laknave.
    Shkojnë katunarët me ble rasat. Kur e panë qi a ma lirë, tanë po blejnë tu halla. Kur u largojshin, thojshin:
    -E mashtruem hallën, ja murëm lirë rasatin.
    -Hajt, biro, - thojke halla me veti – se u del hardall.
    Edhe përnimen, kur bini rasati, duel hardall, e katunarët e panë qi s’e kishin mashtru hallën, po halla ata.

  9. #187
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kur po më kujtohet daja...

    E kish pasë njani dajën e keq. Kish pas thanë:
    -Kur po e kujtoj dajën, edhe nëna po m’ërzitet.

  10. #188
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Paj efa ish kanë vetë !

    Çohen dy gra t’mahallës, me dalë me marrë ujë nadje te bunari. Njana gru i thotë shoqes:
    -A mun u çuet ?
    -Po, jemi çue, - tha gruaja e parë – po m’ka cokatë dikush n’derë sonte e jam trishtua se s’e kam pasë burrin n’shpi.
    -Pse se thirre efën ?
    -Paj efa ish kanë vetë !

  11. #189
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Koshat qenkan të shprazët

    Ishin kanë shku tre katër vetë tu njani n’i katun. I zoti i shpisë s’ish kanë aty. Kur hin musafit n’kullë, ungjën n’odë, pa ardhë i zoti i shpisë. P’e kqyrë njani n’odë ni tallë të virrun me nan kollomoqa. Po u thot shokëve:
    -A ka bereqet n’qat tallë qi i ka nan kollomoqa ?
    Ni plak, qi ish kanë me ta, e qeli prozorën e odës e pi kqyr koshat jashtë n’oborr. At’ëher u kthye kah shokët e tha:
    -Jo nuk ka bereqet n’at tallë, ani pse ish me nan kollomoqa, se koshat e kollomoqit n’oborr tek janë t’shprazët.

  12. #190
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Për punë të mija jam vetë

    Ish kanë ardhë ni pashë n’Nish.
    edhe hallku tu’e livdu: “Asht ardhë ni pashë i mirë, ish ardhë ni pashë i mirë”. Ni katunar i tha njanit: “N’koftë pashë, ashtë për punë t’veta. Për punë t’mija jam vet”.
    Qillon n’at hallk ku foli ky ni mynafik dhe shkon e i kallxon pashës: “Kështu e kështu ka folë filan njeri për ty”. Pasha qonë zaptin e marrin. Ja qojnë n’zyre pashës. E veti ky:
    -A ki folë ti kështu: “n’koftë pashë ashtë për punë t’veta” ?
    -Po, - i thot katunari – i kam thanë.
    -Pse ki thanë ?
    - E kam oborrin e lig dhe e kamë arën qi e punoj dy sahat larg pej shpije, e unë shkoj me punu atje. Gratë ma binë bukën vetëm, në vaktë të drekës edhe s’guxon kush me ja lëshu sytë, pej meje, qi jam pashë për punë t’mija, se për ty, qi je pashë n’Nishë, n’dhet vena m’ja marrin ftyrën grave edhe oborrin ma kishin thy.
    Pasha e fali se e pa qi e kish drejt.

  13. #191
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ma mirë ta dredhi pushkën kah bunari

    Ishin kan pas mledhë katër a pesë burra e ishn kanë tu u gjue me mesele. Bajagi i kishin egërsue fjelët. Njani pej tyne pe sheh qi nuk i kanë punët mirë, se po gjuhen koxha p’ër’ime. Po do me ja nalë fjalët. Jau qiti qit mesele:
    -Burra, - tha – falmëni pak se po jau kallxoi ni mesele:
    “Ish kanë njani i Prekorupës. E kish pas ble ni pushkë t’re në vakt t’mretit. E bleu pushkën e po don me provu a dhezë a nuk dhezë, e po don me qitë ni here me ta. E mushi pushkën e nreqi n’faqe e po don me qitë. E kthej pej Ali Metve të Gjurgjevikut. Dikur i ra n’men e po i thot veti:
    -S’po guxoj knej me qit se janë Ali Met’ e Gjurgjevikut e tutna jau shoh sherrin. E kthej pushkën n’tjetrën anë, pej Kijeve. Prap u kujtue e tha:
    -Jo, edhe knej s’guxoi se jan Shaba’ Kajtazt e Kijevës.
    E dredhi pushën n’anën e tretë, pej Arllati. Prap po i thot veti:
    -Edhe knej, besa, nuk guxoj, se janë Bujupt e Arllatit.
    E dredhi n’anën e katërt, kah Drenica. U kujtu prap e tha me vedi:
    -Edhe knej s’guxoj se n’Drenicë a Xhamajl Obrija.
    At’herë e kish pas’i bunar për skejt e, për m’e provue pushkën, tha:
    -Ma mirë p’e dredhi n’bunar, se qitu nuk m’del kurrfarë sherri. –dhe e shprazi pushkën.”
    Edhe ju burra, bajani si aj motit e mos u gjuni me fjalë t’rrepta se, fjalën nuk duhet me qitë qi e vret kan, ma mirë maje e mos e fol se, as burrat nuk ta lanë fjalën.

  14. #192
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Kto tregime jan te mbledhura nga Anton qeta proz popullore nga drenica

  15. #193
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005
    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    Kto tregime jan te mbledhura nga Anton qeta proz popullore nga drenica
    Unë jam i vetëdijshëm se vet nuk jam “meselegji” ! Por, s’pari z. Anton Çetën e kam njohur fortë mirë. Edhe z. profesor meseletë nuk i ka vepra të vetat, por i ka të mbledhura nga populli. Bile shtatë mesele që shkruhen në ato dy vëllime të tija janë pikërisht vepër e babagjyshit t’im Raxhë Hysenit më të cilin jam krenar dhe krenohet i tërë populli shqiptar kudo që ka dëgjuar dhe ka lexuar për te. Njëkohësisht ka edhe autor tjerë që shkruajnë për te, për prindërit e tij dhe pasardhësit e tij. Përveç Anton Çetës për Rexhë Hysenin , paraardhësit e tij dhe pasardhësit e tij mund të lexoni: Haxhi Ajetin, Xhemajl Bajramin e shumë autor tjerë deri sa në vitet 1830- 1850 kanë shkruar edhe disa autor bashkëkohanikët nga Beogradi siç ka qenë Josifoviq etj. Lexo: Savremenici o Kosovu i Metihiji 1850 -1912.
    I lumi ai popull qe nuk e harron të kaluarën. I mjerë ai qe e harron ! Krejt bota kënaqet me tregimet e vëllazërive Grim ! Po pse shqiptarët nuk mburrën me veprat e një njeriu shumë të mençur dhe punëtor i pa lodhur siç ka qenë Profesor Anton Çeta ?

  16. #194
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    A s’dite mu lutë, a s’more vesh ?

    Ish kanë nisë njani me shkue tu ni mik me kali. Del pej shpije me kalë për dore e shkon kamë koxha larg. Dikur mrrin tu ni ujë e don m’i hip kalit me kapërcye ujin. Çepon n’zingji, kapet për shalë e thotë:
    - Nimom, o Zot!
    Kur bani me hip n’kali, merr hezë t’madh e bije n’at anë. Aty qilloj ni guri e ky i ngrati u sakatue n’at guri. Dikur u que kadal e po thot:
    - Aman more Zot, a thue unë nuk dita me t’u lutë, apo Ti nuk e more vesh !

  17. #195
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Motërzim

    Kur isha i ri, në fshatin që unë jetoja, ka qenë një serb me emrin Racë Funuku nga fshati Zhakovë. Raca ishte i shtyre në moshë dhe shëtitej nëpër fshatra me një kali. Ne si fëmijë ishim tubuar rreth tij dhe e ngacmonim.
    Raca tentoi të hip ne kali duke jo lutur Zotit në gjuhen e vet “bozhe pomozi” (ndihmo Zot!). Tentoi tri herë e nuk mund të hip ne kali. Andaj u kthye dhe tha:
    - Do ta provoj lutjen e turqve: “bismilahe”! I dha aq fortë sa qe u rrëzua në anën tjetër të kalit, atëherë tha:
    - Ju luta Zotit t’em e nuk mujta m’i hip kalit. Kurse ky i turqve ish ma i fortë e gati e theva qafen.
    Atëherë u afrua një guri i lartë, hipi mbi guri dhe hipi në kali.

  18. #196
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Babë deshu !

    Një djalë ishte rritë dhe ba për martesë. Kërkon nga baba qe ta martoi. Kërko ni herë e kërko dy herë, ashtu zgjati dy vjet. Ni ditë djali po i thotë babës:
    - Babë hajde në odë se kam me të kallxu diçka !
    Baba i thotë:
    - E di bre birë, po herët ashtë !
    Djali: nuk e kam për martesë po për diçka tjetër. E mashtron babën e shtinë në odë, e mshelë derën me ngujore e i thotë babës:
    - Deshu babë !
    Baba: Çka donë bir !
    - Deshu! Se sonte ja kam me të hypë ty, ja kam mi hypë grues teme.
    Baba e merr krroqen e ja gjanë gruan.

  19. #197
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    "Kur pranvera vonohet !"

    Ish kanë në za një shtepi në anë të Podgurit, pasanike(tokë shumë, male e kullosa, lopë dhenë e dhi sa të dush) me shumë mashkuj e besa kullen e permenun dhe oden aty gjithmonë të hapur për miq dhe udhëtarë që lypnin konak aty!
    Po shpijat e mëdha e kanë edhe ndonjë behane sic thonë, e kjo mashkujve ua vononte martesat, sic ia kishte vonue edhe Miranit, i cili i kishte mbushur të katërdhjetat dhe hala i pa martuem dhe as nuse të zanun! Mirani dallohej nga becaret e tjerë burra me mustaqe vesh me vesh e besa me thinja neper flokë se mramjeve, kur kishte a skishte musafirë, shtrehej afer oxhakut dhe here mas here rrotullohej dhe xhemenonte ou e iu sikur ta kishin kapur shtatë palë derxhë! Shumë vjet kishte ba kështu Mirani, po nuk ia kishte pas nu kush menen dhe as i Zoti i shpisë se kishte t´vet njëherë se cke more mashkull që xhemon e na tranon keshtu
    Kështu deri një natë kur një miku të shpisë i kishte pas ra në sy Mirani dhe xhamët e tij aty afer oxhaku! Miku i shpisë po e t´vet të Zotin e shpisë:
    -Cka ka ky mashkull u juv që gjemon kështu, cfarë zori ka?!
    -E ka zanat kështu!- ia ktheu i Zoti i shpisë.
    -A asht i martuem?- po e t´vet miku apet t´zotin e shpisë.
    - Jo, as nuse nuk i kemi nxanë, nuk i ka ardhë kismeti!
    - Martojeni more mashkullin e mos t´ckrryhet nepër Odë kështu!- këshilloi miku.
    I Zoti i shpisë, të nesermen, coi disa palë mësitë, nuse për me lypë, për mashkullin e shpisë, mustaqet vesh me vesh... Ia fejuen dhe e martuen me nje vajze tetëtmbëdhjetë vjece, e pashoqe, sic thonë!
    Por, Mirani, i sapo martuem, prapë nisi të shtrihej afer oxhaku dhe prapë vazhdonte të xhemonte ou e iu sikur ti kishte shtatë palë derxhë në trupin e tij
    I zoti i shpise, një natë, po i thotë Miranit:
    _Kallxo more burr cka asht puna e jote, xham ou e iu para martese, xham ou e iu mas martese! A nuk po t´pelqen nusja a cka ke?
    Jo, nusja e mirë boll po, kur kisha me cka ( para martese) nuk kisha cka, e tash, mas martese, kam cka po nuk kam me cka!- foli me gjysë zani, Mirani, qe e martuen mas te katerdhetave...! Dukuri e shpeshtë dhe shumë e gabuar - salihaj
    Tregoi DardanG. Unë e ia vena titullin, mu kujtua "Kur Pranvera vonohet".

  20. #198
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    salih..

    pergezime per meselet qe tregon.
    po i lexoj me kenaqsi e po u tregoj dhe miqve.

    profesor anton ceta nuk ka me u permend shum ne kosoven e sotme.
    arsyen qe ta dish po ta tregoj.
    profesori i nderuar ka pas nji vlla ne shqiperi.
    ishte mjek kardiolog i mir njohur si human e me mendime demokratike.
    regjimi enverist e futi ne burg pse kishte folur dicka per gjendjen e rende ekonomike te fshatareve. e denuam me 10 vjet burg neper famekeqet burgje te enverit.
    kete e dine shtabet enveriste ne kosove.
    e keto shtabe vendosin se cfar do permendet e cfar duhet harruar ne kosove.
    e meqe profesor antoni ka pasur nje vlla te denuar nga regjimi enverist do te thote se ai nuk do jete objekt lavderimi per propaganden radiotelevizive mediatike e mesimore ne kosoven e sotme te pamvarur por me nje enverizem te instaluar pothuajse totalish ne cdo qelize te shoqerise kosovare.



    ..

  21. #199
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Brari i mrekulluar

    Me ëndje lexova këtë tekst, për mua edhe një informatë më shumë. Prof. Anton Çetën e kam njohur personalisht si profesor, punëtor dhe aktivist i madh për ta ruajt thesarin e këtij populli martirë duke grumbulluar: Tregime, mesele, gjë e gjëza, fjalë të urta etj. Duke bërë këtë punë ka kryer një obligim të pa përshkruar që mos të harrohet kurrë e kaluara e këtij populli. Unë kam qenë, jam dhe do të jem një Salihaj, një qenie e “pa përmirësuar” si në regjimin monist, ashtu edhe tash në këtë plural edhe transitues (ku i vjen era matrapazllëk) po edh kjo kalon se koha e kërkon një gjë të tillë. Kur them këto fjalë, duhet nënkuptuar që edhe serbi, po ashtu edhe sot shqiptari (elita udhëheqëse) thotë se “Salihaj është i pa përmirësuar” !!! Këtë dua ta lidhi me tekstin t’uaj, sa i përket prof. Anton Çetës dhe vëllait të tij. Mua personalisht më intereson njeriu si qenie dhe kontributet e tija për atdheun dhe popullin shqiptar në rend të parë (vëllain ta falë Zoti, mikun e zgjedh vet). Nuk kam qenë as i “nxehtë” për Enverin, as i “vakt” për Titon. Edhe pse në prezencën e serbit e kam mbrojtur Enverin si simbol të popullit tim shqiptar, se fort mirë kam qenë i njoftuar për gjendjën në Shqipërinë e Enverit, se kam rreth shtatëdhjetë shtëpi të gjakut tim atje, nga vëllai, axha etj.
    Sa për ilustrim: Isha prezent në një vaksinim të qenve vitet e gjashtëdhjeta. Aty kishte shqiptar edhe serb. Një serb kishte qenin e vet i cili lehte në qenët tjerë. Ai serb ishte çetnik i madh dhe për të më provokuar që të më burgosin mua si shqiptar i pa përmirësuar dhe që isha për momentin prezent aty, (tani me vjen vështirë ta flas këtë fjali), po për hir të vërtetës po e shkruaj ashtu si i tha qenit të vet ai çetnik: “quti jebote Enver Hoxha !!!” qe dmth. (“Shuaj të q... Enver Hoxha !!!”) Unë pa një pa dy i thash po qenit të tij: “Quti jebote Aleksandar Rankoviq” !!! Që do të thotë: (“Shuaj të q... Aleksandar Rankoviqi”). Shpëtove pa kurrfarë sanksioni, vetëm e vetëm se gjithmonë shpirtin tim e kam pasur dhe e kam në dhëmbët e mi, për tjetrin as qe ja kam vu veshin.
    Sa i përket prof. Anton Çetës dua ti them ca fjalë.
    Pasi që, si te ne ashtu edhe në Shqipëri, po që se paraqitët një person autoritativ në vendet provinciale, gjithmonë ka qenë dhe është zakon që të ju ngjitën pas sahan lëpirësit e çdo kohe dhe çdo regjimi. Ashtu edhe Anton Çetës gjatë aksionit të pajtimit të gjaqeve ju kishin “qepë” sahan lëpirësit, që më parë kishin qenë po të njëjtë duke shkuar pas autoritetarve paraprak serb, apo shqiptar të Rankoviqit.
    Në një takim të rastit profesorit i thash:
    -Profesor ! Si po e ndien vetën kur po pajton gjaqe, kur mua me vjen vështirë ta prej një pulë e jo ta vras një njeri ? Aty mendoja se askush, askënd nuk e vret pa ja bërë mushkri e zemër “blozhdë” .
    Profesori mu përgjigj dhe me tha:
    -A ke lexuar librin e Matia Gubecit ? Ashtu siç ja kanë vendosë saçin e skuqur ne kokë gjatë dënimit të tij, po ashtu me vjen turp të pajtoi gjaqe, sikur të kisha saçin e skuqur të Matija Gubecit në kokë. Mirëpo, ky është obligim kombëtar dhe koha e kërkon një aksion të tillë për pajtimin e gjaqeve. Kur nëntëdhjetë për qind të vrasjeve bëhen pikërisht për amoralitet. Ajo edhe ma shumë ma vështirëson aktivitetin tim.

  22. #200
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Salihaj i viteve të gjashtëdhjeta dhe ai i viteve të dymijedhjeta...

    Ashtu siç kam shkruar në përgjigjen e Brar-it, kur në vitet e gjashtëdhjeta kam përdorur atë term një çikë vulgar isha 24 vjeç. Në vitet e tetëdhjeta e më tutje nuk e kisha përdorë termin me fjal të tilla vulgare. Mirëpo, “koha e bënë të vetën”.
    Mirë me kujtohet koha kur Jugosllavia i ftohi marrëdhëniet me Rusinë. Deri në ato ditë në klasat e shkollës kanë qenë të varura fotografitë e Titos, Stalinit dhe Rankoviqit. Në ato vite, rreth 1948/50, babai im ishte mësues në fshatin Rakosh. Urdhëruan qe të hiqen fotografitë e Stalinit. Baba im duke kuptuar lojërat politike të asaj kohe, foton e Stalinit e futë në kasafortë të tavolinës së vetë.
    Vjen inspektori i UDB-ës dhe shikon se nuk qëndron fotoja e Stalinit e varur ne mur. Pas dere vëren nevojën e fëmijëve qe e kishin marrë për të analizuar prezencën e infektimit me difteri . Inspektori pyet mësuesin (babin tim):
    Shoku mësues, çfarë janë ato kutia të shkrepëseve pas dere ?
    -Mësuesi përgjigjet:
    -Nevoja e nxënësve për analiza.
    Inspektori:
    -Pse nuk i ke mbështjellë me letër ato ?
    Mësuesi:
    -Nuk kemi letër për ti mbështjellë.
    Inspektori:
    -Ku është fotoja e Stalinit?
    Mësuesi:
    -Ja këtu në “fiokë”.
    Inspektori:
    -Atëherë pse nuk i mbështjellë me foton e tij ?
    Mësuesi:
    -Shoku inspektor! Nëse urdhëroni ta djegë foton do ta djegë, nëse urdhëroni ta grisi do ta grisi, por jo edhe të mbështjelli fëlliqësirë më fytyrën e një burrë shteti qe deri dje i kemi duartrokitur, etika ime personale dhe ajo familjare nuk ma lejon një gjë të tillë, jo për këtë person por për asnjë njeri të gjallë.
    Inspektori shkon në selinë e UDB-së dhe ja dërgon letrën për të mbështjellë materialin e cekur më parë.
    Me këtë desha të tregoj se, njeriu me dinjitet të lartë e lufton kundërshtarin me mjete që janë adekuate për luftim e sidomos me punë. Ndërsa njerëzit e dobët përdorin fyerje, sharje, dhe maskarallëqe tjera.
    Këtë shkrim po e përmbylli me një thënie të një kushëriri të afërt qe dikur ka qenë ministër i pasurisë së Zogut kur thotë: “nxjerr një kashtë, dalin gjashtë”! Historia e shqiptarit nuk ka fund.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •