Close
Faqja 46 prej 54 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 540
  1. #451
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Rrace e felliqte e tradhetareve te kombit shqipetare . Prejardhja e juaj eshte shqipetare jo biologjike

    Ju rrace e poshtert e tradhetareve edhe shume patriot ne mergim i keni likfiduare ne bashkepunim me UDB jugosllave Tradhetia e juaj dhe ndjekja e shqipetareve ka filluare qe nga vitet 1981,me ate LPK

    Ju rrace e poshtert e tradhetareve nuk e vrate nje shka ,pore e sakatuate shqiptarizmin.

    Felliqesirat ,tradhetaret e kombit ,terroristat e kombit ,jepni hapesire serbise qe mbas nje kohe te ju akuzoje edhe masakrat qe jane bere ne Kosove,te ju nveshen juve.

    Ne Kosove mbas lufte dhe ne lufte jane vra nje numer i madhe i shqipetareve civil dhe ushtarak nga vete shqipetaret tradhetare.Ndoshta ju tradhetaret felliqesirat keni bere edhe masakra ndaj popullit shqipetare dhe keni shfrytezuare rastin e luftes .

    Ne Maqedoni , ne luften e vitit 2001 nje numer shume i vogel i shqipetareve jane vra ne lufte ,kurse mbas lufte jane vra mby 500 shqipetare duke i lare hesapet e juaja te tradhetareve dhe felliqesirave duke e shfrytezuare luften e popullit per interesat e jauaja.

    I mjerre populli shqipeare se me mijera vjete keni prodhuare vetem tradheti ndaj popullit.


    Rrofte Amerika ,dhe ushtaret e sinqerte te popullit ,se te kishte mbetur per ju ,i gjithe populli shqipetare do te ishte masakruare,dhe likfiduare .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 27-11-2011 më 23:52

  2. #452

    Nazim Bllaca 2 - përgojon figurat tona më të larta!

    Intervistë ekskluzive me Nazim Bllacën


    Drejtësia në Kosovë interviston Nazim Bllacën, ish pjesëtar i SHIK-ut.


    Këtë të diele ( 27.11.2011) në ora 21:00, Drejtësia në Kosovë transmetoi intervistën ekskluzive me Nazim Bllacën.

    emisioni zgjat 50 minuta

    Dy vite pas daljes së parë publike ku ka dëshmuar për vrasje dhe krime të tjera të pasluftës, Bllaca i ka rrëfyer gazetarit Kastriot Jahaj për krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë.

    Cila është periudha e errët e luftës, për të cilën Bllaca pretendon se nuk është folur asnjëherë?

    Sa persona i ka arrestuar ai gjatë vitit 1998 dhe a dihet gjë për fatin e tyre?

    A është Bllaca dëshmitarë në hetimin e trafikimit të organeve në rastin e “Shtëpisë së Verdhë”?

    Pse Bllaca është bërë dëshmitar në rastin “Limaj” për krime të luftës që dyshohet të jenë kryer në burgun e Kleçkës?

    Si ndihet Nazim Bllaca dy vite pas daljes së parë publike ku ka dëshmuar për vrasje dhe krime të rënda të pasluftës?

    Si ndihet Nazim Bllaca pas shqiptimit të dënimit të parë për ish agjentin tjetër të SHIK-ut, Fahredin Gashin, Farukun?

    A është i kënaqur ai me dënimin prej 18 vite burgim që i është shqiptuar Faruk Gashit?

    Sa do të dënohet Bllaca për bashkëpjesëmarrje në vrasjen e Salih Gashit?

    Cilat janë provat e Nazim Bllacës që dëshmon se Azem Syla ka qenë udhëheqësi i tij në SHIK?

    burimi i origjinalit kliko këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 28-11-2011 më 09:54
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #453
    Ndiqeni intervistën e plotë


    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #454

    Ja dhe komentet e para te postimi origjinal

    jetoni - 27 Nën 2011 16:57 - pse pa zo bre a keni mundesi me rregullu naj qysh se nuk e komm pa ket intervis e shum po kam deshir me kqyr..flm per mirkupti.

    meriton - 27 Nën 2011 17:26 - bllaca osht deshmitar per te gjitha siq e cek edhe vet edhe bllaca ka deshmu drejtsi nuk duhet te denohet hiq . edhe pse bllaca ka marr pjes ne vrasjen e salih gashit

    Mentori - 27 Nën 2011 18:17 - Nazim bllaca ka fakte mos u mundoni me ba budall njerin e me ba budall popullin se ka fakte kush i vrau more gjithe ata njerz ne kosov mbas lufte kerkush tjeter pos keta qe bllaca po i permend Haram ju qoft buka e kosoves ju qe i keni perly durt me gjakun e shqiptarve ju mallkofshin femijet jetim qe ua keni len o ju njerz te Qeveris nuk i kan vra keta njerz katundaret e kosoves po njerzit me funksione njerzit qe sot jan ne parlament ka ZOT o njerz te pa ftyr qe per me arrit pasuri tjerve ua keni nxi jeten qe nuk e shohin driteen me sy kurr per jete

    misnii - 27 Nën 2011 19:01 - te lumt kaskriot, intervist me ven edhe demaskim me ven i atyre eq lan femije pa bab e gra pa baurra , i vrane burrat me te mire te kosoves, vetem e vetem qe ishin konkurent politik apo thjesht te nje mendimi tjeter ,

    Melosi - 27 Nën 2011 19:40 - Nisem nga mendimi Im Personal,Per mendimin tim Ky njeri di shume me plote Vetdije se askush nuk mund te vishet pas dikujt e ta Njollose pa pas Njollen,Ne qofte se keta Individ qe i Permend Bllaca kane shfrytezu Tmerrin e Serbis mbi Popullaten e pa Mbrojtur e keta me nje Pushke ne dore kan Gjyku me teket e Tyre e Populli duke Ik posht e larte nga Horrdhite Serbosllave dhe kane vepru ne emer te Keti Populli dhe ju kane Kundervy Individeve vetem per qellime te Caktuara,dhe kane shfrytezu Emblemen e shenjte me 3 shkronja UCK dhe jane thirre ne eme te Saj sidomos Fatmir Lima qe citojke >>Edhe nje mije jete ti Kisha e Kili Mili

    Prishtina - 27 Nën 2011 20:27 - O zot sa i dobt ky gazetar O ZOT......ma i kulturum Nazimi se ky.

    ujku - 27 Nën 2011 20:49 - ksaj pune i thojn jo buka po kulaqi e dhe ti koke ne loj me ta mos ki dert eulexi tha ma ka fal vallhi nuk ta ka fal veq edhe ti me ta ki mu taku te veni seedhe ti epaske venin se qasi je moski dert hiq se suduft mi ba kto sene ne qoft se ike ba kto sene po ti ka kajt paret e parja osht kurv e tash te del hajdar edhe ty se te kish ba thaqi naj drejtor keku stu kish ni zani hiq si atyne tjerve.

    driton - 27 Nën 2011 21:10 - mka trondit njeri more ej.kto duhet me rujt populli vet jo eulexi ky asht hero per menimin tem qysh e niva tash tu fol.qeky njeri nese asht me te meta psikike at`her nuk ka njeri te shnosh ktu.

    what a justice - 27 Nën 2011 21:33 - in bllaca we trust.gazetari dot merr shperblim nga grupi kriminelve te akuzuar per tentim hutimin e bllaces

    Iliri - 27 Nën 2011 21:54 - Kastriot, ne nje moment nuk e kuptova rolin tend, se a je gazetar, apo gjykates i ndonje sistemi diktatorial.Te lutem e shikon veten ne minuten e 40, sekonda 30 ne menyr qe ta permiresosh kualitetin e nje gazetari.

    realiteti - 27 Nën 2011 21:59 - shum i fort udheheqsii e ky far bllaca shihet se i din do pune mirpo edhe osht ka i zmadhon .po edhe ky ka me pagu gjakun e derdhun

    lumi - 27 Nën 2011 22:05 - ata njerz te ccilet vran natan dhe qajn diten.ose ata njerz qe vran diten dhe kan festue naten. haram ju koft buka e kosoves. zoti i marroft dhe kur familjet etyre mos u gzofshin dhe ne shtepit etyre kurr mshkull mos u shtofshin.te gjith ata pisa qe ne vlla te vetin ngrehen gishtin qofshin perhere tradhtar te atdheut.dhe duhet te shpallen tradhtar.e sa i perket nazmi bllaces ky zotnija din shum sene por i vjen koha te gjithve.

    URANI - 27 Nën 2011 22:41 - Per mendimin tim ky njeri eshte shum ne rregul,ky po tregon te drejten,Siq thote nje fjale popullore ky po thote qe Ujku e tjeterkush po thot jo qy ferkemimi.

    drilon - 28 Nën 2011 00:26 - ee bre po popull budall si na ska kurka,ashiqare po shihen senet edhe opet se opet e votojn pdk,mendoni pak per thmit e juve e te ardhmen e tyne se kjo parti kurka ska me ju qu veq keq e ma keq

    haki - 28 Nën 2011 01:48 - o mentor pom vjen keq qe je hi ne rangun e nazmi bllaces se mos me kan qita njerz qe poj permen ky njeri ti ishe hale jasht shtetit te kosoves po mjer kosova per ksi njerzesh se kta jan njerz te pagum prej serrbije

    Lipjanasi - 28 Nën 2011 02:34 - une per her të parë ekam ndegju zotin Bllaca duke dhan ni intervist po sa kuptova se ky njeri sasht i qmendur edhe ma merr mendja se ky njeri din shum gjera qe kan ndodh ne uqk,tjeter asht qe dikujt nuk i pelqen kjo qka ban zoti Bllaca sepse njerzit deshirojn qe mos ti humbin fotelet eveta se une personalisht ekam njoft Sali Gashin qe ekan ekzekutu nprani te familjes aj njeri ka qen dor e djatht e toshiqit aj edhe 2 vllaznit eti eju edini se kush ka qen toshiqi.

    xili - 28 Nën 2011 03:24 - O ky i meriton 300 vjete burg

    djellza - 28 Nën 2011 04:30 - Ky esht krymineli ma i madhi ne KS ket njeri duhet me e burgos me burg te prjetshem se keti paret i kan pelqy me i mar e tesh don me i fyt krejt luftetart e liris ne keto rast po ky edht kryminel e tradhtar i kosoves

    ferizajasi - 28 Nën 2011 04:51 - te lumte bllaca ne qofte se jan te verteta,per derisa nuk punojm sikur bllaca nuk mund te kemi shtet te sinqert,se shume nena gra femije vuajn edhe sot e nuk e dijne a jane te gjallapo te vdekur femijet burrat api babat e tyre, vetem vazhdo me fjalen zingjire qe kenicekur ne intervist

    Idajeti - 28 Nën 2011 04:59 - Oky Bllaca aeshte i musher more deri ne fyt pse ekan lon anash esmundet me inda ato harame qe spo indan bashk me ata tjeret bashk por ne nji rast ka te drejt se dikushi sa kan askushi ne luft emasandej merr pjes ne keto harame indajn hajnat bashk eky mos me mund me marr iq pjese

    FISI - 28 Nën 2011 05:05 - Kastrijot po me vjen keq qe po shprehem keshtu; ne kte intervist ti je vetem nje MARIJONET e PDK,nuk bahet keshtu intervista.Ket inervist eshte dasht ta bejn njerz nga shoqrija civile e jo njerz te pushtetit KRIMINAL;KEQ;KEQ KEQ...

    pranvera - 28 Nën 2011 05:09 - Vrejtje per gazetarin. Askund ne litereaturen e gazetarise nuk shkruan se te intervistuarit mund t'i drejtohemi me "ti". Kastrioti po duket shume keq kur i drejtohet me ti si dhe gjate intervistes po e paragjykon Bllacen. Bllaca po shpreht me mire se kastrioti. Vaj halli per gazetaret tane qe te turprojne
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #455
    Ne krim nuk ka figura te uleta apo te larta. Nese dikujt i provohet fajesia atehere ai quhet kriminel dhe duhet te marre denimin sipas ligjit.

    Shqiptaret kudo qe jetojne e kane te nevojshme distancimin nga krimet dhe nga krimineli, sepse perndryshe ai krim i padenuar do ti behet zinxhir skllaverues dhe pengues i krijimit te nje shoqerie te lire.

  6. #456
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Ky gazetar ka meritu burgim ne kete interviste .

    A i lejohet gazetarit te thote " a ma mire mi pas mar 1 milion euro , a keshtu si ke mbet" .
    Po ky ben ksi pyetje mbasi ka Hashimin dhe kejt SHIK-un mbrapa.

    Turp

  7. #457
    Bllaca dhe koha e ti..............

    E kame percjellure at ne rtk....

    Po sa eshte i sinqerte nje njeri siq eshte bllaca ,dhe flet per te berat e uqk,,dhe thuajse ish kolegve te ti..

    Rasti bllaca duhet analiz te thell kushe ishte familja e bllaces qe nga viete e45 e kendej,kush ishte bllaca ne kohen emilloshit,,kush ishte bllaca ne kohen e uqk,se

    Fjalet e ti ishin gjat debatit.... ishim vetem tre pjestar te ribarit te madhe ,njeri eshte i vrar deshmore,kures ky dhe nje tjeter ishin gjall,,kushe i mori kusheriret e ti dhe etj...
    Kur ne jemi shqiptare qe nga veriu ashtu e deri ne juge ,,ne jemi sot deshmitare te gjdo gjej qe sot ndodhe edhe para lufte ,,tregone nje raste te vetem te thjeshet per gjdo gje nese ju ka ndodhure nje vjedhje ose te ngjajshme kushe ju ka vjedhure ,,pa e pasure te afermin hajen as hajni nuk vjen ne shtepi se nuk e din kushe je qka je dhe ku je ...gjdo raste deri tani eshte dalure se pari te vjedhe i yti ti bjen hajnat pas andej te tjeret...

    Edhe rasti bllaca per te afermit e vete ka then dhe ju ka then edhe tjerve se keta jan shpiuna te milloshit dhe duhet me i zhduk dhe vete i ka zhduk kishe se une po bej pune te meqem per kosoven,,dhe tani qka del del dhe thot ,se une i kam marr po i kam dorzu,,po si more pis i more ata a vall veq se ju kishe inat apo per qfare dhe tani fajen e juaj mundohni te ja hidheni dikujet tjeter jo more pis milet...

    Po more bllac po te kishet deshure dikush me te zhduk po te kishin zhduk ty dhe familjen po keto jan kopalla te tujat bllac...
    Po more bllac pse nuk e jep ralitetin per sa kohe qendrove ne bograd qka u sdutiove dhe kushe te mbajti atje ,,,po ne kete raste tendin kan gishte edhe ish unmiku dhe eulexsi 100 per qinde..

    Po pse nuk e tregon mesimin e marrur nga serbija dhe e prune ketu ne kosve tradhtit e bogradit ti sot po i realizon me mire se vete shkinija....

    Po per mendimin tim eshte dhe kjo duhet te jete po nese ke inat ne nje njeri dil dhe vraje e mos e korit edhe luften nese ke luftuar,,edhe farefisin dhe gjakun e derdhur per kete toke qe 500 vjet...
    po tregoma nje raste sa serbe dulen dhe than se ikes shkav ja mori jeten kaq femive dhe grave shqipatrev ,deri ne at mas sa qe jan masakruar edhe grat shtat zena,femijet 4 muajeshe,,,as edhe nje te vetmin nuk e ke ...po shqipe folsat tradhtar si bllaca dhe iksi se e furi veten po po ka edhe tjer si keta tradhtar te kombit per interesa te vetat bejen gjithe qka mbi kete popull......bllaca eshte i shkolluar ne bograd tri vite.........

    Kosova tri here e ka fituar luften luften e par,,dhe te dyten tri vite ishte shqiperi po e humbi me kesi tradhtaresh sikur sot...qe po dlain bllaca e X edhe ka shume tjer si jan te meshefur,sikur ne rastin haradinaj tashti ne hage eshte turp per popllin si merret me keta tradhtar te kombit....se po ky bllaca ishte aj i cili ka ber gjdo gje te keq mbi kete tok me kontra band me toka te shkive tu ju shit shqiptarev ,,me vrasje ne katundin evete e shume e shume tjera e tashti pisi thot se jam i drejt oooooooo zot lere ne kolic per sa eshte kjo tok me frym njeriu dhe njerzimi...

  8. #458
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sergei Hrushov: Babai e deshi Shqipërinë më shumë se Enver Hoxha
    » Dërguar më: 28/11/2011 - 11:13





    Auron Tare

    Në këtë pjesë të dytë, prof. Hrushovi na tregon se si e mban mend vizitën e të atit në Shqipëri dhe përshtypjet si edhe ccfarë thoshte i ati për marrëdhëniet me Enver Hoxhën....
    A mund të na tregoni disa gjëra më shumë mbi Fjalimin Sekret të Kongresit të XX në 25 Shkurt të 1956. Të gjithë e njohim tashmë këtë fjalim që u mbajt sekret për një kohë. A mundet ju të na thoni diçka më shumë mbi këtë histori nëse mbani mend se çfarë ndodhi më pas?
    Unë nuk dija asgjë mbi tmerret e Stalinit. Isha rritur si gjithë të tjerët me propagandën e tij dhe kur dëgjova mbi fjalimin në Kongres isha i shokuar si të gjithë.
    Pra ju nuk kishit dëgjuar asgjë në shtëpinë tuaj mbi krimet e tij?
    Jo në kurrë nuk kishim dëgjuar ndonjë gjë të tillë. Duhet të dini se përgatitjet për këtë fjalim ku krimet e Stalinit u ekspozuan për herë të parë kanë qënë shumë të komplikuara. Babai im mendonte se ishte e pamundur që këto gjëra të mbaheshin të fshehta dhe të mos ju tregoheshin popullit sovjetik. Nuk mund të vazhdohej duke i mbajtur njerëzit në errësirë- thoshte ai. Duhej tu tregohej e vërteta. Por duhet të them se ai kishte një kundërshtim të ashpër nga stalinistët si Molotovi, Kaganovichi apo Voroshilovi. Në fund ata ranë dakort që ta lejonin Hrushovin për ta mbajtur fjalimin por me një kusht që ky fjalim të ishte sekret. Hrushovi nuk donte që ky fjalim të mbahej sekret por e pranoi këtë pakt duke thenë se ky fjalim do të ishte vetëm për Komitëtin Qëndror dhe Kongresin. Pastaj pas Kongresit në një mbledhje tjetër ai ju tha atyre – Po si mund ta mbajmë ne këtë fjalim të fshehur nga anëtarët e partisë sonë? Kështu ai insistoi që ky fjalim t’u lexohej 6 milion anëtareve të partisë dhe kur kundërshtarët pranuan ai vazhdoi duke thënë –A mundet ta mbajmë këtë fjalim të fshehur nga rinia jonë? Komsomoli? Rinia do të na zëvendësojë një ditë- kështu që ky fjalim u lexua edhe për 18 milion komsomolas. Në fund fare ai tha: “A e shikoni që kjo mënyrë e të vepruarit tonë është problematike. Duket sikur në nuk e besojmë qytetarin tonë sovjetik. Kështu që ky fjalim ju lexua të gjithë atyre që dëshironin ta dëgjonin. Në atë kohë ky dokument nëpërmjet Shërbimeve Sekrete ju ra në dorë amerikanëve. CIA dhe Allen Dulles vendosën që ta publikonin këtë fjalim në Neë York Times. Interesant është fakti që në atë kohë dukej sikur Allen Dulles Shefi i CIA-s dhe Hrushovi kishin të njëjtin qëllim: t’i zbulonin krimet e Stalinit botës mbarë. Ky fjalim nuk ishte sekret, të gjithë e dinin e kishin lexuar por egzistonte një problem i madh pasi konservatoret nuk donin ta besonin që Stalini i parë si një perëndi tashti akuzohej si kriminel. Për shumë njerëz ishte mjaft e vështirë që ta besonin këtë gjë. Ata më shumë ishin të gatshëm të besonin se ky fjalim nuk ishte i vërtetë. Për këta njerëz ishte sikur të shkonin në kshë dhe aty t’ju thuhej se Zoti nuk ekziston,zoti yt imi apo Allahu nuk ka rëndësi. Çfarë ndodhi me Hrushovin në këtë kohë? Nga njëra anë konservatorët e sulmonin për këtë fjalim nga ana tjetër liberalet i thonin se kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe ai nuk duhej të ndalonte këtu. Duhet më shumë e më shumë thonin ata. Më kujtohet se atëkohë e pyeta babain se përse nuk ndëshkoheshin këta njerëz që kishin kryer këto krime. Ai më thoshte se njerëzit e përfshirë në to ishin me mijëra dhe nëse do të donim t’i ndëshkonim më shumë gjak do të derdhej, prandaj më mirë ishte që ti ekspozonim këto krime dhe të tregonim të vërtetën. Nuk di të them nëse historia do ta gjykojë nëse ai kishte të drejtë apo gabim këtë çështje e kam shkruar edhe në librin tim. Ndoshta nga pikëpamja historike mund të mos thuhej asgjë ashtu siç bënë kinezët me Mao Ce Dunin. Mao Ce Duni ishte një kriminël më i tmerrshëm se Stalini por Kina akoma e ka portretin e Maos në Sheshin Tianmen. Portreti i tij është në monedhat e vendit. Por atje nuk e diskutojnë Maon si e diskutojnë në Rusi Stalinin. Rusët edhe sot e kësaj dite debatojnë mbi Stalinin. Stalini është i mirë Hrushovi i keq. Ka akoma grupe pro staliniste të cilat kërkojnë rikthimin e Stalinit si figurë e madhe në Rusi, ata kërkojnë rikthimin e diktaturës. Ekspozimi i krimeve të Stalinit ka qënë një prej pikave më kontraversive në historinë e Bashkimit Sovjetik siç mund ta dini. Ky debat krijoi edhe thyerjen më të madhe në botën komuniste në atë kohë pasi kishte mjaft udhëheqës stalinistë që kërkonin të qëndronin në pushtet pikërisht duke mbrojtur figurën e Stalinit.
    Kur ishit në universitet a dinit gjë mbi Shqipërinë apo kishit të njohur shqiptarë në shkolle?
    Në atë kohë nuk kam takuar asnjë shqiptar. Në universitet nuk kishim akoma studentë të huaj. Atje kam hyrë më 1952. Megjithatë unë dija shumë per Shqipërinë. Si një djalosh i ri kisha dëshirë të shikoja hartën se ku ishte përhapur influenca komuniste në botë dhe Shqipëria ishte pjesë e aleatëve tanë kështu që kam lexuar mbi të padyshim.
    A kishit dëgjuar në shtëpinë tuaj ndonjë detaj nga babai nëse ankohej apo fliste për problemet që i kishte hapur lideri shqiptar Enver Hoxha në atë kohë?
    Në fakt në fillim të marrëdhënieve me të, babai nuk ankohej për Hoxhën. Unë e mbaj mend mirë kur ata të dy u takuan në Krime kam edhe foto nga ai takim. Por papritmas filluan të gjitha këto probleme duke filluar që nga Mao Ce Duni. Kur Ma Ce Duni mësoi mbi reformat e babait ai e kuptoi se në Partinë e tij mund të dilnin Hrushovë të rinj. Për këtë arsye Mao ishte në dilemë se çfarë duhej të bënte pasi nëse do të mbështeste Hrushovin atëherë atë do ta zëvendësonin. Tamam ajo që ndodhi me partitë komuniste të tjera, si me Cervenkon në partinë bullgare apo edhe në Hungari megjithë kryengritjen që u bë atje po kështu edhe në Poloni megjithëse disa prej liderve të vjetër vdiqën. Vetëm dy parti rebele u përpoqën që ta mbanin këtë lloj lidershipi kinezët dhe shqiptarët. Ju mund ta dini që në Shqipëri pati një lëvizje shumë të fortë liberalizimi pro Hrushovit me Liri Belishovën anëtare e Byrosë Politike apo edhe me të tjerë.
    Mund t’u them se ajo është akoma gjallë dhe do ti vinte shumë mirë të dëgjonte fjalët tuaja...
    Vërtet? Gjithmonë kam menduar për të nëse ishte gjallë apo jo. Enver Hoxha këta njerëz i dërgoi në burg, i persekutoi dhe pastaj u hodh tek kinezët. Ata i thanë se ne do të jemi në anën e Stalinit. Sigurisht të mbështesje Stalinin duhej të mbështesje tiraninë mbi popullin tënd dhe kjo dihet tani popullit të tyre ata i sollën shumë vuajtje.
    Nuk e di nëse keni dijeni mbi librin e Enver Hoxhës “Hrushovianët”, ku ai interpreton këndvështrimet e veta në lidhje me periudhën e Hrushovit.
    Jo nuk kam dijeni por ma merr mendja se çfarë mund të shkruajë ai për Hrushovin.
    Hoxha shkruan se disa prej liderve pro salinistë në këtë kohë vdiqën duke nënkuptuar se edhe mund të jenë eliminuar. Po kështu ai shkruan se Konferenca e Tiranës, një konferencë shumë e rëndësishme ku për herë të parë pushteti i tij u vu në diskutim, ai shkruan se kjo konferencë u orkestrua nga Hrushovi dhe njerëzit e tij. Çfarë mendimi keni ju?
    Fatkeqësisht unë nuk di gjë mbi Konferencën e Tiranës por mund të them që nuk ka pasur asnjë direktivë për të eliminuar liderët politike të kohës. Lideri polak Berut pas Kongresit të XX ka vdekur nga gripi, lideri i Çekosllovakisë po kështu vdiq në këtë periudhë. Disa u zëvendësuan, disa ikën dhe disa u përpoqën që të mbijetonin siç ndodhi edhe me udhëheqjen çeke. Të tjerë u përpoqën të luanin lojën që ishte inspiruar në Bashkimin Sovjetik pasi e kuptuan se lëvizja liberale e frymëzuar dhe mbështetur nga Moska dhe liberalët që kërkonin të sillnin reforma demokratike si në Shqipëri apo vende të tjera do të triumfonte.
    Ndryshimi po ndodhte në Bashkimin Sovjetik dhe duhet të ndodhte edhe në vendet e tjera. Psh. nëse Hrushovi nuk do të ishte rrëzuar nga pushteti apo të ishte zëvendësuar nga mbështetësit e tij, atëherë nuk do të kishte pushtim të Çekosllovakisë pasi Dubceku ndoqi të njëjtat reforma ekonomike dhe politike të Hrushovit.
    Në kujtimet e babait tuaj flitet edhe për politikën e Stalinit ndaj vendeve ballkanike. A mund të na thoni ndonje gjë më shumë se çfarë mendonte ai për këto vende?
    Unë di jo më shumë se të tjerët në këtë pikë. Di që Stalini kishte plane të ndryshme mbi politikën e tij dhe kërkonte ti manipulonte vendet e Ballkanit në një Federatë Ballkanike të udhëhequr nga Dimitrovi i Bullgarisë. Di po kështu që ai donte që Shqipëria të bëhej pjesë e Federatës Jugosllave. Kur Tito tregoi se donte të ishte i pavarur ai e ndryshoi totalisht politikën e tij dhe vendosi që Shqipëria duhej të mbetej një vend besnik stalinist nga ku mund të luftohej Jugosllavia. Me sa di unë babai im nuk kishte plane të tilla. Ai mendonte se Bashkimi Sovjetik nuk duhej t’i manipulonte këto vende. Ato ishin vende të pavarura me qeveritë e tyre dhe ata duhej të kuptonin se nuk duhej të mbijetonin nga bajonetat sovjetike. Mbështetja nga bajonetat e huaja nuk është një ide e mirë për një shtet të pavarur. Mbijetesa e këtyre shteteve përfshirë edhe Shqipërinë duhej të vinte në mënyrë organike nga zhvillimi i tyre nga mbështetja e popullit të tyre dhe jo se mbështeteshin nga sovjetikët.
    Enver Hoxha shkruan se një prej akuzave ndaj Hrushovit ishte që Hrushovi nuk donte pavarësinë e Shqipërisë pasi i kishte këshilluar shqiptarëve që të mbillnin agrume në vend të bukes. Por kujtimet e Hrushovit mbi Shqipërinë kanë llogjikë në ato që ai thotë. Psh. në këto kujtime lexon se Hrushovi mendonte se Shqipëria duhej të kishte ushtrinë e saj të pavarur kombëtare dhe për këtë arsye ju dha shqiptarëve edhe nëndetëset e famshme që më vonë u kthyen në një pikë konflikti...
    Më pyetët shumë dhe më duhet të mos i harroj pyetjet. Unë nuk e di se çfarë këshillash i tha babai Enver Hoxhës, se çfarë duhej të mbillte ai në tokën shqiptare, por më duhet të them se jam dakort me ato që cituat ju, pasi ai mendonte kështu duke dashur që blloku lindor të operonte si një treg i përbashkët ekonomik. Jam dakort psh. që ndoshta ideja më e mirë ekonomike për Shqipërinë është të mbjellë portokalle dhe jo rrush ashtu siç bën Florida e cila mbjell dhe shet portokalle dhe jo grurë për të gjithë Amerikën. Me siguri që me këtë llogjikë Hrushovi ka rekomanduar që Shqipëria si vendi i vetëm në Lindje që mund të mbillte portokalle ti shiste ato bllokut lindor dhe të merrte në shkëmbim patatë apo grurë. Mendoj që kjo është një llogjikë e shëndoshë ekonomike në këto lloj bashkëpunimesh. Babai thoshte se një sistem ekonomik dhe politik i cili përmirëson jetën e qytëtarëve të vet është me i fortë se shpenzimet për ushtrinë pasi këto shpenzime na dobësojnë duke harxhuar burime të shumta ekonomike. Këtë gjë i ka thënë Valter Kulbrikut të Gjermanisë pasi u ngrit Muri i Berlinit. Të njëjtën gjë ju tha edhe shqiptarëve - nëse ju do të tregoni fqinjëve tuaj si Greqia apo Italia, që ekonomia jonë socialiste e decentralizuar është e sukseshme atëherë do të jeni një shembull i shkëlqyer. Këtë e ka përsëritur disa herë që nëse do të tregojmë arritjet tuaja ekonomike Indisë apo Egjipti për shembull nuk ka nevojë të dërgojmë libra propagande për të treguar se ne jemi më të mirët por shembulli juaj do të flasë vetë. Një pikë tjetër shumë e rëndësishme e politikave të Hrushovit ishte mbrojtja e vendit. Ai mendonte se ne nuk duhej të mbanin baza ushtarake në tokë të huaj. Në kundërshtim me politikën impërialiste amerikane ne duhet të tregojmë se jemi të ndryshëm nga imperialistët –thoshte ai. Ai i largoi trupat sovjetike nga Finlanda po kështu ai iu tha vendeve të Bllokut Lindor që të largoheshin trupat sovjetike nga territori i tyre si psh. Rumania, Hungaria dhe Polonia. Gomulka në Poloni u përgjigj se ai nuk donte që sovjetiket të largoheshin ndoshta edhe për arsye ekonomike, pasi duhet ta dini se sovjetikët paguanin shumë për bazat ushtarake. Më kujtohet që kur u fol për problemet në Shqipëri, e di që ai ju tha shqiptarëve: “Jo nuk duhet të dërgojmë trupat tona atje por do t’ju ndihmojmë për të krijuar një ushtri tuajën”.
    Dëshiroj t’ju lexoj një frazë nga kujtimet babait tuaj për Enver Hoxhën: “Një njeri me sjellje të vrazhdë dhe karakter brutal. Kur i thua diçka që nuk i pëlqen ai ndryshon fytyrën”. Mjaft interesant ky vëzhgim i Hrushovit pasi pikturat apo shkrimet në Shqipëri që portretizojnë Enver Hoxhën në debat me Hrushovin duket qartë se ato tregojnë se ishte Hrushovi ai që ndryshontë fytyrën sa herë që fliste Hoxha. A iu kujtohen ato kohë kur Shqipëria po shkëputej nga Bashkimi Sovjetik?
    Më kujtohet shumë mirë. Për babain tim ishte shumë e dhimbshme pasi ai me të vërtetë mendonte se po përpiqej për më të mirën e shqiptarëve. Të vazhdoje në rrugën e Stalinit do të thoshte që të shkoje kundër interesave të popullit tënd. Më kujtohet që në atë kohë ai u përpoq që ta bindë Mao Ce Dunin që ta ndiqte atë. Në bisedën e famshme pranë pishinës kur Mao u përpoq t’i thoshte babait që nuk duhet të kishte frike nga amerikanët, nuk duhet të kishte frikë nga bomba atomike pasi ata së bashku do luftonin si në vitet 20 apo 30. Edhe sikur të vriteshin miliona njerëz përsëri ata do ta fitonin luftën. Babai i shqetësuar për këtë këndvështrim të situatës i tha se një shoqëri e civilizuar nuk mund të lejojë që njerëzit e vet të masakrohen. Për të ishte shumë e dhimbshme që Hoxha dhe lidershipi shqiptar ju bashkuan kinezëve pasi kjo do të sillte një problem të madh ekonomik dhe politik për popullin shqiptar. Ai e dinte se Kina kishte probleme të mëdha ekonomike ndërkohe Bashkimi Sovjetik po njihte rritje.
    A e mbani mend vizitën e babait tuaj në shqipëri? Ka qenë vizita më e rëndësishme e një lideri të këtyre përmasave në Shqipëri...
    Po e mbaj mend shumë mirë. Është e vërtetë që ai ndenji mjaft gjatë atje por mendoj se ai ishte shumë kurioz për këtë vend. Dëshironte ta njihte me shumë Shqipërinë, të mësonte për kulturën jetën e njerëzve. Po kështu ai udhëtoi në Shqipëri edhe për arsye praktike. Për të krijuar bllokun e përbashkët ekonomik ai udhëtoi në të gjithë vendet komuniste për t’i kuptuar këto vende. Në fakt ai qëndronte nga dy javë në këto vende por jo vetëm në to. Dy javë qëndroi edhe në Amerikë apo Francë, Indonezi, etj.
    A mbani mend ndonjë detaj kur ai u kthye nga Shqipëria?
    Po sigurisht, i kishte pëlqyer klima e ngrohtë po kështu pritja e mrekullueshme e njerëzve. Ishte shumë pozitiv për Shqipërinë. Detaje nga udhëtimi nuk na tha ose mund të mos më kujtohen mua pas gjithë kësaj kohe që ka kaluar.
    Një pikë tjetër që dëshiroj t’iu pyes është nëse e keni lexuar apo nëse e njihni shkrimtarin e njohur shqiptar Kadare, i edukuar në Institutin Gorki. Romani i tij i njohur flet pikërisht për ndarjen e madhe midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik dhe një prej personazheve është edhe babai juaj. Në një farë mënyre të kuptueshme sigurisht ai fajëson palën sovjetike dhe babain tuaj për ndarjen me Shqipërinë. Çfarë do t’i thonit mbi këtë temë sipas këndvështrimit tuaj nëse do ta takonit këtë shkrimtar?
    Unë do të dëshiroja t’i thoja atij se nuk ishte Enver Hoxha që mbajti anën e shqiptarëve, por ishte Hrushovi ai që dëshironte t’i shpëtonte shqiptarët nga diktatura e Enver Hoxhës. Enver Hoxha donte të mbante në këmbë regjimin e tij personal ndërsa babai im dëshironte një jetë më të mirë për të gjithë kampin komunist sigurisht. përfshirë edhe shqiptarët. Për mua ishte një tragjedi ajo që i ndodhi Shqipërisë. Largimi nga politikat që kërkonte të sillte Hrushovi në Kampin Sovjetik. Duhet të kuptoni se pas vdekjes së Stalinit vendet e kampit sovjetik jetuan një jetë deri diku normale megjithë problemet e shumta që ato kishin. Ndërsa Shqipëria u kthye në një vend të izoluar nga bota dhe ju rikthye normalitetit vetëm në shekullin e 21. Me Enver Hoxhën Shqipëria humbi një gjysëm shekulli.
    Një pyetje tjetër që dëshiroj t’ju bëj ndoshta përkon me një kuriozitet të madh të shumë shqiptarëve që në atë kohë pyesnin se përse babai juaj u largua nga skena politike pa asnjë përpjekje për ta mbajtur pushtetin e tij edhe me forcë?
    Shikoni, Hrushovi kërkonte ta ndryshonte rrënjësisht shoqërinë sovjetike. Ai e ndryshoi shoqërinë sovjetike. Kur u largua nga pushteti ai thoshte – “nëse kam arritur vetëm një gjë gjatë kohës sime që shoqëria jonë të largojë njeriun e parë d.m.th atë vetë, nga pushteti vetëm me vota pa derdhur gjak atëherë jeta ime dhe përpjekjet e mia paska vlejtur”. Kështu ishte shpjegimi i tij për atë që ndodhi. Pasi i luftoi stalinistët dhe i largoi ata nga pushteti ai solli në pushtet njerëz që mbështesin politikat e tij. Këtu ai e kishte gabim pasi me largimin e tij ata i ndryshuan këto politika megjithatë ai thoshte se “unë nuk dua t’i luftoj ata, ata janë më të rinj unë jam 70 vjeç dhe e ardhmja është e tyre”. Në fakt në 1964 ai kishte thënë shpesh që në kongresin e ardhshëm, pasi të fillonte implementimi i reformave të tij do të jepte dorëheqjen nga posti. “Përse të luftoj me ta - thoshte ai - kur pas një viti do të jap dorëheqjen?”. Nëse ai do të rezistonte dhe krijonte probleme duhet ta kuptoni që këto probleme do të përfshinin shoqërinë sovjetike dhe ai nuk e donte këtë gjë. E kam pyetur shpesh babain për këtë pikë dhe ai më thoshte pikërisht këto fjalë. Është një shpjegim shumë i thjeshtë. “Si mund të luftoj kundër mendimeve të mia?” - thoshte ai? “Nuk jam diktator si Stalini i cili i eliminoi të gjithë ata që mund ta zëvendësonin. Unë dua të prezantoj një epokë të re në politikën sovjetike, largimin nga pushteti në mënyrë paqësore. Nëse dua ta bëj këtë atëherë duhet të jem i pari që e pranoj këtë logjikë” – më thoshte ai.
    A ishte i lumtuar ai në jetën e tij tashmë në pension larg angazhimeve politike apo i mungonte jeta aktive?
    Jo, në fakt vuajti shumë nga kufizimet që iu vunë megjithëse nuk kishte persekutim si në kohën e Stalinit. Largimi i tij nga politika për të ishte si një tren me shpejtësi të madhe i cili ndalon papritmas. Ai po prezantonte reformat e tij kur e rrëzuan. Por vuajtja më e madhe ishte kur njerëzit, të cilët shpresonte të kryenin reformat e tij filluan rikthimin mbrapsht në ekonominë e centralizuar, e cila sigurisht do të sillte kolapsin e Bashkimit Sovjetik dhe sistemit socialist. Ata ndaluan idenë e tij për zgjedhje të lira si dhe të gjitha reformat e tjera. Ishte shumë e dhimbshme për të kur i shikonte këto gjëra. Ti punon shumë për të arritur diçka dhe fëmijët tuaj vijnë dhe i hedhin të gjitha në plehra. Kthimi në sistemin e vjetër për të ishte rruga që do ta çonte vendin në shkatërrim dhe historia e provoi që ai kishte të drejtë në këtë gjykim.
    Siç mund ta dini ka një debat në qarqet politike perëndimore mbi rrëzimin e komunizmit. Për ju a ishte ky rrëzim një plan i përgatitur përpara nga Shërbimet Sovjetike me idenë e largimit nga pushteti ideologjik, por marrjes në kontroll të ekonomisë nga elita e mëparshme?
    Shikoni në perëndim ka akoma mënyra interesante për të bërë lojë fjalësh. P.sh., ne akoma e quajmë Kinën komuniste, megjithëse ajo është një sukses në ekonominë e tregut. Komunizmi ra për një arsye të thjeshtë, ideja thelbësore se njerëzit duhet të jenë të barabartë. Kjo është e pamundur pasi vetë natyra është e bazuar te konkurenca dhe ajo i ka bërë njerëzit jo të barabartë. Pra ideja komuniste shkon kundër natyrës dhe kjo nuk është vetëm te njerëzimi, por edhe te kafshët apo bimët. Pra komunizmi ka qenë i destinuar të dështonte që në fillim. Duhet ta dini se komunisti i parë ka qenë Jezu Krishti, i cili kërkonte që ta ndante pasurinë te të gjithë njerëzit prandaj edhe e kryqëzuan. Pastaj kemi Tomas Murin në kohën e Elizabetës së Parë në Britaninë e Madhe dhe pastaj Kompanelën. Të gjithë këta u përpoqën të krijonin teorinë komuniste, por që përfunduan në një shtet policor, pasi për ta zbatuar këtë teori për barazinë e njerëzve duhet të përdorësh forcën. Komunizmi ka dështuar në Bashkimin Sovjetik që në 1921, duke sjellë dështime të mëdha në ekonomi. Lenini tha se duhej të implementonin politika të reja ekonomike që lejonin konkurencën, por këto nuk u lejuan nga Stalini. Pas Leninit në Bashkimin Sovjetik kishte kapitalizëm shtetëror. Siç e shikoni ne këtu po flasim mbi komunizmin, jo si një ideologji, por po flasim më shumë për efektet e ekonomisë shtetërore. Ekonomia shtetërore e centralizuar nuk mund të jetë efektive në konkurrëncë me ekonominë e decentralizuar. Ekonomia e centralizuar mund të ketë sukses vetëm nëse ka një objekt në planet e saj si, fito luftën apo bëj industralizimin. Kur Hrushovi e kuptoi këtë si ide primare për reforma, në 1957 tha, se kjo shoqëri duhet të decentralizohet sa më shpejt për këtë arsye i dha më shumë fuqi provincave. Ishin 100 këshilla ekonomike në Bashkimin Sovjetik. Kështu që vendimet ia kaloi Sekretarëve të këtyre Këshillave ashtu siç bëri Ten Siao Pini më vonë. Imagjinoni nëse këto reforma në shoqërinë sovjetike do të kishin filluar në 1965 ndoshta sot Bashkimi Sovjetik do të ishte ekonomia më e sukseshme dhe më e fortë e botës. Mos harrojmë se CIA e parashikoi këtë gjë dhe ia prezantoi Presidentit Ajsenhauer duke i thënë, se në fund të shekullit 20 Bashkimi Sovjetik do ta trefishonte ekonominë në raport me Amerikën. Imagjinoni nëse kjo do të ndothte. Sot nuk do të kishim Poloninë që aplikon për të hyrë në Bashkimin Europian, por Francën dhe Gjermaninë që do të kërkonin të hynin në KNER. Nuk po bëj shaka, është serioze. Komunizmi ishte utopi, është utopi dhe do të jetë utopi. Në një shoqeri shumë të varfër që kemi diferenca të medha në pasuri, kjo shoqëri do të përpiqet gjithmonë që ta rishpërndajë këtë pasuri. Një shoqëri e sukseshme është ajo që ndërton një klasë të mesme të qëndrueshme, e cila nuk do t’i përkrahë idetë e rishpërndarjes së pasurisë, pasi kjo klasë jeton mirë. Ekonomia e centralizuar ishte e dështuar, sistemi sovjetik ishte i dështuar dhe mos bërja e reformave e sjell vendin në prag të revolucioneve. Shtetet e Bashkuara janë shumë të sukseshme pasi çdo shtet i saj bën reforma. Çfarë ndodhi me Rusinë? Ishin reformat e mëdha të Perandorit Aleksandër, i cili bëri të mundur një zhvillim të madh të ekonomisë ruse. Ai u vra dhe pasardhësit e tij, Aleksandri i III dhe Car Nikolla i ndaluan reformat, gjë që solli vendin në revolucionin e 1917. Në 1964 Brezhnjevi i ndaloi reformat e Hrushovit. Brezhnjevi filloi staniocionin pasi donte stabilitet ashtu si Aleksandi i III kishin të njëjtat ide, kërkonin qetësi. Aleksandri i III thoshte, ‘jam duke peshkuar, Europa le të pr’së’. Ja pra që askush nuk e priti dhe vendi shkoi në revolucion. Staniacioni i Brezhnjevit po kështu e solli vendin në revolucionin e 1991.
    Mendoni me të vërtetë se ishte një revolucion apo ndoshta ishte një revolucion planifikuar dhe i kontrolluar me qëllim që një klasë e komunistëve të rinj të vinte në pushtet?
    Nëse do të flasim në mënyrë teorike do të thoja se revolucioni i 1991 ishte një kundërevolucion, pasi vendi shkoi nga një sistem i ri, u rikthye në një sistem të vjetër. Jo, nuk mund ta sjellësh këtë revolucion si të planifikuar. Njerëzit ishin të lodhur, unë isha i lodhur. Ishim të lodhur, pasi menduam se nëse do të bënim atë që na u kërkua do të jetonim më mirë se amerikanët, më mirë se britanikët e kështu me radhë. Kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe zemërimin e masave askush nuk e ndalonte dot, nuk e ndaluan në perandorinë ruse, nuk e ndaluan dot në Bashkimin Sovjetik, nuk po e ndalojnë dot as tani në Egjipt apo në Lindjen e Mesme.
    Sigurisht që nuk e ndalon dot, por mund ta kontrollosh, apo jo. Sot në pushtet në Rusi kemi Putinit, i cili vjen nga Shërbimet Sekrete...
    Shikoni është shumë e ndryshme. Reformat janë kontroll. Nëse do të ndjekin rrugën e Hrushovit duke ndërmarrë reforma mund ta ndryshojnë këtë vend. Por ka një problem, nëse zemërimi i masave është i madh, atëherë ndryshon puna. Nëse e mbani mend ekonomistët i thanë Gorbaçovit që duhej 5 deri në 10 vjet për të ndryshuar situatën ekonomike në Bashkimin Sovjetik. Kishin të drejtë, por a mund të prisnin njerëzit 10 vjet për të ndryshuar sistemin? Në asnjë mënyrë, shikoni tani i kërkojnë Mubarakut të largohet menjëherë. Jervinski, nje ekonomist liberal, por jo shumë praktik, i cili u tha njerëzve, më duhen 500 ditë për të bërë reforma. Çfarë - e pyetën - një vit? Harroje! Dhe ai u largua nga skena. Në 1917 ishte Lenini, i cili u tha njerëzve, më ndiqni dhe unë do ndaloj luftën, ne e dimë se ai nuk e ndaloi dot luftën, do t’ju jap tokë u tha ai fshatarëve dhe për dy vjet do jetoni në komunizëm, në parajsë. Ishte e njëjta gjë me Jelcinin kur Gorbaçovi po rrëzohej në nëntor. Më ndiqni mua u tha ai njerëzve, për 10 muaj do ta ndryshoj gjendjen e Rusisë dhe per 2 vjet do jetoni më mirë se amerikanët. Po, i thanë, do të të ndjekim ty, por sigurisht që nuk bëri gjë. Jelcini bëri një gabim shumë të madh. Ai largoi nga puna një pjesë të madhe të burokracisë sovjetike, duke i quajtur drejtorë të kuq, por në fakt ai e la proletariatin pa asnjë menaxhim. Drejtorët e kuq, siç i quajti ai, ishin një klasë e sukseshme e sistemit sovjetik dhe kjo u provua kur ata u bënë më të sukseshëm në kapitalizëm. Pra Jelcini nuk bëri asnjë reformë që të kishte sukses. Më kujtohet kur babai erdhi në Amerikë, atë e ngacmuan duke i thënë; “Z.Hrushov a do të donit të jetonit në Amerike? Këtu do të ishit një menaxher i suskseshëm dhe do të ishit milioner duke drejtuar një kompani të madhe?” “Faleminderit, - i tha ai - po unë menaxhoj një vend shumë të madh që është Bashkimi Sovjetik’.
    Nëse do të donit të mesonit më shumë për Hrushovin në vendin tuaj mund t’i përktheni Kujtimet e tij dhe jam i sigurtë që edhe ai do ta dëshironte shumë këtë gjë. Duke ju falenderuar për këtë mundësi që na thatë për të diskutuar me ju një këndvështrim të ri mbi rolin historik të Hrushovit nëse keni dëshirë mund t’i transmetoni një mesazh shikuesve shqiptarë të cilët jam i bindur do të jenë shumë të interesuar për t’ju dëgjuar.
    Të dashur miq shqiptarë ju uroj fat dhe të gjitha të mirat. Dua t’ju them se babai im dëshironte më të mirën për ju dhe donte që vendi i juaj të ishte një fanar ndriçues. Merreni fatin tuaj në duart tuaja dhe mos i lejoni politikanët t’ju drejtojnë sipas interesave të tyre. E ardhmja duhet të jetë në duart tuaja.
    Marrë nga emisioni “Excluzive”

    gsh
    -

  9. #459
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Bllaca: Pas çdo vrasje, festonim

    Bllaca: Pas çdo vrasje, festonim (VIDEO)

    Intervistë ekskluzive me Nazim Bllacën, ish pjesëtar i SHIK-ut
    sh-agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca, ndihet më i qetë, tani pasi Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në bazë të dëshmive të tij, i shqiptoi 18 vjet burgim Fahredin Gashit, për një vrasje të kryer në qershor të vitit 1999.

    Në një intervistë ekskluzive për Emisionin Drejtësia në Kosovë, Bllaca thotë se tash dy vjet, që kur doli për herë të parë publikisht me akuzat, ka dëgjuar shumë fjalë se është njeri i çmendur, tradhtar, njeri i Serbisë etj. “Pas vendimit të gjykatës, njerëzit e kanë pa se unë nuk jam njeri i sëmurë psikikisht, di me lexu, mbaj mend qindra data”, shprehet ai, në intervistën e transmetuar të dielën, në RTK.

    Bllaca ka konfirmuar se është dëshmitar në rastin Kleçka. Por thotë se dëshmia e tij nuk është kundër Limajt. Porosit Azem Sylën dhe Hashim Thaçin që mos “t’ia gjuajnë krejt përgjegjësinë Limajt”, por të tregojnë se Shtabi i UÇK-së e ka themeluar burgun.

    Duke folur për rolin e tij gjatë luftës në vitin 1998, Bllaca ka shpalosur se ka marrë pjesë në arrestime. Thotë se së paku tre persona i ka dorëzuar në Blinajë, ku komandant ka qenë Shukri Buja, aktualisht kryetar i Lipjanit.

    Bllaca thotë se krejt dëshmitë i ka deponuar në Prokurori. Përsërit atë që e ka thënë edhe para dy vjetësh, se asnjë panel gjyqtarësh, nuk mund t’i hedh poshtë dëshmitë e tij. Kjo, sipas tij, u vërtetua me dënimin e Fahredin Gashit, i cili javën e kaluar mori 18 vjet burgim për vrasjen e Salih Gashit, nga fshati Vergofcë. Vrasja ishte kryer më 15 qershor 1999, disa ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s, dhe është cilësuar si krim lufte.

    Pas dëshmisë publike para gazetarëve, lidhur me këtë rast, më 30 nëntor 2009, Bllaca rikujtoi se ishte shoqëruar në polici, ku ishte intervistuar lidhur me vrasjen.
    I pyetur pse nuk është dënuar, Bllaca ka thënë se është e vërtetë se e ka pranuar se ka qenë pjesëmarrës në vrasje, por gjykata “e ka falur”.

    “Vrasjet të cilat i ka paraqitur Bllaca kanë qenë të pazbuluara dhe të hulumtuara për 10 vjet. Kanë qenë të harruara, të shuara, dhe ky person [flet për vete] arriti t’ua heqë pluhurin dhe t’i qesë në ditë. Më 25 gusht 2010 më kanë shpallur dëshmitar bashkëpunues për vrasjen e Sali Gashit, për veprën për të cilën minimum është dasht me i marrë 5 vjet burgim”.

    Ndërkohë, akuza ndaj tij, për vrasjen e Ibush Kllokoçit, thotë se është ndarë nga rasti i Fahredin Gashit, sepse më herët UNMIK-u dhe tani EULEX-i, i kanë cilësuar si krime lufte vetëm krimet që kanë ndodhur deri më 20 qershor 1999. Rastet e tjera hyjnë në krim të organizuar.

    Ai ka treguar se më 6 tetor 2011 është konfirmuar aktakuza kundër tij për vrasjen e Kllokoçit. Por konsideron se provat që i ka dorëzuar në Prokurori, prekin nenin 10 të Kodit Penal, i cili përcakton dënim deri në 5 vjet, kur “urdhrat merren nga lart”. Por nga kush i ka marrë urdhrat? “Nga Shpresim Uka, Shpresimi nga Azem Syla, kështu ka funksionu grupi kriminal”.

    Ai e mban mend shumë mirë kur para 10 vjetësh, derisa ishte duke punuar me kombajnë, kur e kanë “urdhëruar” të shkojë në Prishtinë, për të kryer vrasjen.
    I pyetur si ndihet kur i kujton vrasjet, Bllaca është përgjigjur: “Trishtohem”. “Nuk është lehtë me vra një njeri...I kam shkuar njeriut t’u hangër iftar, e kam vra”. Por është arsyetuar se “ajo kohë ka qenë me tjetër sistem mendor”.

    “Çdokush që ka qenë kundër PDK-së ka qenë tradhtar”. Pas vrasjes, thotë se kanë ba banket e kanë pirë.

    Kontaktin e parë me një prokuror të UNMIK-ut, Bllaca e ka pasur në vitin 2006. Pastaj, thotë se është detyruar largohet jashtë, “sepse ishin dhënë 100 000 € për vrasjen e tij”. Hysri Rama, me të cilin ka lidhje familjare, i ka thënë: “Nuk i ke punët mirë, duhet me u largu se plumbin e ke afër”.

    Ai thotë se nuk ka kërkuar para, por njerëz të PDK-së thotë se ia kanë ofruar 1 milion euro, që t’i heshtë krimet.

    Bllaca ka konfirmuar se është dëshmitar në rastin Kleçka, ku njëri nga të akuzuarit është edhe Fatmir Limaj. Ai thotë se mburret me këtë. Sepse po fillon zbardhja e një zinxhiri vrasjesh që kanë ndodhur gjatë luftës, më saktësisht në periudhën korrik – gusht 1998.

    Por thotë se dëshmia e tij nuk është kundër Limajt. “Burgun e Kleçkës nuk e ka formuar Fatmir Limaj. Si munden me u mbajt 100 persona në një burg e me ditë vetëm një person. Burgu i Kleçkës është formu në një mbledhje, në një shtab, me një procesverbal... UÇK-ja ka pasur kokën. Dihet kush është koka e shtabit, Azem Syla”.

    Por as kryeministri Thaçi, sipas tij, nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia, megjithëse ka qenë drejtor politik i UÇK-së. “Mos ja gjuani Limajt krejt. Dilni thoni, ne e kemi formuar burgun, në filan mbledhje”, shprehet Nazim Bllaca.
    Ai ka akuzuar për propagandë kundër tij edhe drejtues të lartë të institucioneve. Ka përmendur data kur për të kanë folur Jakap Krasniqi, Hashim Thaçi, Ramë Buja, Kamishi etj.

    Thotë se kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka akuzuar se është dëshmitar për Shtëpinë e Verdhë në Burrel. Por ish-arsimtari i Gjeografisë ka thënë se as nuk e di ku është Burreli.

    Më 1 dhjetor 2009, Thaçi përkrah shefit të atëhershëm të EULEX-it, Kermabon, ka deklaruar se nuk do të ketë përzierje politike në rastin Bllaca. Por dy muaj më vonë, Thaçi tha se rasti është i montuar, kujton Bllaca.

    I pyetur se cili ka qenë roli i tij në vitin 1998, Bllaca është përgjigjur: “Kam marrë pjesë në arrestime”. Ka shtuar se këta të arrestuar ia ka dorëzuar në Blinajë, komandës së Shukri Bujës. “Ata e dinë ku i kanë qu”. Tre persona, thotë se kurrë nuk i ka parë më.

    Mohon se me akuzat dëshiron ta dëmtojë PDK-në. “Nuk po e dëmtoj askënd. Veç po du me tërheq kontributin tim, të dhënë gabimisht”, shprehet ai.

    Të gjitha dëshmitë e dhëna në intervistën për Emisionin Drejtësia në Kosovë, Bllaca thotë se i ka deponuar edhe në Prokurori. Gjatë intervistës, ai ka përmendur shumë emra dhe ka bërë shumë akuza, por thotë se të gjitha qëndrojnë. Madje thotë se ka ende, por nuk dëshiron t’i dëmtojë hetimet. (jnk)

    Bllaca: Pas çdo vrasje, festonim, ky duhej te ishte titulli temes, kjo ashte tradita komuniste, me festu mbase cdo krimi! keshtu kan punu ideolet e Ibrahim kelmendit, Azem Syles,xhavit halitit enver hoxha e miladin popoviqi, hienat lpk-isto enverist ndoqen rrugen e ideolve tyne. Shfrytezuan robenin, hallet e kosoves e te shqyptaris per interesa tyne ideologjike dhe karrieriste, me ndihemen e ishe sigurimesave klosist vran shqyptar pa mendue se nje dite duhet te japin llogari.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #460
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ne krim nuk ka figura te uleta apo te larta. Nese dikujt i provohet fajesia atehere ai quhet kriminel dhe duhet te marre denimin sipas ligjit.

    Shqiptaret kudo qe jetojne e kane te nevojshme distancimin nga krimet dhe nga krimineli, sepse perndryshe ai krim i padenuar do ti behet zinxhir skllaverues dhe pengues i krijimit te nje shoqerie te lire.
    të larta në këtë rast është sipas hierarkisë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 46 prej 54 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •