A Bre Namin E Bet ...po Qysh Nuk Ditet Me Fol Mirr , Vetem Me Sharrje Dhe Ftrje ,hajt Se Per Te Gjith Ata Qe Kan Be Keq Ka Ligje ,do Te Bindeni ...forumi Esht Per Njerz Qe Kuptojn E Jo Per Herojat E Kompjuterave ...a Ju Kontestrajt Po Luni Aaa???
A Bre Namin E Bet ...po Qysh Nuk Ditet Me Fol Mirr , Vetem Me Sharrje Dhe Ftrje ,hajt Se Per Te Gjith Ata Qe Kan Be Keq Ka Ligje ,do Te Bindeni ...forumi Esht Per Njerz Qe Kuptojn E Jo Per Herojat E Kompjuterave ...a Ju Kontestrajt Po Luni Aaa???
[COLOR="Blue"][/COLO
Duart e plakes, jan duar te arta.
ky flamuri i kalter ka gjasa reale qe nje dite ti bashkohet ati KUQ E ZI por kjo nuk behet me parolla,sot nuk jemi te gatshem te bashkohemi as kendej gardhit as andej gardhit,ne sot merremi me gjera te kota numrime e rinumrime te votave,debate ne kuvend per ceshtje qe nuk jane kompetenc e kuvendit,ne cilin shtet normal politikanet flasin per procese gjygjesore? ASKUND veq ne keto shtetet qesharake si Kosova,Serbia,Kroacia e tribunali i Hages merzitet fort qa po thoin gjini,limaj,beqiri e politikuaj tjere.
EULEX-i i jep siguri Bllacës deri në tetor
Prishtinë, 2 qershor – Shefi i Misionit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me njeriun që e pranon se ka vrarë të paktën një njeri.
Xavier de Marhnac ka hedhur firmën në një letër me Nazim Bllacën, të cilit i ka ofruar siguri maksimale edhe për disa muaj. Marhnac dhe Bllaca kanë qartësuar të gjitha përgjegjësitë dhe obligimet e të dyja palëve që saktësohen me anë të këtij memorandumi, shkruan sot “Koha Ditore”. Njeriut që pretendon se ka kryer të paktën 17 vepra penale nën ombrellën e SHIK-ut dhe me urdhra të deputetit, Azem Syla, do t’i garantohet siguri nga njësia për mbrojtje të afërt deri më 14 tetor të këtij viti, por nuk përjashtohet zgjatja e këtij afati.
Marrëveshja është nënshkruar për shkak se ndaj Nazim Bllacës që ndodhet i lirë nga fillimi i këtij viti nuk ka ndonjë masë të caktuar nga gjykata, derisa vlerësohet se dëshmitë e ofruara për “vrasje, plagosje, rrahje brutale e shantazhe” mund ta bëjnë cak të ndonjë sulmi hakmarrës.
Kjo letër mirëkuptimi që përmban nëntë pika dhe dy nënpika zëvendëson të gjitha marrëveshjet gojore apo të shkruara deri tash në mes të EULEX-it dhe Nazim Bllacës. Letra të cilën e ka siguruar “Koha Ditore” në versionin anglisht thotë se njësitë policore të EULEX-it e kanë informuar Nazim Bllacën për kërcënimet e mundshme, duke i treguar udhërrëfyesin në mënyrë që t’i shmanget ndonjë sulmi të padëshiruar. Atij i është treguar se duhet të bëjë zgjedhjen e vet nëse dëshiron të lëvizë pa mbrojtje të Policisë së EULEX-it. Nëse i ndodh diçka ai duhet t’i marrë përgjegjësitë vetë.
Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lipjanit me dëshmitë e ofruara deri tash ka arritur që ta dërgojë Fahredin Gashin në gjykatë për t’u gjykuar lidhur me vrasjen e Salih Gashit më 15 qershor të vitit 1999. Ndërkohë pjesa tjetër e grupit është ndarë nga prokuroria dhe është cilësuar si krim i organizuar.
Në pikën e parë të marrëveshjes thuhet se që nga 1 dhjetori 2010 shtëpia e Nazim Bllacës dhe rrethoja e oborrit do të jetë e siguruar nga oficerët e Njësisë speciale 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.
Njësitë policore obligohen që për seancat gjyqësore ta bëjnë transportin e tij të sigurt nga shtëpia në gjykatë dhe anasjelltas. Po ashtu ai gëzon mbrojtje dhe transport të sigurt edhe në rast të ndonjë udhëtimi për trajtim mjekësor. Por nëse Nazim Bllaca dëshiron të udhëtojë për ndonjë aheng shoqëror apo privat, për blerje nuk i ofrohet mbrojtje e afërt.
“Në rast të paqartësisë se nëse mbrojtja nga njësiti u ofrohet juve (Nazim Bllacës v.j.) për nevoja specifike, vendimi përfundimtar duhet të merret nga njësiti i forcave speciale dhe njësiti i mbrojtjes së afërt ka autoritet të anulojë detyrën nëse rrethanat e kërkojnë këtë gjë”. Në pikën pesë rekomandohet që Nazim Bllaca t’i minimizojë lëvizjet jashtë shtëpisë, por kur e bën një gjë të tillë ai duhet t’i informojë njësitet policore të EULEX-it. Bllaca është pajtuar gjithashtu që të gjithë vizitorët dhe anëtarët e familjes duhet t’u nënshtrohen kontrolleve të Policisë sa herë që hyjnë në shtëpi. Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë ndërkaq obligohet që t’i ndërmarrë masat e nevojshme për çështje të rregullimit teknik në shtëpinë e Bllacës në mënyrë që të ofrojë siguri maksimale.
Nga dhjetori i vitit 2009 kur policia ishte instaluar në shtëpinë e Nazim Bllacës kishte shfrytëzuar energjinë elektrike. Mirëpo tash e tuje energjinë e shpenzuar nga policët, EULEX-i obligohet ta paguajë vetë. “EULEX-i do ta paguajë energjinë elektrike të shpenzuar në shtëpinë e Bllacës duke filluar nga 1 dhjetori 2009 dhe gjatë kohës së qëndrimit të njësitit të mbrojtës së afërt deri më 14 tetor 2011 dhe me mundësi të vazhdueshme përtej kësaj periudhe nëse kërkohet një gjë e tillë”, thuhet në pikën tetë. Ky mision nuk e përjashton mundësinë që të instalojë një njehsor të veçantë të rrymës në katin përdhes të shtëpisë së Bllacës në mënyrë që të verifikojë konsumimin e rrymës. Nga koha e instalimit në këtë shtëpi EULEX-i katin përdhes e ka shndërruar në stacion policor.
Nazim Bllaca bëhet përgjegjës me anë të kësaj marrëveshjeje në rast se nuk i ndërmerr të gjitha masat paraprake për të mirën e mbrojtjes së tij. Sipas marrëveshjes në rast se Bllaca nuk i përmbahet afatit të caktuar, për pasoja të pavolitshme të mundshme që mund të ndodhin gjatë vozitjes deri në destinacionin e caktuar dhe anasjelltas përgjegjësitë i mban ai.
Nga fillimi deri më 30 nëntor 2010 masat e sigurisë Nazim Bllacës i janë ofruar nga EULEX-i. Pas kësaj date me urdhër të shefit të misionit të EULEX-it, shefit të Policisë, siguria statike dhe mbrojtja e afërt vazhdon edhe sot.
http://www.zeri.info/fotot/29633/main_ramush.jpg
Ramushi, gjatë në Hagë
07-06-2011 08:56
Gjykimi ndaj Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij mund të zgjasë më shumë se që është pritur.
Në Raportin e kryetarit të Tribunalit të Hagës, Patrick Robinson, që është debatuar të hënën në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet se ende nuk ka datë të caktuar se kur mund të nisë rigjykimi i pjesshëm ndaj tre ish-oficerëve të lartë të UÇK-së, por është dhënë një vlerësim se ky proces mund të zgjasë përafërsisht 13 muaj nga dita e fillimit.
Kreu i Tribunalit ka dhënë disa arsye për kohëzgjatjen e rigjykimit. Një nga faktet kryesore për këtë është numri i madh i dëshmitarëve të cilët Prokuroria mund t’i sjellë për të dëshmuar në gjykatë.
“Më 6 dhjetor 2010, Prokuroria ka deponuar raportin e saj paragjyqësor dhe listën e dëshmitarëve dhe provave, duke bërë të ditur se synon të thërrasë 57 dëshmitarë”, thuhet në Raportin e Robinsonit, i cili të hënën ka folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Expressi ka kontaktuar të hënën me Zyrën për Media të Tribunalit të Hagës. Zyrtarë të saj kanë konfirmuar se numri prej 57 dëshmitarësh, i përmendur në Raport, është i saktë, por, sipas tyre, “nuk do të thotë se Prokuroria do t’i thërrasë të gjithë për të dëshmuar”.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
nazim bllaca ka pas te drejt kur ka then se ramush haradinajn e derguan ne hage azem syla dhe shoket e tij!
ja pra se cfare akuzash ngre adem grabovci nje bashkpuntor i ngusht i azem syles dhe nje zyrtar i lart i shikut kunder ramush haradinajt shpifje alla shikqe!
kur njeriu i lexon keto akuza publike,por akuzat pas shpine qe ia ka bere shiku jane vertete dosje kriminale e shikut kunder ramush haradinajt!
nuk duhet te jesh i menqur ta vertetosh se kush qendron prapa akuzave kunder ramush haradinajt dhe dergimit te tij ne hage!
rrofsh sa malet nazim bllaca qe i zbulove vrasesit dhe profiteret e luftes, tadhetaret dhe udebashet te veshur me rroben pseudopatriotike !
Adem Grabovci i shkruan letër Ramush Haradinajt
Adem Grabovci i shkruan letër Ramush Haradinajt Ndërtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janë sinonime sublime të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Jemi në fazën e njohjeve të fuqishme ndërkombëtare si shtet i pavarur, anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në fazën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve. Me sa duket disa si ti nuk i gëzohen këtij suksesi. Sot kur e gjithë bota po na shikon, me të detyruar po të drejtohem me këtë letër publike. Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njëllosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh. Sulmet pa fakte aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Për 3 dekada jam munduar dhe kam punuar me tërë qenien time. Jam i sinqertë dhe i përkushtuar të punoj për të mirën e vendit dhe popullit tim. Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është 1 banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999. Ndërsa, Ramushi tenton të më njëllos edhe në këtë fushë, unë, Adem Grabovci, për hir të së vërtetës dhe interesit publik i bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris: 1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale? 2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale. 3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës: * shtëpinë në Pejë * banesën në Prizren * truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan * pompat e benzinës dhe shumë të tjera. 4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s! 5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë). 6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo? 7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera. Ka edhe shumë çështje të tjera që dëshiroj t’i diskutojmë në debat drejpërsëdrejti me ju dhe që janë me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unë ju ftoj në debat qytetar. Nëse ju nuk përgjigjeni unë i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllëk, kurse opinioni publik le të gjykojë vetë për fenomenin Ramush. Personalisht do të pres deri në fund të javës, pastaj çdo akuzë apo shpifje tuajen, për hir të interesit qytetar, nuk nuk do të merrem me to. Pas kësaj kohe do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.
keta jane deshmitaret e montuar qe i ka kurdise shiku kunder ramush haradinajt!
kjo po doket edhe ne letren e hapur te adem grabovcit!
ne ato dosjet e fshehta cka kane shkruar adem grabovcat e kadri veselat e azem sylat per ramush haradinajn pritet te dalin ne drite dhe do te zbardhen skenaret e shikut kunder ramush haradinajt!
Rigjykimi i Ramush Haradinajt mund të zgjasë 13 muaj
Publikuar: 07.06.2011 - 10:39
Hagë, 7 qershor - Gjatë kësaj jave në Tribunalin e Hagës do të zhvillohet konferenca rreth procedurave kundër Ramush Haradinajt, kur do të dihet se në cilën datë do të nisë rigjykimi i tij, njoftojnë mediat.
Nga fundi i korrikut të vitit të kaluar kolegji ankimor i Tribunalit mori vendim që gjykimi kundër ish-komandantit të UÇK-së pjesërisht të ripërsëritet sipas akuzës për krime ndaj të burgosurve në kampin e Jabllanicës, afër Deçanit, më 1998.
Pas gjykimit të parë, Haradinaj dhe i akuzuari i dytë, Idriz Balaj, në prill të vitit 2008 qenë liruar nga fajësia për krime ndaj serbëve, shqiptarëve e romëve në verën e vitit 1998, afër Deçanit, por i akuzuari i tretë, Lahi Ibrahimaj qe dënuar më gjashtë vjet burgim për shkak të sjelljeve johumane ndaj të burgosurve në fshatin Jabllanicë të Deçanit.
Mediat tanmi paralajmërojnë se rigjykimi i pjesshëm ndaj Ramush Haradinajt nuk kryhet shpejt. Kryetari i Tribunalit të Hagës, Patrick Robinson thotë se ky proces do të zgjasë përafërsisht 13 muaj nga dita e fillimit. Prokuroria synon të thërrasë 57 dëshmitarë. Në kohëzgjatjen e rigjykimit ndikon edhe përfshirja e gjykatësve në më shumë se një rast. Ka mungesë edhe të përkthyesve.
Gjykimi ndaj Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij mund të zgjasë më shumë se që është pritur.
Në Raportin e kryetarit të Tribunalit të Hagës, Patrick Robinson, që është debatuar të hënën në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas gazetës “Express” thuhet se ende nuk ka datë të caktuar se kur mund të nisë rigjykimi i pjesshëm ndaj tre ish-oficerëve të lartë të UÇK-së, por është dhënë një vlerësim se ky proces mund të zgjasë përafërsisht 13 muaj nga dita e fillimit.
Kreu i Tribunalit ka dhënë disa arsye për kohëzgjatjen e rigjykimit.
Një nga faktet kryesore për këtë është numri i madh i dëshmitarëve të cilët Prokuroria mund t’i sjellë për të dëshmuar në gjykatë.
“Më 6 dhjetor 2010, Prokuroria ka deponuar raportin e saj paragjyqësor dhe listën e dëshmitarëve dhe provave, duke bërë të ditur se synon të thërrasë 57 dëshmitarë”, thuhet në Raportin e Robinsonit, i cili të hënën ka folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Express ka kontaktuar të hënën me Zyrën për Media të Tribunalit të Hagës. Zyrtarë të saj kanë konfirmuar se numri prej 57 dëshmitarësh, i përmendur në Raport, është i saktë, por, sipas tyre, “nuk do të thotë se Prokuroria do t’i thërrasë të gjithë për të dëshmuar”.
Krijoni Kontakt