Close
Faqja 52 prej 54 FillimFillim ... 2425051525354 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 540
  1. #511
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-01-2012
    Postime
    19

    Azem Syla ne RTK

    Azem Syla në RTK:

    " Zvicrra po shpif kunder meje, edhe Bllac psikopati po shpif kunder meje, Lunacek eshte e painformuar , Rexhep Selimi e Ramiz Lladrovci po shpifin sa i perkez armeve që nuk jan derguar Adem Jasharit ,shpifin per bagerin, tenderin"

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-04-2012 më 11:30

  2. #512
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ktheja paret zvicres se boll po te dalin ato te fondit vendlindja e ato qe ti fali bukoshi me mustafen prej fondit te 3 %.
    dhe fahrudinave kerkojua milionat qe i ke dhan me vra xhemala e drina..

    dhe je ne rregull me zvicer e me kosov..

    o nxans i mire i klosit te rucit.. e i atij bedri isllamit.. te mizit..


    mercedesin ma kish ma luksoz se te drejtorit generall te kompanis mercedes..

    e bodygarda kish ma shum se marshall tita..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-04-2012 më 14:33

  3. #513
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ktheja paret zvicres se boll po te dalin ato te fondit vendlindja e ato qe ti fali bukoshi me mustafen prej fondit te 3 %.
    dhe fahrudinave kerkojua milionat qe i ke dhan me vra xhemala e drina..

    dhe je ne rregull me zvicer e me kosov..

    o nxans i mire i klosit te rucit.. e i atij bedri isllamit.. te mizit..


    mercedesin ma kish ma luksoz se te drejtorit generall te kompanis mercedes..

    e bodygarda kish ma shum se marshall tita..

    ..
    Azemi eshte ankuar nga shteti Zvicerran qe mos t'ja marrin çertifikaten qe eshte i semure psiqikisht. Ky eshte daja i Taqit.....
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  4. #514
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nazim Bllaca nis dëshminë kundër “shokëve”
    Publikuar: 13.04.2012 - 09:25


    Prishtinë, 13 prill – Forca të mëdha të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it rreth Gjykatës së Qarkut në Prishtinë tregonin se të enjten dikush i rëndësishëm ndodhej brenda saj.

    Nazim Bllaca ndodhej në njërën nga dhomat e kësaj gjykate në pritje të thirrjes së trupit gjykues për të dhënë dëshmi kundër Sadik Abazit, Fahredin Gashit, Shpresim Ukës, Driton Hajdarit dhe Shaban e Bekim Sylës.

    Niveli i sigurisë për të ishte ngritur në “ekstrem”. Për këtë arsye misioni i Bashkimit Evropian e kishte veshur me jelek antiplumb e helmetë. Policët e mbanin të rrethuar edhe me trupa të gjallë. Kontrolli për të hyrë brenda ishte në detaje. Secilit që kalonte këmbën brenda pragut të Gjykatës, zyrtarët policorë i fusnin duart në çdo pjesë të trupit për të parë nëse mbanin ndonjë send që mund ta rrezikonte jetën e dëshmitarit bashkëpunues, Nazim Bllaca.

    Shtatë policë të armatosur deri në dhëmbë e kanë sjellë në gjykatore Nazim Bllacën. Ata kanë zënë pozita të ndryshme kryesisht duke mbajtur armët nga publiku. Këtë e ka kundërshtuar avokati Haxhi Millaku.



    Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #515
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Bllaca 2, reprizë e Kleçkës

    Sot (e premte) do të merret vendimi lidhur me pranueshmërinë e deklaratave të Nazim Bllacës dhënë më herët para prokurorit Mauricio Salustro. I vetëquajturi pjesëtar i SHIK’ut, në dëshminë e tij, inkriminon të pandehurit se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ibush Kllokoqit, si dhe tentimvrasjen e Adem Salihajt dhe Ismet Arifit.
    Forca të mëdha dhe të armatosura të Policisë së EULEX-it kanë qëndruar për orë të tëra në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
    Disa nga ta kanë qëndruar për disa minuta edhe në sallën ku po mbahej gjykimi ndaj gjashtë personave në rastin e quajtur “Bllaca II”.
    Gjithë kjo siguri u bë për Nazim Bllacën, i cili të enjten duhej të dëshmonte kundër grupit që ka deklaruar se dikur i kishte shokë dhe vepronte së bashku me ta.
    Me jelek anti-plumb, Nazim Bllaca u soll në gjykatore nga gjashtë policë të armatosur deri në dhëmbë, të cilët në objekt rrinin në këmbë dhe të drejtuar nga publiku.
    Kjo prani e policisë u kritikua nga avokatët e të akuzuarve.
    “Çka është kjo dhomë e gestapove apo çka? Kjo nuk ndodh askund në botë. Nëse vazhdon kështu gjykimi, unë largohem nga salla”, paralajmëroi avokati Haxhi Millaku. Pas këtyre vërejtjeve, oficeri që komandonte grupin e policëve në konsultim me gjyqtarin urdhëroi policët që të rrinin aty, por ulur e jo në këmbë.
    Mirëpo, Bllaca nuk mundi të japë dëshminë e tij nga pyetjet që nisi t’ia bëjë prokurori Mauricio Salustro, sepse kryetari i trupit gjykues urdhëroi të merret parasysh kërkesa e avokatit Tahir Rrecaj për papranueshmërinë e deklaratave të Nazim Bllacës. Në fakt avokati Rrecaj një kërkesë të tillë e kishte paraqitur para se të fillonte marrja në pyetje e Bllacës, mirëpo që ishte kundërshtuar nga gjyqtari Torre Tomassen.
    Por, kur prokurori filloi ta marrë në pyetje Bllacën dhe duke iu referuar deklaratave që ai i kishte dhënë para tij, gjyqtari u kujtua që ta kthente në diskutim kërkesën e Rrecajt.
    Këtë propozim e hodhi edhe prokurori Mauricio Salustro, i cili kërkoi që mbrojtja t’i paraqesë argumentet e veta pse nuk duhet të pranohen deklaratat e Bllacës.
    Në emër të avokatëve mbrojtës, Tahir Rrecaj paraqiti disa nga argumentet e tij në mënyrë që ta bind gjykatën që deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues Nazim Bllaca të hidhen poshtë.
    Sipas Rrecajt, prokurori është dashur ta intervistojë edhe njëherë Nazim Bllacën pasi është shpallur dëshmitar bashkëpunues.
    “Dëshmitari bashkëpunues duhet të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit në bazë të ligjeve në fuqi të Kosovës”, tha Rrecaj.
    “Ja pse nuk duhet besuar deklaratave të tij. Sepse edhe prokurori e ka pasur të njohur se Bllaca edhe më herët e ka akuzuar Fahredin Gashin për vrasjen e Adem Lahut e më vonë po për të njëjtën vrasje e ka akuzuar Sadik Abazin. Prokurori kishte filluar një hetim, por e ka pushuar atë për shkak se nuk ka pasur prova”, tha Rrecaj.
    Sipas tij, dëshmitar bashkëpunues një person bëhet në mënyrë vullnetare ose në marrëveshje me prokurorin.
    Avokati Rrecaj tha se mbrojtja nuk ka parë asnjë marrëveshje ndërmjet prokurorit dhe Bllacës.
    “Ku ta dimë ne nëse ka pas ndonjë ofertë nga prokurori për Bllacën apo çfarëdo qoftë”, tha Rrecaj.
    Në anën tjetër, prokurori italian Mauricio Salustro kundërshtoi kërkesën e palës mbrojtëse duke iu thënë se nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë deklaratat e Nazim Bllacës.
    Po ashtu ai tha se deklaratat e Bllacës janë në interes edhe të të akuzuarve.
    “Për dallim nga rasti ‘Kleçka’, ku deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues u hodhën poshtë nga gjykata, sepse vetë dëshmitari nuk jetonte më, Bllaca është këtu dhe është gjallë, pavarësisht se dikush ka plane tjera për të”, tha Salustro.
    Sipas tij, shpallja dëshmitar bashkëpunues është bërë sepse urdhri nuk mund të kundërshtohet.
    “Nëse është lejuar ankesa, a e keni bërë këtë deri më tani? Jo. Çka po doni tash?”, u tha Salustro avokatëve mbrojtës.
    Prokurori italian pati edhe vërejtje rreth raportit mjekësor në lidhje me të akuzuarin Fahredin Gashi.
    Raportin e lëshuar nga mjekët, Salustro e ka quajtur skandaloz dhe ata që e kanë shkruar atë “të ashtuquajtur ekspertë”.
    “Ata janë të ashtuquajtur ekspertë dhe unë nuk po i kuptoj. Ata thonë se ai është i aftë të qëndrojë në sallë, por çështja është se a e di i akuzuari pse është këtu dhe a e kupton çka po thuhet dhe çka po ndodh rreth tij”, tha Salustro.
    Me këtë konstatim të prokurorit është pajtuar dhe avokati i Gashit, Tahir Rrecaj, por trupi gjykues vendosi që Gashi të qëndrojë në sallë duke rekomanduar që ai të qëndrojë në spital edhe dy-tri javë tjera në mënyrë që t’i kryhen të gjitha ekzaminimet tjera mjekësore.
    Seanca e radhës vazhdon të premten(sot), kur trupi gjykues do të vendosë në lidhje me deklaratat e Nazim Bllacës. /express/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #516
    Nazmi bllaca dhe salustro njerzit me te afert te daqiqit dhe politikes serb ja kushe eshte nazim bllaca

  7. #517
    Nazmi bllaca ishte njeriu i cili te gjithe fshatret e vete i tradhtoj dhe qka se ju beri ne funde iku nga 2005 dhe shkoj jetoj ne bograd dhe u shkollua deri ne vitin 2009 dhe gjithe matrialet e msuarar nga daqiqi se qka duhet te fol aj gjat gjdo seance dhe kend eta perfeshi ne keto akuza turpi i tradhtarev shqiptare sikur gazetat dhe veton surroj ...ish klyshi i titos dhe sot shet mende me hajnit eti dhe babes se ti mbi 45 milon euro se i ka fitu me kazem dhe lopat turpi dhe tradhti kunde r popullit te kosoves ku edhe sot i vazhdon ,,po kot se kurr me ardhe ne pushtet jo tradhtaret si bllaca dhe veton surroj

  8. #518
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Para se i bene tana ata qe ti ia numeron Bllaces, ai i njeti bllaca ishte sejmeni Azem Syles e Kadri Veselit.





    Bllaca: Armën për vrasjen e Kllokoqit e kam marrë nga Azem Syla
    Publikuar: 14.04.2012 - 09:41 Koha net


    Prishtinë, 13 prill – Nazim Bllaca ka thënë se kishte ngrënë një darkë të mirë në një restorant në Prishtinë natën e 6 gushtit 1999. Pak minuta më parë kishte vrarë një njeri. Për këtë vrasje kishin festuar, sipas Bllacës.

    Nazim Bllaca thotë se e kishte vrarë me një armë që e kishte marrë nga Azem Syla, deputet në Kuvendin e Kosovës.

    Dëshmitari bashkëpunues, që po pretendon se ka qenë pjesë e një skuadre ekzekutimesh të Shërbimit Informativ të Kosovës, ka treguar të premten para një trupi gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë për motivin e kësaj vrasjeje dhe misionin që kishte ky shërbim: kërcënime, rrahje dhe vrasje. Pikërisht për vrasje ka folur më së shumti.

    “Te hotel ‘Victory’ nga vetura ka zbrit Faruku (Fahredin Gashi v.j.) dhe e ka marrë armën ‘Shkorpion’ nga një veturë tjetër xhip, ku ka qenë Azem Syla dhe shoferi i tij. Xhipi ka qenë 10 metra larg nesh”, ka thënë Nazim Bllaca, gjatë dëshmisë kundër Sadik Abazit, Fahredin Gashit, Shpresim Ukës, Shaban Sylës, Bekim Sylës, e Driton Hajdarit.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #519
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Plaku,"Bota Sot" ka dhene te plote deshmine e ketij Bllaces.....tmerr...Nese vertete provohen keto deshmi,vaj halli per shume kend ne Kosove...Vaj halli per popullin tone si teresi..,sepse gjithe tregimi ka edhe shume epizode nga Tirana e kohes..!

    “Seiko” Tregon Vrasjen e Ibush Kllokoqit

    Kur i shkruante raportet e kishte kodin “Seiko”. Por atë natë ishte marrë në fshatin e tij për të kryer një punë tjetër. Në Prishtinë, përpara Hotel Victoria, makina e tyre ishte ndalë dhe njëri nga bashkëpunëtorët kishte marrë “shkorpionin me zhurmues” nga një xhip në të cilin dëshmitari kishte parë Azem Sylën. “Seiko” vrau Ibush Kllokoqin me të përpara shtëpisë së vet me pesë plumba. E kishte hedhur revolen aty afër dhe me bashkëpunëtorët kishte shkuar në drekë për dy orë të tëra, tek Qafa në Prishtinë.

    Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të premten vazhdoi gjykimi i rastit Bllaca II me të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre që ishin të pranishëm në seancë, por me mungesën e prokurorit special Maurizio Salustro i cili zëvendësohej nga prokurorja speciale Emma Riccato. Kolegji i shpalli si prova të pranueshme dëshmitë e Nazim Bllacës.

    Kryetari i kolegjit pyeti mbrojtësin e Fahredin Gashit nëse gjendja e Fahredinit ishte më e mirë. Avokati Tahir Rrecaj propozoi që kolegji të vendosë për këtë çështje. “Sot në mëngjes e pyeta nëse e dinte se çfarë kishte ndodhur dje gjatë seancës, ai (Fahredin Gashi) mu përgjigj se nuk e dinte”.

    Kryetari i kolegjit e pyeti Gashin nëse po e dëgjonte dhe nëse e dinte se kush ishte, por Fahredin Gashi nuk reagonte fare. Avokati Rrecaj ia përcolli atë që po pyeste kryetari i kolegjit. Reagimi i Farehdin Gashit ishte me “ngritjen e krahëve”.

    Kolegji pasi u këshillua mori vendim që të vazhdohet me procedimin e dëshmitarit bashkëpunues Nazim Bllaca, kjo pasi që i pandehuri Fahredin Gashi ishte në gjendje që të përcillte gjykimin.

    Pranohen dëshmitë e Bllacës


    Kryetari i kolegjit njoftoi palët edhe me vendimin që kishte marrë kolegji lidhur me dëshmitë e Nazim Bllacës të dhëna në prokurori dhe polici. Vendimi i kolegjit ishte se të gjitha dëshmitë e dhëna nga Nazim Bllaca në prokurori dhe polici shpallen prova të pranueshme për kolegjin dhe janë pjesë e lëndës.

    Pas vendimit në seancë u ftua dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca. Ai erdhi nën përcjelljen e forcave të shumta të policisë së EULEX’it.

    Bllaca dëshminë e tij e filloi me tregimin për 10 tetorin 1998, kur edhe ishte plagosur në një aksion që ai dhe batalioni i tij kishte ndërmarrë.

    Më 1 mars 1999, Bllaca ishte caktuar si kontrollues i pikave të UCK-së. E meqë i njihte njerëzit që punonin në këtë sektor, këta persona i kishte njohur pas plagosjes së tij, e si rezultat i angazhimeve të tij ai ishte kyçur në ZKZ (Zbulim Kundër Zbulim), organ i UÇK’së.

    “Detyrat që kisha në këtë njësit ishin përpilimi i raporteve lidhur me stafin civil dhe ushtarak. Kemi përshkruar biografi të personave të ndryshëm që hynin në zonën e UÇK’së. E me raste neve edhe përpilonim edhe raporte për ushtarë”, tha Bllaca.

    “Unë raportoja, në lidhje me këtë sektor, në këtë kanal, Nazim Bllaca te Fahredin Gashi, e ky tek Naser Krasniqit me nofkën Bashkim Fino,...me këta takohesha fizikisht”, shtoi Bllaca.

    Mbrojtja kundërshtonte gati çdo pyetje që shtronte prokurorja, por që kryetari i kolegjit i refuzoi të gjitha kundërshtimet, kjo pasi që shumica nga to ishin pa ndonjë bazë.

    “Seiko” në SHIK


    Nazim Bllaca vazhdoi tregimin e tij për aktivitetet e ZKZ-së dhe pas periudhës 15 qershor 1999. “Më 15 qershor 1999 verbalisht më është komunikuar se jam pjesëtar i Ministrisë së Mbrojtjes si pjesë e Qeverisë së Përkohshme”, tha Bllaca.

    Në fund të qershorit Nazim Bllaca ishte takuar me disa njerëz të afërm të Kadri Veselit, ish-shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Këtë takim të parë e kishte organizuar Ekrem Jashari. Sipas Bllacës deri tek takimi kishte ardhur përmes shokut të tij Bekim Bytyqi. “Me Ekrem Jasharin kemi biseduar për sistemimin tim në ShIK”.

    Bllaca sqaroi se kush ishte Ekrem Jashari “Ai ishte personi i para dhe pas luftës i cili ka një peshë dhe është i afërt me figurat më të mëdha”.

    Punën në ShIK, Bllaca e kishte filluar me 20 qershor të 1999’së, ku pos Fahredin Gashit aty e kishte njoftuar edhe Shpresim Ukën.

    Prokurorja e pyeti edhe për ShIK-un dhe aktivitetet që kishte kjo organizatë. “ShIK kishte qenë në kohën e luftës G2-shi me në krye Kadri Veselin, i cili ishte krijuar 12 nëntor 1998 si drejtori e veçantë...kjo drejtori me staf kaluan në ShIK”, tha Bllaca.

    Bllaca shtoi se “sipas meje veprimtaritë e ShIK-ut kanë qenë 1) Kërcënimi; 2) Rrahje dhe 3) Vrasje”. “Ata kishin një strategji dhe punonin sipas saj, strategjia e ShIK-ut ishte eliminimi i kundërshtarëve politikë, eliminimi i kolaboracionistëve si dhe ngulfatja dhe kërcënimi i dëshmitarëve të Hagës”, shtoi Bllaca.

    Bllaca tregoi edhe për zinxhirin komandues që kishte, duke thënë së “Unë Nazim Bllaca, te Fahredin Gashi, ai te Shpresim Uka, e ai në fund te Azem Syla”.

    Nazim Bllaca tregoi kodin e tij që përdorte kur shkruante raporte për ShIK-un. Kodin e kishte ‘Seiko’.

    Bllaca tregoi se grupi që ishin në sallë, me përjashtim të Driton Hajdarit, kishte kryer aksionin e parë kundër Sefer Sylës. Këto fjalë ngritën në këmbë Shaban Sylën duke kundërshtuar se dëshmitari po gënjen pasi që ai ishte axha i tij.

    Kur prokurorja kërkoi që Bllaca të identifikojë të gjithë të pandehurit, Bllaca u kthye nga të pandehurit dhe pa secilin duke ia përmendur emrat e shkurtë dhe duke ju buzëqeshur.

    Për të gjitha aktivitetet e muajit të parë në ShIK, Bllaca ishte paguar 130 ose 150 marka gjermane, ndërsa rrogën e parë në shtëpinë e tij e kishte dërguar Fahredin Gashi.

    Aktivitetin e tij si pjesëtar i ShIK-ut e kishte përfunduar në vitin 2003, kurse rrogën e fundit e kishte marrë në fund të 2002. “Nuk ishte diçka e jashtëzakonshme që dola nga ShIK-u, nuk është se ata ndaluan aktivitetin”, tha Bllaca.

    Nazim Bllaca u kujtoi të gjithëve se si në mënyrë direkte kishte marrë pjesë në vrasjen e Salih Gashit, për të cilën vrasje Fahredin Gashi është i dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë me 18 vjet burgim.

    Vrasjet vazhduan me Adem Lahun, në të cilën vrasje Bllaca nuk kishte qenë vet fizikisht por që kishte dijeni. Vrasja e tretë ishte ajo e Ibush Kollokoqit, e cila sipas Bllacës është kryer me datën 6 gusht 1999. Pastaj tentimvrasja e Ismet Afifit në nëntor të 1999 dhe tentim vrasja e Adem Salihajt në qershor 2000.

    Vrasja e Ibush Kllokoqit

    Bllaca filloi rrëfimin e vrasjes së Ibush Kllokoqit, duke treguar se “në gushtin e ’99 ne ishim shumë aktivë e kishim hapur disa fronte”. Kryetari i kolegjit pyeti “Kush ishit ju”. Nazim Bllaca tha se “Jemi grupi që gjendemi këtu - ‘të akuzuarit’”.

    Fahredin Gashi e Sadik Abazi kishin shkuar me një xhip në Ribarin e Madh për të marrë Bllacën, atë natë vere. Më pas së bashku ishin nisur për në Prishtinë, por që Sadik Abazi kishte zbritur nga makina për të shkuar në makinën Opel Omega të cilën e ngiste Shpresim Uka.

    Fahredini dhe Bllaca në Prishtinë kishin ndaluar në vendin ku tani është Hotel Victoria, dhe aty Fahredini kishte dalë nga xhipi për të shkuar në një xhip tjetër që ishte aty i parkuar. Nga xhipi tjetër Fahredini kishte sjellë një pistoletë shkorpion me zhurmëshues.

    Nga ajo që kishte parë Bllaca në xhipin tjetër kishte qenë Azem Syla dhe shoferi i tij Arton Vila. Largësia në mes të xhipave nuk kishte qenë më shumë se 10 metra dhe koha kishte qenë afër errësirës për çka Nazim Bllaca thoshte se e kishte parë se kush kishte qenë në xhipin tjetër.

    Më pas grupi ishte takuar tek disa banesa të bardha dhe aty u ishte ndarë Driton Hajdari, i cili e kishte marrë xhipin me vete dhe ishte larguar. Të tjerët kishin hipur në Opel Omega dhe ishin nisur në drejtim të shtëpisë së Ibush Kllokoqit. Paraprakisht Shpresim Uka e Fahredin Gashi kishin biseduar vetëm, por që bisedën nuk kishte arritur ta kuptonte Bllaca.

    “Shpresim Uka tha ‘jemi duke shkuar tek një person që është i shkathtë, i shpejtë dhe se ky person sonte nuk duhet të na shpëtojë’. Unë i thash ‘nëse e shoh personin nuk besoj se do të shpëtojë’”, tregonte Bllaca për bisedën që kishin zhvilluar gjatë rrugës. Adresën e personit, sipas Bllacës, e dinin Fahredini dhe Shpresimi.

    Kur ishin afruar tek shtëpia e Ibush Kllokoqit, Nazimi e kishte mbajtur shkorpionin në dorë, ndërsa taktika që kishin përdorur ishte futja e viktimës në trekëndësh. Me ta nuk kishte shkuar Shpresim Uka, i cili i kishte pritur me makinë tek vendi i caktuar.

    “Në të djathtën time ishte Sadik Abazi, në të majtën time kisha Bekim Sylën ndërsa mbrapa ka qenë Fahredini” tregonte Bllaca pozicionet e marra para derës së Ibush Kllokoqit.

    Pasi që Bllaca kishte trokitur në derën kryesore, një zë femre ishte lajmëruar dhe aty e kishte kërkuar Ibush Kllokoqin për disa pasaporta. “Me të dalë Ibushi, Sadik Abazi e pyeti se ‘si jeni a jeni mirë’ dhe është kthyer nga unë me fjalët ‘QEKY’”, dëshmon Bllaca.

    “Unë pastaj shkrepa shkorpionin me zhurmëshues në drejtim të Ibush Kllokoqit, në stilin që të goditet në pjesën të mesme të trupit. Ky episod ndodhi shumë shpejtë dhe ne u tërhoqëm nga vendi i krimit”, shtoi Bllaca.

    Bllaca mbante në mend se kishte shkrepur më shumë se 5 plumba dhe se në ikje e sipër kishte dëgjuar një zë gruaje. Pastaj në rrugë e sipër shkorpionin e kishte hedhur afër një gardhi dhe më pas ishin takuar tek makina.

    Pas aksionit kishin shkuar tek restorant Qafa dhe kishin ngrënë darkë për 2 orë të tjera.

    Pas më shumë se 5 ditësh Nazim Bllaca tregoi se kishte shkuar për ta marrë shkorpionin aty ku e kishte lënë dhe se me të kishte qenë Bekim Syla ndërsa me makinë ishte Shpresim Uka.

    Tentimvrasja e Ismet Arifit


    Për Ismet Arifin, Bllaca tregoi se kishte qenë në vëzhgim, përcjellje dhe monitorim të vazhdueshëm, si në banesën e tij në Bregun e Diellit ashtu edhe në shtëpinë në fshatin Bardhosh, ndërsa udhëzimet i kishte marrë nga Shpresim Uka.

    “Qëllimi ishte që të nxirret Ismet Arifi gjallë nga banesa duke iu përmbajtur urdhrave të Shpresim Ukës. Ne disa herë jemi munduar që të bllokojmë veturën e tij por nuk ka pasur sukses...duke mos pasur sukses, me sugjerimin e Shpresim Ukës shkuam në banesën e tij”, rrëfente Bllaca veprimet që kishin ndërmarr në nëntor të 1999’së.

    Në këtë aksion ishin të gjithë grupi. “Fahredini është caktuar të rrinte poshtë tek hyrja e banesës, unë dhe Shpresim Uka qëndruam në mes kateve 3 dhe 4, kurse Sadik Abazi, Driton Hajdari dhe Bekim Syla shkuan tek dera e Ismet Arifit”, dëshmoi Bllaca.

    Sipas tij, nga pozita ku kishin qenë ishte e pamundur që të shihte derën e Arifit, por që pasi që kishte dëgjuar një zë femre dhe një diskutim të shkurtër ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë dhe Bllaca me Shpresim Ukën ishin nisur për të dalë nga ndërtesa. Në katin e dytë i kishin pritur edhe të tjerët dhe së bashku kishin dalë nga banesa.

    Me të dal në platonë e banesës kishte kuptuar se Driton Hajdari ishte plagosur afër belit në atë përballje dhe se kishte dëgjuar Fahredini të thoshte se ‘na duhet ndihma e Fatmir Xhelilit’.

    “Ne kishim dy vetura, në njërën shkuan Shpresimi, Fahredini dhe Dritoni për në spital, kurse ne hipëm në xhip, ku Bekimi u ndal në Prishtinë ndërsa Sadik Abazi më dërgoi në Ribarin e Madh” tregoi Bllaca.

    Bllaca shtoi se “Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Fatmir Xhelili dhe Azem Syla, e dinë se si e tërhoqën dhe si ja dhanë statusin e invalidit të luftës Driton Hajdarit”.

    Seanca e radhës është caktuar me 25 prill, ku Bllaca do të vazhdojë dhënien e dëshmisë së tij. (jnk)

  10. #520
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Bllaca, letër kryeministrit Thaçi

    Bota Sot




    Nazim Bllaca i ka nisur sot një letër kryeministrit Hashim Thaçi.

    Njeriu, i cili pretendon se është ish-agjent i SHIK-ut, përmes kësaj letre kërkon t’i njihen privilegjet si invalid i luftës.



    Më poshtë gjeni letrën e plotë të Nazim Bllacës.





    Letër e hapur për Kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaçi


    Z. Kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse jam i shkolluar për mësimdhënës, fati nuk deshi që të jem shumë i mirë në këtë punë, ani pse atëherë kur shumëkush nuk guxonte të jepte mësim, unë për punën time isha shpallur arsimtar i vitit.

    Z. Kryeministër, e dijë që nuk dijë të thurrë një letër të mirë, siç e meritoni ju, pasi që nuk pata kohë ta mësoj këtë gjë, se eprorët e mijë, njëherazi edhe shokët e tu të luftës e tash bashkë-partiakët tu, më mësuan që të vras, por ti të paktën të lutem gjeje pak kohë që ta lexosh këtë që do të them.

    Z. Kryeministër, duke parë rrethanat në të cilat gjendëm unë, Nazim Bllaca, ish-agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), sektori i vrasjeve, dhe autor i një vrasjeje, që qe tash e tri vite i izoluar pasi denoncova krimin time e të shokëve të mijë të skuadrës së lartë cekur, vendos të ju drejtohem juve me anë të kësaj letre që të kërkoj një të drejt timen.

    Z. Kryeministër, si ushtar i UÇK-së jam plagosur në dy pjesë të trupit dhe për këtë kamë dëshmi të lëshuara nga Spitali Ushtarak në fshatin Krojmir (të cilën e keni të bashkangjitur me letrën) dhe për këtë po ju kërkoj që të ma mundësoni mua, Naizm Bllacës, që nëpërmjet Zyrës së Invalidëve të Luftës, në kuadër të zyrës së Kryeministrit, të më pranoni statusin e invalidit të luftës.

    Z. Kryeministër, nuk jam plagosur pas lufte në ndonjë atentat kundër zyrtarëve të larët të LDK-se, zanati të cilin ma mësuan eprorët e mijë, e mbeta pa u mësuar që të shkruaj mirë së paku një letër, prandaj dhe vendosa që të ju drejtohem me këtë kërkesë.

    Z. kryeministër, dikush mund ta mohoj që unë kamë qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) por plagët i kam dëshmitar kundër tyre, sikurse që dëshmi që isha pjesë e skuadrës së vrasjeve të SHIK-ut, agjencisë që e krijuat me nënshkrimin tua,j që është tash i ndjeri Ibush Kllokoqi.

    Për fund, z. Kryeministër dhe kryetar i partisë për të cilën deri në vitin 2007 isha në gjendje ti vidhja edhe kutitë e votave, pasi që kundërshtarët e saj veç i kisha ndjekur për ti vrarë, nuk po pres që të më përgjigjeni në letër, por shpresoj që kërkesa ime do të shqyrtohet dhe do të kem një përgjigje pozitive.

    Dëshmitë janë, shokët e mi të luftës të, plagosur si unë e gëzojnë këtë të drejt, dhe besoj që kur ta shqyrtoni kërkesën time do ta bënë këtë vetëm mbi bazën e faktetve, pa paragjykime.
    Me respekt:
    Nazim Bllaca.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •