ben..
per te kuptue nji politikan a nji grup politik se jan te mir a jo duhet me i pa se cfar qendrimi mbajn ne pika delikate ku duhet burrni me u deklaru e ku duket se cfar parimesh mbron e ndjek..
ceshtja e qendrimit ndaj vrasjeve te pabesa eshte gur i proves per cdo qytetar te kosoves e cdo grupacion te kosoves..
e jo vetem per qytetaret e politikanet e kosoves por dhe te shqiperis e diaspores..
ne kte pike dallohen burrat e vertete nga mashtruesit e te perlyemit..
mos ja shih kuj sa te gata i mban mustaket apo sa e tund flamurin apo sa e mban kapucin mbi krye..
kurgja nuk tregon kjo..
shihe se cfar qendrimi ka mbajt dikush ndaj vrasjes se drinit a sabahetes.. ahmet krasniqit e xhem mustafes..
aty i dalloj un burrat nga lahperat..
prandaj i kam ba ato pyetjet o ben..
Ushtari i UÇK-së “spiunon” UÇK-në halla raz a je gjalle ejj!
Publikuar: 09.07.2011 - 09:34
Prishtinë, 9 korrik – Dick Marty mund ta ketë shfrytëzuar edhe dëshminë e Fahredin Gashit për ta hartuar raportin e tij me të cilin implikon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në kidnapimin dhe dërgimin e civilëve në Shqipëri.
Ish-pjesëtari i UÇK-së që ndodhet në paraburgim dhe po gjykohet për vrasjen e një fshatari të moshuar nga një fshat i Lipjanit ka dëshmuar për krime të supozuara të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër popullatës civile në Kosovë. Në një video dëshmi që ua ka dhënë hetuesve të Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavi në vitin 2004 në kampin finlandez në Lipjan në cilësinë e të dyshuarit tri pjesë të së cilës i ka publikuar portali Lajmeshqip.com, Gashi thotë se mund të ketë pasur kidnapime të shumta të civilëve të cilat nuk mund të jenë bërë pa dijeninë e komandantëve të zonave.
Gashi që është akuzuar nga Nazim Bllaca për përfshirje në krime nën komandën e Azem Sylës është pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës ka thënë se asnjë plumb nuk ka mundur të shkrepej pa dijeninë e komandantëve. Sipas tij, për fatin e këtyre të zhdukurve dinë më së miri komandantët e zonave përkatëse Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Sylejman Selimi…
“Pa dijen e tyre nuk ka guxuar të shkrepej asnjë fishek”, ka thënë ai, duke u shprehur se “në Shqipëri dhe në vende të ndryshme mund të ketë kampe të përqendrimit, ku janë mbajtur dhe mbahen ende pengjet e UÇK-së”, ashtu sikurse, gjithnjë sipas tij, “edhe në Serbi mund të ketë kampe ku mbahen pengje dhe të zhdukur nga Kosova”, shkruan gjerësisht sot “Koha Ditore”.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur komandë e disiplinë. Pa dijen e komandantit nuk është bërë asgjë… UÇK-ja më ka çarmatosur dy herë dhe së fundmi, në ditën kur delegacioni kosovar është nisur për në Konferencën e Rambujesë, ma kanë marrë pushkën përgjithmonë Fatmir Shurdha dhe Skënder Hoti, i njohur me emrin “Tigri”. Ata më kanë çarmatosur… Ku ka tym ka edhe zjarr, dhe UÇK-ja ka bërë kidnapime të civilëve…”, ka deklaruar Fahrudin Gashi, i njohur si Faruku.
Gashi që është akuzuar nga ish-bashkëluftëtari i tij, Nazim Bllaca, se kanë kryer krime bashkë në kuadër të SHIK-ut e ka pranuar para hetuesve të Hagës se ka pasur raporte të mira me Policinë Serbe para lufte dhe se kishte pasur frikë se mos po vritej nga UÇK-ja. Për t’i rregulluar raportet edhe me UÇK-në ai ka thënë se kishte dërguar një kontingjent mëlmesa vegetë në zonat e luftës të kontrolluara nga ish-guerilja.
“Në vitin 1996 kam filluar një shoqëri me zv.komandantin e Policisë serbe në Shtime, më pas me vetë komandantin, Dragan Gjorgjeviq”, ka thënë ai për të shtuar se për shkak të këtyre relacioneve ka pasur probleme të vazhdueshme me UÇK-në. Ai ka treguar se si para luftës ka qenë një biznesmen i suksesshëm dhe se si nuk ka pasur asnjë problem ndonjëherë me regjimin serb në Kosovë, por përkundrazi, sipas tij, ka qenë bashkëpunëtor i mirë i tij. Gashi ka thënë se ka pasur edhe revole me leje të cilën e ka bartur pa problem. Ai ka treguar se me UÇK-në është lidhur në vitin 1998, në Krojmir, si furnizues i tyre me ‘vegetë’, me qëllim që të “ndërtojë” raporte të mira edhe me ta dhe të jetë më i qetë në punën e tij. Gashi e ka pranuar edhe në të kaluarën se ka dhënë dëshmi për hetuesit e Hagës dhe se një CD e posedon Nazim Bllaca me anë të së cilës, sipas tij, e ka shantazhuar për ta zhvatur.
Mirëpo, Nazim Bllaca mohon një gjë të tillë. Në një prononcim për “Kohën Ditore” nëpërmjet telefonit të premten, Bllaca ka thënë se po ta kishte këtë CD qysh ditën e parë të lindjes së problemeve me SHIK-un do ta publikonte atë. Sipas Bllacës, kjo video ka prejardhjen nga Azem Syla.
“Së pari, këtë video sot e kam dëgjuar për herë të parë. Mirëpo, kjo video do të thotë e ka prejardhjen prej Azem Sylës i cili haptas thotë se unë i di të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve të Hagës. Këtë e ka thënë më 23 mars 2007 në ‘Epokën e Re’. Ai thotë se unë i di të gjithë dëshmitarët kush janë dhe këta vetëm në Hënë nëse shkojnë, por edhe atje do t’i gjejmë”, ka cituar Bllaca, Sylën.
Nazim Bllaca që pretendon se ka qenë në SHIK, ka treguar se më ta lexuar këtë intervistë i është drejtuar me anë të një letre ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, për ta informuar për gjendjen në të cilën ndodhen dëshmitarët në Kosovë.
“Unë i kam thënë kryeprokurores se deklarata e një zyrtari numër një të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër dëshmitarëve të Hagës është rrezik për të ardhmen për çdo dëshmitar i cili dëshiron të bashkëpunojë me ndërkombëtarët. I kam thanë që a po e shihni që këta kanë pasur qasje prej vitit 2000 te dëshmitarët e Hagës dhe Azem Syla është personi numër një i cili e ka ngulfatur procesin”, ka thënë Bllaca.
Avokati i Azem Sylës, nga ana tjetër, Tomë Gashi, i autorizuar nga klienti i tij për të komunikuar me media, ka thënë se nuk është i njoftuar për këtë videoxhirim të publikuar dhe as me përmbajtjen e tyre.
“Duket që dikush është i interesuar që kohë pas kohë të publikojë nga një CD që opinioni kosovar të merret me to sepse janë shumë popullore që të dihet se kush ka qenë spiun i Serbisë e kush patriot dhe të mos merremi me tema jetike të Kosovës e që janë veriu dhe me epilogun se çka kemi fituar dhe çka do të humbim të ardhmen me bisedat me Serbinë”, ka thënë shkurt ai pa dashur të fliste më shumë me arsyetimin se as ai as klienti i tij nuk dinë gjë për këtë punë.
Edhe avokati i Fahredin Gashit, Kolë Krasniqi, është shprehur të mos ketë njohuri për këtë dëshmi të publikuar. Ai këtë e ka quajtur tejet befasuese, por e ka pohuar se klienti i tij e ka pranuar se ka dhënë dëshmi për hetuesit e Hagës.
“Gjatë shqyrtimit gjyqësor ai (Fahredin Gashi v.j.) ka deklaruar se ka dhënë intervistë për hetuesit e Hagës. Nuk e mohon këtë dhe sipas shpjegimeve të tij asgjë nuk ka pasur negative as për UÇK-në as për vendin por shpjegon një rrethanë e cila është në interes publik”, ka thënë Krasniqi.
Nazim Bllaca ndërkaq ka thënë se kjo CD është diskutuar në mes të tij, Shpresim Ukës, Qazim Shabanit e Hysri Ramës më 13 tetor 2009. Sipas tij, Shpresim Uka ka thënë se këto incizime, materialin e dëshmitarëve, deklaratat dhe CD-të të gjitha i ka dhe i ka dëgjuar Azem Syla. “Për këtë që po them kam edhe dëshmi të incizuar të cilën ia kam dorëzuar edhe prokurorit”. Sipas Bllacës, Gashi në këtë dëshmi e ka fajësuar Ramush Haradinajn.
“Faruk Gashi ka thënë te Baton Haxhiu se ‘kam operuar në Dukagjin’. Kjo nuk është e vërtetë, sepse këtë ai e ka bërë vetëm për ta inkriminuar Ramush Haradinajn”, ka thënë Bllaca.
Lëkundje në hierarkinë e policisë
Një valë ndryshimesh ka “tronditur” strukturat më të larta të Policisë së Regjionit të Prishtinës. Nga Pozita e drejtorit të Policisë së Regjionit të Prishtinës është larguar Emin Beqiri, nga pozita e shefit të Operativës është larguar Rexhep Sijarina dhe nga pozita e Shefit të Hetimeve Regjionale të Prishtinës është larguar Nuhi Gjela.
Ndryshimet në strukturat e larta të Policisë së Regjionit të Prishtinë, siç kanë bërë të ditur burime të Ekonomisti-t, kanë ardhur si rezultat i një vale arrestimesh që ka filluar sot dhe pritet të ndodhin edhe ditëve në vijim e që janë të lidhura me aktakuzat e ngritura nga në rastin “Bllaca”.
Dy nga emrat zyrtarëve policor të cilëve i janë ndërruar pozitat janë të përmendur në akuzën e Bllacës.
Agjencia ka arritur të siguroj informacione të plota rreth këtyre ndryshimeve.
Nga Pozita e drejtorit të Policisë Regjionale të Prishtinës është larguar Emin Beqiri, i cili është transferuar në Njësitin e Policisë për Komunitete.
Në vend të tij është emëruar Kolonel, Jahë Avdiu.
Kurse Rexhep Sijarina, apo siç njihet në polici me nofkën “Reski” është larguar nga shefi i Operativës dhe është transferuar në pozitën e shefit të Njësive të Specializuara.
Nga kjo pozitë është larguar Shaban Shala, për të cilin ende nuk ka informacione se ku është transferuar.
Në vend të “Reskit” në pozitën e Shefit të Operativës është emëruar Fahredin Verbovci.
Ndërsa, kapiteni Nuhi Gjela, nga Shefi i Hetimeve Regjionale të Prishtinës është transferuar në pozitën e komandantit të krimeve Regjionale të Prishtinës.
Në vend të tij, në pozitën e Shefit të Hetimeve Regjionale të Prishtinës është emëruar Flora Hajra.
Ndryshime nga hierarkia e lartë e Policisë në Regjionin e Prishtinës ka pasur edhe pak muaj me parë, kur nga pozita e shefit të shtyllës së Hetimeve është larguar Kadri Arifi dhe në vend të tij është emëruar nënkolonel Riza Shillova.
Burime të Ekonomisti-t, brenda Policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur së vala e ndryshimeve tani pritet të ndodh edhe në strukturat e larta të Policisë Qendrore.
Ndryshe, Emin Beqiri të cilit i është ndërruar pozita nga drejtori i Policisë së Regjionit të Prishtinës, ka qenë i përmendur nga Nazim Bllaca, që gjoja ka fshehur rastin kur ai ka denoncuar në Policinë e Kosovës për vrasjen e Adem Lahit.
“Në vitin 2007, po foli për muajin maj, kam filluar kontaktet e para me UNMIK-un dhe një hetues të Tribunalit të Hagës, i cili ka qenë i angazhuar në procesin Haradinaj. Kam biseduar me të dhe në atë kohë nuk dihej cili është mandati, cila është fuqia e UNMIK-ut në atë kohë, kështu që jam i interesuar dhe kam shkuar në Stacionin numër 2 të policisë dhe kam paraqitur vrasjen e parë të SHIK-ut, ku në atë kohë në Stacionin 2 ka qenë Emin Beqiri nga Babushi, anëtar i SHIK-ut, i cili sot është dyshi në policinë e Kosovës pas Sheremet Ahmetit, të cilin në atë kohë, në vitin ’99, unë e kam angazhuar në SHIK dhe ka marrë pagë nga unë, Nazim Bllaca. Pra unë e kam angazhuar Emin Beqirin, sepse ai nuk ka qenë as në UÇK as në SHIK. Mbi Emin Beqirin ka qenë Destan Thaçi dhe këta e kanë mbyllur lëndën, rasti ka qenë vrasja e Kraishtes - e Adem Lahit”, pat deklaruar Bllaca.Emri tjetër i përfolur nga Bllaca e që ka quar në ndryshim të pozitave në Polici është edhe Kadri Arifit. Nazim Bllaca pati përmendur Kadri Arifin si njërin nga anëtarët e SHIK-ut, pretendime këto të cilat Arifi i pat mohuar më pas.
me sa duket faruku ka qen i detyruar te vrase sipas porosive nga lart sepse ata lart kan ditur te kaluaren e tij dhe deklarimet e tij ne institucionet nderkombetare.
qe don te thote se ata lart kan njerzit e tyre si perkthyesa ne zyrat e te huajve qe i informojne hollesisht per cka pyesin te huajt.
me nji fjal faruku paska qen ne hall.
nuk besoj se zoti syla eshte regjisori ketyre punve.
duket qe ka tjer mbi azem sylen qe kan organizuar shikun e kto metodat mjeshterore te rekrutim-shantazhim-eleminimeve.
shefi ose mesuesi i syles do jet ne tiran.
pra ndonji me shkoll kexhibije.
..
i kane vra njerzit qe kane dite se kush ka qene spiun i serbise jo pse te vraret ne te gjitha rastet kane punuar per serbi !
por vrasesit dhe urdherdhenesit gjithmone kane qene bashkpuntor te serbise dhe sherbimeve serbe!
prandaj per ta fsheh te kaluaren e tyre udebeske kane vra ne emer te uck-se njerzit e pafajshem!
kjo po vertetohet nga udebashi faruk gashi dhe bashkepuntori numer 1 i azem syles!
Mesazhi sekret: Faruku e vrau dëshmitarin e vetëm
E Diele, 10 Korrik 2011 15:45
Prishtinë – Në dosjen që Portali LajmeShqip.com e ka siguruar nga burime brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës, është letra të cilën Nazim Bllaca e ka lënë në shtëpinë e pabanuar të Afrim Gashit, djalit të Sali Gashit, ku ai e shpjegon motivin, mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, që, sipas Bllacës, është kryer nga Fahrudin Gashi. Letra nuk është e nënshkruar, por nga ekspertiza del se është dorëshkrimi i Nazim Bllacës, i titulluar “Afrim kjo është për ty”, dhe në fund të letrës dy numra të telefonit, në të cilët Afrimi do të duhej ta konfirmojë pranimin e saj, si dhe sygjerimi “Lexoje me vëmendje…”.
Portali LajmeShqip.com e publikon ekskluzivisht letrën në të cilën Nazim Bllaca, i shpallur dëshmitar bashkëpunues i gjykatës pas vetëdeklarimit publik se ka qenë bashkëpunëtor i SHIK-ut dhe se ka kryer disa vrasje dhe ka marrë pjesë në shumë të tjera në Kosovën e pasluftës, i ka shkruar të birit të viktimës Sali Gashi, Afrimit. Në letër, Bllaca sqaron se vrasjen e babait të Afrimit nuk e kryer UÇK-ja, por personalisht Fahrudin Gashi – “Faruku”, për t’i fshehur gjurmët e bashkëpunimit të tij me policinë serbe, të cilat, sipas Bllacës, i dinte vetëm Sali Gashi.
Letra shpalosë një të dhënë rrëqethëse, sipas së cilës, Sali Gashi, i vrarë më 15 qershor të vitit 1999, nuk paska qenë kurrë spiun i Serbisë. Ai, siç i shkruan Bllaca djalit të viktimës, është vrarë për motive të tjera, të cilat, thuhet në letër, kanë të bëjnë me fshehjen e një të vërtete për Fahredin Gashin – “Farukun”, si “bashkëpunëtor i Serbisë”, gjë për të cilën e paska ditur vetëm Sali Gashi.
Letra sqaron detaje të tjera të vrasjes së Sali Gashit, të cilën e përshkruan vetë Nazim Bllaca. Ky i sygjeron Afrimit, që ta denoncojë sa më shpejtë rastin dhe jo, sipas tij, në Policinë e Kosovës, por në UNMIK, sepse, siç thotë Bllaca në letër, “Fahrudini i ka njerëzit e tij në polici”.
Nazim Bllaca shkruan se vrasjen e Sali Gashit e ka kryer vetë Fahredin Gashi dhe i sygjeron të birit të viktimës që rastin ta denoncojë për ta vënë në vend nderin dhe fytyrën e familjes, sepse Saliu “kurrë nuk paska qenë spiun i Serbisë”. Sipas Bllacës, spiun ka qenë vetë Fahredin Gashi – “Faruku” dhe ai në një kohë paska qenë edhe i burgosur i UÇK-së.
Në fund të letrës, krahas kërkesës për ta mbajtur të fshehtë dhe të pazbuluar, Bllaca në dorëshkrim ia përcjellë Afrim Gashit edhe numrat e telefonit në të cilët ai mund t’i lajmërohet, duke i kërkuar kospiracion të plotë.
Rasti Bllaca është hapur në vitin e kaluar, pak kohë pas deklarimit publik të personit kyç, Nazim Bllaca, në mes të kryeqytetit kosovar, Prishtinës, se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe se, pas luftës, me urdhër të tij ka vrarë disa persona, në mesin e të cilëve Ibush Kllokoqin dhe Sali Gashin, kurse ka marrë pjesë në disa raste të tjera të vrasjeve, plagosjeve e torturave, siç ka thënë ai, me urdhër të SHIK-ut, ndaj disa të apostrofuarve si bashkëpunëtorë të Serbisë në Kosovë. (LajmeShqip.com)
Mesazhi sekret: “Faruku” të vrau babanë
Publikuar: 10.07.2011 -
Prishtinë – Në dosjen që portali LajmeShqip e ka siguruar nga burime brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës, është letra që Nazim Bllaca e ka lënë në shtëpinë e pabanuar të Afrim Gashit, djalit të Sali Gashit, ku ai e shpjegon motivin, mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, që, sipas Bllacës, është kryer nga Fahrudin Gashi-“Faruku”. Letra nuk është e nënshkruar, por nga ekspertiza del se është dorëshkrimi i Nazim Bllacës, i titulluar “Afrim kjo është për ty”, dhe në fund të letrës dy numra të telefonit, në të cilët Afrimi do të duhej ta konfirmojë pranimin e saj, si dhe sugjerimin “Lexoje me vëmendje…”.
Në këtë letër Bllaca sqaron se vrasjen e babait të Afrimit nuk e ka kryer UÇK-ja, por personalisht Fahrudin Gashi – “Faruku”, për t’i fshehur gjurmët e bashkëpunimit të tij me policinë serbe, të cilat, sipas Bllacës, i dinte vetëm Sali Gashi.
Letra shpalos një të dhënë rrëqethëse, sipas së cilës, Sali Gashi, i vrarë më 15 qershor të vitit 1999, nuk paska qenë kurrë spiun i Serbisë. Ai, siç i shkruan Bllaca djalit të viktimës, është vrarë për motive të tjera, të cilat, thuhet në letër, kanë të bëjnë me fshehjen e një të vërtete për Fahrudin Gashin – “Farukun”, si “bashkëpunëtor i Serbisë”, për çka paska ditur vetëm Sali Gashi.
Letra sqaron detaje të tjera të vrasjes së Sali Gashit, të cilën e përshkruan vetë Nazim Bllaca. Ky i sugjeron Afrimit që ta denoncojë sa më shpejtë rastin dhe jo në Policinë e Kosovës, por në UNMIK, sepse, siç thotë Bllaca në letër, “Fahrudini i ka njerëzit e tij në polici”.
Po ashtu, ai i sugjeron të birit të viktimës që rastin ta denoncojë për të vënë në vend nderin dhe fytyrën e familjes, sepse Saliu “kurrë nuk paska qenë spiun i Serbisë”. Sipas Bllacës, spiun ka qenë vetë Fahrudin Gashi – “Faruku” dhe ai në një kohë paska qenë edhe i burgosur i UÇK-së.
Në fund të letrës, krahas kërkesës për ta mbajtur të fshehtë dhe të pazbuluar, Bllaca në dorëshkrim ia përcjellë Afrim Gashit edhe numrat e telefonit në të cilët ai mund t’i lajmërohet, duke i kërkuar konspiracion të plotë.
mesazhi i plote.linku
http://www.koha.net/repository/docs/10FARUK.pdf
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 10-07-2011 më 15:58
Dell: Krasniqi po sfidon miqtë më të mirë të Kosovës
12.07.2011
Prishtinë, 12 korrik - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell reagoi ashpër ndaj refuzimit të krye parlamentarit Jakup Krasniqi për të kërkuar heqjen e imunitetit të disa deputetëve që janë nën hetime.
Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori Dell tha se me këtë qëndrim, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, “ka zgjedhur të sfidojë komunitetin ndërkombëtar, të sfidojë miqtë më të mirë të Kosovës në emër të mbrojtjes së një apo dy miqve të tij”.
Ai tha se përderisa zoti Krasniqi “nuk dëshmon ndjenjë më të lartë të përgjegjesisë për të zgjidhur shumë probleme që ka pasur deri tash, do të jetë e pamundur për Shtetet e Bashkuara që të vazhdojnë të punojnë me të si partner”.
Sot, kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, paraqiti para anëtarëve të Kryesisë përgjigjen që i ka kthyer shefit të EULEX-it, Ksavier Bu dë Marnjak, i cili kërkonte heqjen e imunitetit të deputetëve nën hetime.
Sipas VoA-s, Krasniqi shkruan në letrën drejtuar shefit të EULEX-it se nuk është përgjegjësi e Parlamenti të merret me çështjen e imunitetit dhe se në bazë të Kushtetutës, qeveria mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetëve.
Tash po bindem se prapa Bllaces është SHBA-ja dhe departamenti amerikan i shtetit
E jo prapa Thaqit se e ka kuptue amerika qe është nje kriminel
Per dy vite Bllaca ja mori amerikanet thaqit vetëm me deshmi
Krijoni Kontakt