Close
Faqja 40 prej 54 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 540
  1. #391
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Bllaca akuzon për fajësim të qëllimtë të Ramush Haradinajt në Hagë


    Publikuar: 06.07.2011 - 18:38

    Prishtinë, 6 korrik - Nazim Bllaca është rikthyer në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues në rastin kundër Fahredin Gashit e Hysri Ramës, për t’u përgjigjur në disa pyetje shtesë. Ai ka zbuluar detaje të reja rreth veprimtarisë së tij të pasluftës. Ashtu siç ka thënë shkurt në seancat e mëparshme, Bllaca ka lidhur Fahredin Gashin e Azem Sylën me, siç ka thënë ai, montimin e gjykimit të Ramush Haradinajt në Hagë.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, Bllaca ka rrëfyer se si kishin shumëzuar një CD , përmbajtjen e së cilës e ka sqaruar para trupit gjykues. “Ajo CD ka qenë një dëshmi që Fahredin Gashi i kishte dhënë Tribunalit të Hagës , ku të gjitha krimet ia hedh Ramush Haradinajt si para ashtu edhe pas luftës”, ka thënë Bllaca , duke treguar se këto CD-ja pastaj i kishte marrë Shaban Syla dhe ia kishte dërguar Azem Sylës. “Kur u kthye, Shabani tha se e ka një mesazh nga Azem Syla, të cilin po e citoj: ‘Farukun nuk bon me ma nguc, se më duhet në të ardhmen për zhvatje”, ishte sipas Bllacës mesazhi i Azem Sylës. Krejt këto sipas tij kanë ndodhur në maj të vitit 2009.

    Gjatë ditës dëshminë e tij e ka dhënë edhe Adem Salihaj. Ai ka treguar se si bashkë me Gani Gecin në shtëpinë e tij kishin xhiruar DVD-në e famshme të Nazim Bllacës, të bërë publike pastaj prej dy ish-deputetëve. “Kur ka zbrit në oborr timin, Bllaca më është drejtuar. Baca Adem, shumë paska ndërruar shtëpia e oborri. Kam qenë shumë herë këtu natën, kur kemi provuar të vrasim”, ka rikujtuar Salihaj fjalët e Bllacës.

  2. #392
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    tashme u vertetuar se ramush haradinaj eshte derguar nga azem syla dhe shiku ne hage!
    ky faqezi duhet te pergjigjet pse e dergoi ramushin ne hage kur aty vendin e ka vet azem syla!

    keto deshmi te agjentit te shikut nazim bllaces e vertetojne plotesisht se shiku eshte organizata kriminale antishqiptare qe bashkpunon me beligradin!

    te lumte bllaca se vertete je duke shpalos krimet dhe skenaret qe ka ber shiku dhe azem syla kunder dejmve me te mire te kosoves!

  3. #393
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ldkistat e kan qu e magjupt ramushin ne hag leni ju komunista jugoturqeli mos u munonin me rena spo ju beson ma kush edhe ni vjet edhe do bie komunismi ne Kosov shihe ldken pos ne vranjevc e ne podujev u met

  4. #394
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Bllaca akuzon për fajësim të qëllimtë të Ramush Haradinajt në Hagë

    06.07.2011 - 18:38



    Prishtinë, 6 korrik - Nazim Bllaca është rikthyer në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues në rastin kundër Fahredin Gashit e Hysri Ramës, për t’u përgjigjur në disa pyetje shtesë. Ai ka zbuluar detaje të reja rreth veprimtarisë së tij të pasluftës. Ashtu siç ka thënë shkurt në seancat e mëparshme, Bllaca ka lidhur Fahredin Gashin e Azem Sylën me, siç ka thënë ai, montimin e gjykimit të Ramush Haradinajt në Hagë.




    Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, Bllaca ka rrëfyer se si kishin shumëzuar një CD , përmbajtjen e së cilës e ka sqaruar para trupit gjykues. “Ajo CD ka qenë një dëshmi që Fahredin Gashi i kishte dhënë Tribunalit të Hagës , ku të gjitha krimet ia hedh Ramush Haradinajt si para ashtu edhe pas luftës”, ka thënë Bllaca , duke treguar se këto CD-ja pastaj i kishte marrë Shaban Syla dhe ia kishte dërguar Azem Sylës. “Kur u kthye, Shabani tha se e ka një mesazh nga Azem Syla, të cilin po e citoj: ‘Farukun nuk bon me ma nguc, se më duhet në të ardhmen për zhvatje”, ishte sipas Bllacës mesazhi i Azem Sylës. Krejt këto sipas tij kanë ndodhur në maj të vitit 2009.


    Gjatë ditës dëshminë e tij e ka dhënë edhe Adem Salihaj. Ai ka treguar se si bashkë me Gani Gecin në shtëpinë e tij kishin xhiruar DVD-në e famshme të Nazim Bllacës, të bërë publike pastaj prej dy ish-deputetëve. “Kur ka zbrit në oborr timin, Bllaca më është drejtuar. Baca Adem, shumë paska ndërruar shtëpia e oborri. Kam qenë shumë herë këtu natën, kur kemi provuar të vrasim”, ka rikujtuar Salihaj fjalët e Bllacës.

  5. #395
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Zgjerohet “Bllaca”

    EULEX arrestoi dhe paraburgosi katër persona në lidhje me rastin “Bllaca”. Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari e Sadik Abazi dyshohen se kanë kryer krime të rënda para më shumë se një dekade. Paralelisht me arrestimet, procesi gjyqësor po vazhdon.
    Nga Jeton Musliu më 07 korrik 2011 në ora 08:07

    Herët në mëngjesin e së martës, Policia e EULEX’it ka arrestuar edhe katër persona të tjerë lidhur me rastin “Bllaca”.

    Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari dhe Sadik Abazi janë personat e arrestuar, të cilët dyshohen për vepra të rënda penale.

    Ata dyshohen se më shumë se dhjetë vjet më parë, kanë kryer një vrasje dhe një tentim vrasje të rëndë.

    Arrestimi i këtyre personave është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i EULEX’it, Nicholas Hawton, por pa dhënë shumë detaje.

    Sipas tij, personat janë arrestuar në Prishtinë dhe në rrethinë, ndërkohë që prangat u janë vënë për shkak të rasteve të rënda që dyshohet e kanë ndodhur në vitet 1999 dhe 2000.

    Derisa arrestimet u kryen pa ndonjë incident, gjatë pasdites të së martës, ata janë dërguar para gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

    Dëgjimi i tyre ka vazhduar për rreth tri orë, kurse operacioni, sipas zyrtarit të EULEX’it, është duke vazhduar dhe se rasti është drejtuar nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    Përveç të tjerave, ata dyshohen edhe për kryerjen e veprave të tjera penale, për të cilat janë përmendur edhe në dëshminë që Nazim Bllaca e ka dhënë para hetuesve të EULEX’it.

    Rasti “Bllaca” ka kohë që ka nisur, ndërkohë që deri më tash, përveç vetë Nazim Bllacës, janë marrë në pyetje edhe Fahredin Gashi, i njohur si Faruku.

    Aktualisht, në lidhje me këtë rast është duke u marrë në pyetje dëshmitari i mbrojtur që mban shifrën “X”, kurse dëshmi pritet të japin edhe persona të tjerë të përmendur në CD’në e famshme të Nazim Bllacës.

    Njëri prej të përmendurve në vetë deklarimin publik të Nazim Bllacës, është edhe Adem Salihaj, për të cilin ai ka thënë se kishte marrë urdhër nga ish-Shërbimi Informativ i Kosovës për ta vrarë.

    Por prokurori i çështjes dhe avokatët mbrojtës kanë deklaruar se dëshmia e Salihajt nuk iu duhet dhe kanë vendosur të mos e thërrasin për t’u rrëfyer në gjykatë.

    Në nëntor të vitit 2009, ishte Nazim Bllaca, i cili publikisht doli në media dhe deklaroi se ai është person që ka kryer vrasje, tentim vrasje dhe tortura dhe të gjitha i ka bërë duke zbatuar urdhra.

    Ai madje ka përmendur edhe zyrtarë të lartë të ish-SHIK’ut prej të cilëve thotë se ka marrë urdhra, ku disa prej tyre aktualisht janë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike.

    Aktakuza

    Bazuar në urdhrin për fletarrest, të ngritur ndaj Shpresim Ukës, më 23 qershor 2011 nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Viktor Hugo Pardal, që është gjykatës penal i EULEX-it, në nivel të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Uka, i lindur në Beograd, akuzohet për pjesëmarrje në një vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, në gusht 1999 në Prishtinë, në bashkëpunim me Faruk Gashin, Bekim Sylën, Sadik Abazin dhe Nazim Bllacën, Shpresim Uka ka dhënë ndihmë në vrasjen e Ibush Kllokoqit i cili është qëlluar për vdekje nga Nazim Bllaca, derisa Shpresim Uka ka vepruar si vozitës për ikje, Sadik Abazi ka folur me viktimën dhe të tjerët i kanë mbështetur veprimet dhe praninë e tyre. Sa i përket tentim vrasjeve, në aktakuzë shkruan se më 3 nëntor 1999, në Prishtinë (Bregu i Diellit), Shpresim Uka ka marrë pjesë në tentim vrasjen e Ismet Arifit në bashkëpunim me Nazim Bllacën, Sadik Abazin dhe Driton Hajdarin. Më 3 nëntor 1999, Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla, kanë marrë pjesë në tentim vrasjen e Ismet Arifit duke shtënë disa herë mbi të në ndërtesën ku ai ka jetuar me të birin dhe gruan, megjithatë, plumbat nuk e kanë goditur viktimën. Përvec këtyre, sipas aktakuzës, me 20 korrik 2000 në Ferizaj, Shpresim Uka ka marrë pjesë në tentim vrasjen e Adem Salihajt në bashkëpunim me Driton Hajdarin, Sadik Abazin, Nazim Bllacën dhe Shaban Sylën në udhëzimet e Ekrem Jasharit dhe Azem Sylës.

  6. #396
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Lirohen katër të arrestuarit në lidhje me rastin Bllaca

    Publikuar: 07.07.2011 - 10:08

    Prishtinë, 7 korrik - Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka liruar mbrëmë katër të arrestuarit në lidhje me rastin Bllaca. Shpresim Uka (në foto), Shaban Syla, Sadik Abazi, Driton Hajdari janë urdhëruar që të paraqiten një herë në javë në stacionin policor. Gjithashtu atyre u ndalohet kontakti me disa persona të caktuar. Policia e EULEX it dje në mëngjes kishte arrestuar këta katër persona lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me pohimet për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë të kryera në vitin 1999 dhe 2000.

  7. #397
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga halla-raz Lexo Postimin
    Lirohen katër të arrestuarit në lidhje me rastin Bllaca

    Publikuar: 07.07.2011 - 10:08

    Prishtinë, 7 korrik - Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka liruar mbrëmë katër të arrestuarit në lidhje me rastin Bllaca. Shpresim Uka (në foto), Shaban Syla, Sadik Abazi, Driton Hajdari janë urdhëruar që të paraqiten një herë në javë në stacionin policor. Gjithashtu atyre u ndalohet kontakti me disa persona të caktuar. Policia e EULEX it dje në mëngjes kishte arrestuar këta katër persona lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me pohimet për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë të kryera në vitin 1999 dhe 2000.

    EULEX-i sqaron masat ndja të dyshuarve në rastin Bllaca.

    Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka shqiptuar katër personave të arrestuar dje masat kufizuese si në vijim:

    Të dyshuarit duhet të paraqiten në stacionin policor një herë në javë për një periudhë prej një muaji. Të dyshuarit u ndalohet të kontaktojnë mes vete si dhe me dëshmitarët dhe familjet e viktimave.

    Gjykatësi i procedurës paraprake i ka urdhëruar të dyshuarit që të mos u afrohen më shumë se 300 metra një numri të personave, përfshirë dëshmitarët dhe pjesëtarët e familjeve të viktimave, qoftë drejtpërsëdrejti apo nëpërmjet ndonjë personi ose mjeti tjetër.

    Të dyshuarve u është thënë se do të caktohet paraburgimi i tyre nëse i shkelin këto masa.

    Përveç kësaj, sot, Policia Ekzekutive e EULEX-it e ka arrestuar personin e pestë që ndodhej në listën e urdhrit për arrest.

    Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka shqiptuar të njëjtat masa kufizuese me ato që i ka shqiptuar për të dyshuarit tjerë.

    Këto arrestime janë pjesë e hetimeve lidhur me pohimet për vrasje të rendë dhe tentim vrasje të rendë të kryera në vitet 1990 dhe 2000, ka bërë të ditur zyra për informim e EULEX-it.

    Në komunkiatë thuhet po ashtu se hetimet po drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    Arrestimet janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it.

  8. #398
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    Fahredin Gashi-Fruku,dekonspirimi i agjentit

    Fahrudin Gashi-Faruku, dekonspirimi i agjentit

    Publikuar: 07.07.2011 - 18:20

    Prishtinë, 7 korrik - “Në vitin 1996 kam filluar një shoqëri me zv/komandantin e policisë serbe në Shtime, më pas me vetë komandantin, Dragan Gjorgjeviq”. Kështu ka thënë në janar të vitit 2004, në një dëshmi të fshehtë, për Tribunalin e Hagës Fahrudin Gashi – Faruku.

    Për këto raporte ai dëshmon se ka pasur pas luftës në Kosovë probleme të vazhdueshme me individë të UÇK-së.

    Personazhi “i tmerrshëm” i procesit maratonik gjyqësor, në denoncimin e krimeve të pasluftës në Kosovë, në rastin Bllaca, Fahrudin Gashi ka një anë të panjohur të tij, bashkëpunimin e hershëm me hetues të Tribunalit të Hagës.

    Portali LajmeShqip.com bën publik për herë të parë dhe ekskluzivisht një videoincizim të shtatë vjetëve më parë, të dëshmisë që Fahrudin Gashi – Faruku e kishte dhënë për Prokurorinë e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur.

    Përkundër faktit që Gashi është dëshmitar i mbrojtur i Tribunalit, videoregjistrimi amator është bërë, siç duket, fshehtas, nga ana përfaqësuesit hetues të Zyrës së Prokurores së Hagës, gjatë intervistimit të tij, më 21 janar të vitit 2004, në bazën finlandeze të KFOR-it në Lipjan.

    Nga tërësia e një incizimi shumë më të gjatë të intervistimit të Fahrudin Gashit nga hetuesit e Tribunalit, Portali LajmeShqip.com publikon kësaj radhe vetëm dy prej tyre.

    Videoja e parë, prej pak më shumë se 13 minutash, pasqyron pjesën hyrëse të bisedës, ku bëhen prezantimet reciproke dhe në të cilën hetuesi ia tregon kushtet e intervistimit Fahrudin Gashit dhe dakordimin e këtij të fundit për t’u intervistuar.

    Ndërkaq, videoja e dytë përmban një pjesë të dëshmisë shumë domethënëse të Fahrudin Gashit, rreth angazhimeve dhe implikimeve të tij të paraluftës, gjatë luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

    Ai tregon se si para luftës ka qenë një biznesmen i suksesshëm dhe se si nuk ka pasur asnjë problem ndonjëherë me regjimin (serb) në Kosovë, por përkundrazi, sipas tij, ka qenë bashkëpunëtor i mirë i tij dhe, në të njëjtën kohë, aktivist i Forumit Rinor të LDK-së. Gjatë luftës, thotë Gashi, jam përpjekur të ndërtoj raporte të mira me UÇK-në dhe të gjejë mirëkuptimin e tyre, kurse pas luftës, për një kohë, ai, siç dëshmon vetë, ka qenë veprimtar i PDK-së e më pas e ka braktisur edhe atë.

    Sipas Gashit, ai në PDK ka qenë vetëm deri në vitin 2002 dhe tash (në momentin e intervistimit) nuk është anëtar i asnjë partie.

    Asnjëra parti nuk bëri gjë për mua dhe unë nuk qëndrova më në to, as PDK e as LDK, dëshmon vetë Fahrudin Gashi.

    Gashi dëshmon se ka pasur miqësi të mirë me policinë serbe në Shtime, dhe që nga ajo kohë ka bartur revole me leje dhe gjithmonë ka qenë i privilegjuar i policisë serbe. Ai thotë se ka edhe sot kontakte me ish-policinë serbe në Kosovë, dhe me ta flet çdo ditë, duke ruajtur raporte tregtare e shoqërore dhe se ata e vizitojnë edhe sot në shtëpi.

    Ai thotë se me UÇK-në u lidh në vitin 1998, në Krojmir, si furnizues i tyre me vegetë, me qëllim që të “ndërtojë” raporte të mira edhe me ta dhe të jetë më i qetë në punën e tij.

    Këto dy video ekskluzive janë pjesë e një serie videosh dhe faktesh që i posedon Portali LajmeShqip.com, në të cilat Fahrudin Gashi – Faruku dëshmon për angazhimet dhe relacionet e tij, të gjitha këto periudha, para luftës, gjatë dhe pas luftës, me policë e ish policë serbë dhe, në të njëjtën kohë, si bashkëpunëtor i shumëfishtë, siç dëshmon vetë ai, me UÇK-në dhe partitë shqiptare para dhe pas luftës në Kosovë.

  9. #399
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    qe pra kush kane qene puntoret e shikut te azem syles spiun te policise serbe!
    qe pra kush ka vra shqiptar spiuni serb antar i shikut fahredin gashi!

    edhe shpresim uka ka qene i till i lindur ne beligrad!
    dhe ka qene puntor i postes ne prishtine edhe gjate bombardimeve te natos!

    keta kane qene puntoret e azem syles qe kane vra xhemajl mustafa!
    etj etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 07-07-2011 më 13:35

  10. #400

Faqja 40 prej 54 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •