Close
Faqja 38 prej 54 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 540
  1. #371
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Bllaca përfundoi dëshmin e ti
    Qershor 7, 2011

    Pas njëmbëdhjetë paraqitjesh në gjykatë si dëshmitar bashkëpunues i gjykatës, Nazim Bllaca e ka përfunduar të martën dëshminë e tij në lidhje me gjykimin e Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës. Ai të martën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar të merret në pyetje nga të akuzuarit Fahredin Gashi dhe Hysri Rama, të cilët po gjykohen për vrasjen e Salih Gashit natën e 15 qershorit 1999.

    Fillimisht Bllaca është përgjigjur në pyetjet e Gashit, i cili vazhdimisht ka tentuar të zbardh pretendimet e tij se Bllaca vazhdimisht i kishte bërë shantazhe për përfitime të tij personale. Me këtë rast Gashi e ka prezantuar një raport të përgjimeve telefonike që Bllaca kishte bërë biseda me Hysri Ramën, Shaban Sylën edhe me disa persona të tjerë që kinse kishin bërë presion Fahredin Gasht që ti merrnin 400 mijë euro. …..

    Pastaj i akuzuari Fahrdin Gashi e ka pyetur Bllacën nëse ia kishte dërguar disa persona në lidhje me një CD që ky i fundit e kishte siguruar për një dëshmi që Fahredin Gashi kishte dhënë për Tribunalin e Hagës. “Ky u takua me Reshat Gashin të cilit ia ka dhënë një CD të Tribunalit të Hagës që unë e kam dhënë për Tribunalin dhe ajo ka qenë e vulosur me dyll dhe hetuesi ka thënë se e dërgon në Hagë ka qenë shumë konfidenicale dhe as unë nuk kam mundur ta kem. Ndërsa ky e ka dërguar edhe personat e shoqatave të dala nga lufta dhe ka thënë që unë t’ia jap 3 milion euro për tu asgjësuar ajo CD”, dekalori Gashi duke e pyetur Bllacën se si e kishte marrë ky i fundit atë CD që ka qenë aq konfidenciale dhe më pastaj me atë Cd më ka kërcënuar nëpërmjet Reshat Gashit se do ta publikoj derisa nuk i jep 3 milion euro. Këtë e ka bërë edhe nëpërmjet Muhamet Bilallit”, u shpreh Fahredin. Ndërsa, Bllaca është përgjigjur se si mund t’i kërkoj 3 milion euro kur ajo ka qenë në duart e SHIK-ut


    BLLACA PO DIN DIÇKA LIDHUR ME hARADINAJN NJE HAGE

  2. #372
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    Bllaca përfundoi dëshmin e ti
    Qershor 7, 2011

    Pas njëmbëdhjetë paraqitjesh në gjykatë si dëshmitar bashkëpunues i gjykatës, Nazim Bllaca e ka përfunduar të martën dëshminë e tij në lidhje me gjykimin e Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës. Ai të martën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar të merret në pyetje nga të akuzuarit Fahredin Gashi dhe Hysri Rama, të cilët po gjykohen për vrasjen e Salih Gashit natën e 15 qershorit 1999.

    Fillimisht Bllaca është përgjigjur në pyetjet e Gashit, i cili vazhdimisht ka tentuar të zbardh pretendimet e tij se Bllaca vazhdimisht i kishte bërë shantazhe për përfitime të tij personale. Me këtë rast Gashi e ka prezantuar një raport të përgjimeve telefonike që Bllaca kishte bërë biseda me Hysri Ramën, Shaban Sylën edhe me disa persona të tjerë që kinse kishin bërë presion Fahredin Gasht që ti merrnin 400 mijë euro. …..

    Pastaj i akuzuari Fahrdin Gashi e ka pyetur Bllacën nëse ia kishte dërguar disa persona në lidhje me një CD që ky i fundit e kishte siguruar për një dëshmi që Fahredin Gashi kishte dhënë për Tribunalin e Hagës. “Ky u takua me Reshat Gashin të cilit ia ka dhënë një CD të Tribunalit të Hagës që unë e kam dhënë për Tribunalin dhe ajo ka qenë e vulosur me dyll dhe hetuesi ka thënë se e dërgon në Hagë ka qenë shumë konfidenicale dhe as unë nuk kam mundur ta kem. Ndërsa ky e ka dërguar edhe personat e shoqatave të dala nga lufta dhe ka thënë që unë t’ia jap 3 milion euro për tu asgjësuar ajo CD”, dekalori Gashi duke e pyetur Bllacën se si e kishte marrë ky i fundit atë CD që ka qenë aq konfidenciale dhe më pastaj me atë Cd më ka kërcënuar nëpërmjet Reshat Gashit se do ta publikoj derisa nuk i jep 3 milion euro. Këtë e ka bërë edhe nëpërmjet Muhamet Bilallit”, u shpreh Fahredin. Ndërsa, Bllaca është përgjigjur se si mund t’i kërkoj 3 milion euro kur ajo ka qenë në duart e SHIK-ut


    BLLACA PO DIN DIÇKA LIDHUR ME hARADINAJN NJE HAGE
    nazim bllaca po ditka sigurt se shiku e dergoi ramush haradinajn ne hage!
    ketu nuk ka me dyshime te gjitha deshmite qe i ofroi bllaca po dalin prova!

  3. #373
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    CD-ja me shënime konfidenciale që është dërguar në Hagë, është përgatitur nga SHIK-u

    http://www.botasot.info/mesme/nazim%20Bllaca.jpg


    Bllaca: CD-ja me shënime konfidenciale që është dërguar në Hagë, është përgatitur nga SHIK-u
    Tetuta Rexhepi Bota sot

    Pas njëmbëdhjetë paraqitjesh në gjykatë si dëshmitar bashkëpunues i gjykatës, Nazim Bllaca e ka përfunduar të martën dëshminë e tij në lidhje me gjykimin e Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës. Ai të martën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar të merret në pyetje nga të akuzuarit Fahredin Gashi dhe Hysri Rama, të cilët po gjykohen për vrasjen e Salih Gashit natën e 15 qershorit 1999.

    Fillimisht Bllaca është përgjigjur në pyetjet e Gashit, i cili vazhdimisht ka tentuar të zbardh pretendimet e tij se Bllaca vazhdimisht i kishte bërë shantazhe për përfitime të tij personale. Me këtë rast Gashi e ka prezantuar një raport të përgjimeve telefonike që Bllaca kishte bërë biseda me Hysri Ramën, Shaban Sylën edhe me disa persona të tjerë që kinse kishin bërë presion Fahredin Gasht që ti merrnin 400 mijë euro. .....

    Pastaj i akuzuari Fahrdin Gashi e ka pyetur Bllacën nëse ia kishte dërguar disa persona në lidhje me një CD që ky i fundit e kishte siguruar për një dëshmi që Fahredin Gashi kishte dhënë për Tribunalin e Hagës. “Ky u takua me Reshat Gashin të cilit ia ka dhënë një CD të Tribunalit të Hagës që unë e kam dhënë për Tribunalin dhe ajo ka qenë e vulosur me dyll dhe hetuesi ka thënë se e dërgon në Hagë ka qenë shumë konfidenicale dhe as unë nuk kam mundur ta kem. Ndërsa ky e ka dërguar edhe personat e shoqatave të dala nga lufta dhe ka thënë që unë t’ia jap 3 milion euro për tu asgjësuar ajo CD”, dekalori Gashi duke e pyetur Bllacën se si e kishte marrë ky i fundit atë CD që ka qenë aq konfidenciale dhe më pastaj me atë Cd më ka kërcënuar nëpërmjet Reshat Gashit se do ta publikoj derisa nuk i jep 3 milion euro. Këtë e ka bërë edhe nëpërmjet Muhamet Bilallit”, u shpreh Fahredin. Ndërsa, Bllaca është përgjigjur se si mund t’i kërkoj 3 milion euro kur ajo ka qenë në duart e SHIK-ut.

    (Më gjerësisht shkrimin mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #374
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Hidhet në erë një veturë e EULEX-it në Prishtinë


    Publikuar: 07.06.2011 - 11:02 në "KOHA NET"

    Prishtinë, 7 qershor - Një veturë e EULEX-it është hedhur në erë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferat Dragaj në lagjen “Kodra e diellit” në Prishtinë.

    Policia e ka konfirmuar rastin dhe është duke hetuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental. Dëshmitarët besojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ngase kanë dëgjuar kur veturës i janë thyer xhamat dhe brenda është vënë një masë eksplozivi.

    “Rreth orës 5 të mëngjesit dy vetura të EULEX-it janë djegur në rrugën Ferat Dragaj. Ekspertët e zjarrit pritet ta konstatojnë nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme apo aksidentale”, ka njoftuar zyra për informim e Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Shpërthimi i veturës ka shkaktuar panik te banorët e kësaj lagjeje.

    Kohavisionin ka siguruar fotografitë vetëm pak minuta pas zjarrit Jo zyrtarisht mësohet se 3 persona i kanë vënë zjarrin veturës dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

  5. #375
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Bllaca akuzohet për haraç e bashkëpunim me Serbinë



    Prishtinë, 8 qershor – Fahredin Gashi e Hysri Rama kanë adresuar akuza të shumta në adresë të Nazim Bllacës. Njëri e ka akuzuar se i ka bërë shantazh duke ia kërkuar 400 mijë euro, e tjetri se ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë madje i paguar.

    Në procesin gjyqësor kundër Gashit e Ramës, Bllaca ka përfunduar dëshminë e tij të martën, që ka vazhduar gjatë 11 seancave gjyqësore. Dy të akuzuarit kanë shfrytëzuar të drejtën për t’i bërë pyetje Bllacës duke e akuzuar atë e duke bërë komente të ndryshme që për qëllim kishin degradimin e personalitetit të dëshmitarit dhe besueshmërisë së tij.

    Mirëpo, të gjitha këtyre pyetjeve ai u është përgjigjur duke dhënë variantin e tij që pretendon se është i vërteti.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të të akuzuarit kryesor se a kishte biseduar me Hysri Ramën dhe Shaban Sylën që t’i merreshin Fahredin Gashit 400 mijë euro, Bllaca e ka konfirmuar se ka biseduar me këta dy persona, por jo për 400 mijë euro, por për 220 mijë. Por Fahredin Gashi e ka prezantuar një raport të përgjimeve telefonike që Bllaca kishte bërë biseda me Hysri Ramën, Shaban Sylën dhe me disa persona, sipas të cilit, i kishin bërë presion që t’ia merrnin 400 mijë euro. Ndonëse ai i ka paraqitur këta sms në formë të shkruar, prokurori i rastit, Maorizio Salustro, i ka kontestuar ato. Ai ka thënë se ka shumë dyshime sepse, sipas tij, nuk ka regjistrime, nuk ka transkriptime në shkesat e lëndës, sepse, siç ka thënë ai, kanë humbur të gjitha.

    “E gjithë ajo që keni ju është në vija të trasha, që i ka bërë një oficer i policisë dhe nuk mund të merren si prova”, ka thënë ai. Nga ana tjetër ka reaguar mbrojtja e Gashit, duke insistuar që të sigurohen raportet e përgjimeve telefonike. Pa përgjigje prokurori italian nuk i ka lënë dy avokatët, Tahir Rrecaj e Kolë Krasniqi. Ky prokuror ka thënë se mbrojtja ka në dorë një raport të policisë i përpiluar nga një oficer policie.

    “Është vlerësim i tij personal dhe nuk ka asgjë tjetër. Në mënyrë kategorike është e papranueshme, sepse nuk ka prova. Nuk ka asnjë lloj dëshmie të tij”, ka thënë ai. Mbrojtja ka kërkuar që gjykata t’i bëjë kërkesë Policisë rajonale të Prishtinës që të sigurojë raportin e përgjimeve telefonike e po ashtu të thirren për të dëshmuar policët Blerim Dajaku, Nuhi Xhela dhe Nazim Sahiti.

    Fahredin Gashi ka këmbëngulur se kjo çështje është relevante pasi, sipas tij, mund të vërtetojë kredibilitetin dhe besueshmërinë e dëshmitarit bashkëpunues sepse, siç ka thënë ai, Bllaca gjithmonë e ka shantazhuar me qëllim që t’i zhvatë para.

    “Këtë e ka bërë për të më bërë shantazhe, sepse ka qenë zero prej pareve dhe ka pasur borxhe 3 milionë euro. Ai ka menduar se duke më bërë shantazhe mua, t’i paguaja borxhet e tij. Ky është motivi që e ka krijuar edhe rastin e vrasjes dhe në këtë rast unë jam viktimë e ky është reketashi”, ka thënë Gashi.

    Pyetjes tjetër të Gashit se a ka biseduar me Hysri Ramën dhe Qazim Shabanin për t’ia marrë atij një milion euro, Bllaca në cilësinë e dëshmitarit i është përgjigjur se kjo bisedë që ka ndodhur më 13 tetor i janë ofruar atij një milion euro për të heshtur.

    “Qazim Shabani personalisht më ka thanë sa pare po i lyp Nazim Bllaca, veç harro emrin e Fahredin Gashit dhe të Azem Sylës. Fol sa pare, sepse e kemi kompetencën me t’i dhanë paret. Qazim Shabani i di të gjitha krimet që janë bërë e janë biseduar, sepse nuk është njeri i krimit ai”, ka thënë Bllaca.

    “Në këtë kohë Shaban Syla i ka pasur punët mirë me Fahredin Gashin. Unë i kam thanë për paret e mija, që m’i ka borxh 220 mijë eurot e mija. Ai ka mujt me thanë shifër marramendëse, kjo nuk më ka interesuar mua”, ka thënë me tej Bllaca, duke iu përgjigjur pyetjes së Gashit se a ka pasur bisedë me Qazim Shabanin e Hysri Ramën për t’i marrë para atij.

    Mirëpo kësaj përgjigjeje Fahredin Gashi i është përgjigjur duke i thënë trupit gjykues se Bllaca në atë kohë i ka vërë reket, “sepse s’ka pasur as bukë me hangër”.

    Pyetjen dhe përgjigjet në mes të të akuzuarit dhe dëshmitarit kanë arritur tek një CD, e cila dëshmon se Fahredin Gashi kishte dëshmuar para hetuesve të Gjykatës së Hagës në lidhje me kampin e Llapushnikut dhe të ish-komandantëve, Fatmir Limaj, Shukri Buja etj. Gashi e ka akuzuar Bllacën se i ka kërkuar tre milionë euro në këmbim të mospublikimit të kësaj CD-je.



    “Ti edhe në media ke thënë se ajo CD është kundër Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limës. Si e more atë CD, e cila ka qenë aq konfidenciale dhe pastaj me atë CD më ka kërcënuar nëpërmjet Reshat Gashit (kushëri i Fahredin Gashit v.j.) se do ta publikojë nëse nuk i jep 3 milionë euro. Këtë e ka bërë edhe nëpërmjet Muhamet Bilallit”, ka thënë Gashi. “Si mund të kërkoj 3 milionë euro kur ajo CD ka qenë në duart e SHIK-ut”, është përgjigjur Nazim Bllaca. “Pavarësisht se çfarë çmimi do ta paguajë familja Bllaca në këtë lëndë, nuk mund askush të më shtyjë prapa vetëm nëse m’i montojnë 50 kilogramë eksploziv. Kjo është forma e tyre”, ka thënë Bllaca.

    Gashi e ka akuzuar Bllacën se ka tentuar t’ia mbysë djalin dhe gruan me veturë, të cilët duke ikur, sipas tij, kishin rënë në një kanal. Po ashtu e ka akuzuar se kishte shtënë me armë automatike pranë shtëpisë së gruas së tij, për ta frikësuar, që si qëllim, sipas Gashit, kishte përfitimin material.

    “Kjo ka qenë formë presioni ndaj meje për t’i dhënë paret që i duheshin për t’i larë borxhet”, ka thënë Gashi. Mirëpo të gjitha këto akuza i ka mohuar Bllaca.

    Dëshmitari është marrë pyetje edhe nga Hysri Rama, i cili në shumë raste nuk e priste përkthimin. Ish-polici Hysri Rama fillimisht ka thënë se me Bllacën njihet nga viti 2003, për ta pyetur se pse i kishte thënë që ta thërriste Fahredin Gashin kur ata ndodheshin në një restorant të quajtur “Lea”. Bllaca ka thënë se nuk i kujtohet, derisa Rama ka thënë se Nazim Bllaca kishte kërkuar nga ai që ta thërriste Fahredin Gashin dhe ishin takuar te “Motrat Binjake”.

    “Porosia e Bllacës ka qenë t’i them Fahredin Gashit se nëse nuk i qet 400 mijë euro në konton e tij deri të hënën, nëse janë 1 euro më pak se 400 mijë, do të ketë pasoja ai dhe familja Gashi”, ka thënë Rama duke e bërë të reagonte dëshmitarin Bllaca: “Nuk ishin 400 mijë euro që i kishte kërkuar, por ishin 220 mijë. Absolutisht nuk ka të bëjë me 400 mijë euro, por me 220 mijë euro. Kërcënimet fizike unë i kam pasur prej tyre, kur them prej tyre, nuk mendoj vetëm për një person, por për gjithë grupin. Nuk mundet me qit prova familja Gashi qe e kam kërcënuar unë”.

    Rama është ndalur tek dëshmia e Bllacës. Në këtë dëshmi ai kishte thënë se Hysri Rama ishte paguar 100 mijë euro për ta vrarë Bllacën, gjë që është mohuar nga i akuzuari.

    “Me Hysri Ramën e kemi caktuar takimin te ‘Fellini’ prapa nxehjes, por ai nuk ka ardhur. Para këtij takimi Rama i kishte marrë paret të më vrasë. Kur kam shkuar të takohem me Ramën unë isha me një veturë tjetër dhe ai e kishte fikur telefonin. Përveç kësaj asgjë të keqe s’kam pas me Ramën”, është përgjigjur Bllaca. Hysri Rama ka thënë se në takimin e fundit që kishte pasur me Bllacën në byrektoren “Bosna” në Dardani, ai kishte disa çipa përgjues. Mirëpo Bllaca është përgjigjur me ironi se nuk ka pasur kësi teknologjie.

    “Jo bre, prej teje po dëgjoj këtë. Nuk kam qaq aparaturë me i fut në burg këta”, ka thënë ai, derisa pyetjes se pse në një rast nuk kishte shkuar në shtëpinë e tij por kishte qëndruar dy net në shtëpinë e Hysri Ramës, Bllaca ka thënë se ishte i vetëdijshëm që vetëm Rama do të ishte korrekt “që të sqarojë vrasjen time”. “Kjo ka qenë arsyeja që kam qëndruar te ky. Ky njeri prapa meje edhe sot është çelës i këtyre”, ka thënë Bllaca.

    “Nga 13 maji 2009 deri më 24 nëntor 2009, i vetmi person ka qenë Hysri Rama që kemi shkëmbyer telefonata dhe jemi takuar rregullisht. Aktiviteti im ka qenë i ditur nga Rama, përfshirë edhe bashkëpunimin që kam pasur me EULEX-in”, ka shtuar ai.

    I akuzuari më tej ka shtuar se Idriz Bllaca i kishte thënë djalit të tij Nazim Bllaca se ia “kishte nxirë jetën vetes e tash po mundohej edhe shokëve.

    “A të ka thënë se ti qysh ia ke q# nanën veti tash po mundohesh edhe shokëve të tu me ia q#?”, e ka pyetur ai. “Po të kishte thënë babai im kështu, nuk kishte ardhur te ti me djemtë me pi kafe dhe t’ia rrëfesh ti vrasjen”, është përgjigjur Bllaca.

    Rama i ka thënë Bllacës se shpeshherë i kishte thënë se vrasjen e Salih Gashit do t’ia ngarkonte Fahredin Gashit edhe pse, sipas tij, ai nuk ishte vrarës. “Ke thanë se personin që e ke krye vrasjen e Sali Gashit nuk mundesh me qit në shesh, se ky person ngjan shumë me Fahredin Gashin, andaj dhe do ta shantazhosh për para. A është e vërtetë që më ke thënë kështu”? Nga ana tjetër dëshmitari ka thënë se Rama e di saktësisht se kanë biseduar se si ta fshihnin vrasjen e Varigovcit dhe të tjerat. I akuzuari më tej duke bërë pyetje e ka akuzuar dëshmitarin se ka pasur lidhje me kryeprokurorin serb për krime lufte dhe një prokuror të EULEX-it dhe se është paguar nga Serbia.

    “A të kam dërguar unë me veturë deri në kufi në zonën neutrale, ku i ke marrë 6 mijë euro nga disa zyrtarë të Policisë së Serbisë”, ka pyetur ai për ta marrë përgjigjen “jo” nga Bllaca.

    Prokurori i rastit, Maorizio Salustro, ka ndërhyrë duke thënë se kjo çështje nuk ka relevancë për gjykimin dhe se tashmë kanë kaluar në probleme private. Nga ana tjetër avokati Tahir Rrecaj ka ndërhyrë duke thënë se kjo çështje është shumë relevante, sepse tregon, sipas tij, se dëshmitari Nazim Bllaca është i paguar nga Serbia dhe se është spiun i shumëfishtë.

    Bllaca ka mohuar t’i ketë thënë vëllai i tij Ibushi që të mos i përziente njerëzit në këtë lojë, siç e ka quajtur Rama të fëlliqtë. “Kurrë s’kam fol me të. Unë nga Rama e familja e tij kam marrë tri kërcënime më 26, 28 dhe 30 dhjetor 2009 me e-mail. E kam njoftuar prokurorin amerikan për këtë. Autori është Fikret Rama, djali i vëllait të Hysrisë”, ka thënë Bllaca.

    “Çka thojke se kam me ta q# nanen. Këto janë fjalë hava”, është kundërpërgjigjur Rama.



    Dëshmitarit Nazim Bllaca të martën i është ofruar siguria maksimale nga njësitë speciale të Policisë së EULEX-it. Përveç jelekut antiplumb dhe helmetës, ai ishte veshur edhe me uniformë të trashë dhe çizme të Policisë së EULEX-it. Burime nga EULEX-i kanë thënë se këto masa janë marrë pasi që kanë indikacione që jeta e Bllacës mund të jetë në rrezik.

    Ndërkohë në fund të dëshmisë Bllaca është marrë në pyetje nga prokurori Maorizio Salustro. Ai e ka pyetur dëshmitarin se duke u kërkuar para shokëve të tij a ka pasur qëllim përfitimin apo konfirmimin e krimeve. “Qëllimi ishte që t’i afrohem sa më shumë grupit tim”, ka thënë ai, për të treguar se incizimin prej dy orësh e 15 minutash të takimit me Shpresim Ukën, Qazim Shabanin dhe Hysri Ramën e kishte incizuar me një telefon “Samsung” K 800, të cilin e kishte futur në çorape. “Tri ditë më vonë këtë incizim ia kam dhënë EULEX-it. Kërkesa e parave gjatë këtij takimi ka qenë pjesë e strategjisë sime. Kisha qëllim t’i provokoja ata gjatë këtij takimi dhe t’i konfirmoja krimet që kemi bërë”, ka thënë Bllaca.

  6. #376
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    O ti L e G veq germa ini mbush breee
    mendoni se do mbeteni gjithmon keshtua haaaa
    jo jo po nejse

    po perse nuk po i trashni germat ku atu i thuhet Bllaces ner sy se te kam dergue vet deri tek kufini i serbis ne zonen neutrale dhe e ka marr pagen prej policis serbe dhe ate dit i ke marr 6.000 euro haaaaa bile edhe kerrin ja ceku me Pezho ta kan pru pagen shkiet i tha Hysri Rama Bllaces
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #377
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mbaroi rrëfimin

    Nazim Bllaca nuk do të ketë nevojë më të udhëtojë nga Ribari i Madh për në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ai i dha fund dëshmisë kundër ish-shokut të tij, Fahredin Gashi dhe Hysri Ramës, duke u përballur me kundërshtimet e tyre. Tash në këtë proces flasin të tjerët.
    Nga Nexhmije Ahmeti më 08 qershor 2011 në ora 07:50

    I vetëshpallur se ka kryer krime në Kosovë, pas luftës, Nazim Bllaca ka përfunduar dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve Fahredin Gashi dhe Hysri Rama. Gjatë seancës, e cila ka zgjatur më shumë se tetë orë, dëshmitari Bllaca është marrë në pyetje nga të akuzuarit Gashi dhe Rama. I akuzuari Fahredin Gashi është ndalur te presioni, siç thotë ai, i Bllacës për të përfituar para.

    Ai ka prezantuar një raport të përgjimeve telefonike që Bllaca kishte bërë me Hysri Ramën, Shaban Sylën dhe me persona të tjerë që kinse kishin bërë presion që t’i merrnin nga Fahredin Gashi 400 mijë euro. Mirëpo prokurori Mauricio Salustro ka kundërshtuar duke thënë se ka shumë dyshime, sepse nuk ka regjistrime, nuk ka transkript në shkesat e lëndës, sepse kanë humbur të gjitha. Në lidhje me këtë, ka insistuar pala mbrojtëse duke kërkuar nga policia që të sigurojë raportin e përgjimeve telefonike.

    I akuzuari Gashi ka thënë se relevanca e këtyre bisedave të Bllacës është për të vërtetuar kredibilitetin edhe besueshmërinë e dëshmitarit bashkëpunues, pasi që, sipas tij, ai gjithherë ka qenë i shantazhuar nga Bllaca për qëllimet e tij financiare. “ E ka bërë për të më bërë shantazhe, sepse ka qenë zero prej parave dhe ka pasur borxhe tre milionë euro dhe ka menduar se duke më bërë shantazhe mua, do t’i laj borxhet e tij. Ky është motivi që e ka krijuar edhe rastin e vrasjes dhe në këtë rast unë jam viktimë e ky është reketashi”, tha Gashi. Ky e ka pyetur Bllacën rreth bisedës me të akuzuarin Rama dhe Qazim Shabani që nga Fahredin Gashi të kërkohen një milion euro. Por Bllaca e ka kundërshtuar këtë duke treguar se Qazim Shabani i ka thënë sa pare i kërkon për ta harruar emrin e Fahredin Gashit dhe Azem Sylës. Bllaca ka thënë se nga i akuzuari i ka kërkuar paratë që ia ka pasur borxh e që thotë se kanë qenë 220 mijë euro. Pastaj, i akuzuari Fahredin Gashi e ka pyetur Bllacën nëse ia kishte dërguar disa persona në lidhje me një CD që ky i fundit e kishte siguruar për një dëshmi që Gashi kishte dhënë për Tribunalin e Hagës.

    Gashi tha se ajo CD ka qenë konfidenciale, ndërsa Bllaca e ka përdorur kundër tij për t’i kërkuar haraç. Gashi, tha Nazim Bllaca, vazhdimisht ka bërë presione ndaj familjes së tij, posaçërisht ndaj gruas dhe djalit, të cilët ka dashur t’i shkelë me veturë. Dëshmitari është pyetur nëse kishte ndonjë bllokadë biznesore ndaj tij në vitin 2006, pasi që sipas Gashit, kjo bllokadë ishte bërë pasi që Bllaca i kishte mashtruar vazhdimisht të gjithë dhe më askush nuk i ishte besuar.

    I akuzuari tjetër, Hysri Rama, për të cilin Bllaca ka thënë se ka qenë i paguar nga SHIK-u që ta likuidojë atë, e ka pyetur Bllacën për shumë takime që i kanë pasur në mes vete. Rama e ka pyetur Bllacën nëse ka marrë rrogë nga Serbia, por dëshmitari e ka mohuar një gjë të tillë.

    I akuzuari Rama i ka kujtuar atij se e ka dërguar me veturë deri në kufi me Serbinë, ku më pastaj Bllaca ka shkuar atje me taksi për t’i marrë gjashtë mijë euro nga disa zyrtarë të Policisë në Serbi. Këtu ka reaguar prokurori duke thënë se kjo pyetje nuk ka relevancë për rastin që po gjykohet. Mirëpo Tahir Rrecaj, avokati i Fahredin Gashit, ka reaguar duke thënë:

    “Ka relevancë kjo pyetje, sepse nëse Bllaca ka marrë pagë prej Serbisë dhe kryeprokurorit serb, ky është montim politik dhe ky person është i paguar nga agjencitë e huaja. I akuzuari Rama i ka thënë Bllacës se shpesh e ka përmendur se vrasjen e Sali Gashit do t’ia ngarkojë Fahredin Gashit, edhe pse ai nuk ka lidhje me të. Kjo është hedhur poshtë nga Bllaca. Seanca e ardhshme për rastin e Fahredin Gashit do të mbahet më 22 qershor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #378
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    O ti L e G veq germa ini mbush breee
    mendoni se do mbeteni gjithmon keshtua haaaa
    jo jo po nejse

    po perse nuk po i trashni germat ku atu i thuhet Bllaces ner sy se te kam dergue vet deri tek kufini i serbis ne zonen neutrale dhe e ka marr pagen prej policis serbe dhe ate dit i ke marr 6.000 euro haaaaa bile edhe kerrin ja ceku me Pezho ta kan pru pagen shkiet i tha Hysri Rama Bllaces
    hysri rama rren eshte nje mshtrues ordiner!
    hysri rama eshte perjashtuar nga policia e kosoves per mashtrime!

    per pare hysri rama edhe gruen e vet e shet!
    po mos te ishte hysri rama nuk do te mundte bllaca te sjellte kaq shume fakte!

    hysri rama i ka then bllaces une ti bi ne shpi teme ti inqizoi!
    e keshtu ka vepruar bllaca!

    mos harro se hysri rama edhe sot eshte krah i nazim bllaces!
    hysri rama ia ka ngul shume faruk udbashit !

    meritat e nazim bllaces jane heroike e ka hjek nje udebash ibush kllokoqit!
    i ka zbuluar udebashet qe ishin puntor te ibush kllokoqit!

    e ka zbuluar faruk gashin qe eshte udebash i infiltruar ne uck dhe shik!
    dhe kete me ndihmen e azem syles!

    keto cka thot faruk gashi e hysri rama nuk kane vlere !
    dhe nuk kane fuqi ne aspektin juridik jane me shume anekdota intime!

  9. #379
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    hysri rama rren eshte nje mshtrues ordiner!
    hysri rama eshte perjashtuar nga policia e kosoves per mashtrime!

    per pare hysri rama edhe gruen e vet e shet!
    po mos te ishte hysri rama nuk do te mundte bllaca te sjellte kaq shume fakte!

    hysri rama i ka then bllaces une ti bi ne shpi teme ti inqizoi!
    e keshtu ka vepruar bllaca!

    mos harro se hysri rama edhe sot eshte krah i nazim bllaces!
    hysri rama ia ka ngul shume faruk udbashit !

    meritat e nazim bllaces jane heroike e ka hjek nje udebash ibush kllokoqit!
    i ka zbuluar udebashet qe ishin puntor te ibush kllokoqit!

    e ka zbuluar faruk gashin qe eshte udebash i infiltruar ne uck dhe shik!
    dhe kete me ndihmen e azem syles!

    keto cka thot faruk gashi e hysri rama nuk kane vlere !
    dhe nuk kane fuqi ne aspektin juridik jane me shume anekdota intime!
    po qysh te shkoi moti tuj i mrojt proserbet more bal
    po masi po rrejka Rama e ky far Bllaca veq qe eshte shpiun si ti i shkieve nuk po rrejka sipas teje a
    hajt ti tregona a ka qen dy 2 vite 2007-2009 ky Bllaca ne serbi dhe a ka marr e merr hala pag nga ta hajt masi ai e ti nuk rreni tregona ndaq me nofkat G-123456789 ndaq me germat L-b h t r e etj
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #380
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Self-confessed hitman is a headache for Kosovo government

    09/06/2011



    AFP


    A self-confessed hitman who shot enemies of Kosovo's leading PDK party is another headache for prime minister Hashim Thaci, already under scrutiny for links to organised crime and organ trafficking.

    Nazim Bllaca has admitted to being a member of a former underground execution squad which he says killed scores of people seen as collaborators with Belgrade or political enemies after the 1998-99 Kosovo war.

    "Just in the first six months after the war around 450 people were killed, this has to be investigated," Bllaca, 39, told AFP, sipping a cup of traditional Kosovo black tea behind his desk.

    "I am the author of one of these murders," added Bllaca, who is now cooperating with EU prosecutors investigating his claims.

    Bllaca, who has not been formally charged with any crimes, does not say how many murders his group committed but admits to killing a former top intelligence official and 17 other offences like beating people up and blackmailing them.

    He talked to AFP in his home in a hamlet 20 kilometres (12 miles) south of Pristina, where he is under round-the-clock protection from the EU mission in Kosovo.

    "In regard to his allegations relating to organised crime, Mr Bllaca has been interviewed several times. The investigation is its final phase," a spokesman for the EU judicial mission EULEX said.

    Bllaca says he was a member of a secret hit squad of the Kosovo security services SHIK, an agency closely associated with Thaci's Democratic Party of Kosovo (PDK).

    Thaci himself is a former leader of the rebel Kosovo Liberation Army (KLA) which fought against the forces of late Serbian strongman Slobodan Milosevic in the late 1990s.

    Bllaca is currently giving evidence against another alleged member of the hit squad, Fahredin Gashi, which is widely seen as a test case.

    Legal analyst Vehbi Kajtazi of the Koha Ditore daily believes that Bllaca's testimony could eventually lead to the top echelons of Thaci's government.

    "He broke the silence taboo about those from the KLA who were involved in crimes," he said.

    Thaci has recently come under increased scrutiny after a Council of Europe report linked him to organised crime and organ trafficking.

    The prime minister has never specifically reacted to Bllaca's accusations, saying only they should be investigated by the legal authorities.

    In 2009 Bllaca created a media sensation when he gave a press conference almost next door to the government headquarters in Pristina, revealing the existence of the assassinations unit.

    Bllaca claims that the main targets of the execution squad were officials of the PDK's main rival, the Democratic League of Kosovo (LDK), of which he was a prominent local member.

    "We were going to political meetings during the day and doing our job at night," Bllaca told AFP.

    "I never doubted (my superiors) as I was thought I was serving the people," he SAID, adding that he began to have doubts when the PDK in 2007 agreed to form a coalition with former foes the LDK.

    The man he named as the boss of his hit squad, Azem Syla, a former KLA chief and now a deputy for the PDK, dismissed his claims, branding Bllaca "a psychopath and a Serbian spy".

    However one of Bllaca's alleged targets, former deputy prime minister Adem Salihaj of the LDK, told AFP he is "very convincing".

    "It fits in with my knowledge about organised crime after the war," Salihaj said.

    Bllaca's allegations have made him a prisoner in his own home, only able to go out under heavy police protection.

    Alone in his office, with the dark drapes drawn, he is surrounded by his files and CD's containing confessions and secretly-taped conversations with his former bosses and comrades.

    "I have not revealed all I know yet. I have still a lot to say," he said.

    "I am ready to go on testifying till the end".


    EULEX oversees the rule of law in Kosovo, which broke away from Serbia in February 2008. EU judges have the power to intervene in cases that are too sensitive for the local judiciary to tackle.

Faqja 38 prej 54 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •