ÇFARË ZBARDHË "RASTI BLLACA" ?
Tafil Duraku
Për përcjellës, vëzhgues dhe analistë të vëmendshëm dhe të paanshëm shqiptarë, situata që shpërtheu para disa ditësh në "Kuvendin e Kosovës", e sinkronizuar mirë, nuk qe aspak e befasishme dhe as e rastit. Ai shpërthim i menjëhershëm bombastik "shqiptar", për të satën herë, edhe një herë, i vërtetoi bindshëm opinionet e shumë analistëve të paanshëm shqiptarë, që nuk janë në shërbim të partive "politike" e "patriotike" të "shqiptaro"-titistëve të kuqë komunistë, jugosllavë, që nuk janë në "pushtetet" e "institucioneve" dhe të "institucionalistëve" 'tanë' të viteve të '90-ta, që nuk janë në shërbim të "politikave" të tyre ditore, afatshkurta e faqenxira, kulimoklanore, antishqiptare.
"Rasti" i shumëpërfolur "Bllaca" qet në shesh qëllimet e shumë "patriotëve" shqiptarë, të cilët, gjatë gjithë luftës së lavdishme të UÇK-së, nuk e kanë zbrazur asnjë plumb kundër forcave pushtuese serbo-jugosllave, por, plumbat e tyre "patriotikë" e "atdhetarë" i kanë zbrazur nga pritat që ua kanë zënë luftëtarëve të lirisë dhe të bëries së Shqipërisë – SHQIPËRI, duke shtënë pamëshirshëm në uçkëistët trima, që dhanë betimin dhe luftuan e po luftojnë (shokët e tyre) si luanë për ta bërë Shqipërisë - SHQIPËRI.
Po ashtu, "Rasti Bllaca", qet në shesh qëllimet finale të paci(t)fistëve LDK-ist – "shqiptaro"-titistëve ibrahimrugovistë&Co, të cilët, me paratë e 3%, kanë zhvilluar luftë speciale në kurriz të UÇK-së, për ta përçarë UÇK-në dhe njerëzit e saj, për ta inkriminuar luftën e saj të drejtë e lirimtare. Dhe, për ta parë realisht situatën, shikoni se cilat media pamore e të shkruara i dhanë krah "shqiptar" atij "rasti" ("Rastit Bllaca", pra), dhe, wshtw koha qw opinioni shqiptar duhet ta kuptojë e ta dijë se janë po të njëjtat media (që ndryshojnë valët dhe frekuencat, sipas interesave dhe nevojës së tyre "patriotike" e "politike") që asokohe (gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, pra) u japnin krah forcave reaksionare të reaksionit antishqiptar, LKJ-isto – LKK-isto – LDK-ist.
"Rasti Bllaca", jep për të kuptuar se janë shumë pista të krimit të organizuar, "shtetëror" e "patriotik", që duhet hetuar në hollësi - thellësisht, paanshmërisht dhe kombëtarisht, drejtë, pa anuar sipas hileve "patriotike" e "politike" të "institucioneve" dhe të "institucionalistëve" 'tanë' bërrylaxhinj e hilexhinj të viteve të '90-ta dhe të dofarë "Arb-Zagaricave" të tyre me çorapë "patriotike" në 'fytyrë', pra, pa anuar sipas trilleve e hileve sherrmëdha të "shqiptaro"-titistëve të kuqë jugosllavë&Co të tyre puro zagaresho-"shqiptare"…(!)…
Ajo që duhet hetuar deri në hollësi shtërruese, veç kriminelëve vrasës, është orkestri, dirigjentët, sinkronizuesit dhe menaxhuesit e "Rastit Bllaca", si dhe ata të prapaskenës së skenës së bërë publike, për t'u zbuluar përfundimisht koka e krimit të organizuar 'shtetëror' "shqiptaro"-titist dhe antishqiptar, në Kosovën e trepushtuar shqiptare.
Situatat e tilla, të krimit të organizuar "shtetëror" dhe "institucional", nuk duhet mbuluar më me asgjë. Nuk duhet mbuluar më, sepse, kurdo që të zbulohen e të zbardhen ato, do të kundërmojnë edhe më rëndë dhe do të kenë pasoja të paparashikueshme e të pariparueshme…
"Rasti Bllaca", thënë thjeshtë, është një thikë me dy tehe në kurriz të UÇK-së, në kurriz të njerëzve të saj dhe në kurriz të vlerave kombëtare e shtetërore të shqiptarëve, të cilin "rast" do ta përdorin barabar, si Serbia pushtuese, si fqinjët tanë pushtues, si dhe miqtë e tyre evrondërkombëtarë, sepse, ai brumë që godet vazhdimisht në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të Shqipërisë – SHQIPËRI, është nëpër "magjet tona", është brumë "shqiptaro"-titist dhe vazhdimisht jep bukë të tillë – antishqiptare.
Krimi i organizuar duhet goditur në vatrën e burimit të tij kriminalogjik, AND-ja e të cilit krim të organizuar, "shqiptaro"-titist, "institucional" dhe "institucionalist" i viteve të '90-ta, është përkatësia LKJ-isto – LKK-isto – LDK-iste. Ata që vranë natën e ditën, me maska e pa to, tërë ditën i vajtonin të vrarët, tok me mediat e tyre "kombëtare" e "patriotike", dhe drejtonin gishtin e akuzës në drejtim tjetër, për t'i fshehur e maskuar gjurmët e krimit "ordiner", LKJ-isto – LDK-ist, "shqiptaro"-titist.
Është me rëndësi të dihet, se a do të hetohet dhe a do të zbardhet plotësisht "Rasti Ballaca", apo, edhe më tej do jetë i pazbardhur plotësisht, për t'u kuptuar se, vërtetë, çfarë zbardhë ai "Rast", të cilin, të huajtë, si "miq" tanë që janë, do ta përdorin për realizimin e interesave të tyre "miqësore", për menaxhimin e krizave në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare?! (Bah!)… Sepse, vetëm në atë mënyrë, do mund ta mbajnë të përçarë popullin shqiptar dhe të copëtuar shtetin e tyre, Shqipërinë – SHQIPËRI.
"Rasti Bllaca", rast se jo mahi, kryekëmbë nën strehën e quajtur Serbi!... Por, ajo që duhet shtruar si pyetje, në gjithë këtë rrëmujë "patriotike", është: A u zgjuan nga gjumi polar strukturat e UÇK-së dhe shoqatat e dala nga vlerat e luftës së lavdishme shqiptare të Saj?!... Është koha kur duhet hetuar e zbardhur plotësisht: Çfarë zbardhë "Rasti Bllaca", në gjithë shtrirjen e tij "kombëtare" e "patriotike"?...
Burojë, më 13 dhjetor 2009
marre nga, dervina.com
Krijoni Kontakt