Close
Faqja 14 prej 54 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 540
  1. #131
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Me spektaklin "Bllaca" ju qyqaret mos mendoni se do t'i arrini caqet e projektuara.

    Mbaje mend: nuk ka burg ne Kosove qe mund ta mbaj Azem Sylen brenda!

    Qysh tash po te njoftoj per epilogun!

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Per Marinari

    Vendimi I publikuar ne kohen ditore vjen pas asaj qe

    Tome Gashi e kishte shpallur te mbyllur rastin Bllaca me 04.gusht 2010
    krkrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

    Azem sylen pe qon miki I A ne burg jo bllaca


    Ismet Arifi anatar I kryesis se LDK-ne lagjen Lakrishte


    Azem po se po edhe shume azema tjer bile bllaca kish thën edhe Fatmir Limen kam me rrotullue se Lima kinse e paska akuzue bllacen me 03 .12.2009 ne nje emission ne Klankosove



    Azem Syla ka then nuk po e njof bllacen 29.nenetor 2009 RTK

    Akuza kunder grupit criminal ka fillue me 25 gusht 2010 hetimet kan perfundue


    VENDIMI I GJYKATES 02.shtator 2010


    Ky vendim jav përgadit dhomat , katet , dhe dënimin , dhe ky vendim është leshuar pas asj qe thot azem syla ju pergjigja pytjeve te gjithve


    Gjykata e eulex-it vjen ne përfundim se bllaca ka punue nen instruksionet e Azem Syles .


    E ti mariana shko bane edhe nje padi kundër bllaces nese guxo dhe shikoje a mundesh me shpetue

    Me njofto mbi epilogun e hetimev

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    L-7 a din ateher ne vitin 1998 kur je kon shkue me vezhgue ku gjinden istikamet e UCK kishe pas kerkue ti me hy ne UCK, por nuk te kishin pranue se ishe kan i dyshm pse je kan i zi si maxhup. Po ateher eshte dasht me krye me ty Fatmir Lima qe ti ma mos me i permende emrin...

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Per Kosovellin

    Nuk me është dashur të shkoj tek lima se para ti kam hy ne UÇK-è mos A vjen merzi .

    Lima që në luftë ka hy për përfitime kje eshte vertetura ne shume raste .
    Rastin me te fresket e din ti kur Lima erdhi nga Haga dhe per shkak te fondit u prishen me thaqin .

    Nuk i dha pjesen e te hollave as Qerqizit e as familjes se H.Balaj

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    o L-7 rri urte atje ne France se Sarkozi po te bon bashk me maxhupt e Rumonis...

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    me e rendesishme eshte guximi i bllaces per ta then te verteten dhe per kete shkak tani pdk-es nuk po i pelqen,sigurisht qe bllaca eshte mje egzekutor por prapa tij ka peshqi te medhenje,se a do te kapen a jo kjo nuk eshte ne doren ton,por ne duhet ti lutemi eulexit qe ta qoj ne vend drejtesin.
    Dikush duhet te jap pergjegjesi pse kjo nuk ju pelqen disave eshte krejt normale ,sepse krimet vonohen por ato zbulohen heret avon.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Shume po i gezoka ketu disa zjarri i percarjes , perbaltjes dhe vllavrasjes qe po nxit EULEX-i ! Ju don me shume i huaji po thoni ?

    Eulexi ndez zjarrin qe do t'ju djegi juve te gjithe bashke , me shkrespen "Bllaca" , dhe juve ngrohni duart dhe jeni gati me shty njeri -tjetrin ne zjarr ?

    Ju perkedhelin pak sedren dhe jeni gati te falni shqiptarine dhe interesat e Kosoves ? Ju ka mbetur ndopak mend apo ju kane lene fare ?

    Rregulloni gjuhen dhe mjekoni plaget se jemi shqiptare ne rradhe te pare ! Te paret tane e kane pas zakon te mos i lene te huajt te perziheshin ne punet e shtepise se tyre !

    EULEX-i ju do te percare dhe te nakatosur kunder njeri- tjetrit ! Po beheni vellezer me rumune , italiane e ku e di une dhe po harroni njeri tjetrin?
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 15-10-2010 më 17:00

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Prokuroria propozon edhe dy muaj arrest për Nazim Bllacën
    Publikuar: Sot, më 21 tetor 2010


    Prishtinë, 21 tetor – Prokuroria Speciale e Kosovës ka propozuar të mërkurën vazhdimin e arrestit shtëpiak edhe për një muaj për Nazim Bllacën.
    Kërkesën për vazhdimin e arrestit shtëpiak e ka bërë prokurori special, Maurizio Salustro, duke dhënë edhe arsyet pse duket t’i vazhdohet arresti. Në kërkesën dërguar gjyqtarit, Françesko Florit, përmbajtjen e së cilës e ka mësuar gazeta, prokurori Salustro ka thënë se janë duke u bërë disa analiza balistike dhe disa analiza të tjera të provave. Po ashtu, në arsyetim ky prokuror ka thënë se është në përfundim të hartimit të aktakuzës dhe për këtë arsyeje duhet t’i vazhdohet paraburgimi.



    Në këtë kërkesë, ndërkaq, nuk përmendet më akuza për vrasjen e Salih Gashit, në qershor të vitit 1999, për të cilën tash akuzohet Aëm Fahredin Gashi.
    Trupi gjykues ndërkaq pritet që javën e ardhshme ta shqyrtojë kërkesën e prokurorit për vazhdimin e arrestit shtëpiak.
    Ditë më parë gazeta ka raportuar se një panel gjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, i kryesuar nga gjyqtari italian, Françesko Florit, e ka aprovuar më 2 shtator të këtij viti kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, që Nazim Bllaca të shpallet dëshmitar bashkëpunues në lidhje me vrasjen e Salih Gashit në qershor të vitit 1999 dhe të mos akuzohet për këtë vrasje.



    “Nëpërmjet këtij vendimi Nazim Bllaca deklarohet dëshmitar bashkëpunues në lidhje me vrasjen e Salih Gashit, e kryer së bashku me Fahredin Gashin në cilësinë e pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke hyrë në shtëpinë e Salih Gashit dhe duke e vrarë me breshëri të automatikut”, thuhet në një vendim të gjykatës, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”.
    Vrasja e Salih Gashit, më 15 qershor të vitit 1999, në shtëpinë e tij në Varigovc të Lypjanit, për të cilën ngarkohen Nazim Bllaca dhe Fahredin Gashi, është cilësuar si krim lufte kundër popullatës civile në kundërshtim me nenet 22 dhe 142 të Kodit Penal të Jugosllavisë aktualisht i paraparë nga nenet 23 dhe 120 të Kodit Penal të Kosovës në lidhje me nenin 3 i përbashkët me katër konventa të Gjenevës.
    Gjykata ka urdhëruar që fillimi dhe vazhdimi i procedurave penale dhe shqiptimi i dënimit kundër Nazim Bllacës është i ndaluar për akuzat e përshkruara më lart.
    “Ky urdhër do të revokohet nga paneli prej tre gjyqtarëve nëse vërtetohet se dëshmia e Bllacës është e rrejshme në çdo pjesë relevante nëse dëshmitari bashkëpunues ka harruar që të deklarojë të vërtetën e tërësishme”, thuhet më tej.



    Më 23 korrik të këtij viti prokurori special kishte ngritur kërkesën që të deklarojë Nazim Bllacën dëshmitar bashkëpunues vetëm sa i përket vrasjes së Salih Gashit, e cila është njëra nga disa akuzat e aktvendimit për fillimin e hetimeve.
    Trupi gjykues është bindur se edhe në lidhje me vrasjen e Salih Gashit dhe të kontributit, siç cilësohet, thelbësor të Fahredin Gashit në të, nuk ka dyshim se fjalët e Bllacës janë vendimtare në procesin e ndërtimit të rastit kur ato mbështeten nga të gjitha provat.



    Gjykata i beson Nazim Bllacës, duke u bazuar në deklaratat e tij të dhëna autoriteteve hetimore dhe medieve, i cili kurrë nuk është përpjekur që ta fshehë apo ta zvogëlojë përgjegjësinë e tij për kryerjen e vrasjeve dhe sulmeve të përshkuara nga ai dhe kurrë nuk është munduar që të gjejë arsyetime për krimet e tij. Ndërkohë, burime të “Kohës Ditore” brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë bërë të ditur së më 25 shtator ka filluar hartimi i aktakuzës bazuar në dëshmitë dhe provat materiale të ofruara nga Nazim Bllaca dhe në veprimet hetimore e gjetjes së provave shtesë pas daljes publike të Bllacës.
    Sipas këtyre burimeve të gjithë njerëzit e përmendur si të përfshirë në vepra kriminale do të jenë të akuzuar kush më lehtë e kush më rëndë, varësisht nga roli që ka pasur në krimet e kryera nga viti 1999 deri në vitin 2007.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412


    Para 30 nëntorit ngrihet aktakuza në “rastin Bllaca”

    Prishtinë, 27 tetor – Nazim Bllaca do të mbahet në arrest shtëpiak vetëm deri më 30 nëntor, kur mbushet fiks një vit nga nisja e hetimeve ndaj tij.
    Gjykata e Qarkut në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për një muaj arrestin shtëpiak, deri më 30 nëntor, Bllacës, i cili për të paktën një vepër penale është shpallur dëshmitar bashkëpunues, njofton sot “Koha Ditorew”.
    Gjykata ka vendosur për një muaj arrest shtëpiak e jo për dy, siç kishte propozuar prokurori special, Maurizio Salustro. Arsyeja pse gjykata ka vendosur kështu është se më 30 nëntor mbushet një vit nga nisja e hetimeve dhe, sipas nenit 248, paragrafi 3, nënparagrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, masa e caktuar ndaj një personi nuk mund të kalojë më shumë se një vit nga dita e nisjes së hetimeve.
    Mirëpo burime nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë bërë të ditur se deri më 30 nëntor aktakuza për “rastin Bllaca” do të jetë gati, me ç’gjë do të mundësojë nisjen e proceduarve të tjera, siç është konfirmimi i aktakuzës dhe nisja e gjykimit.
    Burimet kanë thënë se të gjithë ata persona që janë akuzuar nga Bllaca do të akuzohen edhe nga Prokuroria, sepse, sipas burimeve, dëshmitë dhe provat që ka ofruar ish-agjenti i SHIK-ut i vetakuzuar për “vrasje, plagosje, rrahje brutale, shantazhe” e vepra të tjera janë të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë.
    Faza finale e hartimit të aktakuzës konfirmohet edhe në vendimin e gjykatës për vazhdimin e arrestit shtëpiak për Nazim Bllacën, një kopje të të cilit e ka konfirmuar “Koha Ditore”.
    “Zyrat e prokurorisë tanimë janë duke konfirmuar se hetimi është duke përfunduar me intervistat e fundit të dëshmitarëve dhe mbledhja e provave është duke përfunduar”, ka thënë trupi gjykues në vendimin për vazhdimin e arrestit shtëpiak.
    Në vendimin e gjykatës saktësohet se Nazim Bllaca është nën hetime për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe për pjesëmarrjen në aktivitetet e organizatës kriminale SHIK, e cila supozohet të ketë qenë e mandatar i vrasjeve dhe kërcënimeve kundër “tradhtarëve” dhe bashkëpunëtorëve të regjimit serb dhe kundërshtarëve politikë pas luftës në Kosovë.
    “Hetimet janë duke zgjatur qe 11 muaj dhe gjatë kësaj periudhe janë mbledhur prova edhe kundër disa të pandehurve të tjerë, megjithëse disa elemente përfundimtare, si provat balistike, nuk janë akoma në dispozicion të prokurorit”, thuhet në vendimin e gjykatës.
    Në arsyetim për vazhdimin e arrestit gjykata ka konstatuar se ka elemente konkrete që tregojnë se i pandehuri do të arratisej nëse do t’i hiqej masa.
    “Interesimi për deklaratat publike të të dyshuarit, numri dhe natyra serioze e veprave penale të pretenduara kundër tij, si dhe të përmendurit me emra haptas të të tjerëve si bashkëkryerës të cilët mund të hakmerren, paraqesin motivin e qartë për të dyshuarin që të ikë nga Kosova me qëllim të shmangies së ndjekjes dhe hakmarrjes personale, posaçërisht duke pasur parasysh kërcënimet e shumta drejtuar z. Bllaca që nga fillimi i hetimeve”, ka thënë gjykata.
    Gjykata e Qarkut ka vërtetuar dhe verifikuar ekzistimin e dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer vepër penale. Kjo gjykatë ka thënë se besueshmëria e Nazim Bllacës është forcuar gjatë këtyre 11 muajve të fundit nga mbledhja e provave të tërthorta dhe direkte që mbështesin deklaratat e tij.
    Burime të “Kohës Ditore” brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë bërë të ditur së më 25 shtator ka filluar hartimi i aktakuzës bazuar në dëshmitë dhe provat materiale të ofruara nga Nazim Bllaca dhe në veprimet hetimore të gjetjes së provave shtesë pas daljes publike të Bllacës.
    Sipas këtyre burimeve, të gjithë njerëzit e përmendur si të përfshirë në vepra kriminale, që nga Azem Syla, do të jenë të akuzuar kush më lehtë e kush më rëndë, varësisht nga roli që kanë pasur në krimet e kryera nga viti 1999 deri në vitin 2007.
    EULEX-i ndërkaq në shumë raste nuk ka dashur të fliste për procedurat hetimore, ndërkaq avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë të martën se nuk ka asnjë njoftim nga gjykata për procedurat hetimore deri ku kanë arritur.
    “Pas dhënies së deklaratës nga Azem Syla nuk është ndërmarrë asnjë veprim juridik apo së paku ne nuk jemi njoftuar. Ndërsa kërkesa ime ka qenë që për çdo veprim juridik prokurori të na njoftojë, sepse një gjë e tillë është ligjore dhe kemi të drejtë të marrim pjesë në çdo gjë që do t’i ndihmonte edhe Prokurorisë në sqarimin e rastit”, ka thënë Gashi.
    Ditë më parë gazeta ka raportuar se një panel gjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës i kryesuar nga gjyqtari italian, Françesko Florit, e ka aprovuar më 2 shtator të këtij viti kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës që Nazim Bllaca të shpallet dëshmitar bashkëpunues në lidhje me vrasjen e Salih Gashit në qershor të vitit 1999, dhe të mos akuzohet për këtë vrasje.
    Gjykata ka urdhëruar që fillimi dhe vazhdimi i procedurave penale dhe shqiptimi i dënimit kundër Nazim Bllacës është i ndaluar për akuzat e përshkruara më lart.
    Më 23 korrik të këtij viti prokurori special kishte ngritur kërkesën që të deklarojë Nazim Bllacën dëshmitar bashkëpunues vetëm sa i përket vrasjes së Salih Gashit, e cila është njëra nga disa akuzat e aktvendimit për fillimin e hetimeve.
    Trupi gjykues është bindur se edhe në lidhje me vrasjen e Salih Gashit dhe të kontributit, siç cilësohet, thelbësor të Fahredin Gashit në të, nuk ka dyshim se fjalët e Bllacës janë vendimtare në procesin e ndërtimit të rastit kur ato mbështeten nga të gjitha provat.
    Gjykata i beson Nazim Bllacës bazuar në deklaratat e tij të dhëna autoriteteve hetimore dhe medieve, i cili kurrë nuk është përpjekur që ta fshehë apo ta zvogëlojë përgjegjësinë e tij për kryerjen e vrasjeve dhe sulmeve të përshkuara nga ai dhe kurrë nuk është munduar që të gjejë arsyetime për krimet e tij.

    koha.net

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    [QUOTE=L-7;2889206]Per Marinari

    Vendimi I publikuar ne kohen ditore vjen pas asaj qe

    Tome Gashi e kishte shpallur te mbyllur rastin Bllaca me 04.gusht 2010

    Tome Gashi eshte bashkeputore i tyre po hane pare prej Azem Syles.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 27-10-2010 më 08:05

Faqja 14 prej 54 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •