Close
Faqja 12 prej 54 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 540
  1. #111
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Kjo eshte nje dosie e nje spiuni shqiptar i koduar si " x-25", qe ka punuar per sigurimin serb!

    Ka edhe shume te tjera...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Per marinarin

    Ja paske fshi emrin o marinar se po shifet pak shkronja e pare mue po me duket si Xh

  3. #113
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Tjerat do t'i lexosh me mire...

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    r17

    Citim Postuar më parë nga R17 Lexo Postimin
    per keshtjellen 100

    1. Amerika - po thot qe keni vra njerze te pafajshem
    2. Italia - po thot keni vra njerze te pafajshem
    3. Gjermania - po thot me keni quajtur terroriste
    4. Britani Madhe - UÇK ka pasur burgje secrete
    5. Haga - vazhdojn hetimet per gjetjen e urdherdhensit qe vara ne Kleq e Llapushnik [ mlladiqin e Kosoves ] 1500 persona
    6. UNMIKU – jep statistika per vrasjen e 700 personave Brenda 18 muajve 1999/2001
    7. Akadaemit perkujtimore mbahen per DRINI, AGANIN, MUSTAFEN
    8. Vojnik - qendron fotoja e HAKI YMERIT para nxensve qe 10 vite ish koleget e Hakiut nuk mund te bej ball ta hjekin per arsyje se e njofin shum mir se kush ka qe .

    9. Thaqi qendron ne Prishtin duke heshtur perball ket
    kto spoj thon as nje shtet po poj thon frigacaket dhe ish bashkpuntort e serbis dostat e KLLOKOQIT QE E VRAN SI NJERI QE TURTUROJ SHQIPTAR

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Eshte interesan te shkosh në burg qe ke tradhtuar shokun tend



    Askush nuk do te shkoj ne burg per vrasjet politike të patriotve më te mdhenje ne dekaden e fundit ,sepse dorasit nuk e meritojn me i permend as me i njollos keta patriot qe nuk i vra milloshoviqi i serbis apo mlladiqi i serbis por këta patriot i vrau millosheviqi I kosoves dhe mlladiqi I kosoves .


    Kta kriminel do te shkojn ne burgje për shoket e tyre qe i kan pasur para gjat dhe pas lufte ,dhe pas lufte i vran vetem e vetem ti fshehin gjurmet e bashkpunimit .


    Ne Franc pas viti 1945 janë vrar kolaboracionistet

    Ne Kosove pas viti 1999 janë vrar ata qe kan menduar ndryshe e jo kolaboracionistet siç tenton PDK-ja dhe SHIK-u


    Po kesaj fore i ka dal boja tash po dihet qart


    Citat 10.10.2009 parrotlla


    ,,kam pas fatin që as me gisht të vogël nuk më kan prekur në vitin 1981,,

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Heret a von Nami Bllaca do thitet ne burg se po te jen gjith kto gjana te verteta dhe ky te jet aty nuk esht e munder mes me fut ne burg.
    Ky e perlyn veten e ne disa raste nuk mirret vesh as qa thot.
    Esht njeri qesharak.
    Fol pa fakte un nuk e di se si i duket kti aq lehet te jen vra gjih ata njerz e ky mos te jet ne burg.

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Për uranin29

    Rasti Bllaca ka me qen nje ndër proceset me te mdha ne historin e Kosoves së paslufte .

    Bllaca i ka identifikuar urdherdhësit , e per me shti ne burg duhet pak ma ngadal se ky person ka qen veq puntor

    Eulexi-t I intereson koka e peshkut dhe nepermejt Bllaces ka me kap koken e krimit e kush do te del nuk dihet hal veq nuk ka më X apo Y

    Nga njeher them inshalla jan shpifje po siq po duket jo shpifje po 100%

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    ooooo llap

    nuk po na njoftojn mbi epilogun e hetimeve çka u ba bre



    Hetimet pa të akuzuar[/SIZE]



    Selvije Bajrami | 23-08-2010 16:41 CET
    Prishtinë. Hetuesit e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), të cilët e morën me “yrysh” fushatën kundër zyrtarëve të dyshuar për korrupsion, duke i ndarë degët në disa lokacione, MTPT, rastin Bllaca dhe guvernatorin Hashim Rexhepi, kanë mbetur vetëm në suaza të hetimeve, pa rezultate konkrete.
    Ndonëse kanë kaluar muaj të tërë, nëntë muaj në rastin Bllaca, ende nuk ka ndonjë qoftë aktakuzë të ngritur në lidhje me rastin e shumëpërfolur.
    “Mund të konfirmoj se në të gjitha rastet që jeni referuar, hetimet janë duke vazhduar. Në muajt e fundit ka pasur një numër aktivitetesh në lidhje me rastet, por ende nuk ka ndonjë aktakuzë”, ka njoftuar për “Zërin” zëdhënësja e komponentit të drejtësisë në EULEX, Kristiina Herodes.
    “Ne nuk komentojmë hetimet në vazhdim dhe nuk komentojmë se çka do të ndodhë apo çfarë nuk do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë ajo duke mos komentuar rreth vonesës së prokurorisë në ngritjen e aktakuzave për rastet që tashmë dihen.
    Vetëm hetimet në rastin Bllaca janë zyrtarizuar tash e nëntë muaj e prokurori konform ligjit ka afat një vjeçar nga koha e nxjerrjes së aktvendimit për fillim të hetimeve, që të ngritë aktakuzën apo të merr vendim mbi pezullimin e hetimeve. Ka pasur disa të arrestuar në mesin e të cilëve edhe Nazim Bllaca. Ky i fundit dhe dy të tjerë janë në arrest shtëpiak ndërsa tre të tjerë shtesë janë të dyshuar, por në liri.

    “Klientit tim më datën 12 të këtij muaji i është vazhduar arresti edhe për dy muaj dhe ne nuk kemi qasje në lëndë pasi që lënda në të cilën është i dyshuar edhe klienti im ka tretman konfidencial”, është shprehur mbrojtësi i Fahredin Gashit njëri nga të dyshuarit në rastin
    Bllaca, avokati Bajram Tmava
    .


    Përveç që nuk janë pajisur me shkresa të lëndës dhe nuk kanë pasur qasje as në shikimin e tyre, avokati Tmava është shprehur se nuk janë informuar me rrjedhën e hetimeve.
    “Aktakuzë ende nuk është përmendur. Prokurori ka shfrytëzuar dispozitën ku nuk lejon qasjen në shkresa me arsyetimin se rasti është konfidencial dhe ne jemi duke pritur”, është shprehur avokati Tmava.


    Edhe në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomit ku hetimet kanë nisur zyrtarisht më 23 prill, kur është lëshuar aktvendimi për fillim të hetimeve e më 28 prill janë bërë bastisjet, prokurori Eduard Gueroff ka vendosur që lëndën ta mbajë konfidenciale dhe ende nuk dihet nëse aktakuza është drejt finalizimit ose jo.
    Mbrojtësi në rastin Limaj, avokati Tomë Gashi thotë se nuk është pajisur me shkresat e lëndës, por sipas tij, është e drejtë e prokurorit që të veprojë në mënyrë të tillë.
    Këtë drejtë, sipas Gashit, prokurori Gueroff, i cili është shef i seksionit financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka të drejtë ta shfrytëzojë deri më 23 prill të vitit 2011. “Në këtë datë mbushen një vit nga aktvendimi për fillim të hetimeve dhe konform ligjit prokurori duhet që deri në atë kohë të ngritë aktakuzën apo të merr vendim mbi pezullimin e hetimeve”, është shprehur Gashi, i cili deri tani nuk është njoftuar për të dyshuarit apo dëshmitarët në rastin Limaj.
    Por, hall tjetër ka mbrojtësi i guvernatorit Hashim Rexhepi, avokati Ramë Gashi.
    Guvernatori është paraburgosur më 23 korrik dhe vazhdon të gjendet prapa grilave për disa vepra penale. “Jemi duke pritur datën 23 kur i skadon masa e paraburgimit z. Rexhepi. Kemi deponuar prova të mbrojtjes në prokurori e gjykatë e tash të shohim”, është shprehur mbrojtësi Gashi.




    [SIZE="4"]Pengesë në mbrojtje


    Një ditë pas paraqitjes së Nazim Bllacës në Gjykatën e Qarkut, Driton Hajdari, si person i përfshirë në rastin Bllaca, u paraqit në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai akuzohet për tentimvrasje ndaj deputetit Adem Salihaj dhe Ismet Kryeziut. Duke iu mbështetur provave, avokati mbrojtës beson në pafajësinë e tij.

    Nga Lirita Halili më 27.08.2010 në ora 8:20
    Një ditë pas paraqitjes së Nazim Bllacës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Driton Hajdari, si person i përfshirë në rastin Bllaca, u paraqit në Prokurorinë Speciale, ku u mor në pyetje lidhur me akuzat që janë ngritur ndaj tij.

    Përkundër masave të rrepta të sigurisë që iu bënë Nazim Bllacës kur u nis drejt Gjykatës, Dritoni me duar në gjepa dhe në shoqërimin e Ramiz Krasniqit, avokatit mbrojtës, po ecte i qetë dhe pa praninë e policisë drejt vendit ku do të rrëfehej. Kjo është deklarata e dytë që Dritoni jep para prokurorit të Prokurorisë Speciale.

    Sipas Ramiz Krasniqit, avokati mbrojtës i Dritonit, klienti i tij kishte zgjedhur të mos flasë për media për procesin, derisa të merret ndonjë vendim për të, prandaj ai nuk hezitoi të flasë vetë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Dritonin.

    “Siç dihet, ky akuzohet për dy tentimvrasje dhe për këtë prokuroria për momentin e ka kualifikuar si vepër penale krim i organizuar. Po deri tash Dritoni i mohon të dyja veprat penale”, thekson Krasniqi për Express.

    Megjithatë, si avokat i Dritonit, Krasniqi nuk e di kur do të ngrihet akuza ndaj tij. “Sipas prokurorit, një gjë e tillë do të ndodhë shpejtë”, thotë i bindur avokati Krasniqi.

    Përveç kësaj, Krasniqi nuk e di se për çfarë saktësisht do të akuzohet Dritoni

    “Kjo sepse jemi në fazën e hetimeve dhe është shumë herët për të thënë diçka”, thotë Ramiz Krasniqi, sipas të cilit nëse prokuroria bazohet në provat që ai si avokat i posedon, ndaj Dritonit nuk ka mundësi të ngrihet asnjë akuzë.

    “Mirëpo, kjo nuk do të thotë që edhe prokurori mendon kështu”, vlerëson Krasniqi.

    Megjithatë, ai thotë se e ka shumë të vështirë mbrojtjen ndaj Driton Hajdarit.
    Kjo sepse, sipas tij, avokatët nuk janë të barabartë me prokurorin.

    “Ai disponon të gjitha provat, kurse ne nuk i kemi. Kjo bën që të ketë pengesa edhe në mbrojtje”, thotë i bindur Ramiz Krasniqi.

    Driton Hajdari u arrestua nga policia e EULEX-it më 12 janar të këtij viti.

    Hajdari, i cili fillimisht u mbajt në paraburgim e më vonë në arrest shtëpiak, është një prej të dyshuarve në “rastin Bllaca”.
    Ai akuzohej se ka kryer dy tentimvrasje ndaj deputetit Adem Salihaj dhe ndaj Ismet Kryeziut nga “Devet Jugoviq”, tani fshati Bardhosh, i cili më vonë është ekzekutuar. Njëra vrasje dyshohet se ka ndodhur në nëntor 1999 në Prishtinë dhe tjetra në qershor të vitit 2000 në Ferizaj. Kurse një muaj më vonë, ai është liruar përkohësisht me urdhër të Gjykata Supreme në Prishtinë.

    Në nëntor të vitit të kaluar, Nazim Bllaca nga një fshat i komunës së Lipjanit, në jug të Prishtinës, deklaroi publikisht se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime dhe veprime kriminale në rreth 17 raste pas luftës në Kosovë. Ai e identifikoi veten si pjesëtar i Shërbimit për Informim të Kosovës, ndërsa akuzoi disa persona, duke përmendur edhe emrin e Driton Hajdarit, për përfshirje në krime struktura të larta politike në vend.

    Në CD-në “e famshme” të Bllacës, emri i Driton Hajdarit ndërlidhet me disa veprime të paligjshme kriminale që Hajdari i kishte ndërmarrë gjatë kohës sa ishte “pjesëtar” i SHIK-ut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga L-7 : 02-09-2010 më 17:02

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Per LLapin


    Ka pas thën një person se prokuroria duhet te me njoftoj mbi epilogun e hetimeve


    Berat buzhal 30.11.2009 express


    Siç po duket ne bazë të dy dekleratave te avokatve mbrojtes

    1.Bajrma Tmava –Faruk Gashi


    2.Ramiz Krasniqi –Driton Hajdari


    Me te vertet prokuroret e EULEX-it e paskan informue njani mir

    hahhahahahahaah

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Nazim Bllaca shpallet deshmitar bashkpunues

    Gazeta koha ditor duke u thirrur në vendimin e lëshuar nga gjykata e qarkut në Prishtin lidhur me rastin Bllaca .

    Citon vendimin

    Nazim Bllaca shpallet dëshmitar bashkpunues

Faqja 12 prej 54 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •