
Postuar më parë nga
L-7
Për Marinarin
Agim Muhaxheri 05.12.2009 telegraf .com
Në historinë e proceseve, ka pasur raste kur ndokush ka marrë përsipër se është vrasës, por më vonë ka dalë se ka gënjyer. Publicisti gjerman Han Habe në librin e tij "Zotërinj porotë" kur bnënë fjalë për procesin e Marguerite Steinheil, dashnores së presidentit francez Felix Faure, e akuzuar për vrasjen e të shoqit, piktorit Adolph Steinheil dhe të ëmës, zonjës Japy, njëri nga pjesëmarrësit e gjykimit hipnotizohet nga dama, bukuroshja Marguerite - "Megi", ndjen dhembshuri për të. Shkruan pusullën: “Mos e merrni në qafë Megin, unë jam vrasësi...". Më pastaj, me urdhrin e gjykatësit ngrihet në këmbë. Policia e arreston, por më vonë del se ai kishte gënjyer. Kjo ndodhi në nëntor të 1909-ës.
Para 100 vjetësh personi që ka "pranuar" vrasjen arrestohet, ndërsa kjo nuk ndodhë me Bllacën!
Sipas logjikës juridike, që të zhvillohen normalisht hetimet, pa u penguar ato, Bllaca është dashur të gjendet brenda grilave. "Pranimi" i tij se ka kryer një vrasje, nuk do të thotë se ai është kryes i veprës penale. Këtë punë më së miri e dinë prokurorët dhe gjykatësit. Por, ja ndodhi ky "luks", i cili, kujtoj, është me prapavijë të caktuar.
Juristi francez François Cavot de Pitaval ka nxjerrë përmbledhjen e parë të "proceseve interesante gjyqësore". Librat e tij i quajnë "pitaval". Nëse del në shesh "afera Bllaca", publicistët që do të merren me këtë fenomen, do t'ia kalojnë edhe juristit legjendar Pitaval.
Mos u brengos fort ti rri shlir se Bllaces po i ngritet akuza për tri pika:
1. vrasje e rend
2. pjesmarrje ne tentim vrasje
3. pjesmarrje ne krim te organizuar
po bllaca po I kerkon edhe nja 15 minimum mi marr me veti se kish vend ne Dubrav , bile kish edhe tavolina me i shenuar kujtimet e PDK-se apo te SHIK-ut
Krijoni Kontakt