Udhėheqėsi artistik i festivalit, Selim Ishmaku, tregon pėr krijimet e Festivalit tė 48-tė nė RTSH.
Krajka, Gjebrea, Ēako, Lako, Popa dhe gjithēka nė skenė, e drejtpėrdrejtė: vokal dhe orkestėr. 38 kėngė nė katėr net, 24-27 dhjetor, nė Pallatin e Kongreseve
Njė ndėr tė veēantat e kėtij viti, qė e bėn tė ndihet entuziast udhėheqėsin artistik Selim Ishmaku, ėshtė pjesėmarrja e emrave tė njohur, kompozitorė tė muzikės sė lehtė, po ashtu edhe krijuesit e teksteve. Dhe ėshtė e vėrtetė.
Nė Festivalin e 48-tė tė Kėngės nė Radio Televizionin Publik Shqiptar marrin pjesė krijues si Agim Krajka, Alfred Kaēinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi... Disa prej tyre ua kanė besuar kėngėt "Tė Rinjve", kėshtu quhet kategoria e zėrave qė kėndojnė pėr herė tė parė nė festival. Vėrehet edhe njė pjesėmarrje besnike kėto dy tre vitet e fundit e Ardit Gjebresė, Pirro Ēakos, Bojken Lakos, Kristi Popės, kėngėt e tė cilėve vijnė nga kategoria "Big" e kėngėtareve.
Tek kjo kategori pavarėsisht se nėnkupton artistė me pėrvojė, nė fakt kanė hyrė "shumė shpejt", pėr shkak tė cilėsive dhe maturisė artistike zėra tė rinj si i Dorina Garucit, Erga Halilajt, Kejsi Tolės (fituese e edicionit paraardhės), Flaka Krelanit etj.
Nė tė njėjtėn kategori janė edhe kėngėtaret pjesėmarrėse edhe nė vitet e shkuara si Mariza Ikonomi, Besa Kokėdhima, Juliana Pasha. Po krijohet pėrshtypja sikur festivali po pėrtėrin veten, duke parė se nė lista e kėngėtarėve pėrmban vetėm njė zė Big, Rovena Dilo. Festivali mbahet mė 24-27 dhjetor nė Pallatin e Kongreseve.
Regjisor ėshtė Osman Mula, skenari Pandi Laēo, udhėheqės artistik Selim Ishmaku, redaktor pėrgjegjės Franēesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.
Zoti Ishmaku, si janė prurjet e kėtij viti nė Festivalin e Kėngės?
Janė paraqitur 78 kėngė. Pas dėgjimit qė kemi bėrė i kemi ndarė nė 2 kategori, kategoria "big" dhe "tė rinjtė". Pasi Radio-Televizioni Shqiptar si Radio-Televizion Publik, ndjen detyrimin qė talenteve tė reja dhe kėngėtarėve qė interpretojnė pėr herė tė parė, t'ju japė mundėsi dhe u ka rezervuar njė natė tė veēantė.
Ėshtė menduar qė tė tillė tė ketė 19. Nata e parė u kushtohet kėngėtarėve tė rinj, nga tė cilėt del njė finalist. Nata e dytė do tė jetė paraqitja e kėngėtarėve profesionistė, apo "big", kategoria kryesore. Nė tė tretėn do tė jenė kėngėtarėt "big" nė duete, grupe, apo friends, me tė ftuarit e tyre, plus kėngėtari qė ka fituar natėn e parė qė ėshtė dukuria e re. Nata e katėrt ėshtė finalja, ku shpallen fituesit.
A mund tė na thoni emra konkretė?
Gjithsej janė 38 kėngė, 19 tė rinj dhe 19 big. Mund tė themi se disponojmė listėn mė tė mirė tė 10 viteve tė fundit, ku nuk mungojnė kompozitorė si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro Ēako, Alfred Kaēinari, Edmond Zhulali, etj. Nga kompozitorėt kemi profesionistė tė partiturave tė mėdha, kantautorė, kėngėtarė episodikė, tė rinj tė talentuar.
Njė model tė ri e jep vetėm njė profesionist, nuk ėshtė deduktiv njė artist i mesėm, ose i ri le tė themi. Kėto emra, siē e thashė, si Gjebrea, Kaēinari, Zhulali, Pirro Ēako na japin modele krejtėsisht tė reja, tė panjohura, qė ėshtė e veēanta e kėtij festivali. Aq sa do tė jetė spektakėl, po aq do tė jetė edhe njė seancė pune ku muzikantėt edhe do tė intrigohen nga njėri-tjetri. Kėto janė vlera qė rrezatohen edhe nė vitin pasardhės.
Po kėshtu, pėr sa u pėrket teksteve kemi autorė si Agim Doēi, Jorgo Papingji, Pirro Ēako, Pandi Laēo, por edhe tė rinj si Florian Zyka, qė po shquhet kohėt e fundit pėr tekstet e tij tė bukura dhe ėshtė i kėrkuar si nga profesionistėt dhe nga tė rinjtė, Olsa Maze gjithashtu dhe ndonjė kantautor qė ka sjellė krijimin e tij.
Po elementėt e tjerė skenikė dhe teknikė? Vokalet e kanė pėrballuar interpretimin live, po instrumentet dhe orkestra?
Ėshtė i rėndėsishėm transmetimi, kalimi i ideve tė prodhuara nga artistėt tek publiku. Pėr kėtė i kemi kushtuar vėmendje skenografisė, e realizuar nga artisti italian Karlo Cane, falė pėrdorimit tė njė teknologjie digjitale. Mjeshtri i zėrit vjen edhe ai nga Italia. E gjithė kjo punė bėhet qė transmetimi tė jetė live. Nė skenė do tė jetė njė orkestėr komplet nė transmetim "live" qė ėshtė njė hap pėrpara me vitet e tjera.
Vitet e tjera ka pasur pika tė pambuluara mirė nga arranxhuesit apo nga kompozitorėt. Pėr instrumente tė veēanta, kemi marrė guximin qė ato tė mos jenė fare nė skenė. Ajo qė do tė jetė nė skenė nė netėt e festivalit, ēka publiku do tė shikojė, do tė jetė nė njė marrėdhėnie direkt, tė ndershme me shikuesit.
Pikėrisht kjo kėrkon edhe punėn mė tė madhe dhe shumė cilėsi. E rėndėsishme ėshtė qė kompozitorėt profesionistė e marrin mbi vete kėtė rrezik dhe nė kėtė rast janė do tė na ndihmojnė. Do tė jetė mirėkuptimi i tyre qė ne tė bėjmė njė hap mė pėrpara nė festival. Tė arrijmė nė pėrfundimin qė tė ēlirohen mė shumė energji, tė ketė mė shumė emocione dhe publiku tė shohė nė mėnyrė tė realizuar ēdo gjė qė ne kemi dashur tė prekim.
Po tė ftuarit cilėt janė?
Tė ftuarit specialė janė punė e regjisorit Osman Mula, i cili po bėn njė punė selektive. Punohet ēdo ditė nėpėrmjet internetit, tė dhėnave qė marrin pėr artistė tė famshėm si shqiptarė dhe tė huaj. E di qė ėshtė njė ndėr pikat me rėndėsi tė madhe, sepse mund t'i servirin publikut diēka tė papritur dhe tė bukur.
Kur do tė jenė kėngėtarėt nė skenė?
Datat janė 24 dhjetor deri mė 27 dhjetor, hapja pėrkon me Krishtlindjet. Kemi menduar edhe pėr njė numėr masiv me njė kor shumė tė madh, ku do tė ketė njė gamė tė gjerė tė kėngėve "Ave Maria". Tė pranuar nė kėtė kontekst kemi edhe njė kėngė konkurruese tė kėngėtarit italian Claudio La Regina, qė nė titullin e kėngės ka edhe njė Ave Maria pėr t'ia paraqitur publikut.
Pjesėmarrėsit nė festivalin e RTSH-sė. Kėngėt, kompozitorėt dhe kėngėtarėt
Kategoria BIG
Pasqyra e vetes Sokol Marsi Anjeza Shahini
Mall i pashuar Faton Dolaku Teuta Kurti
Ave Maria Scaravaglione Claudio La Regina
Kalimtar Kristi Popa Kamela Islami
Love Love Love Bojken Lako Bojken Lako&Banda Adriatica
Pa titull Pirro Ēako Besa Kokėdhima
Sekreti i dashurisė Klodian Qafoku Dorina Garuci
Nuk di pėrse Ardit Gjebrea Juliana Pasha
Pa titull Adrian Hila Denisa Macaj
Party Dorian Nini Erga Halilaj
U dashuruam Arsen Nasi Era Rusi
Ne mes Florent Boshnjaku Eliza Hoxha
Le tė bėhet ēfarė tė dojė Edmond Zhulali Flaka Krelani
Vazhdoj kėndoj Mariza Ikonomi Mariza Ikonomi
Nuk tė dorėzohem Gent Myftaraj Erti Hizmo&Lindita Halimi
Pa titull Stefi Prifti Stefi&Endri Prifti
Gėzuar Agim Poshka Guximtar Rushani
Pėrtej kohės Endri Sina Rovena Dilo
Pse ekzistojmė Voltan Prodani Kejsi Tola
Kategoria Tė Rinjtė
Retė s'na ndajnė Roland Guli Stefan Marena
Sa dua unė Gjergj Jorgaqi Brikena Asa
Dashurisė i erdhi vjeshta Renuar Nimani Onanta Spahiu
Stinė dashurie Mark Luli Jona Koleci
Beso akoma Alfred Kaēinari Nazmie Selimi
Tirana Brodėay Agim Krajka Goldi Halili
Zėrin tim ta ndjesh Edmond Rrapi Iris Hoxha
Gabimi Briz Musaraj Grupi Supernova
Je larg Edmond Mancaku Ardita Tusha
Tė dy e dimė Selina Prelaj Selina Prelaj
Njė tjetėr jetė Vitmar Basha Vitmar Basha
Pėr ty Evans Rama Jorida Zaimaj
Botė pa sy Endrit Shani Grupi Lutus
Ajo Florian Carkanji Kelly
Njė fjalė tė ngrohtė Petrit Tėrkuēi Dorina Toēi
Ti Borana Kalemi Borana Kalemi
Vitet mė tė bukura Luigj Dedvukaj Amanda Ujkaj&Violeta Lulgjuraj
Si dy tė huaj Florian Zyka Grupi "Yje tė panjohur"
Jorida Pasku - Shekulli
Krijoni Kontakt