-
i/e regjistruar
Jugosllavia në panik për vdekjen e Titos, si reagoi Enver Hoxha
"The New York Times" komenton situatën në prag të vdekjes së mareshalit. SHBA-të dhe Shqipëria ofrojnë ndihmë nëse Moska sulmon Jugosllavinë.Megjithatë, në këto momente, duket se trashëgimia e fortë e Titos është e mjaftueshme për të shmangur një kaos të tillë të brendshëm.
Një shenjë ishte reagimi i vendit për sëmundjen e udhëheqësit 87-vjeçar. Në janar, kur Titoja preu këmbën e tij pas dështimit të ndërhyrjes kirurgjikale për të lehtësuar qarkullimin e gjakut, i cili qe shkaktuar nga një goditje në zemër, Beogradi dhe qytete të tjera befas u gjendën përballë një situate të tensionuar.
Vendi në gatishmëri para vdekjes së Titos
Qeveria vendosi rreth 270 mijë anëtarë të forcave të armatosura në gjendje alarmi; rezervistët grumbulluan pushkët e dala mode për trajnime si dhe u mbajtën të rrethuara një sërë personash problematikë të separatistëve kroatë, të quajtur “Ustashi”, simpatizantë të linjës së ashpër sovjetike, të njohur si “Cominformistë”. Kishte një ndjesi për trazira në të ardhmen.
Në mesin e marsit, kur gjendja shëndetësore e Titos ishte përkeqësuar gradualisht për rreth një muaj, informacionet e përditshme rreth shëndetit të tij filluan të bëheshin pesimiste. Kur nuk kishte më shpresa se ai mund të shpëtonte, gjendja shpirtërore e njerëzve kishte rënë në mënyrë të ndjeshme.
Frika e shkaktuar kishte bërë që të tërhiqej dorëheqja për shkak të sigurisë, - një perceptim kombëtar ky se jeta nuk mund të vazhdojë si më parë pas gjithë këtyre ngjarjeve.
Reagimet e vendeve të bllokut për mareshalin
Vendet e bllokut sovjetik iu përgjigjën sëmundjes së Titos me merak nënshtrues. Ata frikësoheshin se largimi i tij mund të përkeqësoje tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit. Por vetëm Rumania kishte arsye imediate për t’u shqetësuar. Presidenti Nikola Çaushesku kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë pune me Titon dhe kishte kuptuar se duke zvogëluar linjën e pavarësisë nga Moska në politikën e jashtme dhe se është thelbësore kulti i personalitetit. Ai ishte përpjekur që këtë ta ndërtonte në vendin e tij. Në qoftë se ai humbiste përkrahjen nga Jugosllavia, mund ta gjente veten e tij në situatë të pasigurt.
Bullgaria ka më pak arsye t’i pikëllohet vdekjes së Titos, por në ndryshim, tek ky vend kanë nisur shqetësimet rreth Maqedonisë, pa pasur një orientim të thjeshtë nga Moska. Çekosllovakia, qeverisja e së cilës është ndër më të dhunshmet në Europën Lindore, vazhdon të mos durojë rolin e Jugosllavisë, si një vend që po hapet vazhdimisht ndaj Perëndimit.
Rreziku, Shqipëria i ofron ndihmë Beogradit
Shqipëria e egër dhe ksenofobike vazhdon të jetë në armiqësi me Jugosllavinë për shumë vite, duke e ofenduar rëndë fqinjin verior si një vatër e “revizionizmit”. Por kur Titoja u sëmur, ky vend ishte i gatshëm të ofronte trupa në rast se Jugosllavia do të pushtohej nga Bashkimi Sovjetik. Duke analizuar mirë Europën Lindore dhe veçanërisht vende të tilla si Polonia, ku prania e sovjetike mbahej në mënyrë jo të lehtë, Tito është, si të thuash, një hero popullor.
Sigurisht, Rumania mund të mos pranojë të drejtën e kalimit të trupave sovjetike përmes territorit të saj drejt Beogradit. Madje, edhe Hungaria do të mendohej dy herë për ta bërë një gjë të tillë.
Administrata “Karter”, e gatshme të mbrojë Jugosllavinë
Një tjetër burim sigurie në Jugosllavi ka qenë reagimi ndërkombëtar në pushimin e Afganistanit nga sovjetikët. Në janar, presidenti i trupave sovjetike që po shtypnin rebelimin në një vend tjetër komunist jashtë Traktatit të Varshavës, kishte dërguar një valë tronditëse në të gjithë Jugosllavinë. Por nga marsi Rusia dukej se kishte ngecur në baltë në lidhje me fillimin dhe fundin e luftës me rebelët afganë. Pa dyshim, Kombet e Bashkuara dënuan pushtimin dhe administrata “Karter” u angazhua të “konsiderojë seriozisht” çdo kërkesë të Jugosllavisë për ndihmë ushtarake nëse kërcënohej nga agresioni sovjetik; - një betejë që televizioni jugosllav nuk e raportoi, por që e mirëpritën strategët e politikës së jashtme të Jugosllavisë.
Duke i dhënë rëndësi gjithnjë e më shumë, jugosllavët kanë përfytyruar se tranzicioni në periudhën post-Tito është duke lëvizur në mënyrë të qetë dhe në disa anë ai tashmë është i përfunduar.
Pasojat e pritshme nga vdekja e udhëheqësit
“Në qoftë se ai do të kishte vdekur në janar, tronditja do të kishte qenë e pamasë”, - thotë botuesi Drago Vojica. “Ne kishim një shans të rregullonin një sërë tronditjesh më të vogla. Sistemi ynë ka kaluar përmes një tensioni dhe ai ishte duke punuar pa modelin e vjetër. Shërbimi final i Titos për vendin e tij ishte të pranuarit e pritjes dhe të luftuari për një jetë sa më të gjatë. Gjatë mungesës së Titos qeveria ka ecur përpara pa incidente. Ministrat kanë udhëtuar kudo nëpër misione diplomatike dhe ishin ndërmarrë vendime ekonomike. Dy strukturat e “udhëheqjes kolektive” të Titos filluan të korrnin sukseset e tij, - nëntë anëtarët e presidencës shtetërore për qeverisjen dhe 24 anëtarët e presidiumit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë u mblodhën në shkurt, fuqizuan qeverinë dhe morën në shqyrtim pasardhësin e Titos, i cili kishte qenë në detyrë që në vitin 1954 dhe njihej si mbrojtësi i një demokracie më të madhe.
Aleksandër Rankoviç, një nga drejtuesit e fuqishëm të dikurshëm të policisë sekrete, ishte spastruar në vitin 1966. Edvard Kardelj, studiuesi injorant i teorisë së tregut komunist, vdiq një vit më parë, në muajin shkurt. Por, nëse këta njerëz vazhdojnë të jenë, asnjë, me përjashtimin e mundshëm të Kardelj, nuk do të mund të zotërojë staturën e mjaftueshme kombëtare të drejtojë me autoritet të pasfidueshëm.
Në vend të përzgjedhjes me kujdes të pasardhësit, Tito i dha ideologjikisht formën e një koncepti të pranueshëm “udhëheqjes kolektive” qëkur ajo filloi të dukej si një zgjerim natyral i këshillave të punëtorëve që i trajtonin vendimet nga konsensusi në fabrika, biznese apo nëpër gazeta. Më e rëndësishme se kaq, “udhëheqja kolektive” ishte menduar të mbronte vendin nga përçarja e aparatit në nivel federal, megjithëse armiqësitë shkatërrimtare të nacionaliteteve, shfaqeshin në secilën prej 6 republikave jugosllave dhe 2 provincave autonome, për të cilat thoshin se janë të barabartë, - të paktën teorikisht.
A duhet të ndryshojë modeli titist?
Zyrtarët jugosllavë mbrojnë sistemin si një eksperiment unik, - i vështirë për t’u kuptuar nga Perëndimi, sepse ai ka traditën europiane centralizuese.
“Nuk gjendet alternativë tek udhëheqja kolektive sepse për shkak të nacionaliteteve tona konkurruese dhe pozicionit tonë të ndjeshëm midis Lindjes dhe Perëndimit”, - thotë Joze Smole, ish - sekretari personal i Titos. “Aty nuk ka asnjë person të vetëm për të zgjidhur pas Titos, sepse ngrihet çështja nëse ai do të jetë serb, kroat apo slloven? Ne nuk duhet të kemi çështje të kësaj natyre”.
Milovan Djilas kundërshton: “Udhëheqja kolektive nuk është normale. Ajo nuk mund të ekzistojë. Nuk është e natyrshme për politikat në sistemin tonë. Dikush duhet të jetë më autoritari. Ku ka funksionuar kjo? Në Kinë? Në Bashkimin Sovjetik? Udhëheqja e Berzhenjevit ishte kolektive që në nisje dhe më pas, avash – avash, ajo ndryshoi”, - thotë Djilas
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt