‘Ilyricum Libertas’ me grafit shënon Festën e Flamurit, reagon policia
Anëtarët e Shoqatës “Ilyricum Libertas”, me rastin e Ditës së Flamurit, në hyrje të Tetovës në një grafit të madh kanë shënuar ‘Një gjuhë, një komb, një shtet’. Kjo është dëshira e gjithë neve, tha numri një i “Ilyricum”. Ai theksoi se në këtë mënyrë, tentojnë ta mbrojnë dhe afirmojnë identitetin shqiptar në Maqedoni. Por, për shkak të ndërhyrjes së organeve të rendit, grafiti ka mbetur pa përfunduar. Zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, tha për televizionit ALSAT se mbrëmë janë marrë në bisedë informative disa anëtarë të ‘Ilyricim Libertas’ për të parë se cilat kanë qenë motivet e shënimit të këtij grafiti. Josifoski shtoi se po punohet në zbardhjen e plotë të këtij rasti. “Në vazhdën e organizimeve të ndryshme për nder të 28 nëntorit Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së shtetit amë, ne kemi organizuar një numër të aktiviteteve, si e para është kjo këtu, një gjuhë një shtet një komb, që simbolizon ëndrrën e gjithë shqiptarëve të këtij vendi të jetojnë të bashkuar në një vend. Organet e rendit na kërkuan leje në lidhje me këtë parullë, por ne nuk besojmë se ka diçka antiligjore në këtë, do shkojë e gjitha mirë besojmë”, deklaroi Valon Kurtishi nga shoqata ‘Ilyricim Libertas’.
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/20857.html
Krijoni Kontakt