Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2008
    Postime
    55

    Sofra Drenicare

    Abeja ia sosi prapanicėn policit
    Katėr pesė shokė, ushtarė tė UĒK-sė kishin
    zėnė pozitė tė mirė pėrballė njė punkti tė policisė
    serbe, por nuk kishin armė tė tjera pos
    kallashėve. Ata gjuanin nė drejtim tė policisė,
    por pasi qė plumbat nuk arrinin deri atje, policėt
    ua shplonin prapanicėn dhe talleshin me ta.
    Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur
    i sheh tė mėrzitshėm i pyet:
    -Ēka keni, mos iu kanė mbytur xhemitė nė deti?
    -Jo, i thanė ata-por kėta kallashėt tanė nuk po
    na bėjnė punė.
    -Hajt gjuani ju njėherė-iu tha Abeja.
    Ata gjuajtėn, kurse polici qė u zhvesh, mė nuk
    u ngrit nė kėmbė, nga snajperka e Abesė.
    21. Ma kishte pirė lopa ujin
    Njėri prej Klinės sė Poshtme, gjatė luftės,
    kishte pasur shumė njerėz nė shtėpi, qė kishin
    ikur nga fshatrat tjera. Njė ditė i thotė tė
    shoqes qė t`ia vokė njė kusi ujė pėr t`u pastruar.
    Tė hyjė nė banjo nė shtėpi i vinte turp nga gratė
    e huaja qė ishin mysafirė, po i thotė tė shoqes
    t`ia dėrgojė kusinė nė ahur. Ajo ashtu edhe veproi.
    Pas pak, ky me sapun e peshqir nė dorė, shkoi nė
    ahur dhe saora doli pa u pastruar. E shoqja e pyeti
    pse doli aq shpejt e ai ia ktheu:
    - O, ma kish pi lopa ujin.
    22. A po mundesh me ikė o vėlla
    Vėllai tepėr i merakosur pėr fatin e familjes
    nė Kosovė, thėrret tė vėllain nė telefon nga Zvicra.
    -A jeni gjallė o vėlla?
    -Po, po gjallė jemi edhe pak.
    -A po mundeni tė ikni nėpėr male, o vėlla?
    -Po ikim ngapak, po ikim por jo aq larg sa ti
    o vėllau i jem trimi.
    23. S`e vrau shkaun qė pinte birrė
    Zukė Dajakut i kishin thėnė shokėt
    se do t`ia jepnin njė snajperkė, po qe
    se do ta vriste njė shka qė shihej nga
    larg nė oborrin e vet.
    Zuka e pranoi kushtin, por kur pėrmes
    dylbisė sė snajperkės e vėrejti se
    shkau po e pinte njė birrė, iu tha shokėve:
    Burra, unė nuk mund ta vras. Qenka duke
    pirė birrė. Gjynah.
    24. A po ta hanė lopėt kashtėn o mik
    Njė grup tė rinjsh nga Polaci, duke
    bredhur nga fshati nė fshat, u bie
    rruga edhe nėpėr Braboniq. Afrohen te
    njė shtėpi, thėrrasin dhe kėrkojnė leje
    qė atė natė me shi ta kalonin nė plemen e
    tij me kashtė.
    -Jo, valla nuk mund t`u bėj konak,
    se nuk ma hanė lopėt pastaj kashtėn.
    -Ishte pėrgjigjur i braboniqsi.
    Pas dy-tri ditėsh, kėta tė rinj, duke u kthyer
    nga Kotorri pėr nė Mitrovicė, e shohin plemen
    rrafsh me tokė dhe tė zotin qė sillej andej
    pari e pyetėn:
    -Apo ta hanė lopėt kashtėn, o lum miku?
    25. Shokėt e Bunkerit, nuk i zė tash as kulla e Ademit
    Njė grup gazetarėsh ishin ofruar tek
    bunkeri ku kishte qėndruar Adem Jashari
    para e gjatė luftės. Pasi i bėnė disa
    fotografi po e pyesin njė vendės.
    -E dini ju zotri, kush ishin shokėt e
    Adem Jasharit qė kanė qėndruar nė
    kėtė bunker?
    -More zotni gazetar, siē po e shihni
    kėtu ėshtė bukur ngusht, por siē po
    flasin tash njerėzit, ata qė kanė
    qenė nė bunker me komandantin,
    tash nuk i zė as kulla e Jasharėve.
    26. O ti djalė, merr edhe ti najsen !
    Lufta kishte mbaruar. Naimi nga Drenasi
    qė kishte qenė luftėtar i UĒK-sė, ishte
    kthyer nga mali nė shtėpi. Mezi kishte hyrė
    brenda nga kuterbimi i njė qeni tė vrarė kaherė,
    po brenda gjeti njė grua me disa fėmijė duke
    marrė gjėsende.
    Ajo duke mos e njohur, i thotė Naimit:
    -O ti djalė, merr edhe ti najsen se kėtu paska gjithēka!
    27. T`parat le tė vijnė ato qėjanė kallė
    Pas luftės, njė ditė nė shtėpinė e shėndetit
    nė Skėnderaj para ordinancės sė mjekut
    pritnin pėrplot njerėz.
    Mjeku, pa tė keq, por duke dashur t`iu jep
    pėrparėsi pacienteve me shtėpi tė djegura,
    del e thotė:
    -Ju lutem burra, lironie rrugėn pėr gratė qė janė kallė.
    28. Perde pėr ahur
    Pas luftės, nė njė shitore tė tekstilit, nė
    Skėnderaj, hyn njė fshatar nga Llausha
    dhe i drejtohet shitėsit:
    -Ju lutem, a keni perde pėr dritare tė ahurit?
    Shitėsi: ( duke e shikuar me habi)
    -Ēka po thua lum jarani, njerėzit nuk po
    kanė tė blejnė perde pėr shtėpi e ti thua pėr ahur.
    -O burrė, unė nuk kam shtėpi,
    por mė duhet perde pėr dritaren e vogėl
    tė ahurit qė e kam adaptuar pėr banim,
    se po tė kisha shtėpi s`do tė
    mėrzitesha fare pėr perde.
    29. Hiqmi kėto shkina prej oborrit
    Pas mbarimit tė luftės, njėri i kishte
    “ gjetur” nė njė fshat tė serbėve
    disa lopė tė mira, aso bardhezi. I merr
    e i qon nė shtėpi, po ato nganjėherė hynin
    edhe nė oborret e fqinjve. Njė ditė fqiu po
    e thėrret tė zotin e lopėve e po i thotė:
    -O kojshi, aman hajde hiqmi kėto shkina
    prej oborrit se s`po mund t`i shoh me sy!
    30. O babi, po ecėn kapela e UĒK-sė
    Njė familje nga Runiku ishte kthyer
    pranė shtėpisė sė djegur. Derisa tė
    rriturit pėrpiqeshin tė bėjnė pak vend
    pėr tė hyrė brenda njė voglush 4 vjeēar
    uante nėpėr oborr. Kur e kishte vėrejtur
    njė breshkė, ai me zė tė lartė e kishte
    thirrur babain:
    -O babi, eja shih si po ecėn njė kapelė e UĒK-sė.
    31. Shtėpitė kabriolet
    Pas mbarimit tė luftės, nė pjesėn
    jugore tė Mitrovicės, derisa ecnim me
    Hamdi Miftarin, njė serb nga
    Runiku qė shkonte nėn pėrcjelljen e
    KFOR-it, prej sė largu po e pyet Hamdiun:
    -Komsho, a din qish i kena shpijat atje nė Runikė?
    -Aaaa, komsho, mos vet, shumė bet, sikur
    tonat, kabriolet-iu pėrgjigj Hamdiu.
    32. Serbėt pam-pam
    Gjatė ofenzivės sė shtatorit tė vitit 1998,
    Hilmi Xani, njė ushtar i UĒK-sė, ishte
    plagosur rėndė nė malet e Qyqavicės.
    Pas luftės shkon nė Tiranė pėr njė
    kontroll tek mjekėt italianė. Duke hyrė
    nė portėn e spitalit, njėfarė aparati nisi
    tė fishkėllojė. Roja e ndali. Hilmiu
    nxjerr nga xhepat gjithēka qė kishte,
    por aparati prapė fishkėllonte.
    Hilmiu atėherė nisi t`iu shpjegonte italianėve:
    -Serbėt, pam-pam, dhe bėnte me dorė nga kėmba.
    Kur e fotografuan nė aparat tė rentgenit, i thanė:
    -Ti vėrtet armė nuk paske, ama pam-pam municion po.
    33. Me ta thye edhe tjetrin krah
    Njėri nga Rezalla gjatė luftės e kishte thyer krahun.
    Dikur vonė, pas lufte shkon te mjeku nė Prishtinė.
    Kur hyn brenda, mjeku po e pyet:
    -Me kė je axhė?
    -Me njė djalė kam ardhur-iu pėrgjigj i rezallsi.
    -S`po tė pyes pėr djalin, po a je me Rugovėn a
    me Thaēin- vazhdoi mjeku.
    -Jooo, ne Drenica jemi tė gjithė me Thaēin-i tha ai.
    -Qenka mirė me ta thye edhe tjetrin krah-ia ktheu
    mjeku me nervozė.
    34. Plaku dhe kriteret pėr shtėpi
    Njė plak nga Rezalla kishte shkuar tė
    ankohet pse ende nuk ia kishin ndėrtuar
    shtėpinė e djegur. Njė anėtar i komisionit
    komunal po i thotė:
    -Mixhok, pėr t`i plotėsuar kriteret pėr
    shtėpi, ti duhet tė kesh fėmijė nėn 5 vjeē,
    s`duhet tė kesh lopė, s`duhet tė kesh
    tokė, traktor apo dikė nė botėn e jashtme.
    -Demek- tha plaku me nervozė-sipas jush
    unė po u dashka tė jem i vdekur dhe t`i
    plotėsoj kushtet pėr varr, a ?
    35. Hyri KFOR-i, na u paska luajt nėna
    Njė plak po e sheh njė mocanikun e tij
    duke ikur nė drejtim tė malit.
    -Ou, ndalu burrė e mos u tut se kanė
    shkuar serbėt, ka ardhė KFOR-i, erdhi liria, mos ik !
    -Liria ka ardhė pėr ty se mua m`u paska luajt nėna,
    tha plaku i cili nuk kishte qenė bash i rehatshėm.

    1. Shkronjat e vogla
    Redaktori i njė gazete, i thotė korrespondentit:
    -Ju lutem, ju do tė mė verboni me ato shkronja
    aq tė vogla me tė cilat po shkruani.
    -Z. Redaktor, unė vet jam i vogėl, gruan e
    kam tė vogėl, rrogėn po ashtu tė vogėl, e
    si mund tė bėj pėrjshtim e t`i shkruaj
    shkronjat mė tė mėdha-i pėrgjigjet korrespondenti.
    2. Qentė nė radio
    Gjatė ditėve tė para tė punės nė Radio Mitrovicė,
    mora pėr detyrė nga redaksia ta zhvilloj njė
    bisedė me njė drejtor tė njė shkolle
    tė mesme nė Skėnderaj. Intervistėn e mbarova,
    ndėrkaq pjesėn hyrėse e kisha lėnė ta kryej nė
    shtėpi. Duke e montuar atė pjesė, UHER-i im
    regjistroi njė tė lehur tė fortė tė qenve mu
    nė mbarim tė fjalisė: “Dėgjues tė nderuar
    nė vazhdim do tė ndiqni bisedėn qė zhvilluam
    me drejtorin NN”.
    3. Ti kėtu e atje
    Njė tė shtunė isha gazetar kujdestar nė Radio.
    Pėr tė arritur mė heret nė shtėpi, emisionin
    “ Ngjarjet e ditės” ,tė orės 16,5o minuta e lash
    tė incizuar nė shirit dhe ia dorėzova teknikut.
    Kur arrita nė Skėnderaj, hymė me disa shokė
    nė ēajtore. Nė ora 16,50, unė fillova t`i jap
    lajmet nė radio, kurse njėri nga tavolina tjetėr
    mė shikonte me habi e duke i fėrkuar sytė:
    -A po mė bėjnė veshėt, apo je ti duke i dhėnė
    lajmet-mė tha.
    -Jo- i thash, nuk po tė bėjnė veshėt.
    -Atėherė a po mė bėjnė sytė, apo je ti edhe
    kėtu-ma ktheu. E si ėshtė e mundur
    ti kėtu e atje, pėrnjėherėsh?
    4. Nuk kam tremė, pasi jam me ty
    Nė radio, shpeshherė e realizoja edhe njė
    emision pėr fėmijė. Njė ditė kisha ftuar mysafir
    Agim Gashin nga Kryshefci, i cili shkruante
    vjersha pėr fėmijė.
    Para se tė hyjmė nė studio, i them Agimit:
    -A po ke tremė?
    -Jo, mė tha-pasi jam me ty e njihemi kaherė.
    5. Vetėm karrigėn mos ma zė!
    Nė kohėn kur isha korrespondent i radio
    Mitrovicės, nė Skėnderaj, nuk kisha
    zyrė as telefon. Gjendesha si mundesha.
    Njė ditė shkova nė zyrėn e Sadri Hajrės,
    tė cilin e kisha shok shkolle, e qė atėherė
    ai ishte sekretar i BVI-sė pėr punėsim.
    Derisa ai shkoi nė njė zyrė tjetėr pėr
    njė punė, unė e e dėrgova njė raport nė radio.
    Kur u kthye i thash:
    -Mė fal, ta shfrytėzova pak telefonin.
    -More sa pėr telefon, fol edhe me Amerikė
    nėse ke nevojė, por tė lutem vetėm karrigėn
    mos ma zė- ma ktheu.
    6. Po e rrėzojmė njė shtėpi
    Gjatė dimrit tė vitit 1985 pati rėnė
    njė borė e madhe. Atėherė punonim nė
    njė zyrė me Xhavit Ēitakun. Ne raportuam
    disa herė pėr dėmet qė kishte shkaktuar
    bora. Njė ditė, s`kishim asnjė ngjarje.
    -Ē`po bėjmė sot-i thash Xhavitit.
    -Paj, po e rrėzojmė edhe njė shtėpi-ma ktheu.
    7. Mė mirė kah ky bėrllok
    Ecnim rrugės nėpėr qytet me Hamdi Miftarin.
    Papritmas ai mė tėrhoqi pėr dore andej
    kah njė grumbull bėrlloku.
    -Pėrse po na shtin nėpėr kėtė bėrllok?-i them.
    -Mė mirė tė hyjmė nėpėr kėtė bėrllok, sesa
    tė takohemi me atė bėrllokun qė po vije drejt
    nesh!- ma ktheu ai.
    8. Mbledhja e mbyllur
    Nė komitetin e atėhershėm tė mbrojtjes nė
    Skėnderaj, mbahej njė mbledhje. Ne gazetarėve
    na thanė se nuk bėn tė marrim pjesė, ngase
    kjo mbledhje ishte e mbyllur pasi ishte e njė
    rėndėsie tė veēantė.
    Pas mbledhjes, Sadriu po i thotė Hamdi Miftarit:
    - Ēfarė gazetarėsh jeni ju qė ju pėrzunė nga
    mbledhja, nė tė cilėn u bė fjalė pėr blerjen e
    dy maskave mbrojtėse.
    Hamdiu ia priti.
    -E po ēfarė burri je ti, kur tė ndėrruan nga
    Kryesia, me njė femėr, bile edhe ajo, grua shterpė.
    9. Kafja pa sheqer
    Shkuam njė herė me Hamdi Miftarin
    te njė drejtor. Ai na priti mirė, por e hetuam
    se s`deshi tė na ofronte kafe me arsyetimin
    se nuk kishte sheqer.
    Hamdiu po i thotė:
    -Ne i pimė kafetė edhe pa sheqer.
    10. Ekspozita
    Me Hamdi Miftarin njė herė trokitėm
    nė derėn e shtėpisė sė kulturės nė Skėnderaj.
    Portiri e hapi derėn vetėm pak sa pėr t`u
    marrė vesh me neve. Hamdiu e pyeti:
    -Pėrse bre vėlla dera mbyllur nė pikė
    tė ditės, mos keni rėnė nė bela me kend?
    -O vėlla, ėshtė hapur njė ekspozitė e po
    vijnė njerėzit, po e bėjnė korridorin pa fshi,
    hajt thash t`e mbylli derėn mė mirė-
    ishte pėrgjigja e portirit.
    11. Ma blej kėtė majmun
    Njė pasdite, dolėm nė qytet me kolegen
    Sebiha dhe me djalin e saj. Duke i shikuar
    vitrinat, djali i vogėl u ndal e nguli kėmbė:
    -Mami, ma blej kėtė majmunin nė vitrinė !
    -Jo, biri i nėnės, se mė bėheni pastaj dy-ia
    ktheu Sebi.
    12. Rrugėdalja mbi rrethojė
    Me Xhavit Ēitakun shkuam te Rexhep Rushiti,
    i cili asokohe ishte drejtor i nė fabrike. Pasi
    qė punėt nė kėtė kolektiv nuk shkonin edhe
    aq mirė, e punėtorėt iknin nė shtėpi kur t`iu tekej
    po i them:
    -Z. Drejtor, ku ėshtė rrugėdalja?
    -Mbi rrethojėn e telave-m`u pėrgjigj.
    13. A ka ndonjė tė re
    Para derės sė kryetarit tė komunės, unė e
    Xhavit Ēitaku takojmė sekretareshėn e
    kryetarit.
    E pyeta atė:
    -A ka ndonjė tė re sot kėtu?
    -Pse a e vjetėr po tė duket ty kjo a- ndėrhyri
    Xhaviti.
    14. Pulėn e hamė, ryshfetin jo
    Pas luftės siguruam njė zyrė me Kajtaz Gecajn
    e Bekim Kastratin, por telefon nuk kishim.
    Njė ditė po i themi njė tekniku tė postės si me shaka:
    -Sa po kėrkoni tė na e siguroni njė linjė telefonike?
    -Ne nuk e hamė ryshfetin- na e ktheu.
    -Atėherė, pasi nuk e hani ryshfetin, a bėn
    tė shkojmė ta hamė njė pulė bashkė?
    -Eh pulėn bėn, na tha.
    15. Gruaja nuk ėshtė golf
    Njė ditė nė zyrė erdhi njė koleg. Mua e
    Kajtazit na tha:
    Sot nuk jam nė punė. Erdha vetėm sa t`
    ju shoh se nuk kam kohė tė rri , e kam
    lėnė gruan tek hyrja e ndėrtesės.
    -Mos u frikėso se nuk ta merr askush,
    ajo nuk ėshtė golf-ia ktheva.
    16. Ramtamtamin na e le neve
    Nė kombibusin e TMK-sė, ishim pėrplot gazetarė
    qė shkonim pėr nė Runikė, ku do tė vazhdonte puna
    nė aksionin e pyllėzimit tė sipėrfaqeve tė zhveshura.
    Njė kolege nga Prishtina ia mori kėngės:
    Ou moj Shqipni, mos thuaj mbaro-i-ova, e pastaj
    vazhdoi me ram, tam, tam, ram, tam, tam. Unė i thash asaj:
    -Ti vetėm vazhdo tė kėndosh, ramtamtamin na e le neve!
    17. Ju nė burg unė punoj pėr juve
    Unė pėrkohėsisht isha i papunė, ngase u ndėrpre
    dalja e gazetės nė tė cilėn punoja si korrespondent
    nga Skėnderaj. Gati ēdo ditė dilja nė qytet dhe
    takohesha me kolegėt. Njė ditė Isa po mė thotė:
    -Po na akuzojnė lidhur me njė shkrim dhe po na
    kėrcėnojnė me burg. A do tė vish tė na vizitosh
    nėse na burgosin?
    -Jo- i thash-nuk do tė kem kohė, ngase
    atėherė do tė punoj nė vend tė juajin.
    18. Dy rreshta njė faqe, njė faqe dy rreshta
    -Kajtazit mjafton t`ia tregosh ngjarjen me dy rreshta,
    e ai ta mbush njė faqe, po i them Isės.
    -Mua-tha- mjafton tė ma japėsh njė faqe, prej saj i bėj
    dy rreshta.
    19. A ka kėtu xharrah
    Kolegut Adem Metės (korrespondent i Kohės Ditore) i kishte
    shkuar njė komision i KEK-ut dhe pasi nuk e kishin gjetur nė
    shtėpi ia lėnė porosinė qė tė paraqitet ne zyret e KEK-ut, ose
    do t`ia kėputnin (rrymėn). Me tė kuptuar pėr kėtė, Ademi
    shkon atje, hyn nė zyrė dhe iu thotė:
    -Unė erdha kush ėshtė kėtu xharrah qė don tė ma kėput, ja ku jam.


    Faqe 2

    1. Dauti e zuri lepurin me dorė
    Para shumė vitesh, gjatė njė dimri, kishte
    rėnė njė borė e madhe. Duke qėndruar
    nė odė, Dauti iu thotė tė pranishmėve se po
    dilte ta zinte ndonjė lepur. Pas pak, ai vėrtet
    u kthye me lepurin e gjallė nė dorė, tė cilin
    e kishte zėnė nė borė, nė kopėsht, aty afėr
    shtėpisė dhe e hėngrėn pėr drekė..
    2. O Murat pritma qenin
    Mursel Gjinofci ka qenė dhėndėrr yni
    dhe vinte shpesh te ne. Njėherė qėllon
    nė ramazan e shkojnė me i falė taravitė
    nė xhami. Atė mbrėmje hoxha kishte
    thėnė se ėshtė gjynah ta trembėsh e ta
    frikėsosh njeriun. Pasi i falin taravitė, Dauti
    shpejton dhe arrin i pari nė oborr e po i pret
    pas njė dardhe tė madhe. Kur arrijnė, Murseli
    ndalet e don tė derdhė ujė aty afėr
    dardhės, kurse Dauti n`atė moment lehė si qen.
    -Murseli nga frika bėrtet:
    -O Murat, mule pritma qenin se mė hėngri.
    Kur e marrin vesh se ishte Dauti, Murseli po i thotė:
    -Daut bre, shpejt e harrove vajzin e hoxhės
    se ėshtė gjynah ta frikėsosh njeriun.
    3. Me bukė e pa bukė
    Gjatė viteve tė gjashtėdhjeta, Dauti
    sė bashku me disa nga Kozhica shkon
    nė Maqedoni pėr tė punuar. Dalin
    nė vendin ku shiteshin argatėt dhe
    merren vesh me njė pronar vreshte
    qė tė punojnė disa ditė tek ai. Sipas
    marrėveshjes, i zoti i vreshtės duhej
    t`ua qonte edhe bukėn. Para se tė
    shkojnė nė punė njėfarė Aliu, iu thotė
    qė ditėn e parė tė hanė shumė bukė,
    nė mėnyrė qė ditėve tė tjera t`iu sjellė
    edhe mė tepėr.
    Nė ditėn e parė, kur e pa i zoti i
    vreshtės se sa bukė hanin ata, iu tha:
    -Qė nga nesėr, do tė punoni me bukė tė juaj!
    Tė nesėrmen, ata shkojnė nė punė vetėm
    me nga njė bukė nėn sqetull.
    4. Odė e mirė me pshurrė
    Shkon Dauti te dajėt nė Shallc, nė njė
    darkė tė odės sė re. Kishte aty pleq e
    hoxhallarė e kėndonin edhe mevlud.
    Pasi mendohet pak, Dauti i thotė dajės:
    -Vallha, more dajė, pėr hajr tė qoftė
    oda se tė paska rėnė e mirė dhe e mbarė,
    po ēka koka mirė me pshurrė nga dritarja.
    5. Pėr hajr bajrami
    Te daja tjetėr, Dauti shkon nė fjalė nusje.
    Nė mėngjes, sipas zakonit, mėsiti qohet
    e ia bėn pėrhajr dajės, e pastaj me
    radhė tė gjithė tė pranishmit. Kur daja
    vije te Dauti, ai i thotė:
    -Daja Murat, pėr hajr tė qoftė bajrami !
    -Hajr paq nipash, po cili bajram, i madhi a i vogli?
    6. Dauti te dajtė n`dasėm
    Nė njė dasėm te dajtė nė Shallc, Dautit
    dikush nga dasmorėt ia kishte futur nė
    xhep njė gotė tė ēajit, atje ku e kishin
    marrė nusen. Ai nuk e kishte diktuar
    derisa kishte daluar tė kėrcejė, aty
    nė njė kopėsht ku ishin dasmorėt. Kur e pa
    se ka gotė nė xhep ai e nxori dhe e pėrplasi
    pėr trupi tė njė dardhe tė vjetėr. Prej aty
    dolėn qindra anza, tė cilat u vėrsulėn mbi
    dasmorėt dhe i bėnė pikė e pesė.
    7. Dajė, tė gjithė ishit bėrė kuaj
    Kur shkon njėherė nė Shallc, Dauti
    takohet me dajėn Rexhė. Pasi kishte
    kuptuar se shumica prej dajėve i kishin
    hequr qetė e kishin blerė kuaj, i thotė:
    -Dajė, po mė vjen mirė, tė gjithė ishit
    bėrė kuaj.
    8. Laj dardhat
    Nė treg tė Mitrovicės, Dauti e sheh njė
    dajė duke shitur dardha. Dauti i mbush
    xhepat dhe kur don tė largohet, atėherė
    daja i thotė:
    -Daut, laj dardhat! Dauti niset kah ēeshmja,
    kurse daja i thotė:
    -Jo, jo, me ujė, po me pare.
    9. Dauti i hėngri gjashtė bukė te tezja
    Dauti kishte shkuar mysafir te tezja
    nė Vėrnicė tė Vushtrrisė. Nė mėngjes,
    tezja kishte nisur t`i piqte bukėt e elbėta.
    Ajo e piqte njė, Dauti e hante. Kėshtu,
    me ngapak kripė, i hėngri qė tė gjashtat.
    Kur Ukshini, burri i tezes, zgjohet nga
    gjumi e kėrkon bukė, tezja i thotė tė
    priste derisa t`i piqte tė tjerat, se tė
    parat i kishte ngrėnė Dauti.
    10. Hallvėn e hėngri Dauti
    Njė natė tė madhe, pasdarke, Dauti
    shkon n`kojshi me ndejtė. E shoqja e
    Seferit ia ofron tavėn me hallvė, e
    Dauti e hėngri krejt. Nė mėngjes,
    kur Seferi kėrkon pak hallvė nga e
    shoqja, ajo i pėrgjigjet:
    -Vallahi, pati mbrėmė mjaft, por ka
    qenė Dauti dhe e hėngri krejt.
    11. Qel ti babė
    Para shumė vitesh, Dauti sė bashku me tė
    vėllain dhe babain nxirrnin cunga nė njė mal
    tė cilin donin ta shndėrronin nė arė. Dauti
    fliste diēka, kurse babai i tij, i cili vėrtet
    nuk kishte flokė, po i thotė:
    -Daut, qel ( cunga) mos fol!
    -Qel ti, babė-ia ktheu Dauti.
    12. Autobusi nė ler
    Derisa Dauti punonte nė ndėrmarrjen
    bujqėsore “Produkti” e udhėtonte me
    autobus, njė ditė e kishte harruar biletėn
    mujore nė shtėpi. Nė teposhtėze tė Polacit
    dalin kontrollorėt dhe e zėnė pa biletė.
    Kur ata e pyesin pėrse nuk e ka nxjerrė
    biletėn, ai ua kthen:
    -Mė falni se e kam harruar mujoren nė
    shtėpi, po nuk bėhet nami, le ta lėshojė
    shoferi autobusin nė ler, asgjė nuk harxhon,
    pėrse tė paguaj biletė tjetėr.
    13. Ndryshimi nė pension
    Pasi ishte ndarė nga bashkėsia familjare,
    Dauti del njė ditė nė Skėnderaj. E takon
    postieri dhe ia jep njė letėr tė tė vėllait.
    Ai e hap, e lexon dhe e kupton se letra
    ishte nga gjyqi dhe fjala ishte pėr dy muaj
    burg pėr vėllain qė e kishin zėnė pylltarėt
    nė mal.
    Kur shkon nė shtėpi i thotė tė vėllait:
    -Kėtu ėshtė njė vendim pėr njė ndryshim
    nė pension dhe duhet ta ndajmė sė
    bashku. Kur ai kundėrshton, ky ia jep duke
    i thėnė:
    -Ia pafsh hajrin, i ke dy muaj burg!
    14. Qeshni lopė qeshni
    Kur unė hyra nė punė nė shkollėn e Qirezit,
    njė natė i ftova shokėt nė darkė. Disa qė e
    njihnin Dautin si hokatar, i thanė t`iu tregojė
    se si ka vllaqitė vet me vllaqė tė therrės, pasi
    qė nuk i kanė shkuar mirė lopėt.
    Ai iu rrėfeu, se si i ka lidhur lopėt e u ka vėnė
    tallė tė hanė, tė cilave duke vllaqitur iu ka thėnė:
    -Qeshni lopė qeshni.
    Mysafirėt nisėn tė qeshin me tė madhe, e ai
    e pėrsėriste prapė atė “Qeshni lopė qeshni”
    15. Kishe lopėt janė kėtu
    Atė natė qė i kisha arsimtarėt mysafirė,
    disa qė nuk e njihnin mirė Dautin u prekėn
    pak nga fjalėt e tij “Qeshni lopė qeshni”,
    por gati i harruan ato, kur pasdarke Dauti
    shkoi t`iu merrte ushqim bagėtive dhe me
    koshin pėrplot sanė hyri nė odė dhe iu drejtua
    me fjalėt:
    -M`falni burra, mendova se lopėt janė kėtu.
    16. Dauti i ka derdhė kazanat
    Hashim Xani e martonte njė djalė. Kishte
    bukur shumė dasmorė.
    Njėri nga nipat mė tė vjetėr i tha Hashimit
    se nuk kishte mjaft mish.
    Hashimi i tha:
    -Ka pasur mjaft mish, po Dauti i ka derdhė kazanat.
    17. Ju dhefsha n`tė
    Hashimi ishte duke ndėrtuar njė WC nė
    fund tė oborrit tė Dautit. Derisa ishin
    duke punuar erdhi Beka prej Kllodernice
    dhe nė vend se t`iu thotė puna e mbarė, iu tha:
    -O ju dhefsha n`tė.
    18. Tungatjeta-jo, jo
    Duke shkuar pėr nė Skėnderaj, Dauti
    takohet me Avdullah Veliun, i cili vinte nga
    drejtimi i kundėrt me bashkėshorten.
    Ai i thotė Dautit tungatjeta, kurse ky ia kthen:
    -Jo, jo!
    Kur e pyet mė vonė Dautin pėrse i kishte
    thėnė ashtu, ky i pėrgjigjet:
    1. Ka vdekur Hajdari
    Nė mbrėmje dikush thirri tek dyert e oborrit tim.
    Doli djali im i vogėl tė shihte se kush ishte e ē`donte.
    Kur u kthye mė tha:
    -Babi, ishte njė djalė i Taloviqe e tė thirri se kishte
    vdekur Hajdari, po varrosej nesėr.
    Tė nesėrmen me kolegėt gazetarė shkuam nė Kodrėn
    e Dėshmorėve pėr ta pėrcjellur varrimin e
    njė komandanti. Kur e pash Hajdarin nė livadhe
    duke ruajtur bagėtinė u thash kolegėve:
    -A e shihni kėtė plak, mbrėmė kam qenė i thirrur
    tė marr pjesė nė varrimin e tij qė ėshė dashur tė bėhej sot.
    Ata mė shikuan me habi, ngase nuk e dinin se lajmi kishte qenė i rremė.
    2. Ēelėsat
    Duke ecur nėpėr trotuarin e njė rruge nė Mitrovicė,
    shoku me tė cilin isha, kur i pa dy vajza nga drejtimi
    i kundėrt mė thotė se do t`i mashtrojė. Posa u
    afruan ai nxori njė palė ēelėsa, po i sjell rreth gishtit
    e po iu thotė:
    -I shihni kėta ēelėsa, janė tė mercedesit tim.
    -Qenkan si tė traktorit tonė-ia ktheu njėra.
    3. Byreku
    Mė heret ēmimi i byrekut dallonte,
    varėsisht se a ishte me mish a me
    djath. Pasi e hėngra byrekun, kur
    desha ta paguaj, byrekxhiu mė pyeti:
    -E patėt me mish, apo me djath?
    -Vallahi nuk e di-ia ktheva, as
    s`kishte djath, as mish, ishte vetėm pite.
    4. Ka gullash-s`ka gullash
    Hyra nė njė gjelltore nė Skėnderaj
    dhe pyeta se ē`kishte pėr tė ngrėnė.
    Ai djaloshi qė punonte aty m`i numėroi
    disa lloje gjellrash e i ha se kishte
    edhe gullash. Kur i thashė tė mė
    sillte njė gullash, ai ma ktheu:
    -M`falni por gullash nuk ka.
    -Po ju thatė se ka.
    -Unė tė thash, se ashtu m`ėshtė mėsuar goja.
    5. As me mish as me qyfte
    Ditėn tjetėr, po nė atė gjelltore, derisa
    po drekoja, hyri njėri qė e kishte kuletėn
    e hollė. Gjellbėrėsi i thotė se ka pasul me
    mish, ai ia kthen:
    -A s`ka me qyfte a, atėherė ma sillni pasulin pa mish.
    6. A ka biēikleta nė Mitrovicė?
    Me Enver Bimbashin e Llaushės njė herė
    shkuam me autobus nė Mitrovicė. Posa
    zbritėm nga autobusi, unė me hapa mė
    tė mėdhenj e lash atė bukur larg.
    Ai po mė thėrret e po mė pyet:
    -Halil, a din, a ka biēikleta me ble nė Mitrovicė?
    -Pse – i thash, a biēikletė ke ardhė tė blesh a?
    -Jo, mė tha- por desha ta marr njė,
    mbase mund tė vij me biēikletė pas teje.
    7. Kur ėshtė e shtunė nė Skėnderaj?
    Nė bifenė e Radios, nė Mitrovicė,
    pinim kafe me shokėt e punės.
    Pasi ra fjala pėr ditėt e tregut,
    njė shok mė pyeti:
    -Kur ėshtė e shtunė nė Skėnderaj?
    -Tė hėnėn-iu pėrgjegja shpejt e shpejt.
    8. Kush ėshtė ky plak?
    Bashkė me dhėndrrin po udhėtonim
    me makinė nga Theranda pėr nė Prizren.
    Diku rrugės, ai e takoi njė shok tė vetin
    dhe e mori. Posa hyri ai shoku e pyeti pėr
    mua, dhėndrrin tim:
    -Kush ėshtė ky plak?
    -Baballaku-iu prgjigj, ky.
    -Mendova mos ėshtė babai yt kaq i ri
    -ia ktheu ai shoku.
    9.Tegllat n`aeroplan
    Duke udhėtuar me aeroplan nga Prishtina
    pėr nė Dyzeldorf tė Gjermanisė e dėgjova
    kėtė dialog tė njė plaku e njė plake:
    Plaku: Ēka dreēin i marrshe kėto teglla me speca?
    Plaka: Pėr djalin, plak. Atje s`ka speca.
    Ēka po ta zėnė tash rrugėn tegllat.
    Plaku: Jo, rrugėn nuk po ma zėnė,
    por bėri e u rrėzua aeroplani, tegllat thehen
    e na prejnė.
    10. Drutė e Xhelės si thuprat e mėsuesit
    Me Kajtazin nga Skėnderaj po pinim ēaj.
    Nė ndėrkohė erdhi edhe Xhela nga Qubreli.
    Ai e ftoi qė ta shkarkonin traktorin me dru tė
    mira pėr dimėr. Kur i shkarkojnė, Kajtazi i
    pakėnaqur me drutė, i kishte thėnė Xhelės:
    -Kėto drutė tua qenkan si ato thuprat me
    tė cilat na rrihte mėsuesi nė shkollė.
    11. Murseli e theu sahatin
    Mursel Beqiri nga Likashani e kishte
    pasur pėr merak njė sahat xhepi. Njė
    ditė i prishet diēka e ia jep tė birit
    t`ia ndreq nė Prishtinė. Pas pak ditėsh
    i prishet sėrish. I thotė tė birit:
    -Ahmeto, bjerma njė ēekiē ta ndreqi sahatin.
    -Po qysh ndreqet sahati me ēekiē o babė
    -ia kthen ai.
    -Ndreqet ndreqet-thotė Murseli dhe kur
    ia qon ēekiēin, ai e mori dhe e bėri copė-copė sahatin.
    12. Mbylle-hape derėn
    -Jam n`hall me kėta mashkujt e mi-iu
    kishte thėn mysafirėve Mursel Beqiri
    i Likashanit. Shkon gjysma e dimrit e mė
    duhet t`iu them: Ou, mbyllne derėn
    se u mėrdhimė. Pastaj shkon gjysma e
    verės duke iu thėnė: Ou lėreni derėn
    hapur se u kallėm nga zhegu.

  2. #2

    Kjo kryetemė ėshtė qe njė vit

    Pėrgėzime pėr temėn komandos. Ka dy gjera qė nuk shkojnė kėtu:
    1. kjo ekziston si kryetemė
    2. Temėn e ke filluar me humrin nga poeti ynė i respektuar dhe miku im Halil Xani. Halili ėshtė i prezantuar kėtu si shkrimtar.

    Respekt,
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2008
    Postime
    55
    Nashta,nuk perjashtohet mundesia,une e kam pare kete broshur,pasi qe jam une nga vendi qe permendet,dmth me larg vendit (Qirezit) eshte Halil Xani,(Polaci).
    Nuk dua te demantoi kete per ju....Veli o Veli me sherr X... so mahi....

    Respekt

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •