Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169

    Jakup Krasniqi beson në perspektivën e bashkimit të shqiptarëve

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se me zhvillimet e fundit në hapësirat kombëtare, ai beson në perspektivën e bashkimit të shqiptarëve.

    “Nëse kthehemi dhjetë vjet pas dhe e paramendojmë se ku ishim, nëpër ç’rrugë ecëm e çfarë vështirësish komunikimi kishim me vëllezërit tanë në Shqipëri e Maqedoni, në gjithë segmentet e jetës, në mënyrë të veçantë në segmentet më vitale të kombit (arsimi, kultura, art e traditë etj), vetëm atëherë mund të kuptojmë se ç’ndryshime të mëdha kanë ndodhur në gjithë hapësirën kombëtare”, ka thënë Krasniqni në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re”.

    Duke u nisur nga faktet e lartpërmendura, Krasniqi ka thënë se ai beson në perspektivën e bashkimit të shqiptarëve. Megjithatë, ai ka thënë se ndryshimet do të ishin edhe më të mëdha në hapësirën tonë kombëtare, sikur njerëzit e veshur me përgjegjësinë e marrë nga vota e qytetarëve për ta qeverisur vendit, të viheshin në shërbim të të gjithëve duke treguar “zemërgjerësi prej babaxhani, mirësjellje, edukatë, kulturë e përkushtim me përgjegjësi për vendin dhe popullin”.

    “Këtë ende nuk po e shohim si e sa duhet në hapësirat kombëtare, nuk po flas vetëm për Kosovën. Konsideroj se Kosova ka një qeverisje solide, kur kemi parasysh traditën fare të re të qeverisjes”, ka thënë ai.

    Krasniqi po ashtu ka thënë se duhet të mobilizohemi si komb në politikë për një shpërthim të ri e të përkushtuar, me përgjegjësi të shumëfishuar, për ta lidhur – siç është shprehur ai – “me të gjitha fijet, kombin në tërësi”.

    “Shqiptarët meritojnë më shumë, meritojnë një klasë politike gjithëkombëtare, që mendon më shumë për vendin e kombin sesa për vete”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se: “Përgjithësisht kohë të mira po vijnë, por drejtim më i mirë na duhet për shumëçka”.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Rroft Jakup Krasniqi rroft Shqipenija Etnike.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •