Rahoveci eshte qyteze dhe komune ne pjesen jugperendimore te Kosoves.Paraqet nje nder vendet me te vjetra te Kosoves.Ftoj dhe rahoveclite e tjere te prezantojne vendit e tyre dhe shqiptaret e tjere ne sofren tone !
Rahoveci eshte qyteze dhe komune ne pjesen jugperendimore te Kosoves.Paraqet nje nder vendet me te vjetra te Kosoves.Ftoj dhe rahoveclite e tjere te prezantojne vendit e tyre dhe shqiptaret e tjere ne sofren tone !
Rahoveci eshte qytet i vogel mirpo krejt Kosoven e furnizon me vene e raki!
Pershendetje![]()
Eshte i vyeshem dreqi. ahaha
A ka dikush t`rahovecit knena a jo ?
...pse a n'kosove osht ky qytet a?
Po ishalla![]()
Amin INSHALLA..![]()
Kush Jamė unė!?
Normal ni njeri i thjesht
kom vler di me hesht
kom respekt di me desht.
HISTORIKU I SHKURTĖR I KOMUNĖS
Nė bazė tė hulumtimeve arkiologjike mund tė konkludojm se nė teritorrin e komunės sė Rahovecit janė zbuluar disa fakte arkiologjike, tė cilat tregojnė se kėto vise janė pėrplot me relikte tė vendbanimeve tė dikurshme antike, tė cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire ( E. Ēershkov). Kėshtu p.sh nė fshatin Reti janė gjetur dy epitafe-pllaka mermeri nga koha romake ku ėshtė bėrė shkalitja e tekstit latin, nė njėrėn pllakė qėndron ky mbishkrim "D (is) ma(anibus) Aur(elia) Catulla vixit annis XX Popaj F(iliae) b(ene) M(erenti)". Nė pllakėn e dytė ėshtė shėnuar teksti sa vijon: "D(is) M(anibus) Scerviae-dus Sita es Vix(it) an(nis) XXX interfectus a llatromibus si ta Dasi p(pater) f(ilio) p(iissimo) et Sibi et Caiae Dasi coniugi b(ene) m(erenti) Vius F(aciendum) C(uravit)". M. Krasniqi nė punimin e tij mbi Rahovecin thekson se pėrveq kėtyre epitafave, pllakave tė mermerit nė ngastrėn e fshatit tė pėrmendur Reti, ėshtė gjetur edhe njė pllakė e thyer nga koha Romake ku ėshtė skalitur teksti et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario) c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti) P(osuit). Dy mbishkrimet e para janė familjare deh nuk tgregojnė se ēka kan qenė ata pėr tė cilėt janė ngritur kėto pėrmendore, ndėrsa nga pėrshkrimi i tretė i pllakės sė thyer shihet se ajo ėshtė e ngritur "i Siti tė birit Sume flamurtarit tė kohortės sė parė tė Dardanėve". Me rastin e gėrmimit tė terenit mė 1953 kur ėshtė ndėrtuar bodrumi i verės nė Rahovec, gjithashtu ėshtė gjetur njė numėr sendesh arkiologjike (dy qypa tė mėdhenjė, njėri nga kėto ka vėllimin 400 litra, monedha metali, maje tė shtizave, elefandi i bronzės e tjera pėr tė cilėn mendohet se ka prejardhjen nga epoka e hershme romake (M. K.). Mu nė afėrsi tė Rahovecit nė Bėrnjakė duhet tė jetė vendbanimi nga periudha Romake, e mė vonė ka qenė i ndarė nė dy vendbanime si Bėrnjaka e Ulėt dhe Bėrnjaka e Epėrme. (Duhet tė bėhen gėrmime arkiologjike rreth pronit tė Rimnikut nė afėrsi tė Bėrnjakės). Edhe nė fshatin Ēifllak ėshtė gjetur "Altari Romak i sakrificės", eksponati i ėshtė dorzuar Muzeut Arkiologjik tė Prizrenit. Edhe gjatė mesjetės nė shek. XIV (me 1348) Rahoveci pėrmendet si vend i cili kufizohet me disa fshatra pėrreth si teritorr vreshtar. Po i cekim disa vendbanimet tė cilat pėrmenden e kėto janė: Shtavica, Bėrnjakė, Krusha, Kobillogllava, Babindoli, Hoēa, Maja e Shkadrumit, Bjeshka e Shkozės (M. K.). Poashtu Rahovecin mund ta gjejmė edhe nė hartat e vjetra tė vitit 1689. Nė pjesėn e dytė tė shekullit XVIII, Rahoveci pėrmendet si qytezė, nė vitin 1770 si qytezė "Ravac" por ka edhe emra tė tjera qė gjinden nė harta tė vjetra si qė janė: Rahuaz, Rahuiz, Rahova, Ravaz, Rahovce etj., ndėrsa nė vitin 1911 pėr herė tė parė shkruhet nė hartė si Orahovac sipas J. Cvijiqit.
Nė pjesėn e dytė tė shekullit XIX ku nė kėtė teritorr bėhet themelimi i bajraqeve nė kazėn e Rahovecit, tė Palluzhės dhe Hoēės sė Vogėl qė i kan takuar regjionit tė Prizrenit. Prej asaj kohe Rahoveci bėhet si qendėr Administrative e bajrakut tė dikurshėm tė Hoēės sė Vogėl dhe Palluzhės.
Mirpo duke bėrė analizimin e burimeve tė shkruara qė nga periudha e Osmanlive nė Kadishullin Ballkanik mund tė konstatojmė se kjo tėrėsi nė pikėpamje tė organizimit administrativ tė Prizrenit, i cili shpeshherė e kan ndryshuar madhėsin teritorriale tė funksioneve tė tija administrative varėsisht nga ngjarjet historike dhe riorganizimit administrativ-ushtarak, nė pjesėn europiane tė Perandorisė Osmane.
Sipas regjistrimit tė vitit 1528 kuptojmė sė Sanxhaku i Prizrenit kishte tri kaza: Prizrenit, Trgovishtėn dhe Hoēa e Vogėl. Gjatė kėtij intervalit kohor nahija e Hoēės tė cilat i pėrfshinte shumicėn e vendbanimeve tė komunės sė sotme tė Rahovecit kan qenė tė pėrfshirė nė Sanxhakun e Prizrenit.
Gjatė vitit 1591 tė gjitha vendbanimet e Anadrisisė kan qenė nėn sundimi Administativ tė nahisė sė Hoēės sė Vogėl nė tė cilin kan egzistuar 96 fshatra (S. Rizaj).
Nė gjusmėn e shekullit XVII sipas shenimit udhėpėrshkruesit turk Haxhi Kallfės, Hoēa e Vogėl ka qen Kadillėqi qė i ka takuar Sanxhakut tė Prizrenit. Sipas Ali Ēaushit me 1653 Sanxaku i Prizrenit gjendej nė kuadrin e Vilaetit tė Rumelisė, kurse sipas njė burimi Osman nga viti 1667 Sanxhaku i Prizrenit kishte kėto Kadillėqe: Prizrenin, Rahovecin, Suharekėn dhe Hasi i Prizrenit.
Gjatė shekullit XIX me themelimin e Vilaetit tė Kosovės, Prizreni ka ngelur si qendėr Sanxhaku i cili ka pėrfshirė pesė kaza respektivisht rrethe: Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Lumėn (M. Kaleshi).
Me themelimin e Vilaetit tė Kosovės me seli nė Shkup duke filluar qė nga viti 1888 Prizreni bėhet pėrsėri njeri nga gjashtė Sanxhaqet e Vilaitit tė Kosovės nė pėrbėrjen e tė cilit krijohen pesė kaza: Prizreni, Rahoveci, Tetova, Gostivari dhe Luma. Rahoveci bėhet si qendėr Administrative e Anadrinisė.
Ali Hoxha - prof. i gjeografisė
FAKTORĖT NATYROR
pozita gjeografike: ..
Territori i komunės sė Rahovecit pėrfshihet nė regjionin e Prizrenit dhe ka njė pozitė tė mirė gjeografike. Shtrihet nė pjesėn qendrore tė gadishullit Ballkanik dhe i takon Europės juglindore.
Ky teritor pėrfshin pjesėn qendrore dhe jugore tė rrafshit tė Dugagjinit dhe ėshtė i ndarė nė tri tėrėsi ose mikro regjione e keto janė: rafshirė-luginore, kodrinore dhe malore. Teritori i komunės shtrihet nė hemisferėn veriore tė ekuadorit me shkallė 420 e 30 dhe 420 e 50 tė gjėrsise veriore gjeografike dhe ndėrmjet 200 e 21 dhe 200 e 55 tė gjatėsisė lindore gjeografike. Vendbanimet nė komunėn e Rahovecit janė tė koncentruara nė lartėsitė mbidetare prej 310 m. (Krusha e Madhe pjesa e re e vendbanimit pjesa lindore tė bregut tė lumit Drini i Bardhė) deri nė 920 m. lartėsi mbidetare qė ėshtė i koncetruar vendbanimi i Zatriqit.
Pėr kah lartėsia mbidetare kėto vendbanime ndahen nė luginore-rrafshirė, kodrinore dhe malore.
Vendbanimet tė cilat janė tė pėrfshira nė lugina ose rrafshira janė kėto: (310 350 m.) Xėrxa, Fortesa, Gexha, Malėsia e Vogėl, Ratkoci, Denji, Dabidoli, Ēifllaku, Nagaci, Hoēa e Vogėl dhe Retia.
Vendbanimet tė cilat janė tė pėrfshira nė lartėsit mbidetare prej 350 600 m. qe i takojnė kategorisė sė vendbanimeve kodrinore janė: Rahoveci, Drenoci, Senovci, Pastaselli, Palluzhė, Kramoviku, Mrasori, Hoēa e Madhe, Apterushė, Zaēishti, Patoēani i Ulėt, Patoēani i Epėrm, Nashpalla, Bratotini, Vranjaka, Celina dhe Krusha e Madhe (edhe pse disa pjesė tė reja tė vendbanimėve tė kėtyre fshatrave u takojnė pjesės sė kategorisė sė luginave ose rrafshirave.)
Vendbanimet malore shtrihen nė lartėsitė mbidetare prej 600 1.000 m. e kėto janė: Zatriqi, Kazniku dhe Guri i Kuq (shiko hartėn e mėposhtme).
kushtet klimatike
Ne territorin e Komunės sė Rahovecit mbizotėron klimė kontinentale me ndikim mesdhetar. Reshjet vjetore nė Rahovec arrijnė nė 765mm dhe temperatura mesatare e ajrit ėshtė 11.8 C. Muaji me i nxehtė eshtė Korriku me nje temperature maksimale prej 38,5 ŗ C, ndėrsa ne dimėr muaji mė i ftohtė ėshtė zakonisht muaji Shkurt, me njė temperature minimale prej 14,5 ŗ C. Mė sė shpeshti fryejnė ernat e veriut (11,8 %),veri-lindja (62 %),dhe perendimi (50%),ndėrsa mė sė paku fryjnė ernat e jlindjes (17%),jugut (14 % ) dhe jug-lindja (4 %).
karakteristikat seizmike: ..
Nė territorin e Komunės sė Rahovecit janė vrejtur tė gjitha dridjet seizmike tė cilat kanė ndodhur nė Gadishullin Ballkanik (Shqipėri,Sėrbi,Mali Zi,Maqedoni,Rumuni etj) si dhe nga Gadishulli Apenin (aktivizimi i vullkanit Vezuf si dhe Etna nė Siceli-Itali)Dėmet ishin tė vogėla tė cilat janė manifestuar me dėmet materijale tė vogėla nė objektet tė ndėrtuara nga materijali i dobėt.
Sipas Hartės seizmike tė Kosovės komuna e Rahovecit bėnė pjesė nė dy shkall tė intenzitetit seizmik prej 70 dhe 8 0 Merkalit.Qyteti i Rahovecit ponjashtu ėshtė i ndarė nė dy pjesė dhe atė 70 dhe 80 tė Merkalit.
Qyteti i Rahovecit nė pjesėn veri-lindore dhe lindore i takon shkolles 70 dhe pjesa veriore dhe perendimore i takon shkolles sė 80.
Gjithashtu sipas tė dhėnave hartografike me tė cilat disponojm shifet se nė komunėn e Rahovecit shtrihen plasjet e mbuluara gjė qė tregon karakteristikat specifike tektonike.
resurset natyrore: ..
Nė territorin e Komunės sė Rahovecit ka rezerva tė gurit dekorativ dhe minerale si krom, azbest, nikel, kobalt, bakėr dhe qymyr guri (thengjilli).
Gurėt decorative:- gjendet nė afėrsi tė fshatit Drenovc, nė njė largėsi prej 5.5 km nga qyteti i Rahovecit. Rezervat pėr kėtė material ndertimor dekorativ mendohet tė jenė rreth 207,386 m³ . Shtresat e lezolitit dekorativ janė siperfaqesore tė mbulluara me njė shtresė humusi prej 0.5 m.
Gurėt gelqerorė:- gjenden nė Hudhrat e Danit, njė vend nė veri-perėndim tė qytetit tė Rahovecit 8 km larg tij. Ato shtrihen nė formė blloqesh me trashėsi qė varion nga 0.3 nė 2 metra, dhe janė 1.5 metra poshtė sipėrfaqes sė tokės. Gurėt gėlqerore paraqiten nė ato tė kuq dhe murrėm. Gėlqerorėt e kuq paraqesin mė shumė interes ekonomik. Rezerva e gurėve gėlqerorėve mendohet tė ketė nje volum prej 382,913 m³.
Azbestihtresat e lezolitit tė azbestit janė tė pėrqėndruara nė afėrsi tė fshatit Rudin/Pastasel ne perėndim tė Rahovecit, nė njė largėsi prej 8 km.
Nė bazė tė hulumtimeve (janė bėrė 4 shpuarje) ėshtė pėrcaktuar sipėrfaqja e shtreses prej 100.000 m² dhe mendohet qė rezerva tė kapė shifrėn prej 10,000,000 Ton. Kjo e dhėnė ėshtė e pėrafert dhe kėrkon hulumtime tė hollėsishme gjeologjike.
Kobalti, Nikeli dhe Bakri:-Ne rrethinėn e Gurit te Kuq janė konstatuar shtresa e xeheroreve te Nikel-Kobaltit. Pėrberja mesatare e kėtij xeherori sipas hulumtimeve tė bėra vite mė parė per mineralin nė formė tė ngurtė ėshtė (Nikeli 0.18%, Kobalti 0.13 % dhe Bakri 2.73 %). Sasia e rezervave tė kėtij xeherori nuk dihet.
Kromi-mendohet qė ky mineral tė gjėndet pėrgjatė luginės sė Drinit tė Bardhė nė njė sipėrfaqe rreth 60 km² dhe pėrkatėsisht nė lokalitetet Qėndresė, Gradisht, lugina e prroit Rimnik, Delja, Shipi nė Zadriq, Sharnica mbi Qėndresė, Drenovci, Guri i kuq, Kanzniku, etj.
Thėngjilli- gjėndet nė lokalitetet e Hoēės sė Madhe, Krushės, prroit tė Nagacit, Ratkoci, etj. Pėr tė pėrcaktuar sasine e rezervave dhe cilėsitė kalorifike tė thėngjillit duhen bėrė hulumtime tė thella gjeollogjike.
Se fundi, sipas Komunės egziston mundėsia qė tė gjėnden shtresa naftėmbajtėse ne territorin e Komunės sė Rahovecit. Vėndodhja e tyre mendohet tė jetė nė fshatin Kramovik dhe pėrgjatė rrjetjes sė Drinit tė Bardhė deri nė Krushėn e Madhe.
Reliefi:
-karakteristikat pedologjike
Territori i Komunės sė Rahovecit ka llojllojshmėrinė e dukshme pedologjike e cila pasqyrohet me numėr tė madhė tė grupeve tė llojeve tė tokės,e nė pėrbėrrjen e saj ka 8 lloje dhe 21 nėnlloje, ku i jepė njė pamje mozaike territorit.
Nėse pėrjashtohet toka skeletore e cila paraqet nė vendin e saj ekzistuese,tokat tjera janė nga supstratet e bartura.Ato janė formuar pjesėrisht nga sedimentet liqenore dhe rrjedhjeve tė ujrave.
Prezenca e njė numrit tė madh tė lloit tė tokave tė cilat sipas karakteristikave dhe mundėsive pėr shfrytėzim nė bujqėsi,dallohen mjaftė qė nga rezultati i ndikimit tė faktorėve tė ndryshėm nė formim.
Ėshtė me rėndėsi ndikim i njeriut nė shfrytėzimin e tokės qgjė qė shpeshherė mund tė jetė mjaft negativ qė shihet pėrmes mosujitjes racionale dhe pyllzimit ,shfrytėzimi jo racional i pyjeve me ērast vie deri te erozioni e te ne ky fenomen ėshtė i perqendruar nė shumė vende tė komunės .
Nė bazė tė hulumtimit nė teren dhe hulumtive laboratorike tė llojeve tė tokės nė Komunėn e Rahovecit ndahen nė kėto lloje:
a. Litosol mbi formacione shkėmbijsh ultrabazik (serpentinėt) / 6/
b. Litosol mbi formacione shkėmbijsh gėlqerorė /10/
c. Aluvijumi zallorė (rrėrės) /15/
d. Alivijumi deltynorė /17/
e. Delivjumi deltynorė /23/
f. Aluvijumi-deluvijumi tokė deltynore /27/
g. Tokė livadho deltynore /29/
h. Tokė eglijuar mineralo-moēalike deltinor /33/
i. Rendzinė ehinjt-kafe mbi supstratet gėlqerorė tė butė /42/
j. Rendzinė tipike nė supstratet gėlqerorė /44/
k. Rendzinė e hinjt kafe mbi supstat gėlqerorė /45/
l. Rendzinė tipike mbi serpentinėt /51/
m. Rendzinė e hinjt-kafe mbi serpentinė /52/
n. Smonicė e pakarbonizuar /70/
o. Smonicė nė proēes tė kafenizuar /71/
p. Smonicė e kafenizuar /72/
q. Smonicė e lesivuar me pseudoglej /74/
r. Smonicė e eroduar /77/
s. Tokė e kuqe e cekėt mbi formacione gėlqerore /86/
t. Tokė e kuqe mesatarisht e thellė mbi formacion gėlqeror /87/
u. Tokė e kuqe e kafenizuar mbi formacion gėlqeror tė fortė /89/
v. Tokė e kuqėrimit kafe rėnor deltynore mbi sedimentet tė kuqėrimit /90/
w. Tokė e kuqėrimit kafe e lesevuar mbi sedimentet tė kuqėrimit /94/
x. Tokė e kafenjt deltynor mbi argjil liqenor /100/
y. Argjila liqenore /101/
z. Shkėmbij ultrabazik /118/
aa. Pseudoglej podzolik-tokė /134/
bb. Pseudogleji argjilor /138/
cc. Shkėmbij /150/
Tė gjitha kėto llojet dhe nėnllojet e tokave tė shėnuara mė lartė janė tė paraqitura nė hartėn pedologjike tė komunės sė Rahovecit.
-karakteristikat gjeologjike
Teritorri i komunės sė Rahovecit ka pasur tė kaluarėn enjejtė gjeologjike si Kosova nė tėrėsi,Maqedonia,Shqipėria si dhe pjesėt tjera tė Gadishullit Ballkanik.
E kaluara gjeologjike e cila llogaritet nė shumė milion vite dhe ka patur ky teren disa faza tė rėndėsishmey faza janė detare,ku nė kėtė pjesė ka egzistuar Deti (Deti Tetis),njė liqenore,,kur liqenet neogjene nė hapėsirat tė gjėra tė pjesės jug-lindore tė Gadishullit Ballkanik kanė qnė tė lidhura mes veti,dhe dy faza kontinentale:njera ka egzistuar nė periudhėn e hershme gjeologjike nė fund tė mezozoikut dhe e dyta ku edhe tani egziston nėnė ndikimin e fuqive endogjene dhe egzogjene.
Nė dy periudhat e ate nė periudhėn prekambriane dhe nė fillim tė palezoikut tė mesėm nė hapėsirėn e Bullgarisė jug-perendimore,Greqisė veriore dhe tė Maqedonis lindore ka egzistuar masivi i vjetėr malor nė shkenc i njohur si Masivi i vjetėr Rodop dhe nė Kosovė shtrihet rreth Gjilanit dhe Qytetit (Nova Bėrda).Pjesėt tjera tė Kosovės ,Drenicės dhe Dukagjinit,pjesėt e Maqedonisė,greqisė, dhe Shqipėrisė qė ishin tė pėrfshirė ose tė mbuluar me Detin Dinarik.Kjo tregonė se nė historin gjeologjike teritorrin e Komunės sė Rahovecit si dhe tėrė Kosova ka qenė e pėrfshirė nė ujė nė tė cilėn me miliona vite janė formuar sedimentet detare-liqenore.
kurse studimet mė detale janė bėrė rreth viteve 1958-60.
Nė ndėrtimin e tyre hynė formacione me moshė:
Holocene,Plistocene
Pliocene,kretake dhe
Jurasike
1. Holocen-formacioni hollocen ndėrton fundin e luginės sė Drinit Bardhė.Kjo pėrmban materijal lumor (rrėrė,zhavor dhe lymė) duke krijuar rafshe aluvijale pėrgjat shtretėrėve tė lumejve.
2. Pliocene-Formacionet tė pliocenit ndėrtojnė pjesėn periferike tė maleve zatriq,kaznik dhe shkozė,ku pėrbėhen nga sedimentet liqenore(rrėrė,zhavor dhe argjilė.
3. Kreta-Formacionet e kretakut ndėrtojnė pjesėn lindore dhe veriore tė malit Zatriq si dhe masivi i shkozės qė shtrihet nė veri,verilindje tė qytetit tė Rahovecit nė drejtim tė kėtyre fshatrave Hoēė e Mahe,Zaqisht si dhe Epterush .Ky formacion prezentohet me shkėmbijt gėlqeror e si shembull ėshtė masivi te ura e fshejt (Gradish si dhe nė qytetin e Rahovecit).
4. Jura-prezentohen formacionet diabazike,serpentine,gabrot,ku shkalla e serpentinit sillet rreth 70-80 %.Ky formacion pėrfshin territor mė tė madh se formacione tjera ,ku kanė shtrirje VVP-JJL.
-karakteristikat tektonike
Me qenė se komuna e Rahovecit shtrihet nė pjesė qėndrore tė gropės sė Dukagjinit,krijimi definitiv ėshtė i lidhur me lėvizjet e reja tektonike tė cilat janė zhvilluar nė orogjenezėn alpike.
Gropa e Dukagjinit pėrfshihet nė tri zona Korabit,Gashit dhe e Mirditės.Nė zonėn e mirditės shtrihen malet e Hasit,Horsti i Dukagjinit (Horst do tė thotė ishull) dhe malet qėndrore tė Kosovės nė lartėsin apsolute 800-1300 m.
Kėto male paraqiten me shkarrje dhe rrudhosje.Nė kėto shkarrje aktiviteti tektonik ėshtė i shprehur edhe nė shpėrthime tė materijalit vullkanik nėpėr plasa tė tyre dhe janė formuar masivi ultrabazik i malit zatriq dhe kaznik
Mali i zatriqit,Kaznikut dhe i Shkozės ndėrtojnė pjesėn e Horsti t tė Dukagjinit.Reliefi i sotshėm ėshtė formuar me ndikimin e lėvizjeve tektonike dhe tė proēeseve erozive.Vijat e pėrgjithshme morfologjike (lartėsi,anėt e rėpijta,ēarrjet etj. Me tė cilėn shprehet reliefi inicial i malit tė krijuar me lėvizjet radiale nė fazėn e orogjenezės shtajere.
Nė aktivitetin tektonik kanė dominuar lėvizjet tektonike zbritėse tė zhvilluara pėrgjat plasave tė vjetra tė cilat janė pėrcjellur me aktivitetet vullkanike.Pėrmbysjet e kėsaj zone kanė vazhduar deri nė mbarim tė kretakut dhe nė fillim tė paliogjenit dhe tė miocenit e mė vonė.
Nė shiqimin tektonik tė Horstit tė Dukagjinit i cili ėshtė krijuar me lėshimin e bazenit tė Pejės,Rahovecit si dhe tė Mirushės nė drejtim tė shtrirjes VVP-JJL,mund tė supozojm me lėvizjet radiale nė fazė shtajere sė pari ėshtė lėshuar Bazeni i Pejės,bazeni i levantit tė Rahovecit,Mirushės si dhe tė gropės sė Dukagjinit kur ėshtė definitivisht krijuar Horsti i Dukagjinit
Mali i Shkozės,Zatriqit dhe Kaznikut paraqesin njė renditje morfologjike tė Horstit tė Dukagjinit tė maleve tė gjėra 10 km dhe tė gjėra 20 km.Majet tė thepisura janė tė theksuara,anė tė prera dhe nė pjesėn mė tė madhe janė tė zhveshura.Janė tė formuara nga formacionet gėlqerorė dhe serpentinve dhe shquhen me figuracion intenziv tė shkėmbijve dhe formave tė ndryshme tė ēarrjeve nėpėrmjet tė cilave bartet materijali rezidial,kėshtu qė toka ėshtė nė formė tė skeletit ,ndėrsa tereni i thepisur nė formė karstike dhe me munges tė sasisė sė mjaftueshme tė ujit.
Komuna e Rahovecit ėshtė nė pėrbėrrje tė llojllojshme gjeomorfologjike.Nė veri shtrihen malet e Zatriqit dhe Kaznikut ,pėrbėrrja e tė cilit ėshtė nga serpentinet dhe perioditet e serpentuara,diabaze,dollomitet,spiletet nga periudha e Jurasikut.Gabrot ,senoni i pa ndarė,turoni,nė veri janė konglomeratet,zhavori dhe rėra nė teracat lumore tė vjetėrsisė plistocene nė tė cilat lidhen terrenet nėn diabaza tė formacioneve brirore tė dinarideve nėn zhavorė,rėra dhe argjila tė teracave liqenore ku ēfaqen dhe mergeli dhe argjila me thėngjill.
Vendbanimi i Rahovecit ėshtė i locuar nė teracėn liqenore nė tė cilėn proji Vrella ka formuar shtratin e tij dhe nė kėtė mėnyrė ka formuar luginėn tė rrethuar nga tė gjitha anėt me shpatije,vreshtat tė mbjellura ,pemėt dhe perimet e tani shumica e kėtyre anėve janė ngritur objektet tė banimit.
Tereni e vedėbanimit si dhe rethina e sajė mė e afėrt dhe mė elargėt janė tė pėrbėrjes sė ndryshme gjeologjike, e pjesa vendėbanimit nė veri dhe veri-lindje shtrihet gjėlqerorėt dhe sedimentet tė shkumsit tė lartė nė malin e Shkozės.
Pjesa mė e madhe e vendbanimit ėshtė e pėrbėr nga mergeli, argjili , rrėra dhe zhavori i vejtėrsisė pliocene. Terenet nė afėsit tė vendbanimit janė tė pėrbėrjes njėejtė gjeologjike i cili ėshtė malė nė formė tė ishullit-horst mė pėrbėrje gjėlqerore.
Nga pjesa e shpatijėve tė projit tė vrrellės Rahoveci hapet nga anadrini dhe lugina e Rrafshit tė Dukagjinit, nga pjesa veri lindore e mbyllė mali i Shkozės, ndėrsa nga pjesa veriore maja e Zatriqit ( 1039 m) .
Terenet nė tė cilėt ėshtė e locuar vendbanimi si dhe ato nė tė cilėt ai zgjėrohet mėtutje gjendet nė zonėn e ekspazicionit jug-perindimor.
Pjerrtėsit e terenit nė pjesėn e vjetėr tė vandbanimit lėshohen ka jug-perendimi nė pjesėn e re e vendbanimit, si dhe terenet nė tė cilėb do tė zgjėrohet mė tutje,gradualisht lėshohen nė drejtim tė rafshirės aluviale tė projit tė vrellės e nė drejtim tė lindjes dhe jug-jundrej dhe nga drejtimi i veriut dhe veri-perendimit tė kėsaj rafshire.
Kushtet mė tė pėrshtatshme gjeomorfologjike pėr zgjerimin e mėtejmė tė vendbanimit shtrihen nė pjesėt e luginės dhe rafshirės aluviale tė projir tė vrellės nga drejtimi jug-perendimor.
Sipas rėndisė , pėrpos Rahovecit duhet cekur edhe kėto vendbanime si qe janė, Xėrxė,Ratkoc,(Drini),dhe Krusha e Madhe si vendbanimet tė kategoris sė IV tė zhvillimit tė vandbanimeve nė komunė tė cilėt do tė kejn funkioce qendrore. Duhet tė theksohet se vendbanimi i Xėrxės ėshtė udhėkryqe i komunakacionit nė rrugėe tri drejtimet themelore, Rahovec-Prishtinė, Gjakovė Prizren dhe drejtimi sekundar pėr Kramovik.Nėpėr kėtė vendbanim kalon edhe hekurrulla prej Fushė Kosovės deri nė Prizeren ku edhe Xėrxa ėshtė si stacion qe e shfrytėzjnė dy komuna e Rahovecit dhe Gjakovės.
Xėrxa paraqet dhe potencialin ekzestues tė qendrės induastriale pėr pėrpunimin e grurit zhavorit dhe rėrės dhe si qendėr pėr rekracion pasi qe nė kėtė pjesė ėshtė kanjoni eupagjenik- atraktiv te Ura e Fshenjėt.Xėrxa ėshtė pėrball Rahovecit e cila shtrihet nė terenit me pjertėsi tė rafsh tė pėrbėr nga konglomerart, zhavor, rėrė dhe teracėt tė lumit (holocejni dhe pleistocen).
Nė kėtė hapsir janė tė pėrqendruara dhe ujrat nėntoksore, gjė qe duhet tė mireėn parasysh ndėrtimi dhe zgjerimi e kėtij vendbanimi.
.
-kategoritė e tokės
-lartėsia mbidetare
Ky territor shtrihet ne pjesėn qėndrore dhe jugore tė rrafshit tė Dugagjinit,ne nje lartesi mesatare mbidetare rreth 550 m; dhe ėshtė i ndarė nė tre mikro-regjione: 80,6 km² (ose 29.17%) rafshire-luginore me lartesi mbitetare 310-350 m; 162,2 km² (58.7%) terren kodrinor me njė lartėsi mbidetare nga 350 nė 600 m dhe; 33,5 km² (ose 12.13 %) terren malor me njė lartesi mbidetare nga 600
-karakteristikat e terenit%
Komuna e Rahovecit karakterizohet me kėto tri lloje tė terenit e kėto janė;
dd. e rrafsht-luginore 80,6 km2 ose 29,17 %
ee. Kodrinore me 162,2 km2 ose 58,70 % dhe
ff. Malore me 33,5 km2 ose 12,13 %
T o t a l i : 278,1 km2
Nr.R. Vendbanimet-Emrat e fshatrave Llojet e terrenit (% e sipėrfaqes sė terėsishme)
E rrafshėt
-luginore Kodrinore Malore Totali
1 Apterushė 20 80 - 100
2 Brestoc 5 95 - 100
3 Bėrtatin 10 90 - 100
4 Bėrnjak
5 Celinė 50 50 - 100
6 Ēifllak 100 - - 100
7 Drenoc - 100 - 100
8 Dejnė 50 50 - 100
9 Dabidol 40 60 - 100
10 Fortesė 90 10 - 100
11 Gexhė 100 - - 100
12 Guri i Kuq - - 100 100
13 Hoēa e Vogėl 70 30 - 100
14 Hoēa e Madhe 20 80 - 100
15 Kaznik - - 100 100
16 Kramovik - - 100 100
17 Krusha e Madhe 80 20 - 100
18 Mrasor
19 Malėsia e Vogėl 100 - - 100
20 Nagac
21 Nashpall 10 90 - 100
22 Palluzh - 100 - 100
23 Pastasel - 100 - 100
24 Pataēan i Ulėt 10 90 - 100
25 Pataēan i Epėrm 10 90 - 100
26 Rahovec 20 80 - 100
27 Ratkoc 100 - - 100
28 Retijė
29 Retijė e Ulėt
30 Sanoc - 100 - 100
31 Sapniq 80 20 - 100
32 Vrajak 20 80 - 100
33 Xėrxė 100 - - 100
34 Zatriq - - 100 100
35 Zaēisht 10 90 - 100
TOTALE 29,17 58,70 12,13 100
Karakteristikat hidrologjike tė komunės
-lumenjėt
-liqenet
-burimet e ujėrave nėntokėsor
*Kanioni tek Ura e Fshenjtė
Nė komunėn e Rahovecit rrjeti hidrografik ėshtė relativisht i mirė. Kjo paraqet pasurinė natyrore tė komunės dhe njė ndėr kushtet pėr ekzistencėn tė botės bimore dhe njerėzore. Rrjeti hidrografisė sė komunės sė Rahovecit e pėrbėjnė disa qindra burime, puset, burime rrjedhėse dhe tė qėndrueshme dhe prockat.
Puset janė objektet hidrografike tė cilat popullata rurale dhe urbane kanė ndėrtuar pėr nevojat e veta.
Burimet janė format tė rėndėsishme hidrografike. Nė teritorin e komunės sė Rahovecit ka disa qindra burime periodike dhe tė pėrhershme. Numri i madh i burimeve janė ato burime qė burojnė nė luginat e prockave projeve dhe rrėnzė kodrinoro-malor. Mė sė shumti ka burimet nė luginėn e Rimnikut, lumit tė Hoēės, Apterushės etj. Posaqėrisht kėto burime janė karstike tė cilat paraqiten nė fund tė shtratit tė lumit.
Rėndėsi tė madhe ekonomike kanė burimet tė cilat shtrihen nė shpatiet e luginave dhe shtratit tė lumit, pastaj burimet tė cilat paraqiten nė kodrat terciale tė neogjenit. Kėrkime hidrografike tregojnė se mė sė shumti kanė burimet karstike periodike dhe tė pėrhershme. Burimet e kėtilla gjenden nė jug-perendim, veriut dhe veri-perendim, nė rrėnzė tė malit Shkozės, Zatriqit dhe Kaznikut. Pėr hirė tė kėsaj janė formuar edhe vendbanimet rreth kėtyre burimeve si qė janė: Rahoveci, Hoēa e Madhe, Zaēishti, Aptershave, Zatriqi, Drenoci, Senoci, Pastaselli, Kramaviki e tjerė (shiko tabelėn nė vijim).
Emėrtimi Lartėsia mbidetare Lit./sek. temperatura
Burimi i Rahovecit 390 5 8 13
Burimi i Zatriqit 920 5 13
Burimi i Apterushės 400 40 13
Burimi i Zaēishtit 415 15 13
Burimi i H.Madhe 420 10 14
Burimi i Sopotit 380 6 13
Lumi Drini i Bardhė edhe pse nuk buron ne komunėn e Rahovecit, por tė gjitha pėrrockat dhe lumenjtė derdhen ne tė. Nėpėr komunėn e Rahovecit, ky lum rrjedhė me njė gjatėsi prej 30 km dhe pjesėn mė tė madhe ėshtė edhe si kufiri administrative i komunave sic janė: Prizrenit, Gjakoves, Malishevės dhe Klinėes.
Lumenjtė-pėrrockat te cilat derdhen nė Drinin e Bardhė janė: lumi Ratkoc, Rimnik, Palluzhė, Hoēė etj.
Pėr shkak tė konfikuracionit tė terenit lugina e Drinit nė komunėn e Rahovecit sillet 2 deri 5 km. Ndėrsa gjėrsia mesatare e shtratit tė lumit prej 50 deri
100 m., thellėsia e shtratit tė lumit ėshtė 1 deri 5 m.. Hapsira e parė shtrihet prej Gradishit (Gexhes) gjerė tė Kramovikut nė njė gjatėsi prej 15km. Hapsira e dytė shtrihet prej Gradishit (Gexhes) gjerė nė jug-lindje ndėrmjet fshatrave Xėrxė, Fortesė, Celinė dhe Krusha e Madhe dhe ndryshe quhet Anadrinia e Ulėt.
Lumi Drini i Bardhė nė Anadrininė e ka prirė masivin gėlqeror Gradishin ashtu qė ka formuar Grukėn (Kanjonin) eupegjenik atraktiv nė gjatėsi prej 450 m. Nė kanjonin ėshtė ndėrtuar Ura e Fshenjtė e cila ėshtė e gjatė 70 m. dhe thellsia prej harkut deri te shtrati i ujit ėshtė 30 m.
Lumi i Hoēės buron nė fshatin Hoēė tė Madhe nė lartėsi mbidetare 420 m. dhe rrjedh nėpėr fshatra Brestovc, por para fshatit Brestoc bashkohet me procken e Babindollit dhe disa burimet tė tjera dhe derdhet nė Drinin e Bardhė.
Lumi Bellaja ėshtė dega e majatė e Drinit tė Bardhė dhe ėshtė e gjatė 3 km. prej fshatit Fortesė deri te fshati Rogovė.
Lumi Duhllo buron nė Rahovec dhe ėshtė i formuar nga tri burime (Duhllo, Vrella dhe Sopoti) nja 4 km. bashkohet me lumin e Rimnikut nė harta topografike ky lum ėshtė i shėnuar me emrin Gjegoja qė do tė thotė pėr popullin e kėsaj ane ėshtė i pa njohur.
Lumi Rimnik buron nė rrėnzė malet Gėrgavicė dhe nė rrjedhjen e saj i merr disa burim tė tjera. Ky lum ka rėndėsi tė madhe ekonomi pėr kėtė anė. Lumi Rimnik gjatė rrjedhjes sė vetė bashkohet me Duhllo dhe nė fshatin Fortesė bashkohet me lumin e Sopniqit dhe formojnė lumin Bellaja.
Lumi Sopniq burimin e ka nė rrėnzė tė malit tė Drenocit dhe kalon nėpėr fshatin Nashpall, Sopniq. Ky lum gjatė stinės sė verės shtrati i tij i thatė dhe mund tė quhet si lumi i Thatė
Duhet pėr tė cekur janė edhe disa lumenjė-prockat si qė janė: Ratkocit, Kramovikut, Palluzhės e tjera.
Bota bimore dhe shtazore
-vegjetacioni\flora
-fauna
Komuna e Rahovecit kufizohet me kėto komunaalishevė,Therand (Suharekė),Prizren,Gjakovė dhe Klinė.Lartėsia mbidetare sillet prej 317 m nė Xėrxė dhe 1039 m maja e Zatriqit (Gradish).Ka klim mesatare kontinentale me ndikim tė klimės mezdhetare e cila dėpėrton me anė tė luginės sė lumit Drini Bardhė e cila ėshtė mjaftė e volitėshme pėr kultivimin e kulturave bujqėsore si dhe kemi sistemin e ujitjes tė Radoniqit me mbi 3.500 ha.
Tė gjitha rrjedhat tokėsore dhe nėntokėsore i takojnė rrjedhjesė sė Drinit Bardhė.
fFlora
Flora
Sipėrfaqet bujqėsore ,si sipėrfaqet tė randėsishme ekonomike paraqesin bazėn tė rėndėsishme natyrore pėr Komunėn e Rahovecit.Kushtet tė volitėshme klimatike ,sidomos numri i madh i ditėve me diell gjatė sezonit veror si dhe ujitja me anė tė pipave pėr kulturat lavėtare (speca,domate,patate,bostan ,ēepė etj) si dhe kultivimi i hardhisė sė rrushit dhe pemėve.Sipėrfaqet bujqėsore pėrfshijnė njė sipėrfaqe prej 13.998 ha dhe sipėrfaqet janė tė mbjellura me kėto kulturaruri,elbi,tėrshėra,misri etj.
Siėrfaqet mė pjellore janė rrafshirat e Anadrinis duke filluar prej Mrasorit e gjėrė nė Krushė tė Madhe e qė mė sė shumti nė kėto toka kultivohen perimet,ndėrsa nė pjesėt tjera kultivohen hardhia e rrushit (vreshtat) dhe pemė tė ndryshme si qė janėolla dardha,kumblla,pjeshka,arra,kajsia etj.
Duke patur klimėn e pėrshtatėshme si dhe llojet e tokave nė kėtė territor mė sė miri kultivoht hardhia e rrushit .Sipėrfaqet e mbjelluar me vreshta janė nė sektorin privat 2.500 ha dhe nė sektorin shtetėror 993 ha.,ndėrsa tani 640 ha,ku sipėrfaqe prej 353 ha janė reduktuar pėr shkak tė vjetėrsisė dhe luftės.Vreshtat e komunės sė Rahovecit si dhe prodhimet e rrushit janė tė njohur jo vetėm nė Kosovė por edhe mė gjėrė.Prodhimet e tyre janė eksportuar nė shtetet e perendimit,ndėrsa tani nuk eksportohet dhe ėshtė problemi kryesor i bujqėve qė miren me kėtė veprimtari.
Livadhet pėrfshijnė njė sipėrfaqe prej 646 ha,ndėrsa kullosat 4.391 ha.Kėto sipėrfaqe kanė ndikim nė zhvillimin dhe mbajtjen e ekujlibrit tė ekosistemit.
Sipėrfaqet tė pėrgjithshme tė pėrfshira me pyje janė 1.617 ha.Pyjet janė tė ulėta dhe gjatė luftės dhe pasė luftės janė shkatruar nga individėt e pandėrgjegjėshėm duke i shkatruar sipėrfaqe tė mėdha tė pyjeve.Sipėrfaqet e pyjeve pėrbėhen nga ēarri ,dushk,por ka edhe shkozė dhe frashėr tė zi.Ka sipėrfaqe tė mėdhe tė tokave tė ēveshura e nė tė ardhmėn duhet ti kushtohet kujdes nė pyllzimin e sipėrfaeve tė ēveshura tė komunės.
Me kėto masa do tė forcohet funksionimi i pyjeve nė proēesin e mbrojtjes sė mjedisit (ambientit),nė stabilitetin pėr formimin e kushteve klimatike qė do tė mindėson pėr rekracion.Funksioni i pyjeve ėshtė mjaftė me rėndėsi pėr mbajtjen e ekulibrit biologjik-ekologjik tė kėtij territori.
Fauna
Pėr gjatė komunės sė Rahovecit nė gjatėsi prej 30 km rrjedh shtrati i lumit Drini Bardhė si dhe shumė proje dhe prockat qė derdhen nė kėtė lumė qė ka rėndėsi tė madhe ekonomike dhe nė te gjenden numri i madh i llojeve tė peshqive.Nė Drinin e Bardhė ka mė sė shumti bėrcak mustak,rapuli,marule,krap,gjal dhe trofta e cila lajmėrohet kohė pas kohe.
Pėrpos peshqive ka edhe bretkoca,,gafore projesh dhe gjarpij tė ujit.
Nė ekonomit familjare kultivohen gjedhet,derrat,kuaj, si dhe shpezė.
Nė territorin e komunės janė prezente edhe shtazėt e egra si qė janė:dhelpra,ujku,lepuri,derri i egėr me numėr tė madhė dhe qė tani edhe bėnė dėmet tė mėdha nė kulturat bujqėsore e qė tani nuk lejohet gjuetia nga UNMIK-u dhe KFOR-i .
Shpezė nė territorin e komunės sė Rahovecit,qė janė mė tė njohura janė kėto:fėllėnza,sorra,harabeli,pata e egėr,sorra,korbi,bylbylat,plubat,kumria,skifteri (gjeraqina),shqiponja,pulat e egra dhe lejleku gjatė stinės verore e posėqėrisht pėrgjatė rrjedhjesė sė lumit Drini Bardhė.
Gjendja e tanishme e ekujlibrit biologjik-ekologjik tė komunės sė Rahovecit ka kushtet tė pėrshtatėshme pėr zhvillimin e saj i cili do tė ishte nė rritjen e sipėrfaqeve me pyje tė llojeve tė ndryshme tė drujve,rruajtjen e gjendjes ekzistuese tė peshqve dhe begatimi i tyre,kjo vlen edhe pėr llojet tė ndryshme tė shpezėve dhe egėrsinave tė cilat i ka ky territor.
Edhe pse tema ėshtė krejtėsisht e natyrės tjetėr, unė postova njė pjesė tė shkrimit tė prof. Ali HOXHĖS, qė lexuesit e kėsaj teme, tė kenė parasysh disa tė dhėna elementare tė qyteti dhe komunės sė Rahovecit...
Pėrshėndetje tė pėrzemėrt pėr tė gjithė lexuesit e kėsaj teme...
Krijoni Kontakt