Shpreh dhe mendimin tim nestorp. Urime Brunilda!
Shpreh dhe mendimin tim nestorp. Urime Brunilda!
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Njė trung i thyer buzė valėve tjerr aromėn....,
NJE MREKULLI!
If friends were flowers,I'd pick you!E]
Plotėsia e verbėr
Hija futej nėpėr ujėra e shtrihej dheut ,
T'i mbulonte ''gjurmėt'' vetes sė mangėt .
Turbull dilte e turbull zhytej pėrsėri ,tė mos e njihte kush !
Diku murit tė plasaritur futej vjedhurazi pas zėrit tė erės ,
Hija.., gjysma tjetėr e gjithėkujt..., ajo plotėsia e verbėr !?
Poezi e marre nga libri i 9-te "Ne gjunje te mallit"
Nuk ke mė shumė ...,
Ti s'ke mė shumė mall, se njė hije dimri ,
Koha po shkon dhe hėna sylodhur pėrkundet heshtur.
Ti s'ke mė shumė dhembje, se njė degė e thyer ,
Gurėt rėnkojnė si njė zemėr e kredhur nė faj.
Ti s'ke mė shumė lot, se njė vajzė e c'virgjėruar ,
Jashtė portės sė lotit lėkundet njė les e thyer ...,
Ti s'ke mė shumė dashuri se shpirti im ,
Dashuria dhe unė mbajmė fshehur jetė-jete shpirtit !
Poezi e marrė nga libri i 9-tė "Nė gjunjė tė mallit"
Tercina e fundit me ka pelqyer jashte mase Bruna!Nga muza juaj burojne ujvara plot kolorit metaforash e figura te tjera artistike.Komplimente!
***
Jashtė portės sė lotit lėkundet njė les e thyer ...,
Bukur shume bukur!
PS:Akoma ka lesa edhe ne qytet,apo e ke fjalen per ne fshat mikja ima? Hahahaha e bukur kjo!
Te uroje suksese!
If friends were flowers,I'd pick you!E]
M'i thave degėt..., nė fresk !
Njė fresk i pėrlotur luante me mbrėmjen ,
Ulej e ngrihej , midis yjeve ikte vjedhurazi e lakuar .
Nė gjunjė tė heshtjes ma ule zėrin e mallit ,
Dhe koha shkonte..., dhe koha ndante ..., dhe koha sillte kohė ,
Merrte frymė me errėsirėn qė treste dritė vėshtrimi ,
Zgjatur pas natės blu , m'i thave degėt..., nė fresk .
Poezi e marrė nga libri i 9-tė "Nė gjunjė tė mallit"
"Njeriu i diteve"
E kunderta e njerezise ,
Pertyp ngerdheshje te shtirura ,
Shteg pa shteg nxjerr syte ,
E fytyre deformon aventurave .
Del ne skene i tjetersuar
"njeriu i diteve"....,
Poezi e marrė nga libri i 9-tė "Nė gjunjė tė mallit"
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 21-08-2010 mė 05:54
Skepticizmi
Lagemi nga lotėt ,
Thahemi , diellit .
Freskohemi nga nata ,
Pėrpėlitemi , sė vėrtetės .
Kur dielli zė vend ,
Nė njė pjesė enigmatike ,
Tė qėnies , ndoshta njeri !
Poezi e marrė nga libri i 9-tė "Nė gjunjė tė mallit"
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brunilda_it : 18-09-2010 mė 14:28
Mjegull malli !
Gatuar nė dhe' tė lagur , frymė fjalėsh nėpėr vesė ,
Dridhet ajri nė parmak tė diellit ...,
Shkon e vjen njė stinė e thyer nė trungje lisash ,
Tokės kalėron njė mjegull e hollė malli !
Poezi e marrė nga libri i 9-tė "Nė gjunjė tė mallit"
Krijoni Kontakt