Gurėve trokisja, thellėsive
Brigjeve mbeta jetim, si gjurmėt qė s’i fshin dallga,
Diku, lartėsive kryqėzoja rrugėt e detit,
Humbisja, thellėsive…, gurėve trokisja me penė,
Bregut dilja e lodhur nga puthjet e valėve .
Mall i grisur
Kam kohė nė pritje e pritja m’u kthye nė zall lumi,
Kohėn ndrys me orėt e humbura…, …,
Malli shtrin trupin e vrarė nga heshtja,
Harrohet nė buzėqeshjet e ēara tė natės,
Ecėn grisur, nėpėr retė e copėtuara tė qiellit,
Troket nė ēdo derė bardhėsia mall, tė matet me yjet .
Pėrmbysa shikimin !
Pėrmbysa shikimin, me val-detin kreha shpirt,
Mbi kaltėrsi endte sytė dallga qė kridhte rreze,
Thellėsive luante mes grumbujve tė peshqėve,
U shkonte pas…, dhe etja ēante buzėt e gurit.
Pėrmbysa shikimin…, i rrethuar mbeti
mes gardhit tė detit .
Aromė lulesh
E kėputa vėshtrimin e lules qė i vinte aroma nga larg,
Dhe puthjen e ngelur mbi buzė e gdhenda monument.
Kisha ikur pa ditė-kthimi, kisha ikur atė mėngjes pėrgjatė bregut,
Tė rrėmbeja valėn e puthjes qė lanė petalet e lotit.
Ēast pranė detit
Udha ishte e gjatė…, vetmia pėrpirė,
E mbuluar me hije pishash…,
Njė klithmė rėnė nga degėt,
Kėputi mendimin e vetėm.
Trembur nga gjethet e vdekura,
U mblodh lėmsh rrezja,
Si vala qė tremb shkėmbin,
U shtremb drita e mendimit.
Dikur, syve dashuria mė ziente me lotėt,
Dikur, nga dashuria zemra s’ishte e imja.
Dikur, e dija, e njihja, ē’ishte dashuria !
*** *** ***
Fshiva pėrkėdheljet qė endte dora jote,
Treta shikimet qė jepte puthja e dashurisė,
Humbėn pritjet qė lagnin lotėt e saj.
*** *** ***
Qeshi puthja, ndriti si vesa mbi barin e gjelbėr,
Ēau shkėmbin shikimi i tejskajėshėm.
Detit ngjyrėn i dha pėrjetėsia e sinqeritetit.
*** *** ***
Mbrėmja deformonte fytyrėn nė pasqyrėn qiell,
Humbiste dashurisė, yjeve fshihte pritjen-kohė,
Lagte heshtjen, nxirė nga puset e pritjes.
*** *** ***
Ika larg, hapat m’i ēau melodia e lamtumirės,
Pentagrameve u skalitėn notat e jetės,
Ēelėsi mori drejtim shpirtit-poet !
*** *** ***
M’u zhduk dremitja, sytė tradhėtoi durimi,
Pėrballė fletės, trembi hutimin e tepruar.
Grisi me muzė, vargjet jetime…,
U ēa loti nė valėt e heshtura tė kaltėrsisė.
Tingullit iu tremb syri, qė qiellit zhduku vėshtrimin.
Ngatėrrohej dashuria, mes intrigave tė njeriu.
*** *** ***
Derdha fjalėt, i hapa mbi shtratin tim,
Ngeli vendi bosh, shpirtit u bė humnerė,
Klithma e parė dashurinė, ngriti prej vendi.
*** *** ***
Zėrin ia ndjeva vesės tek shkelja barit tė gjelbėr,
Aty ula kryet, me dorė preka vajtimet,
Mora rrugė tė re, shkretėtirės ku bluhej guri.
Eshte e vertete ,ketu e ndjen dikush vehten te rrethuar me muzike e me vale ...Vale te nxehta malli,dashurie e nostalgjie prekese.Eshte nje ndjesi e paperseriteshme qe te rremben e te con ne "vise te kaltra" plot diell e det per te te kthyer pastaj mbrapsht me shijen e kripur te lotit pergjerues...Mos e prishni kete mrekulli ju lutem!!
Krijoni Kontakt