Promovim libri dhe ekspoze e krijimtarisė sė poetes Brunilda Boēova, nė 23 prill 2010 nė Selanik.
Ishte kėnaqėsi, nder, shtim gjallėrie nė jetėn letrare tė Lidhjes sė Krijuesve "Dega e Blertė" nė Selanik, qė nga ēasti njoftues e ndodhės i aktivitetit promovues tė librit tė 13-tė "Psherėtima tė gjunjėzuara" dhe ekspozeja e krijimtarisė sė begatė, tė poetes tashmė tė afirmuar fierake, Brunilda Boēova. Pėr tė mos rėnė nė pėrsėritje tė asaj ēka do pasqyrohet pak mė vonė kėtu nga aktiviteti nėpėrmjet shkrimeve tė gazetave nė gjuhen shqipe nė Greqi, po paraqes Ēertifikatėn e dhėnė poetes nga "Dega e Blertė"(anėtare e sė cilės ajo ėshtė), qė pėrbėn evenimentin e parė tė kėtij vlerėsimi pėr Lidhjen tonė e qė do vazhdojė mė tej pėr krijuesit e tjerė tė saj nė fushat e ndryshme tė krijimtarisė. Gjithashtu, po vendos diskutimin tim tė plotė, i cili mė shumė se analizė konkrete tė krijimtarisė(gjė qė u bė nga diskutantėt e tjerė), pati njė udhėtim simbolik, nėpėrmjet titujve tė 13 librave, tė arshivuar nė botimet e Brunildas.
Meqenėse nuk realizohet teknikisht hedhja e fotos sė ēertifikatės, po e pasqyroj atė kėtu...
ĒERTIFKIATĖ
DEGA E BLERTĖ
LIDHJA E KRIJUESVE SHQIPTARĖ
SELANIK
I jep poetes: Brunilda Sifi BOĒOVA
Ēmimin: JUL VARIBOBA-2009
Pėr zėrin e saj origjinal e tė patjetėrsueshėm nė Poezinė Shqipe, impresionet, imazhet e fuqishme qė pėrcjell, figuracionin spontan, meditimin filozofik e mbi tė gjitha pėr shpėrthimet e spikatura pranverore poetike, qė pėrbėjnė njė univers mė vete dhe ku dashamirėsit e poezisė do tė zbulojnė gjithnjė kontinente tė reja tė fjalės sė bukur.
Selanik mė : 23.04.2010
SEKRETARI
Ziko KAPURANI
KRYETARI
BUJAR MUĒAJ
------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rilindjet dhe lindjet poetike tė poetes Brunilda Boēova
Krijimtaria e poetit, e sanksionuar nė librin e botuar, i shton ligjshmėrisė natyrore tė lindjes sė jetės njerėzore, rilindje dhe lindje tė tjera shpirtėrore, qė kanė tė datuar vetėm fillesėn, kurse fundin nuk mund ta profetizojė askush. Jetėgjatėsia e tyre nuk njeh dhe s'ka tė bėjė aspak me procesin moshues tė plakjes, pėrkundrazi, ky proces mund ta rinojė e freskojė nė paafatshmėrinė kohore, nė vartėsi tė vlerave dhe shijeve tė lexuesve tė ardhshėm.
Poetes Brunilda Boēova, i lexoj biografinė rilindėse dhe lindėse, me fillesėn e parė nė vitin 1998.
Pse them rilindėse dhe lindėse?
Pėr mendimin tim, poeti rilind nėpėrmjet krijimtarisė dhe njėkohėsisht lind vazhdimėsinė e shpirtit tė tij me krijesat e veta mė tė veēanta, mė tė dashura, mė tė prekshme e tė ndjeshme, librat. Ndėrsa rilindja ndodh dhe ndjehet brenda vetqenies sė poetit nė ēastet magjike tė krijimit, lindja del jashtė vetqenies e materializuar me librin e botuar.
Mė lejoni, qė pa hyrė nė hollėsira analizash letrare tė krijimtarisė sė begatė tė Brunildas, tė bėj njė udhėtim simbolizmash, pikėrisht kohės rilindėse dhe lindėse tė krijimtarisė sė saj.
Lindja e parė ėshtė dhe vetė dilema e parė, mendimi, shqetėsimi dhe meraku i parė, sikurse gėzimi, emocioni dhe lumturia e parė.
Tek Brunilda, kjo shumėsi ndjenjash e mendimesh, koncentrohet nė vetė titullin pagėzues, titull qė pėrbėn sanksionimin e krijimtarisė nė librin e parė tė saj.
Fillon kėshtu udhėtimi i parė lindės i poetes, qė na pyet e vetpyetet, e bindur, qė mė shumė se ne, ėshtė vetė ajo ēkoduesja e kodit zgjidhės tė pyetjes, "Si ta shkruaj psherėtimėn".
Brunilda paralajmėron lexuesin pėr pozicionimin e saj nė kėndvėshtrimin e botės, pozicionim i qėndrueshėm, i pandryshueshėm, por i pasuruar nėpėrmjet kėndvėshtrimeve tė ndryshme e tė larmishme.
Mua, ky pozicionim, mė ngjan me boshtin, me qendrėn valore, qė sipas intensitetit goditės shumohet nė rrethvalėzimet.
Pasi kėrkon e kėrkon se si ta shkruajė psherėtimėn, poetja kapėrcen gjendjen nė vitin 1998, duke preferuar tjetėr rrugėtim lindės nė, "Ujvara e ėndėrrės", gjė qė e arrin pas pesė vitesh ta prekė e jetėsojė(2003).
E plotėsuar nė prekje realitetesh brenda e pėrtej reales, poetja shton pretendimet e saj nė hapėsirėn e pakufishme tė universit, aq sa po atė vit(2003), edhe "Disqet nisin tė flasin" pėrmes penės kozmike.
Tashmė, rezonanca valore e Brunildas pėrmasohet sa horizontalisht, aq dhe vertikalisht nė udhėtimin lindės kohor njė vjeēar, ku veē fajeve tokėsore, zbulon dhe "Fajet e reve" (2004). Mos e bėn kėtė ngjitje lartėsish pėr tė parė mbase mė qartė dallgėt e shpupurisura? Besoj se po, se ja tek zbret pastaj, pėr tė bashkuar penėn me "Penėt qė i krehin dallgėt" (2005).
Vėnia nė zap e tyre, e bėn tė rikthejė po atė vit sytė drejt qiellit dhe me shpejtėsinė e mendjes arrin tė realizojė, "Simbiozėn e yjeve" (2005).
Kjo ėshtė Brunilda, njė eksploratore hapėsirash tė dukshme e tė padukshme, duke na bėrė dhe ne bashkudhėtarė tė varur e relativisht tė pavarur prej saj.
Kėshtu dhe ne, veē perėndimit magjepės qė shijojmė pragmuzgjeve, dallojmė, falė kėtij bashkėudhėtimi, edhe njė "Perėndim tė cfilitur", nė vitin 2006. Atė, nuk mund ta dallojė kurrė shikimi i lirė njerėzor, as sy meteorologu, apo astronomi. Eshtė jashtė aftėsisė e fuqisė shqisore e perceptuese tė tyre, por jo tė poetes, qė po nė vitin 2006, duke mos dashur tė na lerė vetėm me cfilosjen e perėndimit, na zgjon magjishėm me njė "Fjalėz tė vesuar".
Cili laborator shkencor, veē atij letrar, mund tė arrijė magjinė krijuese e konvertuese tė idesė me materien, tė frymės me trupin?
E ky laborator letrar, ku eksperimenton e krijon suksesshėm Brunilda Boēova, nuk ndalet vetėm nė tjetėrsime realitetesh nė funksion tė mesazheve tė forta ndaj shoqėrisė, por edhe nė depėrtime shpirtrash njerėzorė tė trazuar.
2007-a e Brunildas na le "Nė gjunjė tė mallit" e jo vetėm ai vit. Malli kthehet nė mundimin e madh e gėrryes tė shpirtrave njerėzorė, tė ndarė e degdisur gjithandej kėsaj bote.
Tipik me tė kėqijat e tij pėrsėritėse nė kohė, marsi nuk i shpėton dhimbjes e revoltės sė poetes. Simbioza e tij me 7-tėn, sjell "Shtatėdhjet e shtatė tufane marsi".Njė kataklizmo e tėrė, njė apokalips pa fund, edhe pse pas njė viti, laboratori letrar i poetes do krijojė njė "Mars tė zbutur nga vetėtimat".
Brenda fuqishmėrisė tėrbuese marsiane, njė tjetėr fuqishmėri kundėrvėnėse, jo asgjėsuese, por zbutėse, gjė qė vetėm forca e fjalės, kodi i saj, mund tė arrijė ta realizojė.
Pas njė marsi tė zbutur, s'ka si mos dėshirosh pėrsėri detin dhe tė udhėtosh me anijen "Metaforė mbi valė" nė vitin 2009.
Brunilda ėshtė Poseidoni i ujrave nė poezi.
Pas njė udhėtimi gati 12 vjeēar, me koencidencė 12 herė rilindjesh tė vetvetes dhe lindjesh librash, Brunilda Boēova duket sikur bėn epilogun e brendshėm logjik tė tyre me lindjen e re tė librit tė 13-tė nė fundvitin 2009.
Po miq!
Po, Brunilda!
Prologu pyetės, "Si ta shkruaj psherėtimėn", tashmė ka epilogun e vet zgjidhės. Laboratori tėnd letrar, ja arriti vėrtet jo vetėm tė shkruajė psherėtimat, por t'i kthejė ato magjishėm nė "Psherėtima tė gjunjėzuara".
Urime, poete!
Nga Edmond Shallvari
Krijoni Kontakt