“ Kongresi i Bashkimit”: Muzeu i Manastirit mashtrim djallëzor
27/11/2009
Organizata për kulturë, art dhe arsim “ Kongresi i Bashkimi-Manastir”, përmes një komunikate për media njofton opinionin se e gjerë se ndërtesa ku është mbajtur Kongresi i Alfabetit në Manastir gjendet në gjendje të mjerueshme dhe është në fazën e shkatërrimit në disa pjesë të sajë.
“Pohimet të disa qarqeve politike interesbërëse të shqiptarëve në Maqedoni janë vetëm farsa të kulluara të mashtrimit djallëzorë se atje ne paskemi bërë muze. Ndërtesa vetëm se u ngjyros me ngjyrë të verdhë nga jashtë në fasadë dhe kurrgjë më tepër. U keqpërdorën mjetet e dedikuara për atë dhe asgjë nuk u arrit”, thekson Fërgim Demiri kryetari i “Kongresit të Bashkimit”.
Ai fton opinionin gjithëshqiptar anekënd botës që ta ndihmojë iniciativën dhe projektin e organizatës së tyre për meremetim dhe adaptim të pjesërishëm të sajë në muze kushtuar Kongresit të Manastirit.
“Ne posedojmë dy zyra me hapësirë të mjaftueshme sa për fillim dhe aty do ta fillojmë mini muzeun etnologjik për këto anë të shqiptarisë. Të gjithë dashamirët që ndjejnë përgjegjësi kombëtare i lusim që të na ndihmojnë në këtë rast, pasi që Ministria e Kulturës nuk e pranoi projektin tonë dedikuar muzeut. Numri llogarisë është : 250-0110000200-10, ku deponent është INVESTBANK A.D.- Skopje”, thekson Demiri.
Kongresi i Bashkimit u bënë thirrje të gjithë atyre që kanë dhe posedojnë çfarëdo dokumenti, fotografi, apo literaturë në lidhje me Kongresin e Alfabetit që u mbajt në Manastir të i dërgojnë me postë në adresën Shoqata KONGRESI I BASHKIMIT rrug. “25-ta” nu. 29, 7000 Manastir
Krijoni Kontakt