Close
Faqja 0 prej 42 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 411
  1. #1

    Aksidentet në Shqipëri, çdo ditë një viktimë

    Aksidentet në Tiranë, çdo ditë një viktimë

    » Dërguar më: 26/11/2009 - 15:09

    Aksidentet rrugore shkaktojnë çdo ditë një viktimë. Kryeqyteti renditet në krye të listës së qyteteve që ka numrin më të madh të tragjedive automobilistike. Viktimat, në 60 për qind të rasteve janë këmbësorët. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik i realizuar në Tiranë, duke iu referuar shifrave të Qendrës Kombëtare të Traumatologjisë, tregon se nga 1860 persona që dëmtohen nga aksidentet, rreth 300 humbasin jetën. Duke iu referuar shifrave, ISHP-ja hedh alarmin ndaj aksidenteve, çka konfirmon se Shqipëria ka 10 të vdekur për 15 mijë banorë, një numër që është 3.5 herë më i lartë se vendet e tjera. Numri më i madh i aksidenteve shënohet në kryeqytet, pasi ka më shumë automjete në qarkullim. Ndërsa janë meshkujt e moshës 25 deri në 45 vjeç, që kapin numrin më të madh të autorëve të aksidenteve, të ndjekur nga meshkujt e moshës 18 deri 25 vjeç. Ora që shënon më shumë aksidente në Tiranë është 12:00 deri në orën 20:00, ndërsa periudha që shënon pikun e rasteve me pasojë vdekjen është stina e verës. Ndër shkaqet e aksidenteve është shpejtësia tej normave të parashikuara në kodin rrugor dhe pakujdesia e këmbësorëve.

    Fëmijët

    Tirana regjistron edhe numrin më të madh të aksidenteve, por më shqetësues është fakti se mes viktimave bie në sy shifra e lartë e fëmijëve. Në këto aksidente janë plagosur 146 fëmije ose 8 për qind e gjithë të dëmtuarve si dhe kanë vdekur 31 fëmijë ose 10 për qind e gjithë të vdekurve. Ndërkaq, vihet re se grupmosha 5-10 vjeç është ajo më e prekura nga dëmtimet prej aksidenteve rrugore. Kjo grupmoshë dominon si për fëmijët këmbësorë, ashtu edhe për ata pasagjerë. Për sa i përket specifikimit, vërehet se mbizotërojnë këmbësorët, të cilët përbëjnë 74 për qind, pjesa më e madhe e të cilëve janë mosha të reja. Por, në listën e të rrezikuarve hyjnë edhe pasagjerët apo biçiklistët. Sipas statistikave të ISHP-së, që i referohen informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë së Qarkullimit Rrugor, gjate tre viteve të fundit ka prirje të rritjes së të dëmtuarve, ndërsa është rritur bilanci i viktimave. Meshkujt me moshë 25-45 vjeç përbëjnë numrin më të madh të autorëve të aksidenteve, të ndjekur nga ata me moshë nga 18-25 vjeç.

    Gazeta Shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e diita
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    De
    Postime
    283
    Nuk po cuditem, pasi vete e pash se sa te pa kujdesshem ishin vozitesit atje ne Shqiperi.
    Duhej syte ti beje 6 atje, se mos po te bjen ky e mos aj tjetri.
    Keq se humbin jeten shum veta e sidomos shumica jane femije.
    Heimat ist Heimat!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Aksidentet, dhunimi i ligjit që vret
    29/12/2009
    Andrea Stefani
    Gazeta Shqip

    Dy njerëz në ditë humbasin jetën nga aksidentet automobilistike! Nëse kjo statistikë e policisë e publikuar në media është e vërtetë, atëherë mund të thuhet se në Shqipëri rreth 700 njerëz në vit vriten nëpër rrugë nga përplasjet apo rrokullisjet e makinave. Është pa fjalë një bilanc alarmant lufte. Ndoshta shumë më pak civilë vriten në vende ku vlojnë betejat si Afganistani apo Iraku. Por numri tepër i lartë i vdekjeve në aksidente automobilistike është provë e një tjetër të vërtete të hidhur që fshihet në rrënjë të këtyre vdekjeve. Është prova e mungesës së zbatimit të ligjit. Në radhë të parë nga organet e policisë rrugore. Në këtë kuptim aksidentet e shumta që përgjakin rrugët dhe jetët e njerëzve nuk janë aksidente, por një kosto që shfaqet si domosdoshmëria e tmerrshme që na godet si ndëshkim për dhunimin që i bëjmë ligjit. Aksidentet rrugore bëhen kështu tërthorazi indeks i përgjakshëm i korruptimit të shërbimeve policore. Pas një aksidenti të sapondodhur në qendër të Tiranës, në bulevardin më të gjerë dhe më komod të vendit ku humbën jetën tre vetë, drejtues të lartë të policisë rrugore deklaruan: Policia do të reagojë jashtëzakonisht rreptë! Janë deklarata hipokrite që sikur tentojnë të fshehin me “alarme” e betime populiste, atë që prej shumë vitesh mbetet shkaku kryesor i aksidenteve, mungesën e zbatimit të ligjit. Sepse për të parandaluar vdekjet në trafik nuk lipset ndonjë reagim me “rreptësi të jashtëzakonshme”, por vetëm rreptësia e zakonshme, e përditshme dhe pakorruptueshme e ligjit.

    ***

    Nëse ndonjë polic do të kishte ndaluar ndonjërin nga automjetet që vërtitej pandalshëm me shpejtësi të ndaluar rrugëve të Tiranës, aksidenti në qendër të saj nuk do të kishte ndodhur. Nëse ndonjë polic rrugor do kishte ndaluar personat që ngisnin automjetin ende nën avujt e alkoolit të festës dhe do t’ju kishte marrë patentën, ata sot do ishin ende gjallë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për qindra e qindra aksidente që kanë ndodhur çdo vit. Zbatimi i ligjit dhe i rregullave të qarkullimit do kishte shpëtuar qindra jetë. Qindra familje nuk do të ishin sot në zi. Vetëm kaq duhet të na bëjë të kuptojmë forcën shpëtuese të respektimit të ligjit. Dhe jo vetëm për këtë rrafsh që po flasim, jo vetëm për trafikun. Por mos vallë ata që shkelin rregullat, vetë personat që aksidentohen janë pa faj? A nuk janë vetë ata që, në kundërshtim me rregulla të njohur tashmë botërisht, ngasin makinën pasi kanë pirë alkool ose jo, tej shpejtësive të lejuara? S’ka dyshim që kanë përgjegjësi dhe mjerisht, jo pak herë të paguar me jetën. Por tendenca për të shkelur rregullat do të ishte shumë më e vogël, nëse tendenca për të zbatuar ligjin nga ana e policisë, do të ishte më e lartë. Të kalosh përgjegjësinë te qytetarët, dhe aq më tepër te viktimat e aksidenteve, do të ishte cinizëm i bazuar edhe në të pavërtetën e ekzistencës së qytetarëve të përsosur, të ekzistencës në shumicë të njerëzve që i zbatojnë ligjet dhe rregullat (edhe ato të qarkullimit rrugor) në mënyrë të vetvetishme. Por realitetet nuk janë të tilla. Ndryshe, në një shoqëri nuk do të kishte nevojë as për ligj dhe ndoshta, as edhe për shtet e polici. Kohët tregojnë se shumica e njerëzve janë më të prirur të zbatojnë një ligj nëse edhe mundësia e ndëshkimit, në rast të moszbatimit të ligjit, është më e madhe. Kur shanset e mosndëshkimit të thyerjes së një rregulli të trafikut rriten, po ashtu rritet edhe shpeshtësia e shkeljes së këtij rregulli dhe bashkë me të, edhe aksidentet si ndëshkim i tërthortë i moszbatimit të rregullit. Kjo mund të thuhet për çdo ligj apo rregull dhe jo vetëm për ato që rregullojnë trafiqet e makinave.

    ***

    Kjo është dialektika e brendshme e marrëdhënies së qytetarëve dhe policisë me ligjin, dialektikë që, në një kuptim, nuk mund të mos e nxjerrë policinë bashkëfajtore për aksidentet e shtuara që po ndodhin nëpër rrugët e Shqipërisë. Dhe nuk duhet shumë ekspertizë, por mjafton të hedhësh vështrimin në trafikun e kryeqytetit, për të kuptuar se ai që quhet “qarkullim” është një kaos i vërtetë. Semaforët nuk funksionojnë kurrë gjithandej. Ajo që dominon, si dukuri, nuk është zbatimi, por dhunimi i rregullave. Tashmë është bërë e zakonshme të shohësh qytetarë që ngasin motoçikleta mbi trotuare, një “zakon” që nuk ekzistonte vite më parë, pra edhe atëherë kur mendohej se “shteti” ishte më në anarki. Diku më poshtë sheh një automjet luksoz që turret me shpejtësi “të ndaluar”, por edhe policin që ndodhet aty pranë dhe që nuk e ndalon. E përse të ngatërrohet dhe të hyjë në telash me dikë që mund të ketë miqësi me eprorë të tij duke vënë rrezik edhe vendin e punës, të vetmin burim financiar me të cilin ushqen kalamajtë? Këto dhe të tjera arsyetime e llogari si këto, enden në kokat e jo pak policëve rrugorë duke i bërë të mbyllin sytë para dhunimit të ligjit. Por ka edhe motive e rrethana të tjera që e bjerrin forcën e ligjit për parandalimin e aksidenteve. Jo pak policë, sikundër është treguar me fakte edhe në media, nuk e ndëshkojnë thyerjen e rregullave të qarkullimit, por e “mjelin” atë. Në vend që të penalizojnë shkelësit sipas ligjit, ata preferojnë të vjelin prej tyre ryshfete ku e ku më të vogla se gjoba e sanksionuar me ligj. Por duket se ligjet e trafikut janë më të ngjashme me ligjet natyrore në ndëshkimin që u bëjnë shkelësve të tyre. Ligji i rëndesës nuk fal nëse hidhesh nga një lartësi e madhe dhe po ashtu duket edhe “ligji i shpejtësisë” në trafik. Prandaj ndoshta jo pak nga ata shkelës të ligjit që i shpëtojnë gjobës së “ligjit shpejtësisë” me anë të një ryshfeti, nuk i shpëtojnë më pas vdekjes nga aksidentet që vjen si ndëshkim “natyror” nga shkelja e “ligjit të shpejtësisë”. Prandaj themi se korrupsioni i vogël i policisë që zbut ndëshkime që janë miratuar për të nxitur zbatimin e rregullave të trafikut, është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve të djeshme, të sotme dhe të nesërme. Një qytetar që e di se nuk do t’i hiqet patenta, sepse e nget makinën i dehur apo mbi shpejtësinë e lejuar, që e di se thjesht mund “ta kalojë lumin” duke i paguar policit të radhës një 1 mijë apo 2 mijë lekë, është më i predispozuar t’i shkelë rregullat e qarkullimit dhe pra, më i ekspozuar ndaj mundësisë së një aksidenti me kosto jetën. Kështu, korrupsioni dhe ryshfeti duke zbutur forcën goditëse dhe penalizuese të shkeljes së ligjit, bëhen burim i pasojave edhe më të rënda të shkeljes së ligjit që janë aksidentet. Numri i lartë i aksidenteve denoncon kështu mungesën e frymës së ligjit në Shqipëri, denoncon ekzistencën e një prirjeje më të fuqishme për ta dhunuar sesa për të respektuar ligjin, prirje që fuqizohet edhe më shumë nga korrupsioni dhe varfëria. Gjë që na provon edhe një herë se ligjet dhe rregullat e mira janë bërë për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe se çdo mekanizëm korruptiv që çon në dhunimin e tyre, është një mekanizëm kundër jetës.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jemi kapadai te gjithe ne rruge.
    Te gjithe turren me te parakalu e ku ne nje vend qe koha nuk kushton fare.
    Ti pret ne sira frrap kapadiau radhes te vjen nga korsia tjeter per me fitu 4 m rruge.
    Harxhon gjith ate karburant me gaz te larte per me fitu 4m
    Per mua policia atje i ka pak dekoratat me keta palo shofera qe jemi ne.
    Le kur vin nga jashte shqipot. Kan nji makine luksoze qe e perdorin vetem kur vine ne Shqiperi e vu ketu e vu aty qe te duken sa te bukur e kane makinen.
    Anej jashte rrine si pulat ne trafik me gjith ato teknologji qe kane ato vende, ketu si gjela te zgjidhem nga fija.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Nuk habitem me then te drejten, me ato sisteme sinjalistikash rrugore qe kemi, me ato semafore qe me shume s'punonjne dhe nuk respektohen si nga njerezit edhe nga shoferet, por mbi te gjitha jemi popull pa kulture dhe kjo duket tek menyra se si qarkullojne makinat ne Tirane, pa kurrfare rregulli, chaos. Nejse edhe sistemi i rrugeve te le shume per te deshiruar. Duhen me shume rruge te degezuara, me shume roundabouts etc etc. Ne ende s'kemi teknologji rrugore, pa kamera , rruget pa tabela ehuuuu te ze koka...
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    juanito02--Jemi kapadai te gjithe ne rruge-------80% PO!!!!!

    Edvin83--- Gjë që na provon edhe një herë se ligjet dhe rregullat e mira janë bërë për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe se çdo mekanizëm korruptiv që çon në dhunimin e tyre, është një mekanizëm kundër jetës.
    ---rreth 700 njerëz në vit vriten nëpër rrugë nga përplasjet apo rrokullisjet e makinave. Është pa fjalë një bilanc alarmant
    Nëse respektohen Ligjet dhe rregullat vetem 50% numri i të vdekurve në rrugë do të ishte 7e jo 700 ? në vit.
    -----Përshendetje F.SH

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Aksidentet dhe ndëshkimi
    Anila Dushi | 30/12/2009 |
    Shekulli
    Në kaosin që mbizotëron në qarkullimin rrugor me të cilin çdonjëri prej nesh përballet, një rol të madh luan dhe moszbatimi i rregullave përkatëse të miratuara me ligj.
    Thuajse kujtdo i ka takuar të shohë një skenë aksidentesh, të cilat në vendin tonë, veçanërisht vitet e fundit, janë shtuar shumë. Përmirësimet në infrastrukturën rrugore duket se kanë ndikuar në uljen e sigurisë në rrugë dhe pse duhej të ishte e kundërta.
    Rrugë të vijëzuara, vendosja në to e sinjalistikës përkatëse, dhe profesionalizmi e mosabuzimi nga ata që paguhen për të garantuar normalitet në qarkullimin rrugor, patjetër që do bënin që numri i aksidenteve rrugore në rrugët e Shqipërisë të ishte shumë më i vogël.
    Por, ndërsa për sinjalistikën janë pushtetet vendore dhe ai qendror që duhet të bëjë punën e vet, në rritjen e numrit të aksidenteve ndikon dhe puna e dobët e strukturave të qarkullimit rrugor.
    Shumë prej nesh kanë pasur rastin të shohin patrulla apo policë rrugorë që ndalin mjetet dhe si ato abuzojnë hapur me mosndëshkimin e atyre që i shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
    Por, situata bëhet më e rëndë, kur ka aksidente dhe rrugët mbulohen me gjak nga të plagosur apo dhe viktima, që shpeshherë si "faj "të vetëm të tyre kanë se u ndodhën në kohën e vendin e gabuar.
    Punonjësit e qarkullimit rrugor, ato që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, duket se në këto raste kanë dhe mundësinë më të madhe për abuzime.
    Ekspertët përkatës, kundrejt përfitimeve personale hartojnë dokumentacionin përkatës shpesh jo sipas gjendjes reale, por ngaqë pala që ka shkaktuar aksidentin, me faj ose jo i afron "diçka".
    Dhe ekspertët hartojnë procesverbale, ku fajin e ka viktima, dhe pse ai po ecte në këmbë apo me biçikletë në krahun e vet të lëvizjes, dhe pse ka dashur të presë rrugën pa vijëzime, ndërsa makina që e aksidenti ishte larg, por erdhi shumë shpejt.
    Dhe bëhen letrat, ku i vdekuri nuk flet, dëshmitarët nuk pyeten fare ose pyetën ato që do shkaktari i aksidentit, dhe prokuroria nuk lodhet më shumë për të zbardhur të vërtetën.
    Ai që shkaktoi aksidentin, që mori jetë njerëzish, qoftë dhe një të vetëm, "nuk ka faj", "nuk ecte me shpejtësi", edhe viktimën e hodhi disa metra më larg.
    Në këtë situatë, shteti bëhet bashkëfajtor, ndërsa qytetari viktimë e korrupsionit që fillon nga polici në rrugë, eksperti, drejtuesi i policisë (atëherë kur ky është "vigjilent" dhe kërkon më shumë shpjegim), prokurori e gjykatësi.
    Përballë këtij zinxhiri korruptiv shtetëror, qytetari i zakonshëm, ai që e ka pësuar, nuk ka fuqi as të mbrohet dhe as të reagojë. Ndëshkimin duhet ta japë shteti, por ai nuk e bën.
    Nuk e bën, pasi i punësuari i tij është i korruptuar dhe abuzon me detyrën. Një fakt tjetër që e pohon këtë është dhe masat e dënimit që jepen nga gjykata për vepra penale si shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
    Në të shumtën e rasteve janë dënime me kusht që shoqërohen me ndalim të drejtimit të automjetit për një kohë të caktuar, masë kjo që nuk zbatohet, ose kur ka aksidente tepër të rënda me disa viktima, mund të jetë dënim minimal që gjithsesi nuk bëhet i tëri.
    Dhe "viktimë" këtu është përsëri qytetari. Jo vetëm ai që humbi jetën apo u gjymtua, por të gjithë ato që lëvizin në rrugë, që ndihen të pasigurt kur ecin dhe kur zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, por që ato që lëvizin me makinë nuk i përfillin, madje se edhe po ndodhi diçka , "i gjendet zgjidhja".

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Festat përgjaken nga aksidentet, harrohen fishekzjarrët
    Eglantina Bardhi | 05/01/2010

    Shekulli

    Sipas shefit të Traumatologjisë, Olldashi, ka pasur fluks aksidentesh. Më pak lëndime se asnjëherë nga fishekzjarrët

    Fluks aksidentesh automobilistike, helmime nga produktet ushqimore dhe ndryshe nga vitet e mëparshme shumë më pak të lënduar nga fishekzjarrët. Ky është bilanci i të lënduarve ditët e festave, të cilët janë pritur nga bluzat e bardha që kanë qenë në shërbim këto ditë.


    Shefi i Shërbimit i Qendrës Kombëtare të Traumës në Spitalin Ushtarak, Fatos Olldashi, shpjegoi për gazetën mbi fluksin e pacientëve që kanë pritur ditët e festave.


    Aksidentet


    Aksidentet po bëhen gjithnjë më problematike dhe për fat të keq as ditët e festave nuk janë kursyer aksidentet automobilistike. Kështu u shpreh shefi i Traumatologjisë, Fatos Olldashi, i cili theksoi se në këto ditë festash rrugët e vendit janë përgjakur nga aksidentet.


    "Për gjithë personelin e shërbimit që drejtoi, problematike kanë qenë aksidentet, pasi fluksi i peronave të dëmtuar ka qenë i lartë.


    Mund të them se ka pasur shumë, ditët e festave kemi pritur mbi 50 pacientë në ditë, ku një pjesë e mirë e tyre kanë qenë të dëmtuar nga aksidentet", - pohon Olldashi, duke shtuar se stafi i tij ka treguar gatishmëri të plotë për t'i pritur pacientët dhe trajtuar në mënyrë korrekte.


    Ndërkohë, ai shpjegoi se shkaku kryesor i numrit të madh të aksidenteve kanë qenë emigrantët, të cilët të paambientuar me terrenin shkaktojnë përplasje, duke sjellë dëmtime deri në vdekje të udhëtarëve.


    Ndërkohë, shkak tjetër mbetet edhe përdorimi pa kriter i pijeve alkoolike nga drejtuesit e mjeteve, të cilët nuk arrijnë të jenë të përgjegjshëm në drejtimin e automjeteve.


    "Mendoj se duhet të merren masa që aksidentet të mos shkaktojnë kaq shumë viktima as në ditë festash dhe as në ditë të zakonshme. Mund të them se numri i të vdekurve është gjithnjë e më i madh nga aksidentet ka ardhur koha që ky problem të evitohet dhe për këtë duhet të punojnë strukturat përkatëse, por të ndërgjegjësohen edhe vetë njerëzit", - theksoi Olldashi.


    Fishekzjarrët


    Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit fishekzjarrët kanë qenë problemi më i vogël i bluzave të bardha te Spitali Ushtarak. Sipas shefit të shërbimit të Traumatologjisë, Fatos Olldashi, këtë vit ka pasur më pak se asnjëherë tjetër të lënduar nga fishekzjarrët dhe kjo jo për shkak se fishekzjarrët nuk paraqesim më rrezik, por përdorimi i tyre ka qenë më i pakët se vitet e tjera. "Në fakt, këtë vit ka rënë në mënyrë të ndjeshëm numri i të dëmtuarve nga fishekzjarrët.


    Vitet e kaluara kemi pasur me dhjetëra të lënduar, madje edhe në gjendje të rëndë nga fishekzjarrët", - pohon Fatos Olldashi, duke ritheksuar se problem për traumat vazhdojnë të mbeten aksidentet automobilistike dhe fatkeqësisht jo më e theksuar në ditë festash.



    Spitali Infektiv, fluks të helmuarish nga ushqimet


    Helmimet nga produktet ushqimore në ditët e festave kanë qenë një problem që ka shoqëruar festuesit. Burime pranë spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" bëjnë të ditur se ka pasur fluks pacientësh të helmuar nga ushqimet, por pa pasoja të rënda për shëndetin.


    Sipas mjekëve, konsumimi i këtyre produkteve nuk ka qenë në mënyrë korrekte duke sjellë edhe intoksikacione. Ndërkohë, mjekët e urgjencës pohojnë se problematikë kanë qenë edhe pacientët diabetikë, pasi ata kanë prishur dietën e tyre duke iu shkaktuar çrregullime në organizëm.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    e tmerrshme eshte
    edhe ne shkoder shume aksidente por shyqyr jo me viktima
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Tirana eshte katastrof, sa hap televizorin do degjosh ndonje te vdekur nga aksidentet automobilistike. Dhe aksi i rruges Tirane - Shkoder eshte tmerresisht shume keq, perdite do ndodhi ndonje aksident. Per aq kohe sa policet e trafikut apo policia rrugore nuk zgjidh problemet ndervete, nuk do ket ndonje permiresim ne gjendjen e krijuar. Sa te ket polic me 4 klas qe drejtojn dhe cifuta te lekut, nuk mendoj se do bien aksidentet rrugore. Mos na rraft per risk, se jemi dhe kembesor, e bejm nga shkolla ne shtepi me kemb.

Faqja 0 prej 42 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •