Close
Faqja 39 prej 42 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 411
  1. #381
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngushllime familjes se mjer qe humbi du vajzat ne lule te moshes e nana shkret lengon ne spital..

    krimineli ben 2 muaj burg e del e vazhdon si ledio ruci te ushtroje sport-automobilizmin..

    tm,err..

    le te dalin familjaret e viktimave e me kallöash ta bejne drejtesin..
    sapo te dali ky miu elbasanit..ta ekzekutojn mu ne der te gjykates..
    ska rrug tjeter..
    keshtu e do cdo ledio ruc ndryshe nuk kuptojn..

  2. #382
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ngushllime familjes se mjer qe humbi du vajzat ne lule te moshes e nana shkret lengon ne spital..

    krimineli ben 2 muaj burg e del e vazhdon si ledio ruci te ushtroje sport-automobilizmin..

    tm,err..

    le te dalin familjaret e viktimave e me kallöash ta bejne drejtesin..
    sapo te dali ky miu elbasanit..ta ekzekutojn mu ne der te gjykates..
    ska rrug tjeter..
    keshtu e do cdo ledio ruc ndryshe nuk kuptojn..
    kokra e plumbit i takon gjykatesit qe e nxjer nga meseleja me 2 muaj burg.
    Keshilli i larte i drejtesise duhet te nxjerri ligj per cdo gjyqtar qe ul denimet ne menyr te padrejte , te beje pjesen e denimit qe i ka kursyer kriminelit.
    E te shohesh ti pastaj si vihet qetesia.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #383
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    kokra e plumbit i takon gjykatesit qe e nxjer nga meseleja me 2 muaj burg.
    Keshilli i larte i drejtesise duhet te nxjerri ligj per cdo gjyqtar qe ul denimet ne menyr te padrejte , te beje pjesen e denimit qe i ka kursyer kriminelit.
    E te shohesh ti pastaj si vihet qetesia.
    Si ka ardhur puna ne Shqiperi, duhet jo nje kokerr plumbi, por mijera bresheri plumbash, qe te qerojne kriminele, gjyqtare e politikane. Do ta shohesh se sa te kujdesshem e sa do ta zbatojne ligjin ata tjeret qe do te vijne.

  4. #384
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ministria e Drejtësisë verifikon dosjen e Aldo Hoxhës




    TIRANE - Ministria e Drejtësisë do të inspektojë dosjen e Aldo Hoxhës, 20- vjeçarit të arrestuar një ditë më parë nga Policia e Tiranës, si i dyshuar për vrasjen e Fatbardha Tafës, tek ish-Fusha e Aviacionit.

    Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ky dikaster bën të ditur se pasi u njoh me faktin se ky shtetas është liruar para një viti nga gjykata për një tjetër çështje, ka urdhëruar inspektimin e menjëhershëm të dosjes së këtij ish të dënuari.

    Kjo do të thotë se Ministria do të inspektojë veprimtarinë e gjykatave, prokurorive dhe institucioneve të ekzekutimit të dënimit. Të gjitha rezultatet e inspektimit do t’i bëhen të ditura opinionit publik brenda muajit shtator 2012.

    Ministria e Drejtësisë thekson se në mënyrë të përsëritur ka shprehur shqetësimin e saj për politikën e dobët penale që ndiqet nga ana e organeve të drejtësisë, si një tregues i mungesës së përgjegjshmërisë dhe sundimit të ligjit.

    Ministria fton qytetarët që të paraqesin para saj çdo rast të devijimit të drejtësisë apo politikës penale, nëpërmjet ankimeve online në portalin: www.justice.gov.al si dhe www.gjykata.gov.al.

    (er.nu/BalkanWeb)

  5. #385
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ka nga gostivari ketu?


    shiheni kriminelin..

    http://www.kohajone.com/

    edhe familja e tij duhet arrestuar sepse kan pergatitur alibi fallco per te birin kriminel..
    ka qen ne dasem mashtrojn ata policine..

    un jam i bindur se ky ka bere mijra grabitje ne tiran durres e kudo..

    por si ky jan dhe nja 120 mij te tjere..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-08-2012 më 14:21

  6. #386

  7. #387
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    duhen burgosur prinderit e ketij djalit per pa aftesi per te edukuar femijen e vet, moskallezim krimi dhe per nxitje te veprimtarise se tij kriminale.

  8. #388
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Përgjaket fundjava, 4 të vdekur nga aksidentet në 24 orë

    Kater te vdekur ne dite nga aksidentet rrugore, 3 te vrare nga kriminele ne dite, 7-8 shqiptare te vdekur ne dite. 7*365=2555 te vdekur ne vit. As ne Siri nuk jane vrare kaq pergjate nje viti lufte.

    -----
    12 Gusht 2012 - 20:17 | Shqiperi

    Përgjaket fundjava, 4 të vdekur nga aksidentet në 24 orë

    TIRANË-Kjo fundjavë gushti është përgjakur nga aksidentet automobilistike. 4 viktima janë shënuar në më pak se 24 orë, ndërsa numri i të plagosurve disa.

    FIER
    Dy persona kanë të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur rreth orës 20:00 në aksin Fier-Ballsh.
    Makina tip benz me targe FR 027 D e drejtuar nga shtetasi Kudret Kalemi ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur pranë një pike karburanti. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Lalarit, ndërsa si pasojë e tij kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit 30 vjecari Kudret Kalemi si edhe kunata e tij 23 vjece, Adela Kalemi.
    Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur, bashkëshortja dhe dy fëmijët e viktimës të cilët janë dërguar me urgjence në spitalin e Fierit.
    Mësohet se të aksidentuarit ktheheshin nga një dasmë ndërsa paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin e rëndë të jetë bërë gjendja e dehur e shoferit.

    ELBASAN
    Një aksident me bilanc tragjik u shënua rreth mesnatës se te shtunes në unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Dy motra kanë humbur jetën, ndërsa nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, pasi u përplasën nga një automjet në afërsi të stacionit hekurudhor.

    Sipas policisë, një automjet tip Fiat Punto që drejtohej nga 23-vjeçari me iniciale D.C, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së madhe, duke dalë nga rruga e duke përplasur nënën dhe dy vajzat e saj, të cilat ishin duke ecur në trotuar.

    Për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme motrat Paula dhe Baftjare Hekurani, përkatësisht 17 e 18 vjeçe, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë nëna e tyre Mimoza Hekurani 40 vjeç.

    Aktualisht kjo e fundit ndodhet në reanimacionin e spitalit kirurgjik të Elbasanit, ku mjekët deklarojnë se gjendja e saj vazhdon të jetë kritike, si pasojë e dëmtimeve të shumta.

    Mësohet se drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

    Ndërkohë gjatë paradites një 56-vjecar është aksidentuar për vdekje në aksin Milot-Rrëshen.

    (d.b/News24/BalkanWeb)

  9. #389
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Përplasen 2 makina në aksin Levan-Vlorë, plagosen 7 persona

    13 Gusht 2012 - 07:50 | Shqiperi


    Përplasen 2 makina në aksin Levan-Vlorë, plagosen 7 persona

    VLORE-Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.30 në hyrje të autostradës Levan-Vlorë, ndërsa sipas policisë një mjet tip Honda me targa AA 014 CY i cili vinte nga Vlora në drejtim të Fierit dhe që i përkiste një kompanie farmaceutike është përplasur me një tjetër automjet tip Benz me targa të Vlorës 23-68 C, që udhëtonte në kah të kundërt.

    Si pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip Honda, Irida Majkaj dhe një tjetër person që ndodhej së bashku me të në mjet, ndërsa në automjetin tip benz kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, Dalip Llanaj dhe 4 anëtarët e tjerë të familjes së tij, mes tyre edhe fëmijë, të cilët ktheheshin nga një dasme.

    Më serioze paraqitet situata për drejtuesen e mjetit tip Honda, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, ndërsa aksidenti dyshohet se është provokuar pikërisht nga ajo pasi sipas policisë mjeti Honda ka qenë me shpejtësi dhe është futur në krah të kundërt.
    Pamjet që jeni duke parë në ekran janë firmuar nga gazetari ynë Enrik Mehmeti, i cili ka qenë personi i parë që ka ndihmuar të plagosurit, duke nxjerrë të plagosurit nga mjetet dhe duke organizuar dërgimin e 5 prej tyre në spitale.
    Ndërkohë që policia dhe ambulancë ka mbërritur në vendngjarje vetëm pas rreth 1 orë dhe kanë dhënë ndihmën mjekësore për të plagosurën e fundit të mbetur aty.

    (d.b/BalkanWeb)

  10. #390
    A e degjove o Edvin, me para kishte shkuar TV 24 se Policia dhe Ambulanca

    LOL Pas 1 ore kishin vajtur

    Lemeri rruget e Shqiperise, nuk ta mban te levizish as me 4X4
    Revolution 1848

Faqja 39 prej 42 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •