Close
Faqja 40 prej 42 FillimFillim ... 303839404142 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 411
  1. #391
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    A e degjove o Edvin, me para kishte shkuar TV 24 se Policia dhe Ambulanca

    LOL Pas 1 ore kishin vajtur

    Lemeri rruget e Shqiperise, nuk ta mban te levizish as me 4X4
    Po po, e tmerrshme! Ne te gjitha shtetet ka aksidente, por te vriten nga 4-5 ne dite ne nje shtet 3 milionesh eshte e tepruar. Te isha une kryeminister do te beja periudha terrori te keta "drejtues" me aksione te paparashikuara policie, dhe aksione te fshehta personalisht per te pare se si policet zbatojne ligjet rrugore. Se po mbetet Shqiperia rrugeve. Kjo eshte ceshtje e sigurise kombetare!

  2. #392
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    kokra e plumbit i takon gjykatesit qe e nxjer nga meseleja me 2 muaj burg.
    Keshilli i larte i drejtesise duhet te nxjerri ligj per cdo gjyqtar qe ul denimet ne menyr te padrejte , te beje pjesen e denimit qe i ka kursyer kriminelit.
    E te shohesh ti pastaj si vihet qetesia.
    po per keshillin e larte kush do e nxjerr ligjin, barcaletat i ke te tema tjeter.

    QETESIA hahahaha
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #393
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të vdekur

    13 Gusht 2012 - 17:02 | Shqiperi

    Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të vdekur


    ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë dy të vdekur, ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kombëtare që lidh Elbasanin dhe Peqinin.

    Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se një kamion me targa TE 644, me drejtues shtetasin Jasim Avdyli nga Tetova, u përplas me një autoveturë tip Golf me targa FRTG 809 me drejtues shtetasin Qemal Zhguni 55 vjeç, në mjetin e të cilit udhëtonte edhe shtetasi Bardhyl Lunguni 55 vjeç.

    Drejtuesi i autoveturës me targa të huaja dhe pasagjeri që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjence ne spitalin e Elbasanit, ku kanë humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.

    Ndërkaq policia po heton shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident kanë shkelur rregullat e qarkullimit në rrugë, si dhe kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

    Konfirmohet se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariatin e Peqinit, për të dhënë shpjegime për rrethanat e këtij aksidenti.

    (ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

  4. #394
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, 3 aksidente rrugorë marrin 3 jetë njerëzish

    24 Gusht 2012 - 19:00 | Shqiperi

    Tiranë, 3 aksidente rrugorë marrin 3 jetë njerëzish



    TIRANË- Një ditë e përgjakshme cilësohet dita e sotme në Kryqytetet referuar aksidenteve rrugore që ndodhën brenda pak orëve. Vetëm gjatë pasdites u shënuan 2 aksidente të renda rrugorë që morën jetën e 2 personave, kurse gjatë paradites humbi jetën një kalimtare.

    1-Aksidenti i parë ka ndodhur te Ura e Tabakëve në orët e pasdites ku një makinë përplasi për vdekje një kalimtar, i cili u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku më pas gjeti edhe vdekjen. Policia bëri të ditur se në këtë aksident hubi jetën shtetasi Novruz Koçi, 73 vjeç.

    2-Me pas nje tjeter aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi tek zona e ‘Stacionit të Trenit “, në kryeqytet.
    Mësohet se autobusi i unazës ka përplasur drejtuesin e një motorri, duke shkaktuar edhe plagosjen e rëndë të tij.

    Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u dërgua në gjendjet ë rëndë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë bluzat e bardha bënë me dije se gjendja e tij ishte teper e rëndë. Pavaresisht ndihmes se mjekeve, personi vdiq pas 2 oresh ne spital.

    Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e urbanit si dhe po mbledh dëshmitë e qytetarëve, të cilët udhëtonin në autobus gjatë momentit të aksidentit per zbardhjen e ngjarjes.

    3-Ndërkohë gjate paradites, në kthesën e Bathores ka ndodhur një tjetër aksident, ku një automjet tip Volsvagen me targa angleze ka aksidentuar një grua, e cila ka ndërruar jetë menjeherë. Viktima u identifikua si Drane Beka, 46 vjeç.

    (d.b/e.m/BalkanWeb)

  5. #395
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Elbasan, makina përplas 4 pjestarë të një familje

    22 Shtator 2012 - 13:56 | Shqiperi

    Elbasan, makina përplas 4 pjestarë të një familje



    ELBASAN-Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar plagosjen e 4 personave, 2 rëndë për jetën.

    Ngjarja u shënua sot në mesditë në pjesën jugore të unazës së qytetit të Elbasanit kur një automjet tip ‘Audi’ me targa italiane ka përplasur 4 këmbësorë.

    Policia qarkullimit rrugor të Elbasanit bëri me dije se të 4 këmbësorët ishin pjestarë të së njëjtës familje.
    "4 anëtarët e familjes Balliu ishin duke kaluar në anën tjetër të rrugës teksa janë përplasur nga një automjet tip ‘Audi’ me targa italiane, i cili ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortët, Niko dhe Flutura Balliu, 40 vjeç, vajza e tyre, A. Balliu 14 vjeç, si dhe djali 8-vjecar. L. Balliu".
    Ata janë dërguar në spital, por konfirmohet se 2 prej tyre janë në gjendje serioze për jetën.

    Policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Enzo Skënderi, 18 vjeç, i cili po merret në pyetje për të sqaruar edhe rrethanat që kane çuar në këtë aksident.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #396
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tiranë, makina përplaset me autobusin, 3 të plagosur

    22 Shtator 2012 - 01:23 | Shqiperi
    Tiranë, makina përplaset me autobusin, 3 të plagosur



    TIRANË – Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e vona të ditës së premte në Tiranë. Një makinë tip ‘Rover’, me targa TR 1010 M, është përplasur me autobusin e linjës së ‘Unazës’, me targa TR 4801 C .

    Në aksident mbetën të plagosur tre persona, të cilët po udhëtonin me makinën tip ‘Rover’, ndërsa në autobus nuk kishte pasagjerë. Tre të plagosurit u dërguan menjëherë në Spital Ushtarak, njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

    Sipas policisë, e cila u gjend menjëherë në vendngjarje e nisi hetimet, dyshohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë një parakalim i gabuar i makinës tip ‘Rover’.

    (a.k/BalkanWeb)

  7. #397
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Përgjaken rrugët e jugut të vendit

    23 Shtator 2012 - 16:59 | Shqiperi

    Aksident tragjik në Gjirokastër, 3 të vdekur, 3 rëndë në Tiranë


    GJIROKASTER - Përgjaken rrugët e jugut të vendit mesditën e së dielës. Aksidenti tragjik, me pasojë 3 të vdekur dhe 10 të plagosur, është shënuar sot në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister.

    Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve, duke sjellë vdekjen menjëhershme të mjekut të spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, 73-vjec dhe 70-vjeçares, Sose Nikolla. Ndërkohe viktima e tretë, Shpetim Çela u shënua rreth orës 15:55, në reanimacion në spitalin e Gjirokastres, duke mos mundur t’i shpëtojë plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

    Në aksidentin e rëndë, të ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister janë perfshire 13 persona, 3 prej të cilëve janë dërguar në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 7 të tjerë ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

    9 prej personave të përfshirë në aksident ndodheshin në një furgon pasagjeresh me targa GJ253 A, 3 të tjerë në mjetin Tip Ford, ndërsa i plagosuri tjetër Lefter Aliko ndodhej ne mjetin tip “Reno Clio” me targa të Gjirokastrës 1349 B.

    3 të palgosurit që ndodhen në Spitalin Ushtarak janë identifikuar si Klodjan Shahipi 32-vjec, Ledjona Zeno 28-vjece dhe Anxhela Dedaj 20-vjece. Mësohet se furgoni me pasagjerë, që drejtohej nga shtetasi Xhevair Likaj u përplas fillimisht me mjetin tip Ford, që drejtohej nga Entela Bitri dhe më pas me makinën tjetër tip Reno, në drejtimin së cilës ishte shtetasi Lefter Aliko. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të gjithë të plagosurve drejt spitalit “Omer Nishani”. Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

    3 persona me helikopter drejt Tiranës
    Korrespondetët nga Gjirokastra raportojnë se gjendja e të plagosurve të aksidentit tragjik është rëndëuar për 3 persona, të cilët kërkojnë ndihmë më të specializuar. Kështu, Klodjan Shahipi, Ledjona Zeno dhe Anxhela Dedaj, janë nisur rreth orës 15:55 minuta me helikopter drejt Tiranës.

    (er.nu/BalkanWeb)

  8. #398
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Per shqiptaret duhet te porositen vetura me shpejtesin maximmale 50 km ne ore. Ndryshe eshte e kot qe te ndalen aksidentet fatale qe po ndodhin.

  9. #399
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    Tre të vdekur dhe mbi 10 të plagosur vetëm sot nga aksidentet.

    Tanimë është bërë e zakonshme që çdo ditë të ketë të vdekur nga aksidentet. Aq të zakonshme janë bërë aksidentet, sa tanimë nuk bëjnë përshtypje si lajm.

    Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidenteve, një në Tiranë dhe një tjetër në Fier.

    Në Tiranë brenda një ore janë shënuar tre aksidente të rënda.

    Tek rrethrrotullimi i Doganës, një makinë përplasi një 60 vjeçar, të quajtur Mahmut Tafnurja. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

    Pak minuta më vonë një makinë përplasi një motor në Paskuqan dhe si pasojë e devijimit, makina hyri në një dyqan. Drejtuesi i makinës, Bardhyl Haxhillari, gjeti vdekjen.

    Pa u mbushur mirë ora, tre makina janë përplasur në Kamzë. Aksidenti është shkaktuar nga një i dehur, që ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

    Ndërsa pasdite një aksident vdekjeprurës u shënua në Mbyet, në aksin Fier- Patos. Dy makina, një Mitsubishi dhe një Citroen u përplasën dhe si pasojë dy persona gjetën vdekjen dhe një u plagos rëndë. Ende nuk dihen identitetet e viktimave.

    Kurse në aksin Gjirokastër- Kakavijë u aksidentuan gjashtë anëtarë të familjes. Një grua është më rëndë, ndërsa mes të plagosurve janë dy fëmijë. Shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit të makinës nga drejtuesi i mjetit.

    Tani pyetja që lind është se kur do marrë fund ky makth? E dimë që aksidente do ketë gjithmonë, por kjo shkallë është e frikshme.

  10. #400
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Tanimë është bërë e zakonshme që çdo ditë të ketë të vdekur nga aksidentet. Aq të zakonshme janë bërë aksidentet, sa tanimë nuk bëjnë përshtypje si lajm.

    Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidenteve, një në Tiranë dhe një tjetër në Fier.

    Në Tiranë brenda një ore janë shënuar tre aksidente të rënda.

    Tek rrethrrotullimi i Doganës, një makinë përplasi një 60 vjeçar, të quajtur Mahmut Tafnurja. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

    Pak minuta më vonë një makinë përplasi një motor në Paskuqan dhe si pasojë e devijimit, makina hyri në një dyqan. Drejtuesi i makinës, Bardhyl Haxhillari, gjeti vdekjen.

    Pa u mbushur mirë ora, tre makina janë përplasur në Kamzë. Aksidenti është shkaktuar nga një i dehur, që ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

    Ndërsa pasdite një aksident vdekjeprurës u shënua në Mbyet, në aksin Fier- Patos. Dy makina, një Mitsubishi dhe një Citroen u përplasën dhe si pasojë dy persona gjetën vdekjen dhe një u plagos rëndë. Ende nuk dihen identitetet e viktimave.

    Kurse në aksin Gjirokastër- Kakavijë u aksidentuan gjashtë anëtarë të familjes. Një grua është më rëndë, ndërsa mes të plagosurve janë dy fëmijë. Shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit të makinës nga drejtuesi i mjetit.

    Tani pyetja që lind është se kur do marrë fund ky makth? E dimë që aksidente do ketë gjithmonë, por kjo shkallë është e frikshme.
    Vallaj ke te drejte ore mik, por sa police rrugore ka ne rruget e Shqiperise nuk ka ne gjithe Europen se bashku.
    Dhe policet me bllokun e gjobave ne dore nuk ua kursejne denimet shofereve,- te jesh i sigurt.
    Por ne kete mes rol negativ luan shtimi i numrit te makinave e sidomos kultura jone teper e munguar ligjore.
    Ne jemi nje komb qe nuk kemi respekt per ligjin dhe e shkelim ate pa na u dridhur fare qerpiku. Vendosja e ligjit ne Shqiperi duhet te behet permes sanksioneve te forta ashtu sic eshte bere ne mbare Europen. Gjobat per shkeljet rrugore duhet te jene shume here me te larta e denimet per veprat penale duhet te jene shume here me te rrenda. Vetem keshtu do ruajme jeten e qytetareve shqiptare dhe dinjitetin tone si komb.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •