06 Janar 2012 - 09:24 | Shqiperi
Aksident i rëndë në Milot, 1 i vdekur, 3 të plagosur
MILOT- Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor, të ndodhur mëngjesin e sotëm në urën e Matit, në Milot.
Burime policore bëjnë me dije se një mjet tip ‘Benz’ më targa Laçi është përplasur me një automjet tip ‘Hundai’ me targa italiane, duke sjellë si pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Nga hetimet paraprake policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shpjetësisë së madhe me të cilën udhëtonin mjetet. Ndërkohë dyshohet edhe për një parakalim të gabuar nga ana e automjetit tip 'Hundai'.
Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë të aksident. Forcat e policisë së Qarkut të Lezhës po merren me procedurat e nevojshme të ekspertizës dhe kcyrjes së vendit të aksidentit, të cilat do të zbardhin rrethanat e aksidentit.
(el.me/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt