Autostrada pa drita, rruge pa viza, pa polic rrugore, pa semafore = kaos!
Autostrada pa drita, rruge pa viza, pa polic rrugore, pa semafore = kaos!
Il Club Più Titolato Al Mondo
Une u tmerrova kur u ktheva ne Shqiperi mbas ca kohe mungese. Shqiptaret nuk rrespektojne automjetet qe ne nje sekond pakujdesie kthehen ne nje arme qe peshon me tonelata.
Nje dite kur une isha ne makine, dhe isha afer Fushe Krujes duke u ngjitur ne nje ure, me vijne perballe 2 makina, njera ne korsine e saj dhe tjetra ne korsine time...me shume se u friksova ngela me goje hapur. Si mundet tjetri te hyje ne korsine time pa patur idene se cfare gjendet pertej sepse qartesisht ai nuk me shikonte mua sic une nuk e shihja ate kur ngjitesha ures.
Nga pikpamja e kembesorit as e cante koken njeri fare, me vinte tjetri me shpejtesi dhe ndalonte 1 meter larg kembeve me makine dhe PASTAJ me jepte shenje te kaloja.
Nje dite desh me perplasi nje djalosh qe me ngadalsim minimal mori kthese nga rruga kryesore ne rrugicen qe une po pershkoja.
Im ate e ka thene mire, ne Shqiperi u ben kalitje ushtarake nervave. Jo faleminderit.
"Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"
nje fshat zhduket nga aksidentet ,nje tjeter fshat zhduket nga vetevrasja,do eci ai vend do eci
Tiranë, aksidenti në autostradë, 3 të vdekur
Tiranë, aksidenti në autostradë, 3 të vdekurTIRANË-Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë- Durrës ka cuar në tre numrin e të vdekurve.
Astrit Doci, 45 vjec, drejtuesi i taksisë me targa TR 211 C ndërroi jetë në spital, ndërsa dy viktimat e tjera, pasagjerë mbetën të vdekur në vendin e aksidentit.
Rreth orës 22:00 të së enjtes mjeti në të cilën udhëtonin viktimat është përplasur me një kolonë ndarëse të një karburanti në kilometrin e 6-të autostradës. Drejtuesi Astrit Daçi 45 vjec ka humbur kontrollin e makinës në përpjekje për të evituar takimin me një tjetër mjet por është përplasur me betonin.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, përplasja e taksisë ka qënë aq e fuqishme sa është ndarë në dysh.
Njëra prej viktimave, femër e moshës 20 vjec. Vajza ishte me origjinë nga Kosova dhe quhet Legjenda Sadikaj. Bashkë me të ka qënë duke udhëtuar edhe një djalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
(s.g/BalkanWeb)
Po pse me ka len truni mua te degjosh Ramen dhe Shalsin ca thon?
Po nese kane thene me verte se Tirana duhet te jete shembull, per mua kane te drejte. Dhe une ashtu them. Ashtu thone dhe shqiptaret qe kane levizur cereku ne Tirane. A eshte perfekte? Jo, shume shume larg biles.
Shkodër, vdes në aksident një 21-vjecar
Shkodër, vdes në aksident një 21-vjecarSHKODËR- Një 21-vjecar nga Barbullushi i Shkodrës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pranë plazhit të Velipojë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën pranë plazhit. Sipas policisë automjeti tip Fiat me targa Shkodre 37 35 E është përplasur me një automjet tip benz me targa Shkodre 31 17 D që drejtohej nga Vladimir Shenjo.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i Fiatit 21-vjecari Ervis Qarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat bënë të mundur dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit tjetër. Në bazë të dhënave paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia.
(m.a/News24/BalkanWeb)
>>> Po ku mos te behen aksidente ne shqiperi?
> A i keni pare rruget? Ka me shume gropa ne asfalt sesa jashte asfaltit dhe fosforeshentet anes rruges i shkulim per t'ju a vene bicikletave e karrocave.
> Gjysma e shqipetareve i kane patentat te blera dhe trecereku kane probleme me syte por nuk e dine.
> Pastaj mos guxo te parakalosh se eshte ofeze dhe kalon ne ceshtje personale.
> Nje pjese e mire kane inat derri po ja bere me drita hap rrugen dhe me e keqja eshte se i rrine ngjitur tjetrit si me 20km/ore ashtu dhe 120 km/ore.
> Pefundimisht, duhet goxha fat.
La verita' ti rendera' libero!
Tiranë, aksidenti, një i vdekur një tjetër i plagosur
Tiranë, aksidenti, një i vdekur një tjetër i plagosurTIRANË- Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur sot pasdite në Tiranë. Viktima është 75-vjecarja, Bihana Ruci ndërsa i plagosur rëndë në spital, ndodhet një i afërm i saj, Halit Drixhi 65-vjec.
Aksidenti ndodhi orët e pasdites në rrugën e Porcelanit, kur dy të aksidentuarit kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ata janë përplasur nga një motorr në të cilin udhëtonin dy persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët sqarojnë se motorri është përplasur fillimisht me një makinë tip benz dhe më pas ka aksidentuar dy të moshuarit. Përplasje nga e cila, 75-vjecarja, Bihana Ruci ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë blutë e Tiranës kanë bërë të mundur shoqërimin në polici të drejtuesit të motorrit dhe të makinës.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Edhe nje lufte konvencionale do ta kishte zili kete bilanc viktimash qe shkakton trafiku shqiptar..
Ja ku i keni shifrat e Instat per aksidentet automobilistike:
http://www.instat.gov.al/graphics/do...TRN2008/t1.xls
Jane me mijra ne shkalle vendit, disa qindra ne Tirane.
Skandal!
Me keto shifra vdekjeje dhe plagosje te te pafajshmve duhej qe televizori te mos pushonte nate e dite duke bere reklama anti-ngarje-makine. Por televizionet tona - perfshire dhe TVSH-ne publike - e kane mendjen tek Big Brother.
Krijoni Kontakt