PRISHTINĖ - Nė Xhamitė e Kosovės besimtarėt muslimanė falėn Namazin e Kurban Bajramit, ndėrsa manifestimi qendror u mbajt nė Prishtinė.
Muftiu i Kosovės, Naim Tėrnava, nė mesazhin e tij ka thėnė se Kurban Bajrami pėrforcon ndjenjėn e humanitetit, tė solidaritetit dhe tė bamirėsisė.
Ai ka kėrkuar ruajtjen e "vlerave fetare e kombėtare" dhe punė pėr njė tė ardhme sa mė tė mirė tė Kosovės, nė mėnyrė qė "interesi i pėrgjithshėm i vendit tė jetė mbi interesat e ngushta personale".
Me rastin e festės sė Kurban Bajramit, Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu uroi besimtarėt myslimanė dhe Myftiun Tėrnava.
"Kjo festė simbolizon sakrificėn pėr tė mirėn, pėr paqen dhe lumturinė e tė gjithė njerėzve kudo nė botė, duke e rritur ndjenjėn e dhembshurisė dhe tė bamirėsisė pėr njerėzit qė kanė nevojė pėr ndihmė dhe solidaritet", tha presidenti kosovar.
Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi uroi besimtarėt myslimanė dhe Myftiun Tėrnava.
"Me rastin e festės sė Kurban Bajramit, ju uroj gėzuar Juve Shkėlqesi dhe gjithė besimtarėve myslimanė nė Republikėn e Kosovės. Kjo kremte kėtė vit koincidon me festėn e Flamurit dhe uroj qė tė dyja tė kalojnė nė frymė gėzimi, hareje e solidariteti", thuhet nė telegramin e urimit tė kryeparlamentarit.
Edhe nė mesazhin e kryeministrit tė vendit, Hashim Thaēi urohet qė festa e Kurban Bajramit tė jetė edhe njė rast pėr tė shpalosur edhe mė thellė ndjenjat e dashurisė, respektit, harmonisė dhe vullnetit tė mirė tė qytetarėve tanė.
Me rastin e Kurban Bajramit sot nė Kosovė ėshtė ditė pushimi nė Kosovė.
TIRANĖ- Besimtarėt myslimanė festojnė sot Kurban Bajramin. Festimi i kėsaj feste pėrbėn festėn e madhe tė mėshirės, tė faljes, mirėkuptimit, mirėsisė, vėllazėrimit dhe paqes. Kremtimi i kėsaj dite, siē ėshtė bėrė traditė, fillon nė orėt e para tė mėngjesit, kur mijėra besimtarė myslimanė falin namazin. Nė Tiranė falja po kryhet para xhamisė sė Et'hem Beut.
Presidenti i Republikės, Bamir Topi, uroi dje tė gjithė besimtarėt myslimanė shqiptarė me rastin e festės sė Kurban Bajramit. Nė mesazhin e urimit drejtuar Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė me rastin e festės sė Kurban Bajramit, thekson se "kjo ditė e shėnuar e kalendarit islamik frymėzon tek secili besimtar mysliman ndjenjėn e pėrulėsisė ndaj tė Plotfuqishmit, shprehjen e forcės sė besimit dhe tė shėrbesės sė lartė ndaj tij dhe ēlirimin e shpirtit dhe tė mendjes nga rėndesat e vėshtirėsive tė jetės sė pėrditshme dhe tė padrejtėsisė njerėzore".
Fjala "Kurban" e ka origjinėn nga fjala "kurbijjet" qė ka kuptimin afrim. Pra "Kurban" do tė thotė "t'i afrohesh diēkaje". Nė kuptimin fetar kjo do tė thotė ti afrohesh Allahut.
Kurbani ashtu siē ka disa rregulla dhe kushte themelore fetare ka edhe tradita. Pikė sė pari personi qė bėn kurbanin duhet tė jetė prezent nė therjen e kurbanit. Nė raste tė veēanta kjo mund tė bėhet edhe me autorizim. E arsyeshme ėshtė qė kurbani tė theret nga vetė personi, por duke qenė se kėtė nuk mund ta bėjnė dot tė gjithė, edhe ky veprim bėhet me autorizim.
Por mė e rėndėsishmja kėtu ėshtė shpėrndarja e mishit tė kurbanit. Kurbani ndahet nė tre pjesė. Njėra pjesė i shpėrndahet tė varfėrve, tjetra miqve, fqinjėve apo tė njohurve qė nuk kanė therur kurban. Kurse pjesa e tretė duhet tė mbesė patjetėr nė shtėpi dhe tė konsumohet nga pjesėtarėt e familjes.
Karakteristike e kėsaj dite janė dhe ėmbėlsirat dhe zbukurimet. Nė ēdo familje myslimane gatuhen gjėra tė ėmbla tė cilat duhet t'u serviren edhe miqve. Ndėrkohė, tė gjithė besimtarėt si dhe shtėpitė e tyre duhet tė stolisen sa mė mirė tė jetė e mundur. Besimtarėt flijojnė nė orėt e para tė mėngjesit qindra qengja dhe desh pėr tė evokuar ngjarjen e shenjtė, ku zė fill kjo festė, ndėr mė tė rėndėsishmet pėr fenė myslimane.
Nė kėte ditė njerėzit shkojnė pėr vizita tek tė afėrmit, fqinjėt, shokėt e miqtė dhe i urojnė bajramin njėri tjetrit si dhe shkėmbejnė dhurata tė vogla si ėmbėlsira e lule. Ata qė nuk flasin me njėri-tjetrin pajtohen, tė varfrit dhe fėmijėt lumturohen. /Balkanweb/
SHKUP - Besimtarėt e besimit islam tė sot festojnė festėn e Kurban Bajramit, festa e dytė mė e madhe myslimane menjėherė pas Fitėr Bajramit.
Me namazin e mėngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, nė tė cilin respektin ndaj Allahut, myslimanėt e shprehin me therrje tė kurbanit.
Kjo ka tė bėjė me sakrificėn qė bėhet nė emėr tė profetit Ibrahim. Kjo sakrificė ėshtė prerje e njė kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshė duhet tė jetė sė paku njė vit i vjetėr. Pas sakrificės sė kafshės, sipas Kuran-it, mishi duhet tė ndahet nė tri pjesė: Njė pjesė pėr tė varfrit, njė pjesė pėr tė afėrmit dhe fqinjėt dhe pjesa e fundit pėr familjen tėnde.Me kėtė festė kurorėzohet edhe haxhi, qė ėshtė kushti i pestė i islamit, i cili ėshtė dėshmi pėr solidaritet dhe mirėqenie.
Kryetari i Bashkėsisė Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi me rastin e festės sė Kurban Bajramit sot i dėrgoi urime qytetarėve tė besimit islam.
"Mė paraqet nder i veēantė qė me rastin e festės sė Kurban Bajramit, nė emėr tė Bashkėsisė Fetare Islame tė Republikės sė Maqedonisė dhe nė emrin tim personal, t'ua uroj kėtė festė islame, duke iu drejtuar me lutje Mėshirėplotit pėr ndihmė, mbarėsi, shėndet dhe lumturi. Festa e Kurban Bajramit ėshtė kremtim i kryerjes sė shtyllės sė pestė islame- haxhit qė njėherit ėshtė tubimi i myslimanėve nga tė gjitha anėt e botės nė vendet e shenjta nė mesin e tyre edhe hanxhinjė nga vendi ynė nė krye me Reis ul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi", thuhet nw urim. Kryetari i Bashkėsisė Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi i porosit besimtarėt qė t`i shfrytėzojnė ditėt e festės sė Kurban Bajramit qė t`i zbatojnė porositė e Krijuesit tonė, tė njihen mes veti e jo tė urrehen.
Liderėt mesazhe urimi pėr festat
Liderėt e partive politike kanė shprehur mesazhet e tyre pėrgėzuese me rastin e festės sė 28 Nėntorit, ditės sė flamurit kombėtar dhe festės fetare tė Kurban Bajramit. "Gjatė historisė sonė sa tė dhimbėshme aq edhe tė lavdishme, padyshim data e 28 Nėntorit 1912 ėshtė njė nga datat ku nė vehte ngėrthen pėrpjekjet e brezave tė tėrė jo vetėm pėr rruajtjen, por edhe pėr kultivimin e vlerave kombėtare, qė kulmoi me shpalljen e mėvetėsisė sė shtetit shqiptar nga ana e Ismail Qemalit nė Vlorė. Duke kujtuar tė gjithė, datėn e 28 Nėntorit, ne marrim kurajo, bėhemi mė kėmbėngulės, mė aktiv, nė pėrmirėsimin e pozitės sonė si komb.Sot, ne e kemi Shqipėrinė anėtare tė aleancės mė tė fuqishme -NATO dhe me hapa tė sigurtė Shqipėria hapėron drejt Unionit Evropian, ndėrsa Kosova ėshtė shtet i pavarur e sovran dhe i pranuar ndėrkombėtarisht. Ne si shqiptar nė Maqedoni jo vetėm qė kemi potencial kombėtar pėr kultivimin e vlerave tė mirėfillta kombėtare, por ne nuk do tė lejojmė qė kushdo qoftė, tė tentoje ti zbehė e aq ma tėpėr ti nėpėrkėmbė kėto vlera", theksohet nė mesazhin e liderit tė PDSH-sė, Menduh Thaēi, ku ndėr tė tjera theksohet se data e 28 Nėntorit na mėson mė sė miri se ja vlen tė qėndrojmė, ja vlenė tė luftojmė pėr tė drejtat tona kombėtare dhe padyshim se nė kėtė betejė, ne si shqiptar do tė jemi fitues.
Mesazhe urimi ka lėshuar edhe kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti, i cili nė telegramin e tij pėr festėn e Kurban Bajramit ka uruar tė gjithė besimtarėt mysliman.
"Me rastin e festės sė Kurban Bajrami shfrytėzoj rastin qė nė emrin tim personal dhe nė emėr tė anėtarėve tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) tė gjithė besimtarėve tė konfesioni islam t'ua uroj kėtė festė duke dėshiruar qė kjo festė tė kalojė nė shenjė tė solidaritetit ndaj njėri-tjetrit dhe nė shenjė tė harmonisė vėllazėrore", thuhet nė telegramin e kreut tė BDI-sė. Edhe partitė e tjera politike dhe krerėt shtetėror duke filluar nga presidenti Gjorgje Ivanov kanė uruar besimtarėt islam me rastin e Kurban Bajramit. (INA)
Krijoni Kontakt