Gjyshja e presidentit amerikan, Barack Obama ka mbërritur ne Arabinë Saudite për të kryer Haxhin.
E enjte, 26 Nëntor 2009 14:28

Lajmin e vizitës së veçantë të Sarah në Mekë e ka publikuar gazeta saudite "Okaz", e cila shton se ajo është shoqëruar nga një prej nipërve.

Sarah Onyango Obama është e ëma e babait te Barack-ut, e cila aktualisht jeton në një fshat të Kenias.Ditët e fundit ishte folur shume për te, pasi e shtyu pelegrinazhin për vitin tjetër, por mesa duket ka ndryshuar mendje. Omran, kushëri i kreut të Shtëpisë se Bardhë është ai qe do ta shoqërojë gjyshen në Mekë.

Ditët e fundit kanë mbërritur në Mekë rreth 2 milionë besimtare nga e gjithë bota për të kryer pelegrinazhin më të madh në vendin më të shenjtë për myslimanet e mbarë botës. /tch/