Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Martiret e rinj (periudha otomane,komuniste,etj)

    "Martire te rinj" ose "Neomartire" - Me kete emer quhen te gjithe shenjtoret qe dhane jeten e tyre per Krishtin ne periudhen Otomane, Komuniste, dhe me vone. Kjo teme u dedikohet pikerisht atyre dhe mund te sjellim shembuj nga jeta e ketyre shenjoreve .
    Eshte nje rast i mire per te sjelle dhe shembuj edhe nga martiret shqiptare sepse dhe toka jone i ka falur Krishtit martire te rinj ne keto periudha te errta te historise se saj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-11-2009 mė 14:45
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Shen Ahmedi i Kostandinopojes - 3 Maj 1682

    Ahmedi jetoi ne Kostandinopoje gjate viteve 1600 dhe ishte nje zyrtar i qeverise otomane para konvertimit te tij ne Krisht.
    Ai kishte nje sherbetore ruse te cilen e lejonte te shkonte Kishen Orthodhokse te Kostandinopojes. Ai vinte re se kjo vajze kishte hir dhe rrezatonte dashuri, sidomos ne ditet kur kthehej nga liturgjia, madje nje arome e mire dilte nga goja e saj sa here qe merrte kungaten dhe naforen.
    Ahmedi, i shtyre nga kurioziteti per te pare se cfare ndodhte ne liturgji, i kerkoi Patriarkut leje per te marre pjese ne nje liturgji dhe sigurisht qe kjo nuk ju mohua, madje ju dha dhe nje vend nderi per shkak te statusit qe gezonte ne qytet.
    Gjate liturgjise, ai sheh ne nje vizion se kur Patriarku bekonte ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt, drita shperndahej mbi kokat e besimtareve por atij nuk i afrohej. I mahnitur nga kjo, Ahmedi kerkoi te pagezohej.
    Pas pagezimit ai jetoi nje jete te krishtere ne menyre sekrete.Nuk dihet shume per te gjate kesaj periudhe por mendohet se ai u dashurua me sherbetoren e tij te krishtere dhe gjithashtu u lidh me te krishteret e qytetit qe e drejtuan me shume drejt Krishtit.
    Me pas, gjate nje diskutimi publik rreth asaj se cili besim ishte me i mire: Islami apo Krishterimi, Ahmedit ju kerkua opinion nga disa zyrtare.
    Ahmedi mbrojti besimin e krishtere duke shkaktuar habine e zyrtareve aty. Ata e pyeten nese ai ishte i krishtere dhe ai u pergjigj paqesisht dhe me buzeqeshje: ” Po, jam i krishtere!". Ai u me pas ju dorezua autoriteteve dhe i duroi torturat qe ju bene duke dhene jeten per Krishtin ne 3 Maj 1682.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-11-2009 mė 14:02
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Shen Vladimiri i Moskes

    Vladimiri u lind ne nje familje klerikesh ne Tambov ne vitin1848. Emri i tij i pare ishte Vasil. Ai ndoqi seminarin teologjik te Tambovit dhe me pas ate te Kievit. Ai u dorezua presviter ne Koslov. Ne vitin 1886 i vdes gruaja dhe i biri dhe ai vishet murg duke marre emrin Vladimir dhe caktohet igumen i manastirit te Trinise se Shenjte.

    Ne 1888, Vladimiri dergohet te ndihmoje metropolitin e Shen Peterburgut dhe aty dorezohet Peshkop. Me pas ai caktohet per te predikuar ne Samara dhe Gjeorgji dhe ne vitin 1898 kthehet ne Moske ku dorezohet Mitropolit i Moskes. Gjate ngjarjeve te vitit 1905 ai shkruan nje thirrje qe u adresohet te gjithe qytetareve te Moskes ”Cfare te bejme ne keto dite te trazuara?” duke urdheruar qe ajo te lexohet ne cdo kishe te Moskes. Ne kete thirrje flitet per qellimet krimininale dhe anti-te krishtera te atyre njerezve qe perpiluan ”Protokollet e pleqve te Sionit” Kjo pati nje efekt te jashtezakonshem ne te gjithe qytetaret e Moskes. Me pas mitropoliti Vladimir e lexoi vete deklaraten e tij ne Kishen katedrale te Kremlinit. Ai i lidhi autoret e ”Protokolleve” me veprimet e ”Revolucionareve” te Rusise duke ju adresuar situates ne trazuar Rusi nga pikepamja fetare dhe jo politike. Ai u berri thirrje orthodhokseve qe te mos i dorezohen AntiKrishtit!

    Ne 1912 Vladimir zgjidhet metropolit i Shen Peterburgut. Por pasi ai kritikoi Grigori Rasputinin dhe si pasoje dergohet ne Kiev. Pak muaj pas revolucionit te tetorit, metropoliti Vladimir arrestohet nga pese ushtare te ”ushtrise se kuqe” dhe ekzekutohet menjehere para syve te murgjerve ne 7 Shkurt 1918. Ai u kanonizua si shenjtor ne 4 Tetor 1998 nga Kisha Orthodhokse Ruse. Festa e tij eshte 25-Janar ose 7-Shkurt (me kalendarin e vjeter). Ai eshte martiri i pare i vrare nga komunistet per besimin ne Krisht.

    Martirizmi i shenjtorit:



    Fotografi e shenjtorit:
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 28-11-2009 mė 04:37
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    SHĖN NIKODHIMI, SHENJTI "I HARRUAR" I BERATIT

    HISTORIA

    Jo tė gjithė qytetarėt e dinė se Berati ka njė shenjtė me emrin Shėn Nikodhimi
    Deshmori i shenjtė i Krishtit Nikodhimi ishte nga Vithkuqi i Korēės. Ai kishte ardhur nė moshė tė re nė qytetin e Beratit dhe kishte ushtruar nė kėtė qytet mjeshtėrinė e rrobaqepėsit. Nikodhimi ishte martuar tri herė dhe tė trija gratė i kishin vdekur njėra pas tjetrės. Pas kėtyre fatkeqėsive ai po mendonte tė merrte gruan e katėrt, por feja orthodhokse nuk e lejonte dhe nuk e kurorėzonte gruan e katėrt. Nė kėto kushte Nikodhimi i ngacmuar nga i ligu, i cili kėrkonte humbjen e njeriut, bėri njė gjė tė frikshme. Njė pėrfaqėsues i shtetit turk kishte marre si shėrbėtore njė vajzė tė krishtere shumė tė bukur. Pėr t’u marrė vesh me aganė turk, Nikodhimi i dėrgoi mblesė nga ana e tij qė t’ia jepte vajzėn shėrbėtore dhe tė kryenin martesėn civile. Turku me qėllim qė t’u trasmentonte tė krishtereve fenė e tij edhe pse donte ta mbante pėr vete skllaven, vendosi t’ia japė, vetem me kusht qė Nikodhimi tė mohonte besimin e tij tė krishterė. Nikodhimi i dehur nga dashuria trupore nuk e quajti aspak pengesė njė gjė tė tillė dhe e pranoi ftesėn e turkut duke bėrė pohimin e turpshėm me tė cilin pėrbuzi perėndinė dhe shpirtin. Nė kėtė mėnyrė ai ra viktimė e pasionit tė ulėt tė epshit duke i thirrur gjindjes (popullit) me zė tė lartė “Jam Agarinos dhe s’jam mė i krishter…”. Nė njė nga ditėt duke ardhur nė vehte Nikodhimi mendohet me hidhėrim tė madh pėr atė qė kishte bėrė … Psherėtin dhe vajton me dhimbje pėr humbjen e shpirtit tė tij duke thėnė: “Si e pranova errėsirėn dhe u ndava nga drita , apo demonėt do mė shtyjnė nė zjarrin e pashuar tė ferrit?”. Kėtė vajtonte Nikodhimi duke nxjerrė lot tė nxehtė nga sytė. Nė kėto kushte tė pendesės ai dėrgon djalin e vet nė malin e shenjtė dhe kur mori vesh qė ai veshi formėn (uniformėn) e shenjtė u gėzua pa masė. Pas kėsaj ai mblodhi pasjen e tundshme dhe tė patundshme, iu ndau disa tė holla tė vobektėve pėr shpetimin e shpirtit tė tij dhe shkoi nė Malin e Shenjtė.

    Sakrificat nė Malin e Shenjtė ATHOS

    Nė Malin e Shenjtė Nikodhimi gjeti njė Nun (at shpirtėror) dhe pasi i tregoi atij mėkatet qė kishte bėrė, plaku besėmirė e mori dhe e kėshilloi duke i thėnė se ēdo mėkat do tė shlyhet kėtu me kusht qė besėn, mendimin dhe shpirtin t’ia japė Zotit Jezus Krisht. Pastaj Nikodhimi u bashkua me asketėt e Shėn Anės duke veshur formėn e shenjtė dhe e dorėzoi veten te shpirtėrori at Filotheu, i cili i mėsoi rregullat, kanonet dhe tė gjitha ushtrimet e jetės askete, tė cilat ai i pėrmbushi pa hezitim dhe menjėherė filloi tė agjerojė, duke vringėlluar (ndenjur pa gjumė), duke u falur, duke lexuar dhe shkruar etj. Duke parė Nikodhimin qė hante pak bukė, pinte pak uje, duke skllavėruar trupin duke skllavėruar ēdo gjymtyrė tė tij. Bashkėluftuesit e tij asketė dhe fqinjėt e tij ēuditeshin dhe e admironin duke parė durimin e Nikodhimit, nė mundimet e trupit tė tij. Nė Malin e Shenjtė Athos, Nikodhimi ndėnji tre vjet. Zoti shikonte krijesat e Tij, pendimin e sigurt, lodhjet, vuajtjet e trupit tė tij pėr nė parajsė duke u gjunjėzuar te virgjėresha hyjlindėse e para Birit tė saj, pėr tė forcuar, fuqizuar martirizimin, pėr tė imituar pėsimet e Tij, duke derdhur gjakun e Tij jetėdhėnės nė kryqin pėr shpėtimin e tij, racėn njerėzore etj. Pasi me emrin e Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė piu potirin (gotėn) qė ishte mė e fortė se uthulla, Zoti do t’i sillte gėzim dhe ėmbėlsi jetėdhėnse Nikodhimit.Nikodhimi pasi vajti tek nuni i tij me bekimin e etėrve tė shenjtė, u nis nga Mali i Shenjtė dhe mbas disa ditėsh arriti nė Berat.

    Jeta e Nikodhimit pas kthimit nė Berat

    Sipas dorėshkrimeve mendohet qė Nikodhimi tė jetė kthyer nė Berat nė vitin 1714 (por mund tė jetė edhe viti 1709, ose viti 1722). Pasi u kthye nė Berat, Nikodhimi shkoi nė dyqanin ku mė parė kishte ushtruar mjeshtėrinė e rrobaqepėsit. Disa turq kur e panė Nikodhimin me rroba murgu, u habitėn dhe bisedonin mes tyre duke thėnė: “Nuk ėshtė ky ai qė mohoi Krishtin, po ky ka prapė mendimet e Krishtit …” Shenjtori Nikodhim iu pėrgjigj kureshtarėve: “Unė jam dhe jo tjetėr, unė qė u gėnjeva prej jush, por tani qoftė larg qė tė mohoj Krishtin, bashkė me Krishtin do tė rroj dhe pėr atė do tė vdes”. Ata kur degjuan kėto fjalė tė guximshme nga shenjti, shkuan te guvernatori.

    Martirizimi

    Martirizimi ėshtė pjesa e vuajtjeve tė shenjtit. E hedhin nga pallati poshtė kalasė, por ai bije nė kėmbė dhe u ngjit serish nė kala pėr t’iu paraqitur guvernatorit. E rrahin, e heqin zvarrė duke e kapur prej flokėsh dhe gjymtyrėsh, e rrihnin me shkopinj, e godisnin me gurė etj, sa qė, prej trupit tė tij rridhnin rrėke gjaku. Por dėshmori i shenjtė i duronte plagėt me trimėri dhe falej me veten e tij. Sipas gojėdhėnave atė ditė kur po mundohej dėshmori i shenjtė Nikodhim, nė Berat kishin ardhur pleqėsitė e fshatrave Sinjė, Paftal dhe Sadovicė pėr tė mohuar krishtėrimin, por kur panė deshmorin e shenjtė Nikodhim qė duronte me trimėri mundimet dhe me zė tė lartė lavdėronte emrin e Krishtit u kthyen nė fshatrat e tyre pa plotėsur qėllimin pėr tė cilin kishin ardhur dhe kėshtu kėto fshatra tė Shpiragut ruajtėn si besim tė tyre krishtėrimin. Pasi provuan torturat mė tė egra ndaj dėshmorit tė shenjtė Nikodhim, pėr tri ditė rresht, duke vazhduar edhe pėr dy ditė tė tjera dhe ku u bindėn se ai ishte bėrė i krishter, njėsh me Zotin dhe Perėndi Jezu Krishtin, torturuesit nė 10 korrik 1714 i prenė kryet me shpatė. Sipas gojėdhėnave, guvernatori i befasuar nga qėndresa e shenjtė Nikodhimit pas torturave qė atij iu bėnė, mendoi qė ta falte, por iu druajt pjesės fanatike dhe rrezikut qė pėrbėnte njė veprim i tillė pėr tė tjerėt, ndaj dha urdhėr qė ta ekzekutonin me prerje koke. Mė pas guvernatorit iu dha njė shumė tė hollash pėr tė marrė lipsanin (trupin e vdekur) tė deshmorit tė shenjtė Nikodhim dhe me himne dhe psalma e varrosin nė njė arkė nė kishėn e Zonjės Shėn Mėri tė lagjes “Mangalem”, si thesar shumė i ēmueshėm i besnikėve. Nė kishėn e Shėn Mėrisė trupi i deshmorit shenjtor Shėn Nikodhim qendroi deri nė periudhėn e lufes Italo-Greke.Nė kėtė periudhė rruga qė tė ēonte pėr te kisha e Shėn Mėrisė ishte e ngushtė aq sa mund tė kalonte vetėm njė mushkė e ngarkuar, ndaj pėr arsye ushtarake kjo rrugė u zgjerua sa qė aty mė pas kalonin autokolonat ushtarake dhe kisha u kthye nė njė kishėz aq sa ėshtė edhe sot. Lipsani i deshmorit tė shenjtė Nikodhim u shpėrbė dhe eshtrat e trupit tė tij u morėn nga njerėzit, tė cilėt i vinin nė gji pėr t’u sjellė fat, ndersa koka e tij u muar dhe u vendos nė Kishėn e Shėn Mėhillit. Nė kėtė kishė koka e Shėn Nikodhimit qėndroi deri nė vitin 1967, kohė kur u prishėn kishat nė tė gjithė vendin.

    KUSH E MORI DHE KU U FSHEH KOKA E SHĖN NIKODHIMIT

    Sipas traditės kishtare njėherė nė njė apo dy vjet bėheshin zgjedhjet e pitropėve (kujdestarėve tė kishės), tė cilėt jepnin dhe merrnin nė dorezim ēdo material kishtar. Midis materialeve tė tjera kokėn e Shenjtė tė Nikodhimit nė vitin 1967 e mori psalsi Lili Koēi, i cili e fshehu nė murin e shtėpisė. I biri i Lili Koēit, Llazari, qė kujdesej pas vdekjes sė tė atit pėr kokėn e Shen Nikodhimit, e nxori atė pėr litani
    (Litani: ceremoni kishtare orthodhokse, nje lloj procesioni) nga muri ku ishte fshehur nė ditėn e Shėn Nikodhimit mė 10 korrik tė vitit 1991 dhe aktualisht, kjo kokė ndodhet nė shtėpinė e Llazar Koēit, i cili banon nė lagjen “30-vjetori”. Nė ēdo 10 korrik, ditėn e faljes sė Shėn Nikodhimit, koka dėrgohet nė kishėn e Shėn Mėhillit dhė mė pas ajo prapė meret po nga ruajtėsi i saj pėr periudhen kohore 1967-1991, Llazar Koēi. Pas 101 vjetėsh nga dita e vdekjes sė Shėn Nikodhimit, nė vitin 1815, u bė nga zejtaria e kuinxhinjėve beratas kutia e argjendtė me peshė 755g dhe qė nga ky vit koka e dėshmorit Shėn Nikodhimit tė Beratit ka qenė e ruajtur nė kėtė kuti tė argjendtė. Pėrpara kokės sė shenjtit Nikodhim janė pėrulur dhe falur Primati Botėror Bartholomeu, Kryepiskopi i Shqipėrisė si dhe kryetari i keshillave botėrorė tė kishave Dr.Prof.Anastasi. Gjithashtu pranė kokės sė Shėn Nikodhimit, sipas pėrfaqėsuesėve tė mitropolisė vijnė pėr t’u falur edhe dhjetėra besimtarė ortodoksė nga vendet fqinjė. Dhespoti i Beratit Ignati e fal kėtė ditė nė ēdo 10 korrik. Nė kėtė ditė besimtarėt falen para kokes sė shenjtorit Nikodhim duke u pėrulur para saj dhe duke e puthur atė


    Nga Abedin KAJA dhe Jorgji BENDI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 28-11-2009 mė 09:43
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •