Muslimanët e hershëm të Amerikës


Duke hulumtuar kronikat historike, ekspozita në Karolinën e Veriut është duke gjurmuar trashëgiminë e muslimanëve të hershëm dhe ndihmën e tyre në ndërtimin e Amerikës

E mërkurë, 25 Nëntor 2009 14:26

"Është mahnitëse"- kështu i tha J. Elbëni, mësues në shkollën muslimane Al-Iman në Ralef, gazetës News Observer të hënën.

Për të parë ndihmën që kanë dhënë muslimanët e hershëm në ndërtimin e vendit, Elbëni shoqëronte studentët e klasës së gjashtë dhe të shtatë në ekspozitën "Muslimanët në Amerikë" që mbahej në xhaminë e Universitetit Sho,

Kjo ndodhi paraqet portrete, letra dhe gurë varrezash që tregojnë se muslimanët kanë mbërritur në Amerikë para Kristofor Kolombos në vitin 1492.

Kjo ngjarje na tregon gjithashtu se muslimanët kishin marrë pjesë në të gjitha luftërat e SHBA-së duke filluar nga lufta për pavarësi në vitin 1775-1783.

Të dhënat dëshmojnë se në Luftën e Parë Botërore kishin marrë pjesë 584 ushtarë me mbiemrin Muhamed.

"Ne jemi pjesë e shoqërisë amerikane"- u shpreh Amir Muhamed, udhëheqës i ekspozitës.

Kërkimet rreth prejardhjes së familjes së tij në shtetin e Gjorgjias kishin shpënë në hapjen e kësaj ekspozite.

Ai kishte zbuluar se shumë muslimanë të Afrikës perëndimore ishin sjellë si skllevër para zbulimit të Amerikës.

Islami në Amerikë nuk ka filluar me organizatën fetare Nation of Islam (Kombi islam) e as me valën e imigrantëve në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar.

Megjithëse nuk ka shifra zyrtare, SHBA-ja besohet se strehon rreth shtatë milion muslimanë