E paska thene nje pjese te vertetes. Eshte e vertete se do isha "me" i sinqert sikur te kisha nje maske. Ndoshta jo sot, por sikur te kisha patur masken si femij, sigurisht do kisha qene me i sinqerte ne disa raste (maska vetem s'do kishte mjaftuar, do me duhej edhe nje trup tjeter, nje ze tjeter..).
Por poashtu e vertete eshte se edhe sikur te kisha masken nuk do isha teresisht ne cdo rast, ndaj cdokujt i sinqerte. Sepse mossinqeriteti nuk bazon cdo here ne friken nga zbulimi i identitetit, apo nga presioni social. Por bazon edhe ne ndjenja. Nganjehere jam jo i sinqerte per te mos lenduar njerez. "Maska" ne keso raste s'do m'ndihmonte.
*
Krijoni Kontakt