
Postuar mė parė nga
guri79
E gjeta ket artikull qe ehste shume interesant:
Krimet e Shikut: Nazim Bllaca eshte vetem maja e Aisbergut
Nga Sadik Krasniqi
Deshmia e Nazim Bllaces ka tronditur gjithe opinionin kosovar. E ka tronditur, sepse per here te pare drejtohet gishti drejt atyre qe kane ber vrasje, terrorizim, rrahje e shantazhe, plaēkitje masive te pasurise publike, perdhunime, organizim trazirash duke rrezikuar seriozisht sigurine dhe integritetin territorial te vendit
Ata qe e njohin gjendjen ne Kosove keto gjera i kane ditur por kane heshtur. Ketu nuk mund te akuzojme organet (drejtesine dhe policine, sepse ato kontrollohen gjithandej nga keqberesit), por nuk mund te shpjegohet se si kane heshtur diplomatet e huaj aty, se si kane heshtur OJQ-te, e sidomos mediat, per te cilat eshte investuar shume nga bashkesia nderkombetare ?
Siē po shihet kjo ka ndodhur per shkak te frikesimeve dhe kercenimeve shume konkrete qe ka ushtruar SHIK-u kunder ēdonjerit qe i ka dale ne udhe.
Ja pse aferes se Shikut duhet ti shkohet deri ne fund.
Krimet e SHIK-ut nuk datojne nga ēlirimi i Kosoves e ketej.
Udheheqja e SHIK-ut, Kadri Veseli, Azem Syla, Ilmi Reēica, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Fatmir Xhelili jane pergjegjesit e drejtperdrejte te vrasjes se Ahmet Krasniqit. Kjo vrasje e njeriut qe paraprakisht iu moren te hollat dhe pastaj u eliminua, nuk eshte bere pa dijen dhe urdherin e Hashim Thaēit. Te gjithe ata qe I dine rrethanat ne Kosove e dijne se asnje vrasje nuk eshte bere pa pjesemarrjen ideore te Hashim Thaēit.
Dy ore para se te vritej Ahmet Krasniqi, anetari i drejtorise Politike te UĒK-se, Bardhyl Mahmuti, atehere zedhenes I Hashim Thaēit, e I cili tashme eshte akomoduar ne Maqedoni, deklaroi para 500 shqiptareve ne Suedi se ne do ta vrasim Ahmet Krasniqin.
Vrasje tjeter po aq mizore eshte edhe vrasja e Behadin Hallaēit, i burgosur politik, i vrare pabesisht nga te njejtit kriminele dhe nga motive te pastra politike me 11 qershor 1999, ne prag te ēlirimit te Kosoves. Ai u vra, sepse iu kundervu Hashim Thaēit. Sipas deshmitareve Behadinin e ka vrare prapa shpine vete Azem Syla.
Behadin Hallaēi ishte luftetar, ai nuk ishte udbash dhe ishte nder shtyllat e UēK-sė. Ishte njeriu me i ditur e me i shkolluar ne radhet e saj.
E te njejtes natyre eshte edhe vrasja tinezare e Ekrem Rexhes, komandant Drinit. Edhe kjo ishte nje vrasje e kulluar politike, e bere pa asnje dileme me insistimin e Hashim Thaēit. Sepse ky enveristo-komunist nuk mund te duroje njerez qe nuk i nenshtrohen injorances se tij.
Komandant Drini u vra ne momentin kur mendonte te angazhohet politikisht. Dhe ky angazhim do ta izolonte politikisht klanin e Thaēit. Dalja per nevoja elektroale e Thaēit para mediave me vellain e komandant Drinit dhe sidomos fjalet e tij se paskesh qene mik i vjeter i Ekrem Rexhes, jane kthimi i kriminelit ne vendin e krimit.
Nga keso motivesh apo te tjera gjithashtu te uleta jane vrare nga i njejti grup kriminal perplot shqiptare me profesione dhe bindje te ndryshme: Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Uke Bytyqi, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Bardhyl Ajeti, policet Tolaj e Hadergjonaj dhe plot te tjere.
Udbashet qe u vrane, Klokoqi dhe Brosha, eshte e vertete se kane bere shume gjera te renda, por e keqja eshte se ata nuk jane vrare per aktet e tyre antikombetare, por per ta fshehur aktivitetin antikombetar te disa personave qe edhe sot jane personalitete te rendesishem te Shikut, te PDK-se dhe te ndonje partie tjeter.
Ne keto vrasje nje rol te rendesishem ka luajtur edhe mediat e kontrolluara nga SHIKu, Kosovapress, Epoka e Re, Infopress, Ekspress., etj.
Per shembull pak kohe para vrasjes se komandant Drinit, shefi I Kosova press, Skender Krasniqi, njeherit kuader me peshe i SHIKut, botoi nje artikull denigrues kunder ketij personaliteti madhor
, disa kohe me vone te dera e shtepise e priten dhe e ekzekutuan eskadronet e vdekjes.
Poashtu, me urdherin e Muhamet Mavrajt, gjithashtu funksionar i larte i SHIK-ut, dhe kryeredaktor i fletushkes Epoka e re,u rrah per vdekje Salih Kabashi, kryeredaktor I revistes se njohur Republika
Ne ndergjegjen e Mavrajt ka edhe ekzekutim krejt konkrete, te cilat edhe nje hetim krejt I percipet do tI nxjerrte ne siperfaqe.
Po keshtu ka ndodhur edhe me kryeredaktor te mediave te « pavarura », per shembull Berat Buzhala eshte njeri ne duar te Shikut, mjafton nje lexin siperfaqesor i shkrimeve te kesaj gazete per rastin Bllaca per ta kuptuar se Buzhala luan rolin e bishtit te dhelpres qe perpiqet tI zhduke gjurmet krejt te qarta te mecenve te tij kriminele
Sylejman Shaqiri, kryeradaktori I RTK-sė, gjithashtu eshte ne sherbim te plote te Shikut.
SHIK, prej vitesh kontrollon ndermarrjet kryesore publike: KEK-un, pastaj PTK-nė, prej ku, krahas vjedhjeve kolosale, me vite agjentet e Thaēit pergjojne telefonat e te gjithe kundershtareve te tij, madje edhe atyre brenda PDK-sė, dhe i perdorin per pasurimin e dosjeve dhe shantazhimin sa ma efikas te qytetareve. Ne aeroport veprojne ekipe te tera te SHIK-ut, te cilet plaēkisin te ardhurat e madje edhe perdhunojne vajzat e punesuara aty
Pa folur per SHPK, policine, te cilen e udheheq prej vitesh Sheremet Ahmeti, familjar krejt i afert i Thaēit
Policia eshte histori me vete. Ajo eshte e ndare ne fraksione partiake. Te marresh grada ne policine e Kosoves, nuk do te thote te jesh profesionist, I ndershem e I perkushtuar, por te kesh lidhje te forta me Shikun, te jesh sherbetor I tij.
Pas gjoja shperberjes se Shikut, kreret e tij jane akomoduar ne kryeministri dhe neper Ministri te ndryshme dhe vazhdojne veprimtarine e tyre kriminale nen ombrellen e Qeverise. Merre me mend, organizatori I vrasjes se Ahmet Krasniqit, krimineli Ilmi Reēica, eshte njeriu kryesor ne Keshillin e Sigurise Kombetare!
Ky eshte shkaku pse AKI, edhe 2 vjet pas shpalljes se pavaresise, i ka vetem 3 anetare sepse Hashim Thaēi dhe njerezit si ai nuk duan institucione shteterore, por sherbime personale, qe I eliminojne kundershtaret e tij, qe I disiplinojne mediat, qe plaēkitin ndermarrjet publike, qe I vjedhin votat, qe I terrorizojne qytetaret.
Nje burim I jashtezakonshem per financimin e Shikut dhe klanit te Thaēit, qe nuk ia di skajin pasurise, jane Doganat e Kosoves, prej ku marrin shuma marramendese te te hollave per aktivitetin e tyre antikosove.
Te flasesh per kete organizate terroriste e kriminale pa permendur koken e saj, Hashim Thaēin, eshte e paimagjinueshme. Thaēi e Shiku jane nje koke dhe nje trup.
Se Hashim Thaēi eshte njeri I semure e I rrezikshem e tregon edhe sjellja ndaj prijesit legjendar te Kosoves Dr.Ibrahim Rugoves. Ne bisedimet qe organizonte bashkesia nderkombetaret me njerezit ma te rendesishem te Kosoves, ka ndodhur shumehere qe Thaēi duke qene I ulur prane Presidentit Rugova, tia shkel atij kemben nen tavoline deri sa ia ka gjakosur. Kjo ka ndodhur madje edhe ne momentet kur Ibrahim Rugova ishte I semure per vdekje.
Por nder aktet me te renda te Thaēit dhe organizates se tij terroriste eshte padyshim roli qe ai dhe banda e tij kane luajtur ne ngjarjet e marsit te vitit 2004, kur u kall krejt Kosova.
Fillim e mbarim keto ngjarje jane bere nen orkestrimin e Hashim Thaēit, I cili ate kohe iku ne Amerike, per te spastruar veten dhe ia la dores se tij te djathte, Azem Sylės qe me rrjetin e tij agjenturor tia fus flaken tere Kosoves.
Keto ngjarje qe e kane varrosur Kosoven dhe kane pergatitur terrenin per copetimin e saj u organizuan per qellimin e vetem qe ky klan I rrezikshem ta marre pushtetin ne Kosove.
Shiku kontrollon Bankat ne Kosove, edhe ato private, agjencite e sigurimeve, ku Thaēi ka vendosur vellain e vete ne bordin kolektiv te ketyre agjencive dhe prej ku vjel sigurimet si bahqen e babait. Ne kete rast vlen te permendet plaēkitja qe ju behet mergimtareve ne kufi, kur secili detyrohet te paguaj sigurim per veturen e ti, edhe pse ēdonjeri prej tyre ka kartele sigurimi te shteteve perendimore valide kudo ne bote, por jo edhe ne ēiflikun e Hashim Thaēit.
Ato te holla nuk regjistrohen askund
dhe vetevetiu perfundojne ne xhepat e mafias thaēiste.
Pjesa kryesore e privatizimeve eshte bere dhe behet permes SHIK-ut, ku ai merr pjesen e vet.
Per shembull pasurite kryesore te Ferizajit jane ne dore te Ilmi Reēices, vellai I te cilit eshte baroni I droges ne Evropen qendrore; me mijera hektare toke ne rrethin e Pejes jane te Xhavit Halitit dhe tė Adem Grabovcit, Me mijera hektare toke ne rrethin e Prishtines dhe Drenices janė te Azem Syles, Sami Lushtakut apo te njerezve te tyre.
I ngjashem eshte edhe Murrem Mustafa, Rremi, nenkryetar i PDK-sė, I cili me vite e ka plaēkitur biznesin prishtinas, pastaj PTK deri te ardhja e vellait te Fatmir Limajt aty, ndersa tash po i vjel doganat si hardhine e gjyshes.
E tere udheheqja e PDK-se pra, eshte kupola e krimit te organizuar ne Kosove.
Shiku kontrollon te gjitha hotelet dhe motelet e Kosoves, ku shume prej tyre jane te pajisur me kamera per incizimin e dhomave dhe sidomos te personave qe qendrojne ne to.
Qendrimi prej servili i Fatmir Sejdiut i ka rrenjet te shantazhi, sepse Shiku ka dosje per te dhe sidomos per te birin e tij qe punon ne PTK.
Largimi e Veton Surroit nga politika i ka rrenjte te aktivitetet kriminale te Shikut, te dosjet dhe sidomos te vjedhja e votave.
Ne te gjitha zgjedhjet e pasluftes, Shiku ka qene faktori kryesor i vjedhjes se votave.
Ka plot politikane te Kosoves, te cilet shantazhohen sistematikisht nga Shiku, dhe ata, perfshi ketu sidomos Behxhet Pacollin, jane disiplinuar permes dosjeve dhe veprimtarive te tjera percjellese te kesaj organizate terroriste.
Me nje fjale storia e pergjakshme e SHIK-ut dhe krereve te tij eshte e gjate. Mjerisht organet e Kosoves nuk mund tI qerojne hesapet me te.
I takon Ambasades amerikane ne Prishtine qe te jete me e vendosur qe ta ēliroj per se dyti Kosoven, kesaj radhe nga ata qe nuk kane zgjedhur dhe nuk po zgjedhin mjete per ta sunduar, plaēkitur e perdhunuar shtetin me te rinj te botes.
Pa angazhimin e drejtperdrejte te ambasades amerikane, nuk do te mund te behet asgje, sepse Euleksi po shihet se ka prirje politike, ai ka nevoje per politikane te zhytur ne krime, sepse keshtu do te mund te qendroje sa me gjate ne Kosove dhe ta beje perspektiven e saj si shtet I pavarur sa me te dyshimte.
Siē dihet edhe partite e tjera I kane sherbimet e tyre secrete, por gjithsesi shiku i Thaēit ua kalon te gjitheve. Kjo organizate terroriste eshte kudo ne Kosove, eshte vete shteti e pushteti.
Krijoni Kontakt