(Foto: Tringa Ramadani)
Njė ofertė e pazakonshme? ... 45'000 ...
Pasi e ka publikuar gatishmėrinė pėr tė shitur veshkėn e tij, Hajriz Zeqiri nga Ferizaj pretendon se ka pasur njė tjetėr ofertė.
Ai thotė se Adem Salihaj i ka ofruar 45 mijė euro. Jo pėr veshkė, por pėr tė thėnė se dikush e ka paguar qė ta vrasė atė. Pėr ofertėn e deputetit tė LDD-sė, Hajrizi thotė se ka dhėnė deklaratė nė polici. Vetė Adem Salihaj kėto deklarime i quan shpifje qė nuk ia vlen tė merret me to.
Nga Jeton Musliu mė 09.12.2009 nė ora 8:18
Nazim Bllaca ndodhet nė arrest shtėpiak. Por tregimi i tij ka lėnė shumė pluhur prapa. Pėr mė tepėr, tash edhe persona tė tjerė pretendojnė se kanė pasur oferta, qė nė shkėmbim tė njė shumė tė caktuar parash, tė deklarojnė se kanė pasur urdhra tė kryejnė atentate.
Hajriz Zeqiri nga fshati Pojatė i Ferizajt, ėshtė personi i dytė qė ka njė rrėfim tė tillė. Ai pretendon se Adem Salihaj, nė muajt e parė tė vitit tė kaluar, i ka ofruar 45 mijė euro vetėm tė japė njė deklaratė me shkrim se dikush i ka ofruar para pėr ta vrarė.
Por kėtė e mohon Adem Salihaj, deputet i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, nė Kuvendin e Kosovės. Ai thotė se me deklarata tė kėtij niveli nuk dėshiron tė merret.
Megjithėkėtė, Hajrizi rrėfen nė detaje pėr Express, tėrė ngjarjen e cila ka nisur nė muajt e parė tė vitit 2008, pėr tė pėrfunduar para disa ditėsh, si deklaratė nė stacionin e policisė nė Ferizaj. Tregimi i Hajrizit nis disa javė pasi i njėjti ka shpallur se ėshtė i gatshėm tė shesė njė veshkė, pėr shkak tė kushteve tė rėnda ekonomike. Disa ditė pas kėsaj, i njėjti takohet me Adem Salihajn nė rrugėn Vėllezėrit Gėrvalla nė Ferizaj, afėr selive tė partive politike nė kėtė qytet.
Mė tha se e ka lexuar shtypin dhe i ka parė problemet e mia financiare. Mė tha nėse kisha mundėsi tė bisedojmė seriozisht vetėm ne tė dy. Nėse je kėmbėngulės, atėherė do tė bisedojmė, tregon Hajrizi pėr Express.
Ai rrėfen se Salihaj e ka pyetur se pėr sa para ka nevojė. I thashė pėr 30 mijė euro. Bisedėn e kemi bėrė aty nė rrugė. Mė tha se nėse jam kėmbėngulės, mund tė mė ndihmojė me njė shumė parash prej 45 mijė eurosh, thotė 47-vjeēari i papunė.
Pasi tregon se e ka pyetur se pėr ēfarė ėshtė fjala, Hajrizi thotė se Salihaj i ka thėnė se krejt ēfarė duhet tė bėjė, ėshtė tė japėsh njė deklaratė mė shkrim dhe nėnshkrim dhe ti thuash disa fjalė nė njė CD. Unė ti jap ato para (45 mijė euro) nė qoftė se thua se mua (Hajriz Zeqiri) mė ka paguar dikush qė ta vras Adem Salihajn, citon Hajrizi fjalėt e deputetit tė LDD-sė dhe ish-kryetarit tė Ferizajt.
Unė i thashė se nuk mund ta bėj kėtė, sepse e dėmtoj veten dhe ta fus dikė nė burg nuk mundem. Nuk ka qenė askush nė atė moment me ne. Salihaj ka qenė edhe me njė person tjetėr, por ai shkoi dhe u ul nė kafiteri aty afėr dhe ka pritur, rrėfen Hajrizi, deklaratė qė thotė e ka dhėnė edhe para Policisė sė EULEX-it dhe asaj tė Kosovės nė Ferizaj.
Salihaj mė tha se nė qoftė se e pranon ofertėn, mė kėrko nė zyrė dhe ata tė tregojnė se ku jam, kujton personi, i cili ende pret qė dikush tia blejė veshkėn.
Unė nuk shkova menjėherė ta paraqes rastin nė polici. Nuk kisha besim nė policinė tonė. Pas njė kohe, e takova njė polic gjerman tė EULEX-it nė kafiterinė Syri. Ai kish qenė me njė polic tjetėr duke ngrėnė picė. Pasi pėrfunduan, e ndalova. I tregova rastin dhe i thashė se dua ta paraqes te ju, tregon Hajrizi, tė cilit emri i zyrtarit tė misionit evropian nuk i kujtohet mirė, por mendon se quhet Frank.
Meqė e di gjermanishten, kam biseduar me tė. Polici mė pyeti nėse e di unė qė ai qė merr para, dėnohet. I thashė se e di. Ai mė tha tė shkoj tė lajmėroj rastin te Policia e Kosovės. I thash se nuk mund ta bėj kėtė, sepse Adem Salihaj ka tė njohur dhe mund ta zhdukė rastin, kujton Hajrizi, duke sqaruar se polici i EULEX-it i kishte marrė shėnimet, por kurrė nuk e kishte thirrur. Mė nuk kam shkuar te polici. Pasi ndodhėn tė gjitha kėto, mendova se mos edhe atė personin e ka detyruar dikush tė deklarojė gjėra tė tilla, ashtu sikurse mua qė mė ėshtė ofruar mundėsia. Kjo mė shtyri qė publikisht tė tregoj rastin tim. Mė vonė kam shkuar nė stacion tė policisė nė Ferizaj dhe e kam kėrkuar policin gjerman, thotė Hajrizi, i cili pyetjes sė policėve tė Kosovės se pėrse e kėrkonte policin gjerman, nuk i ishte pėrgjigjur.
Njė polic yni mi tregoi fotografitė e policėve tė EULEX-it pėr tė mė pyetur se cili polic ka qenė dhe unė e identifikova, meqė emrin nuk ia kam marrė. Polici ynė mė tha se polici i EULEX-it e ka pėrfunduar misionin. Unė vendosa qė meqė ai ka shkuar, tė mos jap asnjė deklaratė, rrėfen Hajrizi, i cili njė ditė mė vonė, ka marrė njė telefonatė tė papritur nga policia. Tė nesėrmen nė mėngjes mė thirrėn nė telefon, sepse polici gjerman kishte qenė nė Prizren dhe e kishin lėnė takimin tė vijnė nė Ferizaj. Polici ynė e pyeti gjermanin nėse mė njeh mua. Ai tha se si figurė po. Por kur ia shpjegova takimin tonė nė piceri, atij iu kujtova dhe e nxori bllokun e shėnimeve me tė dhėnat e mia qė kishte marrė atė ditė nė lokal, vazhdon tregimin Hajrizi, sipas tė cilit, ai dhe polici gjerman kanė dhėnė deklarata para policit tė Kosovės, nė lidhje me kėtė rast.
E pyeta policin gjerman, pse nuk ka ndėrmarrė asgjė, por ai i rrudhte krahėt dhe mė tha se ka shumė raste kur njerėzit thonė se politikanėt tanė janė tė korruptuar, shpjegon Hajrizi.
Ndėrkohė, Adem Salihaj, i kontaktuar nga Expressi, nuk pranon tė zgjatet shumė me arsyetimin se nuk ia vlen tė merret me kėtė person dhe deklaratat e tij.
Mua pėr kėtė ēėshtje mė ka pyetur edhe RTK-ja dhe si duket e kanė aranzhuar me kėtė televizion kėtė farė inskenimi. Unė nuk e njoh kėtė person. Ai ishte i njohur, sepse RTK-ja ma tregoi, se pėr cilin person bėhet fjalė, thotė deputeti Salihaj.
Sipas tij, Hajriz Zeqiri ėshtė njė person jo nė rregull dhe kėtė e dinė tė gjithė njerėzit nė Ferizaj. Nuk kam nevojė tė komentoj gjėra tė tilla, janė absurde, janė qesharake dhe nuk dua tė bie nė atė nivel e tė merrem me ata njerėz, deklaron deputeti i LDD-sė.
Sipas Adem Salihajt, e tėrė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Thjesht nuk e njoh kėtė person edhe nuk ėshtė pėr nivelin tonė qė tė merremi me tė, thotė Adem Salihaj.
Nė njėrėn nga kafiteritė e Ferizajt, Hajriz Zeqiri thotė se nuk i thotė askujt tė besojė ose jo kėtė tregim. I pyetur nga Expressi se pėrse duhet qė njerėzit ti besojnė, ai thotė se vetė fakti qė e tėra ka ndodhur para ngjarjeve tė fundit, tregon se atė nuk e ka shtyrė askush tė rrėfejė njė histori tė tillė.
Unė e kam si obligim qytetar tė tregoj, sepse kur ai ka tentuar tė mė ofrojė mua njė shumė tė tillė tė parave, them se mos ėshtė mashtruar dikush tjetėr tė japė deklarata tė tilla. Unė nuk jam anėtar i asnjė partie, thotė Hajrizi, i cili sqaron se ėshtė i vetėdijshėm njėqind pėr qind pėr kėto qė thotė dhe nuk mėrzitet nėse Adem Salihaj mund ta padisė. Ai mund tė mė padisė mua dhe me tė njohur mund tė mė fusė edhe nė burg. Por e vėrteta ėshtė kjo, thotė ai.
Policia
Policia e stacionit nė Ferizaj ka premtuar qė gjatė ditės sė martė do tė konfirmojė nėse Hajriz Zeqiri ka dhėnė deklaratė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Zėdhėnėsi rajonal i saj ka premtuar se konfirmimin pėr po ose jo do ta bėjė vetė komandanti i policisė pėr rajonin e Ferizajt. Pėrkundėr insistimit tė gazetės dhe pritjes, ata nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė.
Veshka
Hajriz Zeqiri ende nuk e ka shitur veshkėn e tij. Qė nga viti i kaluar kur e ka bėrė publike ofertėn e tij, ai ka pasur disa kėrkesa, por pėr shkak tė mospėrputhjes sė gjakut, ai nuk ka mundur ta shesė atė. Hajrizi thotė se ėshtė nė gjendje shumė tė vėshtirė ekonomike dhe pavarėsisht se ka mbaruar shkollėn e lartė pėr Post-Telegraf nė Sarajevė, askush nuk dėshiron ta marrė nė punė.
Krijoni Kontakt