
Postuar mė parė nga
Llapi
Tarzani i EULEX-it
Mėrkurė, 09 Dhjetor 2009 20:38
Kimete Berisha
Nazim - ėshtė emėr arab, qė shqip pėrkthehet - poet! Poet nuk je pa ditur tė fantazosh. Fantazia e poetit Neron e bėri ta digjte Romėn deri nė themel. Por, kur bėjnė kėso faje "poetike", atėherė nuk del avokat nė botė qė t'i mbrojė (veē gjitha policitė e botės). Edhe pa avokat, poeti kurrė nuk mbetet i vetmuar. Atė e mbrojnė muzat e tij.
Deklarantė tė ndryshėm politikė nė media dhe vetė media nė Kosovė, po thonė se "rasti" i Nazim Bllacės ėshtė pa precedencė. Po thonė s'ka bė vaki qė individi tė paraqitet nė polici dhe tė thotė se ai ėshtė kriminel i njė krimi tė pazbuluar. A thu', ėshtė e mundur qė nė Kosovė tė ekzistojė njė opinion, pėr kėtė rast akademik, sidomos opinioni i juristėve, qė "rastin" e Bllacės ta konsiderojė si "rast tė pėrveēėm" si "kuriozitet juridik"?!
Nazim Bllaca nuk ėshtė rasti i parė nė botė qė del vullnetarisht dhe pranon krimin pėr tė cilin nuk e ka akuzuar askush! Historia e jurispodencės ka shėnuar kronika tė panumėrta ku janė regjistruar mijėra "kriminelė vullnetarė" qė kanė insistuar se janė autorė krimesh, madje kur prokuroria ka pasur tė dhėna se ato krime nuk i kanė kryer ata, ata kanė vazhduar tė kėmbėngulin se janė "kriminelė". Pranimi i krimit, kur akti dramatik i krimit pėrshkruhet mė parė nė media, asnjėherė nuk ka zgjidhur enigmėn e vrasjes, krimit. "Confessing Sam", ėshtė term nė psikologjinė e kriminalistikės, term qė i dedikohet personave qė pranojnė krimet, kur krimet janė "famoze mediatike", janė krime qė kanė shkaktuar fushata mediale. Nga kėto fusha promovohen "yjet e krimit" qė shndėrrohen nė idol tė opinionit!
Psikologjia i kategorizon tri tipe (grupe) individėsh qė pranojnė vullnetarisht krimin qė nuk e kanė kryer. Tipi i parė: kur individi beson sinqerisht se e ka kryer atė krim, por kėshtu ai bindet nga narkoza e teknikave tė forta sugjestive qė pėrdor prokuroria (hetuesia) qė ta bind ta pranojė krimin tė cilin nuk e ka kryer. Tipi i dytė: pranimi i krimit kur individit i ofrohet ndonjė shpėrblim pėr pranim tė fajėsisė (ky tip quhet "dėshmitari i mbrojtur"), dhe Tipi i tretė: pranimi vullnetar i krimit, siē po thuhet tė jetė rasti i Nazim Bllacės, (pa asnjė "shtytje" policore).
Janė qindra raste individėsh tė pabalancuar psikikisht qė preferojnė tė shpallen tė famshėm "persona ekskluziv", yje, heronj tė sė keqes. Shembull ėshtė rasti i Heinrich Himmler, i cili humbi llullėn derisa po vizitonte njė kamp tė pėrqendrimit. Mė vonė, nazisti e gjen llullėn nė veturėn e tij, por ndėrkohė 6 veta e pranuan se e kishin vjedhur llullėn e tij (pa e vjedh fare). Sa herė ndodhė "pranimi vullnetar" i krimit, kjo bėhet ose pėr shkak tė sėmundjes sė "kriminelit", ose pėr ta pėrdorur "kriminelin" si "dėshmitar i mbrojtur" nga "hetuesia sugjestive" qė ėshtė instrument i tė ashtuquajturve "patent procese" politike, qė konstruktojnė grupe armiqėsore kundėr popullit dhe shtetit. Kjo bėhet nga gjyqėsia e implikuar nė shėrbim politike dhe policore tė caktuara, e jo nė shėrbim tė ligjit.
Nga shumė rastet e "Conffesing Sam" njihet njėfarė Robert Huvert, i cili ka pranuar vullnetarisht se ka shkaktuar zjarrin e madh qė e rrafshoi pėrtokė Londrėn, zjarri i njohur si "Great Fire of London" (1666). Ai vullnetarisht ka pranuar se ka hedhur nga dritarja e njė furrtari njė bombė qė u bė shkak i djegės totale tė krejt qytetit tė Londrės. Ai ishte i huaj nė Londėr, ishte francez, dhe nė Londrėn protestante, ai ishte katolik, pra ka qenė "rast" eklatant, rast i pėrkryer pėr t'u bėrė kurban voluntar, pėr t'u shpallur "dorė" franceze kundėr anglezėve. Mbasi Robert Huveri u dėnua me varje, policia zbuloi tė vėrtetėn. Natėn kur u dogj Londra, ai nuk ka qenė fare nė qytet, dhe se furrtarja e tij nuk ka pasur dritare nga ai "dėshmonte" ta kishte hedhur "bombėn", si dhe ai ka qenė i gjymtė (pa gishta) dhe nė asnjė mėnyrė nuk ka qenė nė gjendje tė tėrheq siguresėn e bombės qė ajo tė shpėrthente.
Pastaj, vrasja ende e pazgjedhur e aktores Elisabeth Short, e njohur si "Black Dahlia" (1947), ėshtė rasti mė i popullarizuar nė botė i pranimit vullnetar tė krimit, rasti ku 500 veta paraqiten vullnetarisht se e kanė vrarė aktoren e famshme. Kufoma e saj u gjet e coptuar pėrgjysmė, sytė i ishin nxjerrur, goja i ėshtė shqyer me thikė. Por, 500 veta janė paraqitur vullnetarė "me fakte" se e kanė vrarė nė mėnyrėn mė barbare atė grua, pasi qė pėrshkrimet e kufomės i kishin lexuar nė gazetė. Psikologjia e kriminalistikės e shpjegon se disa persona obsesionohen (preokupohen) me detaje tė ndonjė krimi konkret, saqė nisin e besojnė sinqerisht se e kanė bėrė vetė atė krim.
Disa tė tjerė, e pranojnė krimin vetėm pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit, pėr t'u bėrė yje mediale, heronj kombėtar tė sė keqes, pėr t'u popullarizuar, (siē ishte rasti Zodiac Killer). Ky Zodikak Killeri kishte pranuar njė krim tė pabėrė, pėr ta fshehur kriminelin e vėrtetė, i cili e kishte paguar pėr ta pranuar (bedel) krimin e tij.
Pranimi vullnetar i krimit si pėrvojė historike, ka bėrė qė nė kėtė linjė jurispodenca tė vendos rregullore tė kodifikuara nė Conffesion Rule. "Kriminelet" e paqenė mbėshteten nė tė ashtuquajturėn "falce memory". Nė tė shumtėn e rasteve, tė debalancuarit psikikisht pranojnė krimet pėr vete, vetėm pėr t'i implikuar tė tjerėt, ata mė tė cilėt kanė konflikte tė pazgjidhshme. Kėshtu veproi njė grua e quajtur Laverne Pavlinac nė vitin 1990. Me tė dėgjuar se u vra njė grua nė Oregon, shpejtoi nė polici dhe aty deklaroi se e kishte vrarė viktimėn, por nė bashkėpunim me tė dashurin e saj. I dashuri i saj, i ndodhur para aktit tė kryer, e pranon se e kishte vrarė viktimėn (pa e vrarė fare), dhe kėtė e bėn si kusht pėr t'i shpėtuar dėnimit me varje. Ndėrsa, Laverne (pasi qė zbulohet vrasėsi i vėrtetė, njė vrasės serik), thotė se ėshtė paraqitur nė polici dhe e ka pranuar krimin vullnetarisht, vetėm e vetėm pėr inat tė tė dashurit tė saj, tė cilin ka dashur ta shoh tė vdekur nė litar.
A ėshtė rastėsi, apo qėllon tė jetė "patent proces" kjo qė po ndodhė sot nė Kosovė, unė nuk e di. Por, ky inskenim dramatik pa presedan ėshtė njė reprizė bajate qė e fut vendin tonė nė kronikat e "vrasjeve tė paramenduara" nga konstruktimet politike, si te Markezi. "Vrasje" pėr konsum politik tė opinionit. A ėshtė e mundur qė ligji i Evropės (EULEX) tė vihet nė shėrbim tė strategjive abstrakte politike? Komunikata e EULEX-it qė u lėshua para mė shumė se njė muaj, ku u tha lajm se, fund dhjetori, ose fillim janari 2010 do tė burgosėn 40 tė inkriminuar, ndėr ta zyrtarė tė lartė tė shtetit, bėnė "kronikė tė paramenduar mė keq se sa edhe tė Markezi. Gjithēka qė nuk ėshtė praktikė juridike, a priori ėshtė propagandė politike! Pėrpjekje pėr ta skandalizuar situatėn edhe ashtu tė futur nė krizė tė thellė nė Kosovė. Pse EULEX-i paralajmėron burgosjen e "kriminelėve"? Zbulimi publik i qėllimeve tė policisė, konsiderohet akt i rėndė i spiunazhit? Por, kur zbulimin nuk e bėn njė individ "i paguar" spiun, por e bėn njė mision i tėrė, me ēfarė mendje suptile mund tė nxjerrim pėrfundime mbi qėllimin "e paralajmėrimit" qė u bėhet "kriminelėve" se me kėtė datė (fund dhjetori, fillim janari) do tė burgosėn! Kėso lajme nuk jep prokuroria as policia, por spiunėt brenda saj. Kjo ėshtė ajo e ashtuquajtura "teoria e konspiracionve" tė llogaritura politikisht. Kėsaj i thonė "pėrdorim i propagandės" politike nė emėr tė ligjit, ose ligjėsi e instrumentalizuar politikisht.
A gjendet qytetar i Kosovės qė nuk do tė pranonte qė drejtėsia tė penalizonte dhe sanksiononte kriminelėt? Jo. Tė gjitha partitė politike, observatorėt si dhe qytetarėt e anketuar, insistojnė qė drejtėsia t'i merr punėt nė dorė, e jo linēi publik, mediat t'i anatemojnė "kriminelėt" qė i aludojmė lehtė, madje aq sa ata as nuk mund tė mbrohen, pasi qė konkretisht askush pos medias nuk i ka shpallur fajtorė. Dhe media argument e merr vetėm fjalėn e "dėshmitarit tė mbrojtur" qė prapė media e shpallė yll medial! Cili ligj mund t'i nxjerr nė rrugė (nė media) "dėshmitarėt e mbrojtur", qė ata tė shpallin vendime gjyqėsore, tė shpallin njerėzit vrasės dhe kriminelė, pa pėrfunduar sė pari procedura normale e mundshme e aktgjykimit.
Apo, ne duhet tė besojmė se "njė person" (jokarizmatik, thuaja anonim), e jo institucioni i shtetit, mund tė kualifikojė estabilishmentin politik aktual tė njė shteti, pėrkatėsisht njė pjesė tė tij, kėshtu qė tė nxitet rivaliteti i pėrgjakshėm midis qytetarėve? Por ata qė shohin ėndrra pėr luftė qytetare midis xhunglės, le tė zhgėnjehen, se askush s'shkon mbas Tarzanit!
Ku e keni marrė kėtė Ligj, si e ka emrin ky ligj, nė cilin sistem politik ndodh qė punėt e ligjit i merr nė dorė njė person "dėshmitar i mbrojtur" qė kaq lehtė krijon opinione "tė lira" tė qytetarėve? A nuk i thonė kėsaj linē, kur drejtėsia nxirret nga zyrtariteti i institucionit dhe hedhet nė "tregun e lirė" tė opinionit tė qytetarėve, dhe kėshtu ende pa u konstatuar ndonjė vendim zyrtar gjyqėsor, mbi dėshminė qė do tė provonte faktikisht krimin nė bazė tė ekspertizave gjyqėsore? Dhe si quhet ky veprim? Prodhim i linēit, mundėsi e lirė e tė marruarit nė dorė tė ligjit nga opinioni, jo vetėm qytetar, por edhe mediatik.
Krijimi i hutesės gjenerale, prodhimi i frikės, aludimi qė shpallė adresėn e "armikut tė brendshėm" tė popullit, shqiptimi i dėnimit nė media e jo para porotės gjyqėsore, gjitha kėto janė atribute pėr tė prodhuar situatė tė anarkisė. Kjo "pėrēan" popullin nė mėnyrėn mė tė pamėshirshme. Dhe pėrēarja nuk ėshtė vetėm politike, siē mund tė jetė normale nė demokraci, por kjo ėshtė pėrēarje morale, qė nuk ėshtė normale e as tradicionale pėr popullin shqiptar. Parimi elementar i drejtėsisė ligjore nė sistemin demokratik nuk pranon fajėsi pa vendimin e gjyqit mbi tė. Tanimė "krimi" po paragjykon "kriminelėt". EULEX-i ia ndalon Bllacės komunikimin me media, pasi ai tashmė e ka kryer punėn qė kishte me mediat.
Zoti Kermabo, nė CV-nė tėnde kuptova se ju jeni njė ushtarak kalorėsie. Pra nuk jeni jurist, avokat, gjyqtar, prokuror prej profesioni. Po tė ishe ekspert i drejtėsisė, Franca, prej nga vjen ti nė Kosovė, tė kish zbrit nga kali ushtarak, dhe do tė kishte angazhuar me kohė pėr zbardhjen e shumė vrasjeve tė dyshimta dhe tė pandriēuara qė kanė ndodhur nė Francė. Franca do tė tė kishte angazhuar nė vendlindjen tėnde qė ti atje tė zbardhje rastin e vrasjes sė Emile Zoles, intelektualit mė tė madh francez, tė cilin ende nuk dihet se kush e helmoi me monoksid karboni! Je i zoti pėr tė udhėhequr njė Institucion Drejtėsie mbase nė vendin qė sondazhi e krahason me Burundin. Je nė krye tė sistemit "tė drejtėsisė" dhjetė vjet tė degjeneruar kėtu nė Kosovė, ku tė gjithė e dinė se nuk funksion gjyqi, gjyqėsia. Gjyqtarėt dhe prokurorėt e kėtij formati, po e nxjerrėn nė rrugė, nė qendėr tė Prishtinės, njė lėndė qė qenka nėn hetime. Nga njė dėshmitar nėn mbrojtjen tuaj, inskenohet njė "Revolucion Francez" midis Prishtine, shpallen vrasės njerėz tė institucioneve, ende pa u bėrė asnjė gjykim legjitim. Ju thjeshtė guxoni ta bėni kėtė, se jeni trim, e keni krah 1244-shin. Ju guxoni tė bėni tregti politike me "krime", tė bėni spektaklet me to, tė shokoni opinionin, tė bėni filma horror! Sepse, s'ju ndal kush. Pse "zbulimi" i "krimit" u dashka tė jetė akt revolucionar!?!
Zotėri kalorės, ju padyshim e merrni me mend se njerėzit mund tė qėrojnė hesape, derisa ju e gjeni tė bėni spektakėl para pushimeve tė dhjetorit, dhe krishtlindjeve.
Pėrveē nė CD-nė e Bllacės, e kam gjetur njė rren edhe nė Bibėl. Atė, kur Abrahami e shtyri gruan e vetė Sarah, qė tė gėnjej egjiptasit dhe t'u thotė atyre se ajo ėshtė motra e tij, jo gruaja (Gen 12:10), qė si pėr pasojė pati ndėshkimin e Zotit ndaj egjiptasėve (Gen 12:17-19).
Mbase ju kujtoni se ne "katundarėt" nuk e dimė se ju "aristokratėt" e dini se "burgu shtėpiak" ėshtė pėrkujdesje pėr disidentėt politikė, e jo pėr vrasėsit. Qė nga Galileu e deri sot, arresti shtėpiak ėshtė pėr tė dyshuar, jo pėr "kriminelė". Pėr fat tė keq, njeriun veē zori e detyron tė bėhet "i mirė"! Zori nė kėtė rast ėshtė Ligji! Por, ka edhe raste kur nė shtrat tė vdekjes ndonjė njeri e pranon ndonjė krim, nga frika prej ferrit qiellor. Nė mars 2009, njė polic nga Oklahoma, njėfarė James Brewer, pėsoi njė sulm nė zemėr, dhe nė shtrat tė vdekjes, vullnetarisht ia pranoi priftit lokal se kishte vrarė para 30 vitesh njė djalė, pėr tė cilin dyshonte se po ia joshte gruan. Ai deshi tė "pastronte shpirtin" nė fund tė jetės, por pėr ironi, ndodhi qė pasi pranoi krimin e bėrė 30 vjet mė parė, u shėrua plotėsisht, dhe tani pret tė dėnohet me vdekje.
infopres
Krijoni Kontakt