Kush i ka duart e perlyera ja paft hajrin,edhe babai im nese ka ber gjera te tilla do te isha lut te denohet dhe pik.
te gjitha sherbimet qe kan qen duhet te denohen dhe populli te mos vuaj,derisa ne vendet tjera mendohet per mirqenje ne merremi me rastet e vllavrasjeve mjerim.
Perderisa njeriu ka dal publikishte dhe e ka denoncua ne rend te par vehten por edhe te tjeret normal qe drejtesia duhet te veproj,dashte zoti te dalin edhe te tjer dhe ta pranojn gabimin dhe ti vehet kapak kesaj gjej,e te fillohet me mirqenjen e keti populli qe po vuan.
Se jan ber gabime trashanike kjo dihet sepse ne momentin qe shqiptaret kan vendos me ja kethy shkaut pushkes ne te njejtin moment jan perqa si kurr me par,prandaj kjo eshte rezultat i perqmjes,eshte qesharake qe pdk-ja e quajti ldk-en tradhetare dhe sot jan ne kolicion,tani si eshte e mundur qe tradhetaret dhe patriotet te qeverisin se bashku kete nuk po muj ta kuptoi.
Pas daljes se keti deshmitari eshte dashte qe kuvendi te thrras seanc te jashtezakonshme dhe te hapen letrat,mos te presin te tjeret ti hapin,sepse asgje mos te mendoj dikush qe mund te meshefet,nese eshte ngren lakrori tepsia ka mbet thot populli.
Ne kete kohe, 2004 jane vrare 19 shqiptar, askush nuk u iu qas punes te zbuloi fatin e tyre. Po ashtu edhe me fatin e dy te vrareve me 2007 ne demonstraten e levizjes ''vetvendosje''.
A thua ne jemi jetimet e vetem ne kete planet?
Po te plagoset nje serb, qoft edhe aksidentalisht, nuk do te lajn gure pa e rrotulluar per ta zbuluar se si ka ngjar rasti...
Serbet trajtohen sikur te ishin nje lloj ''specie'' ne zhdukur e siper qe me cdo kusht te ruhen. Ne SHBA ngjajshem trajtohet nje lloj shpezi (shqiponje) qe eshte ne zhdukje e siper, per kete qellim shteti ndan fonde te posaqme per te ruajtur kete ''specie''.
Pershendetje Sharr
Nese ndonje nga anetaret e ketije forumi shkon ne ekstremitet duke fajsuar te gjithe ata qe nuk jane ne PDK si udb-asha , ti nuk ke nevoje te shkruash ne stilin e tyre . Ajo qe dua te them eshte , se tri postimet e tua me larte ne gjuhen gjermane nuk perkojne aspak me temen . Dhe jo vetem kaq . Postimet qe ke bere ( fatmirsisht qe jan vetem interpretim i gazetave dhe jo mendimet e tua ) jan jo vetem kunder luftes se UCK-se , por edhe kunder shqiptareve dhe ne rend te pare kunder Kosoves si shtet . Sidomos ne shkrimin e pare dhe te dyte , une asgje tjeter nuk lexova perveq urrejtjes ndaj Kosoves dhe organizimit te saje per qlirim . Pra , une mendoj se duhet te kemi kujdes se cfare jemi duke postuar . Jo me moton " per inat te vjehrres me vdekt djali .
Gjerat duhet dalluar . Lufta e UCK-se ishte pa dyshim nje lufte e lavdishme . Ndersa individet qe jan marre me krime dhe kriminalitet jan individ qe pa dyshim duhet identifikuar dhe denuar nga organet perkatese .
Nje keshille vllazerore , e pata pa te keq .
Si dėshtoi tentimatentati i SHIK-ut ndaj meje mė 12 qershor tė vitit 2000?
Lirie Hajdari&Bajrush Morina, Bota Sot
Deputeti Adem Salihaj flet pėr dėshminė nė EULEX.
“Bota sot”: Z. Salihaj ju sot keni qenė nė prokurori tė EULEX-it. A mund tė na thoni se ēka keni dėshmuar sot te prokurorėt e EULEX-it pėr tentimvrasjen ndaj jush nga sektori i vrasjeve tė SHIK-ut?
A. Salihaj: Unė isha i ftuar nga prokurori special i EULEX-it dhe kam dhėnė dėshminė time nė cilėsinė e dėshmitarit dhe nė cilėsinė e viktimės, sepse, siē dihet, mė 12 qershor 2000 unė isha cak i sulmit tė pjesėtarėve tė SHIK-ut, tė cilėt tentuan tė mė vrasin, por, pėr fat tė mirė, ishte sulm i pasuksesshėm. Pra pėr kėtė kam dėshmuar, por ka edhe hollėsi tė tjera tė cilat do tė zbardhen nė vazhdim. Unė mbaj mend fytyrėn e sulmuesit. Kemi qenė tė dytė ballė pėr ballė dhe kjo ka zgjatur pėr disa sekonda. Ėshtė shumė rrėqethėse tė pėrshkruhet ajo skenė dhe nuk mė hiqet kurrė nga mendja. Mund t’ju them, me siguri tė plotė, se kam qenė i paralajmėruar edhe publikisht nėpėrmjet mediave lokale nė Ferizaj njė ditė mė parė, sepse ėshtė thėnė atėherė nga funksionarėt e ish-Partisė sė Progresit Demokratik, tash PDK, “...se ku do ta gjejė vendin nesėr Adem Salihaj”. Pra atentati ndaj meje ka qenė i paralajmėruar.
Njė agjent i SHIK-ut mė paralajmėroi pėr atentatin
“Bota sot”: Prej nga ai kontakt juaji me njeriun e SHIK-ut?
A. Salihaj: Jo unė nuk kam pasur kontakt me atė dhe them sinqerisht se nuk e kam ditur kush punon nė SHIK. Por ka qenė njė porosi dashamirėse e njė personi qė ka qenė nė SHIK dhe qė, ndoshta, nuk ka dėshiruar qė tė vritem. Pra ndoshta ka qenė edhe njė respekt ose nė njė mėnyrė ka dashur ta lajė ndėrgjegjen e tij, sepse ka qenė pjesė e asaj strukture. Dhe mund tė them se ai person e bėri kėtė pėr tė mirėn time, qė ndoshta tė shpėtoj nga ai atentat dhe unė, pavarėsisht se ndoshta edhe sot ėshtė nė SHIK dhe punon aty, i jam mirėnjohės, sepse kjo ka ndikuar qė tė shpėtojė jeta e njeriut.
“Bota sot”: Kush ėshtė ai person. A mund ta zbuloni?
Salihaj: Jo nuk mund ta zbuloj, sepse nuk e di sa a do tė shpėtojė i gjallė ai dhe kjo ėshtė mėnyra pėr ta mbrojtur atė. Nuk do ta zbuloj, sepse e rrezikoj jetėn e tij. Kjo do tė mbetet sekret tash pėr tash.
“Bota sot”: A e keni dhėnė emrin e tij nė Prokurorinė e EULEX-it?
Salihaj: Jo, sepse edhe nga atje mund tė rrjedhin informata. Ka struktura qė punojnė pėrkthyes etj., etje., dhe kjo duhet tė mbetet tash pėr tash kėsisoj.
“Bota sot”: Thatė mė lart se keni qenė pėrballė me atentatorin tuaj. A e mbani mend edhe sot fytyrėn e tij? A janė ata tė njėjtit qė i pėrmend Bllaca nė CD-nė e tij?
A. Salihaj: Nė tentimatentatin kundėr meje ka marrė pjesė njė grup i madh i personave dhe kanė qenė sė paku dy vetura. Nė veturėn qė mė ka sulmuar drejtpėrdrejt unė kam arritur t’i shoh deri diku, por fytyrėn qė e kam parė ballė pėr ballė ka qenė person i qė e ka drejtuar revolen ndaj meje dhe atė pa dyshim se e mbaj mend shumė qartė. Jemi shikuar nė sy nėpėrmjet tytave pėr disa sekonda dhe nuk mund tė them mė shumė tash pėr shkak tė zhvillimit tė hetimeve, sepse SHIK-u ėshtė njė organizatė shumė kriminale qė mund tė likuidojė edhe personat e vet nėse ka rrezik qė tė jenė dėshmi pėr akte tė caktuara. Nuk do t’ia them emrin tash, por them qė e njoh me saktėsi atė fytyrė. Ka diku 4 vjet qė unė kisha njė informatė fillestare pėr emrat e dy personave qė kanė qenė nė grupin qė kanė tentuar tė mė vrasin. Prej atėherė kisha informata, por mundėsia ime pėr ta verifikuar kėtė ishte shumė e vogėl dhe u desh tė prisja njė kohė tė gjatė derisa tė dalė njė dėshmi konkrete qė flet deri nė hollėsi pėr aktin e tentimvrasjes ndaj meje. Ato qė pėrshkruan Nazim Bllaca rreth rastit tim, nė tėrėsi janė tė sakta. Pra ai e di nė hollėsi edhe pėrgatitjen, edhe mėnyrėn e vrasjes, edhe personat qė kanė qenė aty. Ka dalė edhe njė fakt shumė interesant qė ėshtė shumė i saktė, se njėrėn nga veturat qė jam sulmuar atė ditė e ka dhuruar njė shqiptar nga Gjeneva, me tė cilin njė vit mė vonė unė kam pasur probleme nė Gjenevė. Janė fakte interesante qė ndėrlidhen mes vete dhe jo qė i ndėrlidh Nazim Bllaca, por vetė rrethanat qė janė zhvilluar i ndėrlidhin dhe mund tė them se nė rastin tim tė gjithė ato gjėra qė i ka thėnė ai, janė thėnė me njė saktėsi tė madhe.
“Bota sot”: Ju dhe kolegu juaj Gani Geci keni nxjerrė nė dritė skenarė vrastarė tė njė periudhe tė pas luftės nė Kosovė. A mendoni se kėta skenarė ėshtė dashur tė zbulohen mė herėt dhe jo nga deputetėt, por nga organet e hetuesisė e tė policisė nė Kosovė?
A. Salihaj: Ėshtė interesant qė ndėrkombėtarėt nė Kosovė nuk e kanė zbuluar krimin e organizuar. Kanė zbuluar akte sporadike, individuale, por nuk e kanė zbuluar njė lidhje tė krimit, tė vrasjeve tė ndryshme me krimin e organizuar. Dhe unė mendoj se nuk e kanė bėrė rastėsisht dhe nuk e kanė bėrė pa qėllim. Nuk mund tė them cila ėshtė arsyeja pse ndėrkombėtarėt e kanė bėrė kėtė, por them se kjo ėshtė shumė e saktė. Prej viti 1999, kur janė bėrė aktet e para tė krimit nga strukturat atėhershme tė ZKZ-sė, qė mė vonė janė shndėrruar nė SHIK, e deri mė 2009 nuk ėshtė ndriēuar asnjė rast i vrasjeve politike nė Kosovė nga krimi i organizuar dhe nga SHIK-u. Pra kur unė, njė person qė nuk kam asnjė lloj mekanizmi, mund tė siguroj njė informatė tė caktuar pėr njė vrasje, si ėshtė e mundur qė njė mekanizėm aq i fuqishėm ndėrkombėtar qė ka qenė nė Kosovė dhe ka njerėz tė aftėsuar deri nė pėrsosmėri nė aspektin profesional tė shėrbimeve tė tyre inteligjente e tė policisė sė tyre, qė asnjė rast tė vetėm nuk e kanė ndriēuar. Unė kėtu shoh njė neglizhencė tė qėllimshme, arsyet mund t’i dinė vetėm ata. Por unė shoh se ata nuk kanė dashur tė zbulojnė krimin e organizuar dhe nuk kanė dashur tė merren me SHIK-un, si njė organizatė e krimit tė organizuar, e cila ka vepruar lirshėm nė tėrė periudhėn e pasluftės nė Kosovė. Pra nuk ėshtė e mundur qė mekanizmat ndėrkombėtarė tė inteligjencės, policisė sė UNMIK-ut, EULEX-it, Policisė sė Kosovės, nuk i dinė kėto gjė. Pra po tė mos kishte dalė njė person i tillė ne do ta kishim pas vėshtirė ta dėshmojmė njė krim tė organizuar.
“Bota sot”: Ju thoni se pėrsėri jeni i rrezikuar ashtu siē keni qenė edhe para dy-tre vjetėve pas pėrfundimit tė luftės. Nga cilėt elementė tė krimit jeni i rrezikuar personalisht?
A. Salihaj: Jam i kėrcėnuar gjithmonė nga i njėjti krim i organizuar nga SHIK-u dhe nga kjo strukturė. Unė prej ditės sė parė qė kam kontaktuar me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė dhe kam kėrkuar mbrojtjen, nuk janė ndėrmarrė hapa tė duhur qė tė kem mbrojtje tė vėrtetė dhe reale. Ē’ėshtė e vėrteta te shtėpia qėndrojnė policėt e Kosovės pėr 24 orė, por nuk kemi asnjė lloj mbrojtjeje personale, tė afėrt, dhe jemi nė mėshirėn apo pamėshirėn e SHIK-ut. Jam nė kontakt me udhėheqjen e Policisė dhe shoh se ata i neglizhojnė ēėshtjet se gjoja duhen procedura, vlerėsime, nė ndėrkohė krimi i organizuar nuk ndjek procedura dhe ata mund tė na eliminojnė kur tė duan, sepse nuk kemi asnjė mbrojtje as nga policia, as nga EULEX-i. Nė fakt nuk e akuzoj EULEX-in, nuk kam kėrkuar nga ata mbrojtje dhe siguri, por kam kėrkuar nga Policia e Kosovės.
SHIK-u gjithmonė ka qenė i lidhur me strukturat politike tė PDK-sė
“Bota sot”: Nė mesin e atyre qė pėrmenden nė rrėfimin e tė vetė deklaruarit agjent i SHIK-ut janė edhe emra tė zyrtarėve shtetėrorė. A mendoni se elementė tė tillė do tė duhej tė largoheshin nga institucionet e Kosovės?
A. Salihaj: Ka qenė njė fshehtėsi publike qė kreu i PDK-sė ėshtė i involvuar nė ēėshtjen e krimit tė organizuar. Kėtė e kemi ditur gjithmonė dhe kjo ėshtė thėnė sa e sa herė, por ėshtė dashur njė dėshmi konkrete si kjo e Nazim Bllacės qė kjo tė dėshmohet konkretisht. Njerėzit e politikės janė shumė tė involvuar nė krim tė organizuar, sepse mafia nuk mund tė ekzistojė pa involvimin e politikės nė krim. Pra vetė politika e ka krijuar kėtė mekanizėm pėr krim. Vetė PDK-ja, vetė qeveria e pėrkohshme e Thaēit e ka krijuar ZKZ-nė dhe mė vonė SHI-un dhe kėtė e kanė pranuar publikisht. Ėshtė njė gjė e pranuar nga PDK-ja se ata e kanė formuar SHIK-un. Dhe dihet kush e kontrollon atė, dhe SHIK-u gjithmonė ka qenė i lidhur me strukturat politike tė PDK-sė dhe tash e ka bekimin dhe mbrojtjen e PDK-sė dhe ata kanė marrė pozita tė rėndėsishme nė institucione qeveritare tė Kosovės dhe veprojnė prej aty. Pra nuk ka asnjė dilemė qė lidhja e SHIK-ut me PDK-nė ėshtė tepėr e ngushtė dhe ata veprojnė tė koordinuar. Vetė plani i SHIK-ut pėr tė hequr koka tė LDK-sė tregon qėllimin pse ekziston SHIK-u. Ata sigurisht se kanė vrarė edhe disa bashkėpunėtorė tė Serbisė, por ėshtė shumė e qartė se kjo nuk ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e punės sė SHIK-ut. Pjesa mė e rėndėsishme e SHIK ka qenė qė tė eliminohen kokat e LDK-sė, si njė parti e cila e pengon PDK-nė pėr tė ardhur nė pushtet. Pra ndėrlidhja e PDK-sė ėshtė e ngushtė dhe nnjė lidhje tė vazhdueshme me SHIK-un.
“Bota sot”: Ėshtė pėrfolur pėr shumė dosje qė do tė hapen nga gjyqtarėt dhe prokurorėt e EULEX-it. A mendoni se nė kėtė formė do tė goditet krimi i organizuar nė Kosovė?
A. Salihaj: Ka disa paralajmėrime, nuk e dimė sa janė serioze dhe se a do ta bėjnė kėtė me tė vėrtetė. Kishim njė paralajmėrim tė EULEX-it se do tė ketė arrestime tė ‘peshqve’ tė mėdhenj, por ajo u tha se do tė jetė pėr korrupsionin dhe jo me krimin e organizuar nė kėtė formė siē ka dalė tash. Unė dyshoj, sepse bashkėsia ndėrkombėtare deri mė tash nuk ka treguar vullnet tė vėrtetė pėrveē trajnimeve, seminareve ku aq shumė jemi udhėzuar se duhet tė luftojmė kundėr krimit tė organizuar.
“Bota sot”: A shpresoni se sė shpejti do tė dalin para drejtėsisė edhe autorėt e tė gjitha vrasjeve nė Kosovė, duke pėrfshirė edhe vrasjet e dy gazetarėve tė gazetės “ “Bota sot”, Bekim Kastratit e Bardhyl Ajetit?
A. Salihaj: Jam pak skeptik, nuk jam shumė optimist duke marrė parasysh situatėn e zhvilluar prej pas luftės e deri mė sot. Nuk ma merr mendja se do tė ndodhė kjo shumė shpejt. Jam i bindur se njė ditė do tė ndodhė, por kur do tė vije ajo ditė, nuk e di. Tė gjithė ata qė e kanė denoncuar krimin, tė gjithė ata gazetarė qė kanė luftuar kundėr krimit me njė sinqeritet dhe vendosmėri kanė qenė tė rrezikuar dhe disa prej tyre edhe janė vrarė, siē janė rastet e vrasjes sė gazetarėve tė “Botės sot”.
800 Dosje tė krimeve tė rėnda nė duart e EULEX-it!
--------------------------------------------------------------------------------
Tė nderuar bashkbisedues
Sipas informatave qė po qarkullojnė nė opinion, dhe konfirmimit tė Gazetarit Milaim Zeka, nė emisionin qė udhėheq "PA RROTLLA" u cek sė nė ditėt, javėt gjegjėsisht pas vitit tė Ri do pasojnė arrestimet e Deputetve, ish-deputetve dhe mbase edhe i njė kryetarit tė njė partie i cilli gjithandej trumbeton se do i fiton kėto zgjedhje... ndėrsa, nuk dihet edhe sa javė i kanė ngelur nė liri...
Ju lutem pėr diskutime tė shtruara, dhe pa spekulime, ...
ngase ato mė sė paku na duhen tani!
Pranga pėr tė gjithė kriminelėt, pa dallime paertiake!
__________________
Ardi
Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...
Kyfare pshtjellimi informativ eshte nje shprese per te gjithe bashkepuntoret eUDB-se dhe sabotuesit e luftes, qe te shpetojn disi nga denimi qe do tua bejne vete bijte e tyre. Andaje po trumbetojn me ter fuqine qe e kan , por vertet te gjorve u ka ardhe laku te fyti , se sado qe po qirren aq me i shterrur po u del zeri.
E pakta qe mund te beje njeriu eshte te tregoi ndershmeri!
Krijoni Kontakt