
Postuar mė parė nga
Justiniani
__________________________________________________ ______________
Pra deklaratat e udebashit Banush Berbatovcit te cilin e ka shpetuar Fatmir Limaj jane identike me ato cka tregon Bllaca.retorika e shantazhit dhe mbilimit te krimeve nuk e ka fuqine e argumentit.Pra me te drejt se UCk-ja paska shpetuar udebashet dhe vrare athetaret. Ja me poshte faktet.
Bėrbatovci flet pėr letrėn e Limajt
Prishtinė, Lipjan, Dobrajė, Vėrgovc, Kraishtė, 3 dhjetor - Nė vėrtetimin e lėshuar mė datėn 5 nėntor 1999, me numėr protokolli 219/99, me vulė tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės, si dhe me emrin, mbiemrin e nėnshkrimin e Fatmir Limajt, shkruan sot gazeta Koha Ditore gjerėsisht. Banush Bėrbatovci ende e ruan njė vėrtetim tė shkruar nė njė letėr A-4 qė beson t’ia ketė shpėtuar jetėn nė nėntor tė vitit 1999. Ky vėrtetim, ėshtė pėrmendur edhe nė DVD-nė e Nazim Bllacės.
Bėrbatovci, ka rrėfyer pėr “Kohėn Ditore”, se si ėshtė futur nė veturėn “Opell Omega”, tė cilėn Bllaca thotė se e kanė pėrdorur pėr vrasje e sulme. Sipas viktimės, mė datėn 3 nėntor 1999 nė orėn 22:30, disa persona kishin trokitur nė derėn e tij, por nuk kishin pranuar tė futeshin nė shtėpi dhe kishin kėrkuar qė ai tė futej nė veturė.
Ai thotė t’u ketė thėnė tė dyshuarve se ka punuar bashkė me 48 shqiptarė tė tjerė deri mė 23 mars 1999 nė orėn 9:30, kur edhe kanė ikur pėr shkak tė bombardimeve tė NATO-s.
Sipas tij, tmerri ka filluar me tė dalė nga fshati Potorofc, tek vendi i quajtur Kėrqevė.
“Tha qitu nale, mirė qenka edhe kėtu. E ka shukur kerrin dhe m’u kanė kthye vozitėsi dhe kolegu i tij pėrpara. Zotėri qitu mbaron jeta jote, me ka thanun vozitėsi dhe bashkėvozitėsi...” Deklarata e tij nuk pėrputhet me atė tė Bllacės, pasi viktima thotė se atė natė nuk e ka poseduar vėrtetimin e lėshuar nga Fatmir Limaj.
Sipas Bėrbatovcit, tė dyshuarit kishin kėrkuar qė ai tė dėshmonte rrejshėm pėr krime lufte ndaj njė ish-polici me kombėsi shqiptare dhe i kishin thėnė se nėse nuk e bėn kėtė do ta vrisnin.
“Mė tha kur ėshtė nė pyetje ēėshtja kombėtare duhet me dėshmue edhe rrejshėm. Atėherė me tha ne do tė tė kthejmė nė shtėpi meniherė nėse pranon kėtė, nėse jo ne duhet tė ekzekutojmė. M’u sos rruga dhe u thashė u krye njė punė vetėm tregomėni ku duhet tė paraqitem pėr me dėshmue. Nė Burgun e Lipjanit mė thanė lajmėrohesh nesėr nė orėn 7”, ka rrėfyer Bėrbatovci.
Ai thotė se tė dyshuarit e kishin dėrguar shėndosh e mirė nė shtėpi atė natė pas rreth 2 orėsh dhe pasi kishte menduar mirė se ēfarė tė bėnte, kishte vendosur t’i drejtohej zv. ministrit tė Mbrojtjes, Limaj.
Sipas tij, Limaj nė atė moment i kishte lėshuar njė vėrtetim, tė protokolluar dhe tė vulosur, vėrtetim ky qė ia ka shpėtuar jetėn.
Nė vėrtetimin e lėshuar mė datėn 5 nėntor 1999, me numėr protokolli 219/99, me vulė tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės si dhe me emrin, mbiemrin e nėnshkrimin e Fatmir Limajt, thuhet se ky person nuk ka lidhje me akuzat, pėr tė cilat ėshtė akuzuar.
“Z. Banush Bėrbatovci, nga Dobraja e Madhe, Komuna e Lipjanit ėshtė person, i cili i ka ndihmuar UĒK-sė. Ky vėrtetim i lėshohet si dėshmi se ky person nuk ka qenė i implikuar nė gjėrat, pėr tė cilat akuzohet”, thuhet nė kėtė vėrtetim.
Sipas Bėrbatovcit, tre net mė vonė, disa persona me veturėn e njėjtė, “Opell Omega”, kishin shkuar nė shtėpinė e tij dhe e kishin kėrkuar sėrish atė.
“Kur e qet shoqja letrėn, e mori ai, kur afrohet te drita e kerrit thotė: E Fatmir, he car!”
Krijoni Kontakt