Close
Faqja 61 prej 180 FillimFillim ... 1151596061626371111161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 610 prej 1792
  1. #601
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Dėshmimi - njė proces qė do ta shpėtojė lirinė e Kosovėn…!

    Bekim Toēani

    A po vėrtetohet se kriminelėt po veprojnė legalisht (1)

    ----
    Shfaqja SHIK-Bllaca, nė pikė tė ditės (ashtu si u vra Enveri e Xhema) nė skenėn e hirtė kosovare ngjanė nė skenat e filmave horror. Ajo skenė qė ka mbetur e tillė tash e sa kohė pas luftės, pa shenjė drite, pa dritare dhe pa fije shprese se njė ditė do tė plaste lajmi: Nazim Bllaca dėshmon pėr vrasjet e SHIK-ut me urdhėrdhėnės qė janė nė Qeveri e Parlament. Ndodhi hapja e Kutisė sė Pandorės, ajo qė u prit aq shumė, tragjikisht shumė pėr brishtėsinė e Republikės sė Kosovės! E gjithė kjo atmosferė, s’ka se si tė krijojė kushte ndryshe pėr tė menduar a shkruar, pėrveē nėse e pranon se je nė mes tė kėsaj dhe asaj bote, kėsaj jete dhe asaj ēfarė e kemi ėndėrruar…Oh o Zot, po dėshmohet Enver Maloku edhe sot. “Mos u dėshproni sepse pėr gjithė punėn qė bėjmė ndoshta i vetmi shpėrblim do tė mbetet likudimi, por kam shpresė tė madhe se e vėrteta pėr Kosovėn do tė ngadhnjejė, me ose pa ne”, ka pohuar Enveri i ndjerė…dhe po e them se kjo, shkaku qė listėn e shumė pėrfolur pėr likudim e kemi pasur nė QIK qysh mė 1998 dhe pėr te e kanė ditur njerėz qė sot pėrfaqėsojnė LDK-nė dhe institucionet!

    Jam i sigurt se as Presidenti Rugova nė amshim, bashkė me Enverin, Xhemėn, Ismet Rracin, Ukė Bytyqin, Smajl Hajdarajn, Afrimin, Bekimin, Bardhylin, Sebahaten…krushqit e lirisė ndryshe, nuk do ta kuptojnė, tash e pastaj kurr ma, “metamorfozėn” e njerėzve tė LDK-sė e LDD! A mund tė thuhet se mė s’ka arsye pėr frikė dhe se tė gjithė ata qė dijnė diēka, do tė duhej tė shkojnė dhe tė dėshmojnė!? Qė tė lirohet Kosova, qė tė bėhet “derratizimi dhe dezinfektimi juridiko-politik i institucioneve”, ku ka zanė vend virusi qindfish mė i rrezikshėm se A H1N1! Aty ku krimi dhe kriminelėt janė fshehur prapa institucionit, prapa votės sė lirė dhe prapa “imunitetit”!

    Sa e sa herė kemi klithur deri nė stėrkeqje pėr kėto pohime, sa e sa kėrcėnime, presione, “selame”, thirrje anonime telefonike…Sa vrasje ndodhėn, si u ndamė nė heshtje me Ali Ukajn, Enverin, Xhemėn, Bardhylin, Shefkiun, Tahirin, Ahmetin, Drinin…E gjitha ka tė bėjė me procesin e Metamorfozės…Si mund tė qėndrojė edhe mė tutje LDK nė Qeveri me njerėzit qė kanė dhėnė urdhėra pėr vrasjen e njerėzve tė vet, tė veprimtarėve mė tė devotshėm pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės…Si mundet bie fjala zonja Nekibe Kelmendi, tė ulet pėrballė me ata qė i patėn “arrestuar e burgosur” por edhe keqtrajtuar shtazarakisht deputetėt e Kuvendit tė Republikės mė 1998?! Si ndihet Edita Tahiri apo Gjergje Dedaj pas kėsaj dėshmie rrėnqethėse?! Si ndihet dhe a mundet LDD e edhe AAK tė qėndrojnė ende nė atė lloj Parlamenti ku ka vrasės, kriminelė ordinerė?! A mjafton deklarimi i Presidentit pėr shtet ligjor dhe thirrja drejtuar organeve tė drejtėsisė pėr zbardhjen e deklaratės tė anėtarit tė ish SHIK i cili madje ka pranuar se ka vrarė njė person me emėr e mbiemėr si dhe qė ka marrė pjesė nė 17 raste tjera rrahjes brutale, kėrcėnimesh, shantazhesh…?!

    Njė shikim mbrapa i Kosovės para dhe pas 1999 tė ngjeshė misht! Sa shumė ka pasur tkurrje tė lirisė nga kėta njerėz qė e vranė Kosovėn, ia vranė bijt qė reflektuan fjalėn e lirė, tė vėrtetėn por edhe na e kujtuan gjamėn qė po i sillej mbi qiell shtetit nė krijim. Dhe mbi gjithė kėtė lėmsh ndjenjash e mendimesh, kujtesa tė dėrgon te ngjarjet pėr ēka nuk shkruam e as nuk folėm…sepse kishim frikė dhe sepse na kėrcėnonin ne, por s’ishte kjo. Na i kėrcėnonin fėmijėt dhe gratė! Pas qeverisje sė Kryeministrit Thaqi (edhe mė 1999 si ish Qeveri e pėrkohshme), veēant tash, kot shkon nė SHPK, e ju thua pėr kėrcėnimet! Ata mund tė tė deklarojnė se “kėsi kėrcėnimesh ka pėrditė”! Hajt dhe ec e mos mendo se logjistika e krimit dhe e atyre kėrcėnimeve, nuk gjendej aty ku zv. Ministėr ėshtė njėfar Fatmir Xhelili?!

    Padashtas tė shpėton gjama dhe ofshama: A ėshtė tkurrur aq shumė liria sa pėr t’mos dėshmuar, a ka humbur kuptimin dashuria dhe fundja a ekziston ajo kur pėrgjohet dhe shpesh i ndėrrohet emri deri nė vrasje?! A mund tė ketė dashuri kur ndrydhet e vėrteta dhe kur Poeti as Njeriu, gazetari apo akademiku, nuk i besojnė shiut qė nuk ka nė brendi njė ylber? A nuk tė rrėnqeth misht kur njė nanė nė Kosovė thotė: Jo, nuk do tė lind ma fėmijė nė kėtė vend! A ka namė ma tė madhe se kjo?! Aq shumė janė zhgėnjyer njerėzit sa nuk duan tė lindin e as tė rrisin fėmijė nė Kosovė?! E di dikush nga institucionet shijen e hidhur tė kėtij pohimi?! Apo ata dėshirojnė tė rrisin vetėm fėmijė parlamentarėsh, qeveritarėsh, kryetarėsh, deputetėsh, SHIK-istėsh…?!

    Vijon

  2. #602
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    A ėshtė normal?

    ----
    Me akuza pėr vrasje, tentim vrasje dhe krim tė organizuar, Nazim Bllacės i caktohen tridhjetė ditė arrest shtėpiak. Kėshtu vendosi Gjyqtari i EULEX’it, Francesko Florit. Ai nuk pėrfilli kėrkesėn e Prokurorit Mauricio Salustro, pėr njė muaj paraburgim. Avokati i Bllacės, Haxhi Millaku, ka kėrkuar qė tė akuzuarit t’i bėhet ekzaminimi mjekėsor, pėr tė parė nėse ai ėshtė psikikisht nė rregull. Sipas tij, njeriu qė i bėn akuza vetes dhe tė tjerėve, pėr vepra kaq tė rėnda, sė pari duhet tė mėsohet a ėshtė normal a jo.

    Nga Jeton Musliu mė 02.12.2009 nė ora 8:00 "Express"

    Nazim Bllacės i ėshtė caktuar masa e arrestit shtėpiak nė afat prej tridhjetė ditėsh. Kėshtu ka vendosur Francesko Florit, gjyqtar ndėrkombėtar i Procedurės Paraprake.

    Kjo masė i ėshtė shqiptuar Bllacės, tė cilit i ėshtė konfiskuar pasaporta, pavarėsisht se mbi tė rėndojnė akuza tė rėnda si vrasje, tentim vrasje dhe pėrfshirje nė krim tė organizuar.

    Nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, Bllaca ėshtė sjellė tė martėn nėn masa shumė tė rrepta tė sigurisė tė Policisė sė EULEX-it.

    Pėrveē Bllacės dhe avokatit tė tij, Haxhi Millakut, i caktuar sipas detyrės zyrtare, tė gjithė tė tjerėt kanė qenė ndėrkombėtarė. Madje edhe rojet te hyrja e gjykatės.

    Avokati Millaku ka kėrkuar nga gjyqtari qė tė akuzuarit t’i bėhet ekzaminimi mjekėsor, pėr tė parė nėse ai ėshtė psikikisht nė rregull.

    “Unė paraqita konstatimet e mia. Kėrkova kontroll mjekėsor, tė vėrtetohet gjendja e tij psikike dhe t’i bėhet njė ekzaminim mjekėsor”, thotė avokat Millaku pėr Express.

    Ai tha se deklarime tė tilla tė cilat e inkriminojnė apo e involvojnė vetveten apo njė tė afėrm tė familjes, kėrkojnė qė tė sigurohet gjendja e tij mendore se a ėshtė i vetėdijshėm qė t’i kuptojė pasojat e njė deklarimi tė tillė.

    “Njeriu qė i bėn akuza vetes dhe tė tjerėve, pėr vepra kaq tė rėnda, sė pari duhet ta dimė a ėshtė normal a jo”, ka thėnė avokati Millaku.

    “Ligji thotė qė t’i sigurohet mbrojtje e efektshme profesionale qė ėshtė avokati mbrojtės dhe ekzaminimin mjekėsor, sepse natyra e kėtyre veprave ėshtė shumė e rėndė. Prandaj, njė deklaratė, qė tė pėrdoret nė gjykatė si provė duhet t’i plotėsojė parakushtet e nevojshme ligjore”, shtoi Millaku.


    Nazim Bllaca, i cili ėshtė shprehur publikisht se me urdhra tė drejtuesve tė ish-SHIK-ut ka vrarė dhe torturuar persona tė ndryshėm, gjatė tėrė ditės sė hėnė ėshtė marrė nė pyetje nga Mauricio Salustro, prokuror i EULEX-it.

    Por edhe nė kėtė pikė, avokati Haxhi Millaku thotė se ka paraqitur para gjyqtarit shkelje tė rėndė procedurale, ngase klienti i tij ėshtė pyetur pa praninė e asnjė mbrojtėsi ligjor.
    “Prokurori kėrkoi 30 ditė paraburgim pėr Bllacėn, kurse unė kėrkova qė tė njėjtit t’i caktohet masa arrest shtėpiak”, shprehet Millaku pėr Express.

    Sipas avokatit, gjithēka nė kėtė ēėshtje ėshtė thjesht indikative, pasi i tėrė rasti ėshtė i bazuar thjesht nė njė rrėfim tė tė arrestuarit.

    Ndėrkohė, personi tė cilin Nazim Bllaca nga fshati Ribar i Madh tė Lipjanit pohon se e ka vrarė, ėshtė Ibush Kllokoqi.

    Njė fakt tė tillė, i arrestuari Bllaca, ashtu siē e ka thėnė edhe nė xhirimin e publikuar nė media, e ka pohuar edhe para hetuesve tė policisė sė misionit tė EULEX-it.

    Menjėherė pas kėtij deklarimi publik tė Bllacės, i cili e pranon ekzekutimin e Kllokoqit nė sytė e gruas sė tij, nė familjen e tė ndjerit, e cila jeton nė Prishtinė, ėshtė rikthyer zija e dhjetė vjetėve mė parė.

    Expressi ka kontaktuar njė tė afėrm tė kėsaj familjeje, i cili pėrshkruan reagimet e vėshtira tė tyre nė momentin kur ata kanė kuptuar lajmin se vrasėsi i bashkėshortit dhe babait, gjatė tėrė kėsaj kohe ka jetuar vetėm pak kilometra larg tyre.

    “Gruas sė Kllokoqit i ka rėnė tė fikėt dhe ajo ėshtė dashur tė kėrkojė menjėherė ndihmėn mjekėsore”, thotė ky person pėr Express.

    Sipas tij, pėrshkrimi i dhėnė nga Nazim Bllaca pėr mėnyrėn e vrasjes sė Ibush Kllokoqit, ėshtė nė pėrputhje tė plotė me ngjarjen se si ka ndodhur.

    “Anėtarėt e familjes janė pėrcaktuar tė mos flasin nė lidhje me kėtė ēėshtje, ngase ata edhe ashtu kanė qenė tė tronditur pėr shkak tė ngjarjeve nė tė kaluarėn dhe tash gjithēka ėshtė rikthyer nė kujtesė”, shpjegon personi qė e njeh nga afėr kėtė familje.

    Nė lidhje me kėtė vrasje, pa ia pėrmendur emrin, Nazim Bllaca ka deklaruar nė konferencėn pėr media se ka shkuar te shtėpia e personit qė e ka vrarė, kinse pėr tė kėrkuar nga ai rregullimin e njė pasaporte tė Serbisė.

    “Doli gruaja e tij. I thashė se kam pak punė me burrin e saj dhe nė momentin qė ai doli, e kam vrarė, nė sytė e gruas sė tij”, ėshtė shprehur Bllaca para medieve nė qendėr tė Prishtinės.

    Ndėrkohė, sa i pėrket kėsaj vrasjeje, nė xhirimin e shpėrndarė nė njė CD, pasi e ka pėrmendur mėnyrėn e njėjtė tė vrasjes, ka thėnė se viktima e tij ka qenė Ibush Kllokoqi.

    Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka punuar pėr ish-Shėrbimin Informativ tė Kosovės (SHIK) dhe qė akuzon persona tė njohur si urdhėrdhėnės pėr ekzekutime nė periudhėn 1999-2003, ėshtė arrestuar tė hėnėn mbrėma nga Policia e EULEX-it.

    Me urdhėr tė prokurorit tė Prokurorisė Speciale, ai ka qėndruar nė qendrėn e ndalimit, kurse tė martėn gjyqtari ka vendosur qė pėr tridhjetė ditė ai tė qėndrojė nė arrest shtėpiak nė fshatin Ribar tė Madh.

    KMDLNJ
    Nė lidhje me bėrjen publike tė CD-sė nga Nazim Bllaca, i cili veten e pėrshkruan si vrasės dhe torturues, ka reaguar edhe Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (KMDLNJ). “KMDLNJ-ja kėrkon shkarkimin e kryeprokurorit tė Kosovės, Hilmi Zhitia, duke mos i pėrjashtuar as hetimet ndaj tij. Arsyetimi i Policisė sė Kosovės ėshtė gjithashtu i paqėndrueshėm, sepse pėrdor tė njėjtėn mbrojtje si kryeprokurori Zhitia”, thuhet nė reagimin zyrtar tė kėtij kėshilli.

    Padia
    Azem Syla ka paditur Nazim Bllacėn nė lidhje me deklarimet e kėtij tė fundit se ka marrė urdhra pėr vrasje nga ai. Pėrmes njė dokumenti tė lėshuar nga avokati Tomė Gashi, si mbrojtės ligjor i tij, Syla shpjegon se paraqet kallėzim penal pėr tė gjitha veprat penale qė ndiqen sipas detyrės zyrtare, e qė i ka kryer Nazim Bllaca. “Arsyeja e kėrkesės sime qė tė mė njoftonin mbi epilogun e hetimeve tė juaja zyrtare ėshtė qė pas pėrfundimit tė hetimeve zyrtare kundėr Nazim Bllacės, unė do tė ndėrmarr veprime tė caktuara juridike dhe ligjore nė mbrojtje tė dinjitet tim, pėr shkak tė shpifjeve dhe gėnjeshtrave tė cilat me deklarimet e tij mė 29.11.2009 i ka plasuar nė media-opinionin kosovar”, thotė Syla nė letrėn e tij njoftuese.

  3. #603
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kuvendi viktimė


    Jakup Krasniqi kėrkon nga deputetėt qė ta lėnė agjendėn partiake dhe t’iu kthehen seancave dhe komisioneve. Kryesia pajtohet qė tė mos debatojė pėr situatėn e krijuar pas deklaratave tė Nazim Bllacės.


    Nga Pėrparim Isufi mė 02.12.2009 nė ora 8:05

    Jakup Krasniqi mendon se akuzat qė kanė dalė nė sipėrfaqe javėve dhe ditėve tė fundit, bashkė me fushatėn zgjedhore, e kanė dėmtuar mė sė shumti Kuvendin e Kosovės.

    Kryeparlamentari ka akuzuar tė martėn deputetėt, tė cilėt, sipas tij, nuk u janė pėrmbajtur orareve tė seancave dhe mbledhjeve tė komisioneve duke e zhvendosur fokusin e tyre nė fushatėn zgjedhore.

    “Nė punėn e Kuvendit ka ndikuar e gjithė fushata zgjedhore, e gjithė parafushata. Deputetėt nuk i kanė kryer detyrat dhe pėrgjegjėsitė e tyre qė i kanė me Kushtetutė, komisionet nuk kanė funksionuar dhe unė mendoj se i kanė bėrė dėm legjislativit”, ka thėnė Jakup Krasniqi.

    Shumė shpesh, kohėve tė fundit, drejtuesit e seancave nė Kuvend janė pėrballur me karriget e zbrazėta nė kohėn kur ėshtė dashur tė votohet ndonjė ligj.

    Pėr pasojė, ata u kanė rėnė me ritėm tė shtuar zileve tė Kuvendit pėr t’i ftuar deputetėt qė endeshin nėpėr holl tė Kuvendit sa pėr ta bėrė kuorumin.
    Krasniqi ka thėnė se nuk ka fuqi tė bėjė gjyqėsi ndaj deputetėve tė padisiplinuar.

    Fokusi ndaj ēėshtjeve nė rend tė ditės tė Kuvendit ka rėnė edhe pas videoxhirimit tė fundit tė Nazim Bllacės.

    Por, anėtarėt e Kryesisė sė Kuvendit janė pajtuar qė kėtė ēėshtje tė mos e lėnė qė tė debatohet nė Kuvend.

    Dhe pėr t’i ikur krijimit tė njė atmosfere tė tillė, Krasniqi tė hėnėn kishte vendosur qė ta shtyjė vazhdimin e seancės sė lėnė nė gjysmė, javėn e kaluar, e cila ishte caktuar tė mbahej tė martėn.

    Anėtarėt e Kryesisė sė Kuvendit janė marrė vesh qė kjo seancė tė vazhdojė tė enjten.

    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ėshtė shprehur se akuzat janė pėr t’u dėrguar nė Prokurori, e jo pėr t’u debatuar nė sallė tė Kuvendit.

    Pėr tė mos debatuar kėtė ēėshtje, ėshtė pajtuar edhe opozita. Naim Maloku, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, shprehet se iniciuesit e kėtyre akuzave nuk kanė zgjedhur kohėn e pėrshtatshme pėr t’i ngritur ato.

    “Kjo ēėshtje ėshtė hapur nė njė moment jo tė mirė pėr Kosovėn dhe pėr situatėn nė vend. Njė mėnyrė e hapjes sė kėtyre ēėshtjeve do tė ndodhte njė ditė, por mendoj qė ėshtė hapur nė njė mėnyrė qė nuk ka ndodhur deri mė tani, flas pėr praktikat e shteteve qė kanė kaluar transicionin sikur qė po e kalon Kosova”, ka thėnė Maloku.

    Ai ka aluduar nė procesin pėr Kosovėn, i cili ka filluar tė martėn para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, pėr tė cilin ligjvėnėsit janė shprehur optimistė se do tė pėrfundojė nė favor tė Kosovės.

    “Nuk ėshtė nė traditėn e asnjė gjykate tė vendeve demokratike, por as nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė tė merren me probleme politike, por Kosova ėshtė ‘sui generis’ dhe mendoj se edhe kėsaj radhe, ēėshtja e Kosovės po trajtohet si e tillė”, ka thėnė Krasniqi, rreth kėtij procesi.

    Edhe opozita nė Kosovė vlerėson se vendimi i pritshėm i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė do t’i hapė rrugėn njohjeve tė tjera tė shtetit tė Kosovės.

    Nė favor tė Kosovės, sipas Ardian Gjinit, Shef i Grupit parlamentar tė AAK’sė, do tė ishte edhe njė opinion i dykuptimėsh i GJND’sė.

    “Sipas tė gjitha gjasave, vendimi nuk do tė jetė nė disfavor tė Kosovės. Nuk besojmė se mund tė ketė vendim, i cili mund tė jetė nė disfavor tė Kosovės. Dykuptimėsia do tė thotė se vendet dhe popujt kanė tė drejtė ta shpallin pavarėsinė kur ballafaqohen me regjimet e egra dhe brutale ndaj popujve”, ka thėnė ai.

  4. #604
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    i nderuari Preng Sherri sigurisht pa dashje ne vend te Fatmir Shehollit
    tu ka perviedh mbiemri Fatmir Humolli
    Faleminderit Llapi,
    Po e kisha fjalėn pėr fatmir Shehollin njė udbash i dėshmuar dhe jo vetėm Ay por e tėrė Familja e tij!
    Sa i pėrket fatmir Humollit Ay ėshtė njė nga djemtė mė tė mirė qė kishte Llapi dhe vet UĒK-ja.
    Unė vetėm i pyeta kėta qė po derdhin Lot Krokodili pėr ato qė ka thėnė Ky Bllaca. E ky tha qė e kanė vrarė Ymer kllokoqin dhe se ka marrė pjesė nė disa rrahje dhe di pėr disa vrasje!
    Ky Bllaca tha se ka takuar edhe njė farė Fatmirin ( ia harrova mbiemrin nga Lypjani) i cili ka qenė Polic i UDBES dhe qė njihet nė tėrė Lypjanin si njėri nga maltretuesit mė tė madh tė shqiptarėve!
    Kėta para se tė na flasin pėr kopallat e tyre le tė thonė se ēfarė ėshtė dashtė tė bėhet me udbashet si Selim Brosha, Ymer Kllokoqin, Asllan Sllamnikun, Jakup Hotin,Lutfi Ajvazin e tė tjerė e tė tjerė tė ngjashėm si ata!
    Ky Bllaca tha e " kemi vrarė Ymer Kllokoqin" - njė udbash tė flliqtė dhe shokėt e Ymer udbashit turr e vrap nė Forum pėr tė pėrkrahė Bllacėn gjegjėsisht Kllokoqin dhe duke kėrkuar dėnimin e atyre qė i dhanė Broshės dhe Kllokoqit atė qė e kishin hak shumė mė parė!
    Dhe jo vetėm ata tė dy por edhe disa tė tjerė!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  5. #605
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Bllaca ka jetuar nė Serbi

    Nazim Bllaca ka jetuar dy vjet nė Serbi. Ėshtė kthyer nė maj tė kėtij viti pėr tė vrarė Xhavit Halitin, Kadri Veselin dhe Azem Sylėn. Pėr kryerjen e kėsaj vepre, atij i janė premtuar para me thes. Bllaca ka qenė punėtor i sigurimit shtetėror serb. Kėshtu thotė Hysri Rama, i pėrfolur nė CD’nė e Nazim Bllacės.

    Nga Nebih Maxhuni mė 02.12.2009 nė ora 8:02
    Pėr akuzat dhe pėrfshirjen e emrit tė tij nė deklaratėn e incizuar nė CD-nė e Nazim Bllacės, ka reaguar edhe ish-pjesėtar i Policisė sė Kosovės, Hysri Rama.

    Ai ka demantuar tė gjitha akuzat qė i bėhen nė mesin e tyre edhe marrjen e 100 mijė eurove pėr vrasjen e Nazim Bllacės.

    Hysri Rama thotė se ka lidhje familjare me Nazim Bllacėn. Sipas Ramės, Nazim Bllaca ėshtė i zhytur nė borxhe tė thella dhe nė dy vitet e fundit ka jetuar nė Serbi me familje.

    Nga Serbia, rrėfen ish-polici i Kosovės, thotė se e ka marrė nė telefon Bllaca pėr t`i kėrkuar strehim nė shtėpinė e Ramės.

    “Mė ka thirrur me telefon dhe ka kėrkuar strehim nga unė, sepse ai ka humbur shtėpinė dhe gjithė qė ka pasur pėr shkak tė borxheve. Ka ardhur nga Serbia nė shtėpinė time dhe aty ka filluar tė mė tregojė se e ka plan vrasjen e Xhavit Halitit, Kadri Veselit dhe Azem Sylės. Pėr kėtė mė ka thėnė se do tė fitojė para me thes”, citon fjalėt e Nazim Bllacės, ish-pjesėtari i Policisė sė Kosovės.

    Rama pohon se gjatė muhabetit nė shtėpinė e tij, Nazim Bllaca i ka thėnė se ka marrė detyra tė rėnda nė Serbi dhe se misioni i tij ka qenė pėr vrasjen e Halitit, Veselit dhe Sylės.

    Madje ai thotė se bazuar nė fjalėt e Bllacės, ai ka qenė punėtor i shėrbimit sekret serb dhe ka pasur lidhje me kryeprokurorin e Serbisė qė ka tė bėjė me krime lufte nė Kosovė.

    Lidhur me kėto deklarata ai thotė se nuk e ka njoftuar policinė, pasi nuk e ka marrė aq serioze, kurse thotė se pėr kėto biseda nuk posedon incizime, pasi kėto fjalė i ka thėnė gjatė bisedės qė ka bėrė mė tė nė shtėpinė e tij dhe pasi e ka kuptuar qėllimin e tij, pas dy ditėve i ka kėrkuar tė largohet nga shtėpia e tij.

    Hysri Rama ka mohuar se ka qenė pjesė e strukturave tė SHIK-ut.

    “Unė Azem Sylėn personalisht nuk e njoh, veē nė televizion kur e kam pa”, thotė ai.

    Rama tregon se nuk ka qenė nė dijeni pėr pėrfshirjet e Nazim Bllacės nė vrasje, shantazhe dhe kėrcėnime tė njerėzve.

    “Hiq kurrė nė jetė nuk e kam ditur qė ai ka vrarė njerėz, kurrė nuk ka folur pėr kėto sende”, rrėfen ai.

    Nazim Bllaca gjatė qėndrimit dyditor nė shtėpinė e Hysri Ramės, ka tentuar qė tė angazhojė edhe Ramėn pėr realizimin e misionit tė tij, e qė sipas Ramės, kėtė detyrė pėr vrasjen e tre personave e kishte marrė nė Serbi.

    “Sipas fjalėve tė tij, ai ka qenė pjesėtar i sigurimit tė Serbisė. Kur ka tentuar tė mė fusė edhe mua nė lojė, e kam larguar nga shtėpia ime”, vlerėson ky ish-pjesėtar i PK-sė.

    Nazim Bllaca, sipas Ramės, ėshtė kthyer nė maj tė vitit 2009 nga Serbia me familjen e tij pas njė qėndrimi dyvjetor atje.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #606
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga tomaras Lexo Postimin

    Nuk mundesh me e lėshue akuzėn si lopa baglėn edhe me kapėrcye si pa tė keq. Kur e gogėsin njė akuzė tė tillė ndaj njė njeriu qė ėshtė shembėlltyra e atdhetarizmit dhe sakrificės, e pakta qė duhet tė bėsh do tė duhej tė na tregosh ku e bazon kėtė akuzė, e jo hajt futja qashtu.
    Nga njė kolegė i tij.

    Pastaj, dėshiroj tė ju pėrkujtoj se raportet nė ish-yugosllavi nuk kanė qenė bardh e zi siē pandehin shumė kėtu - ne tė gjithė tė mire e tė bukur e tjerėt tė kėqinjė e shėmtuar, - mjafton vėtem tė pranosh se Ish-Yu zvogėloi mortalitetin e tė porsalindurve nė Kosovė pėrgjysmė mėnjeherė pas luftės sė II Botėrore, apo se me njė Udhėzim tė mjekut tė lėshuar nė secilėn klinikė tė Kosovė, secili Shqiptar ka shkuar dhe ėshtė shėruar pa pagesė nė Ljubljanė, Zagreb, Beograd, Shkup e gjetiu dhe do tė kuptosh se nuk na donin tė gjithėve vdekjen.

    Nė tė njėjtėn kohė, pėr tė iu ikur keqkuptimeve dashakeqe qė kėtu nė forum nuk mungojnė, nuk them se ne ishim tė gjithė tė kėqinjė e ata tė mire. Por, kur bashkėjeton me tjerėt me njė sistem, gjėrat, vlerat, botėkuptimet, pėrpjekjet etj- kanė tendencė tė ndėrlikohen.

    Ēfare dua tė them, njė shqiptar pjesėtar i sigurimit shtetėror nuk ėshtė medeomos edhe antikombėtar, apo njė funksioner nė kryesinė e RSFJ-sė apo nė Komitetin Krahinor nuk ėshtė trathėtar, apo ēdo kush me librezė komuniste nuk ėshtė patriot. Sistemi ishte i tillė – karrierėn personale duhej ta sėndėrtojė nė kuadėr tė sistemit dhe jo jashtė apo kundėr sistemit. Ėshtė e palogjikshme tė kėrkohej nga Shqiptarėt tė mos shkolloheshin nė Beograd dhe vende tjera tė Yu nė periudhėn kur Kosova akoma nuk kishte univerzitet. Prapė ėshtė e palogjikshme qė tė kėrkohet nga tė njėjtin tė mos zinin pozita tė larta nė sistem tė cilan i ruanin mė zili.

    Andaj, nuk duhet tė ēuditeni kur tė mėsoni se filani ka qenė krenar pėr librezėn e tij komuniste, apo intelektuali ka qenė pjesėtar i sigurimit shtetėror – kjo nuk do tė thotė se janė njerėz tė kėqinjė.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #607
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qosja ..ke than ti preng ketu ne forum.. shpesh asht takue e keshillue me azem sylat..

    e pra ky nazimi ishte vegel e azem syles..
    e pra qat kllokoqin udbash ky e ka vra.. e ju po doni tash me e myt e me e hanger te gjalle..

    kini frik mos po tregon pun tjera ky nazimi e mos po shkakton tronditje dhe ne nazima tjere.. e cohen e tregojn dhe ata.. e ju del jo vec pun kllokoqash.. me te cilet mburreni por dhe pun tjera me te cilat nuk do mundni me u mburr dot..

    tash shoket tuj e kan ujdis punen qe nazimi mos te mbrohet nga nderkombetaret por te mbaje arrest shpije..qe don te thote qe ndoj faruk e ndoj ram si ky lart.. pra ndoj qaf derr tjeter miljoner i pagum me miliona te fondit vendlindja e te buxhetit te kosoves.. te shkoj e ta detyroj nazimin e ngrate " me ba vetvrasje " te detyruar..
    e me u mbyll kjo faqe zeze e me ndej rehat do kohe mafia polpotiste qe po na justifikohet se kinse ka vra nji far kllokoqi.. per te cilin rast.. biznesmeni sheikoist 700 flamuroist novosella ka ba fest ne tiran..

    e kam ba nji pytje qaty..se sa mund te jene aktivizuar kto dit me neutralizue efektin Bllaca..
    e un kam than diku ke 500 militanto-servilo-popotista..

    por ka gjasa qe ma shum po aktivizohen..

    ja ky lart psh.. rama.. qe duket qarte se dhe ai moti po i rruka mire milionat pi kasafortes se azemit syl.. njisoj si faruki.. qaf trash i shendetshem pi biftekave qe han nat e dit neper bordellot e kosoves..ku jan pronara diten e naten kryejn punet e azemit syl..

    tash na sillni kesi pallavrash te rregullume mir ne kuzhin te mafise..sikur kjo e Nazimit ne serbi..

    kto dit besoj do sajoni dhe nji pallaver tjeter.. sikurse ja ban rasim shales.. qe ky nazimi ka vra gra e fmi serb.. qe nazimi moti u mjekoka per skicofreni..

    vazhdoni prodhoni..

    jam miljoner tha faruki..

    a e ka pas kush more kyt farukin tuj bart llac e tulla..?

    jini tall o preng e llap.. me devizat e diaspores..
    i kini perdor per vrasje..
    sepse atdhetari i vertete kur e vret nji tradhtar.. nuk kerkon asnji qindarke..por e ben per ideal dhe ska frik me than.. PO UN E VRAVA X_in.. se i ka ra ne qaf Popullit tim..

    mirpo ju nuk i kini te ketij lloji vrasesit profesioniste..
    Sepse dhe ideal juaj eshte i ziiiii..

    ..

    qosja pra del mik i caushve e mik i farukve..

    turp..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 02-12-2009 mė 06:06

  8. #608
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar mė parė nga MARGUS Lexo Postimin
    Kosovelli,
    I paske harru SHUMART!

    pse ti baben e ke pas shumar a...
    hahahahhaaaa

  9. #609
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar mė parė nga 'MAGNUM' Lexo Postimin
    Po a nuk jeni ju qe e varroset Fadil Hoxhen me nderime ushtarake ?

    More me pas vra ju shpiuna te serbise e kishi ba ni pune te madhe, por ju s'keni vra tradhtar, se tradhtar jeni ju. Ju jeni ata qe keni shkelur dhe po shkelni mbi gjakun e deshmorve. Ju e keni pre ne bese edhe Adem Jasharin.

    Per ty me shoqni me siguri qe te gjith qe nuk jan me PDK-ne duhet te vriten, apo ?
    Ne Kosove ka pas vrasje pas luftes ne rrethana te pasqaruara. Bandat terroriste vrastare kriminele ( LDK, SIA, nje pjese e pjesetareve te FARK-ut) qe 10 vite kane vrare, masakruar, dhunuar dhe egzekutuar qindra shqiptare te pafajshem, vetem per shkak te bindjeve partiake dhe te konkurences brenda partis se vete. Keto grupe teroriste nuk kane kursyer asgje.Rrenjet e kytyre bandave terroriste jane ne Serbi dhe Rusi , dhe jane filiale e atyre qe e pergjaken Kosoven ne vitin 1997/98/99...... Kjo eshte ajo fara e mallkuar titiste/marksiste qe ka gjete shtrirje edhe ne Kosove. Kjo bande duhet te shporret nga Kosova dhe te gjeje strehim ne Rusi ku e kane edhe babain ideologjik. Mos te lejojme qe fara e keqe te leshoje rrenje ne Kosove. Te veteshpallurit "paqesoret apo pacifista dhe ganda "te Kosoves jane maskarenje dhe kriminel te papare

  10. #610
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    pr envero-azemosyloistet kosovare ca mesime.. meqe kto dite nuk flejn rehat..

    --

    Petrit A. Velaj: Nje dritare burgu (II)
    E Diel, 05-10-2008, 02:43pm (GMT)


    Nje dritare burgu
    Nga Petrit A. Velaj

    Jetė burgu

    Viti 1945. Makina ndali para deres se burgut te Vlores. Zbrita. E pashe qiellin e Vlores me ca re te bardha qe kishin dale mbi Karaburun dhe shtyheshin per nga malet e Shashices, drejt fshatit tim te dashur, Kanines. Nuk e di pse ate cast, rete mbi qiellin e Vlores, m'u duken si dele te bardha; nuk e di pse ate cast m'u perfytyruan kopete qe shtegetonin neper stanet e Shashices. Ne Degen e Brendeshme, me priten me arrogance si Hito Cakua, kryetari edhe Qatip Dervishi, nenkryetar i Deges se Brendeshme. Me izoluan tek dhoma ne hyrje te burgut te vjeter, perballe Bashkise. Te nesermen, edhe pse isha i lodhur dhe i derrmuar, me thirri hetuesi. Para meje u shfaq portreti i Namik Cakranit. Ky njeri kishte per grua cupen e halles sime. Gjate luftes kisha degjuar se Namik Cakranin e kishin zene forcat e Ballit Kombetar qe komandoheshin nga i vellai i tij, Kujtim Cakrani. Kujtimi, e vuri me shpatulla per muri tek shtepia ne Cakran dhe i kish thene: "Je i denuar me vdekje!" Aty nderhyri menjehere babai, Bektash Cakrani, dhe i tha: "Mos, biri im Kujtim, se eshte evlati yne". Kujtimi u kthye nga i ati dhe i tha: "Une nuk kisha nder mend ta vrisja, por desha te te them, se po nuk e vrame ne, ky do te te haje koken ty baba." Dhe kjo skene m'u kujtua ate moment qe isha perballe tij, ne bangon e hetimit. Namik Cakrani denoi babain e tij me vdekje, po mua me kishte perpara?

    Hetimi perfundoi shpejt. Mbas dy ditesh ai erdhi ne hetim se bashku me Ismail Kreshpen. Ne pyetjet qe me benin menjehere dalloja Namikun dredharak e hileqar, vese qe ia dija ne vitet e shkolles.

    Ne burgun e Vlores haja buke me profesor Bego Gjonzenelin. Edhe teshat e tij i merrja une dhe bashke me te miat i dergoja ne shtepi per t'i lare. Ne dhome, ne fillim kisha edhe profesor Stiliano Gaxhon, botanisti me i mire i vendit si dhe Tahir Hoxhen, Maliq Koshenen, Kamber Durmishin, Mustafa Muslymin, Hamdi Gjonin, Axhem Mahmutin dhe Bilal Zabitin nga Bolena, me te cilin zura miqesi te ngushte ne burg. Sic ishte rregulli, ne burg, nuk te linin gjate ne nje vend. Vazhdimisht nderroheshin dhomat dhe te burgosurit. Pas disa kohe me trasferojne ne nje dhome me Nustret Llupen, Maliq Koshenen, Terrucin, Belucin, Agusto Acolin, Mario Verdin, Nino Talianin, dhe Arturo Orlandin. Arturo Orlando ishte nje burre dy metro e dhjete centimetra i gjate, njeri bujar por i frikesuar. Aty kishim nje gardian qe e quanin Hate. Ai e hiqte veten si te zgjuar dhe pandehte se na i hidhte. Na shitej per engjell, por ne e dinim qe ishte shejtan. Te binte ne sy pamja fallco e ketij njeriu, e cila shoqerohej me nje servilizem e hiporkizi te dukshme. Kishim dhe nje gardian tjeter. E quanin Hodo. Ishte i kunati i Gjon Banushit. Kryente detyren e policit, por njihej prej gjithe te burgosurve qe ishte kapiten. E keqja ishte se ai nuk e kuptonte qe ne dinim se ai ishte me detyre "te vecante". Drejtor i burgut te Vlores ka qene Muco Maska, nga Kropishti. Nje burre i leshte dhe injorant. Ishte me plot kuptimin njeri zemerzi. Ky njeri na u peshtiros pasi e shihnim me syte tane si plackitete te burgosurit qe pushkatoheshin, u merrte unazat dhe oret e xhepit. Keshtu u ndodhi edhe me oren e florinjte te xhepit te Hamdi Ceprratit. Pasi i mori sahatin Hamdiut, kur e pushkatuan, e tregonte ne oborrin e burgut. E nxirrte dhe e shikonte ne syte tane. Neve na vinte keq, sepse ne burg ishte edhe babai i Hamdiut, Hair Ceprrati si dhe vellai i tij, Seit Ceprrati. Me thote nje dite, Seit Ceprrati: "Sa here qe Mucua nxjerre sahatin e vellait, mua me duket sikur ai mban ne dore zemren e Hamdiut." Kjo me preku shume dhe me mbeti ne mendje. Per keto qe bente drejtori i burgut te Vlores dikush nga te burgosurit me te drejte e quajti "bishe stepe".

    Pas dy javesh na vijne per vizite ne burg: Kadri Hazbiu, Rrapo Dervishi, Serri Carcani, Vasil Kati. Shoqeroheshin nga Hito Cako dhe Qatip Dervishi. Here pas here ne burg vinte edhe Rrahman Perllaku, ose sic njihej ne Vlore, me emrin Rrahman Havllaxhiu. Rrahmanin e rriti Vlora. Ai ja shperbleu Vlores duke kryer atentate kunder nacionalisteve e atdhetareve vlonjate.

    Edhe ne burg ku ishim, ne kujtonim vitet e rinise dhe te rezistences sone antifashiste. Sillnim momente nga mbresat me luftetaret vlonjate si Kastriot Muco, Bajram Tushe, Teli Ndini, Mumin Selami, Hajredin Bylyshi, Petrit Bisha, Qemal Gorishova, Haki Xhelo, Duro Elmazi, Hiqmet Buzi. Ata ishin per ne, pavarsisht nga mendimet e tyre politike, pishtare te lirise e te luftes antifashiste.

    Duke qene ne burg sillja nder mend fjalet e nje martiri: "E ku ta dinin keta martire se gjaku i tyre do te vadiste kolltuqet e karrieristeve e politikaneve antikombetare te Shqiperise..." Jane fjalet e profesor Tahir Hoxhes. Duke pare portrete luftetaresh e atdhetaresh ne burgun e Vlores, ma zgjonin gjumin mes nje tronditjeje te madhe britmat e atyre qe pushkatoheshin. Gjithmone fjalet e tyre te fundit kane qene: "Rrofte Shqiperia", "E duam Shqiperine me Kosove e Cameri", "Rrofte flamuri kuq e zi". Mes goditjeve te policeve ne na shfaqeshin edhe portretet e urdheruesve te tyre, prokuroreve: Namik Xhafa, Selim Alimerko, Lufter Hoxha, Namik Cakrani si dhe njefare Dalip Hyseni, i cili ne menyren me te poshter akuzoi dhe denoi Qazim Kokoshin, nje nga shqiptaret e medhenj te Vlores, nje nder organizatoret e Luftes se Vlores te vitit 1920.

    Gardianet e burgut perhere benin kontrolle te rrepta, sa na e benin jeten te merziteshme. Per ta ishte norme pune perdorimi i drurit, rrahjeve e torturave. Bile disa prej tyre thoshin se ishin te repartit: "Dajaku dhe uria", pra, vec torturave fizike perdornin edhe ate qe te burgosurit i mbanin disa dite pa buke, ne izolim ne dhoma te vecanta.

    Hetimet ishin sa per sy e faqe. Hetuesi kishte mbushur me dhjetra flete dhe t'i vinte perpara. Pas gjithe ketyre, me 2 shkurt te vitit 1946 dola para gjyqit, ne bangon e te akuzuarve. Me perpara u denua profesori im Bego Gjonzeneli, me pese vjet burg dhe pas tij, profesor Tahir Hoxha me vdekje. Me vdekje u denua edhe Abdyl Kuci, Tasim Murati, Qemal Xhyheri, Nazif Cala, Muharrem Sharra, te cilet pas ca diteve u ekzekutuan.

    Ate dite, mua me cuan ne gjyq te lidhur per dore me Arturo Orlandin, pronar i fermes se Llakatundit, Terrucin - drejtor i Bankes se Vlores, Belucin - nendrejtor i bankes se Vlores si dhe Luto e Rushit Grabova. Gjyqi ishte hapet. Qe nga burgu e deri tek kinemaja e Shyqyri Cupishtit, qe ishte caktuar si salle gjyqi, populli nga godiste me gure, na shante e fyente me pa te drejte. Ne u gezuam, sepse ate dite ishte nderruar edhe trupi gjykues. U hoq prokurori Namik Xhafa. Ai, me te drejte, u akuzua nga te burgosurit me fakte se kishte qene federal i Partise Fashiste te Vlores per dy vjet e gjysme. Fjalet qe i thane ne gjyq ishin keto: "Kushdo mundet te na denoje, por jo ti Namik Xhafa, sepse poshte kemishes se kuqe ke te veshur kemishen e zeze fashiste." Dhe keshtu rrodhi qe ate dite kryetar gjyqi ishte Qemal Klosi. Ne kohen qe vellai i tij, Sulo Klosi po varej ne Rubik si sabotator, Qemali denonte nacionalistet vlonjate me vdekje. O tempora! O mores! Medet, medet! I thashe nje shoku te burgosur: "A ishte mallkimi i zotit per ne shqiptaret?!". Po c'te vazhdoje me tej me portretet e trupit gjykues. Prokuror ishte Lufter Hoxha. I ati i tij, Tahir Hoxha, priste ne qeli ekzekutimin e denimit me vdekje, i biri denonte bashkeluftetaret e babait te vet. Anetar i gjykates ishte edhe plaku patriot Islam Harizi, nga Terbaci i Vlores. Njeri i urte dhe i matur qe kurre nuk e felliqi gojen me fjale te keqija, sic benin te tjeret, gojacet e gjykates sic u thoshim ne.

    Kur Lufter Hoxha, shoku im i shkolles dhe i rinise, kerkoi denimin tim me vdekje m'u duk se edhe tavani i kinesmase se Cupishtit u be i zi si zemra e prokurorit. Ate dite, bashke me mua iu dha pretenca e denimit me vdekje edhe italianeve Orlando, Terruci, Verdi Nino. Ne castin qe Orlando degjoi vendimin, i ra te fiket. Trupi i tij qe peshonte me shume se 180 kilogram, ngaqe ishte i lidhur me mua me terhoqi pas vetiu. Mbasi i hodhen disa kova me uje u permend ne sallen e gjyqit.

    Pas seances na cuan drejt e ne burg. Me kujtohet se, porsa me pa Tahir Hoxha dhe kish marre vesh denimin tim me vdekje, me afrohet e me thote: "Po edhe per ty, more bir, dhane denim kaplital?!" Pas tij u ngrit Bego Gjonzeneli i revoltuar e ngriti zerin ne dhomen e burgut dhe bertiti: "Pse mua me denojne me pese vjet, ndersa nxenesin tim e denojne me vdekje?!". Aty prane ishte edhe Kudret Kokoshi, i cili edhe ai ishte denuar me vdekje. AFrohet tek profesor Begua dhe i thote: "Bego, komunistet me ty do te bejne loje. Ata do te te lirojne qe te jesh ne sherbim te tyre..." Dhe keshtu ndodhi. Pas ca kohesh Begon e liruan. Kur doli nga dera e burgut e shoqeruan Rrapo Dervishi e Vasil Kati. Ata shkuan se bashku neper bulevard drejt sheshit te Flamurit. Profesori i mencur e kuptoi kete manover te tyre dhe kur mbriti tek Sheshi i Flamurit, tek lulishtja e Ismail Qemalit, u kthye nga ata dhe filloi te debatonte tere zjarr. Njerezit u grumbulluan dhe po degjonin. Demaskimi qe u beri Bego Gjonzeneli komunisteve ate dite, ishte nje shuplake e rende per Rrapo Dervishin dhe Vasil Katin, sepse gjithe qyteti nisi te fliste per fjalet shpotitese kunder regjimit dhe persekutoreve te rinj te vendit. Rrapo Dervishi e Vasil Kati cane mes turmes se njerzve qe ishte grumbulluar ndersa Begua u la i lire dhe mori rrugen e shtepise. Pa arritur tek dera e shtepise, olicet e thirren te ndalonte dhe keshtu e arrestuan serish. "E dija qe do me arrestonit, se me kish thene Kudret Kokoshi qe ne burg, por s'ma mori mendja pa u cmallur me njerezit e mi..."

    Erdhi perseri ne burg profesori. Brenda nje kohe te shkurter e nxorren ne gjyq, e denuan me pushkatim dhe e ekzekutuan.

    Duke ndenjur ne qeline e burgut cdo nate me shfaqeshin para syve skenat e gjyqit tim. Kryetari, Qemal Klosi, e hapi gjyqin duke me pyetur: "Cfare funksioni dhe cfare detyrash kini patur ne Ballin Kombetar?!" Une u pergjigja: "Kam qene ne radhet e Ballit Kombetar qysh ne vitin 1942. Ne vitin 1943 me ngarkuan me detyren e Sekretarit Politik te Rinise se Ballit Kombetar per Qarkun e Vlores. Me gjithe te rinjte vlonjate kishim shoqeri pasi ishim antifashiste. Mirepo politika sllave ia mbriti qellimit: "dividi ed impera".

    Pyetja e dyte qe me beri kryetari i gjyqit Qemal Klosi ishte: "Akuzohesh se ke sabotuar Luften Nacionalclirimtare, duke propoganduar per Ballin Kombetar."

    Pergjigja ime ishte: "Une nuk kam qene kurre kunder Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare. Shume nga ata qe moren pjese ne lufte ishin edhe shoket e mi te rinise. I vetmi debat qe ka qene mes nesh ishte se une e shoket e mi e donim Shqiperine me Kosoven e Camerine, ndersa ata thoshin se "te bejme luften, pa te shohim..."

    Nderkohe me sulmon ashper prokurori, Lufter Hoxha, duke me thene: "Ti, Petrit, more rrugen e tradhetise..." Une e degjova dhe iu pergjigja aty per aty: "Nuk e di, te quhesh tradhetar kur e do Shqiperine dhe lufton per te. Oratori i revolucionit freng Gabriel H'Onore De Mirabo ka thene keshtu perpara populit te Parisit: 'Njeriu qe lufton per aresye dhe per Atdhe nuk mundet kollaj.' Une nuk kam patur nevoje te marre mesim nga ju, zoti prokuror, sepse e dija shume mire qe distanca ndermjet kapitalit dhe Shkembit te Tarpejenit eshte shume e shkurter. Por deshiroj te them se keto shpifje qe po me behen nuk kane asnje baze. Per t'ju a argumentuar edhe me mire se shpifjet tuaja nuk kane baze, po jap principin tim. Mbeshtes ne jete tim, formulen e fameshme te nxjerre nga Etili, kryeministri i Britanise, Trumani, Presidenti i Amerikes, Blumi, kryeminister i Frances: Liri individuale, e shoqerore me ekonomi te planifikuar, demokraci me te drejta shoqerore..."

    Pas kesaj prokurori me thote se akuzohesha per nje atentat ne rrugen e Topanase. Behej fjale per atentatin qe u krye ndaj meje kur shkoja tek motra; sic e kam pershkruar edhe me lart. Por, per cudine time, nga mesi i salles ngrihet Medin Bardhi, pjesemarres ne atentat, punonjes i sigurimit te shtetit, dhe tha: "Po qe se Petrit Velaj denohet me kete akuze, kjo nuk qendron. E verteta eshte se ne te njesitit gueril i zume pusi Petritit kur shkonte per tek motra ne Topana dhe jo ai neve. Petriti i qendroi goditjes sone". Edhe salla nuk e priste pergjigjen e ketij djali.

    Prokurori Lufter Hoxha, duke deklaruar se Petrit Velaj eshte nacionalist, me jep denimin me vdekje. Kyretari i gjyqit, Qemal Klosi me dha fjalen per te fundit here: "Kini ndonje gje per Qemal Klosi". Perserita edhe nje here fjalet e shkrimtarit te madh Romen Rolan i cili thote: "Te vuash s'eshte gje dhe te vdesesh prape asgje kur e di arsyen se perse."

    Duke sjelle keto nder mend, ne qelite e erreta e tere lageshtire te qytetit tim, profesor Tahir Hoxha me thote, "Me vjen keq, more djale, qe te denuan kaq rende...". Une ja ktheva zotit Tahir qe me kishte hedhur doren ne qafe dhe i thashe: "Zoti Tahir, Petriter ka plot Shqiperia. Por une uroj qe Shqiperia te mos kete Luftere, Namiker, Selimer sepse keta do te behen lugeter per shqiptaret. Pa keta, edhe Shqiperia jone e dashur, do te jete edhe me fisnike edhe me kreshnike."

    Ne ditet e mepastajme qendroja prane Arturo Orlandit, i cili nuk po e merrte ende veten. Nje mbremje me therret e me thote: "Petrit, po te le disa amanete. Buzeqesha me veten time e mendova se ai harroi qe edhe mua m'u dha denimi me vdekje. megjithate me vemendje me te madhe e degjova. Ai me tha: "Ne muajin mars te vitit 1944, me ka ardhur Hysni Kapua ne Llakatund, ne ferme dhe me kerkoi per luften partizane nje sasi floriri dhe nje sasi grure. I dhashe 800 napolona flori dhe i premtova se do t'i jipja edhe njemije kuintale grure. Tani habitem se si me denojne me vdekje edhe mua qe kam kontribuar per shqiptaret?!"

    Atehere une mora guximin dhe i thashe te shkonte tek dera e hekurave dhe te kerkonte takim me Rexhep Sulejmanin, babain e Perlat Rexhepit, pasi ai ishte njer me kredo politike e civile ne qytet. Dhe keshtu beri. Te nesermen erdhi ne burg vete Rexhep Sulejmani. Orlandua me kerkoi mua si perkthyes. Pasi u moren vesh, nje tjeter mbasdite, erdhi perseri Rexhep Sulejmani, e mori Orlandon dhe shkuan ne Llakatund. Sic me ka thene Orlandua i ka dhene Rexhep Sulejmanit edhe 90 mije franga ari, ne arken e Llakatundit. Se ku shkuan ato nuk e dime. Pas nja dy ditesh i beme nje telegram Hysni Kapos. Telegramin ia shkrova une: "Kerkoj takim personal me ty. Orlando. Burgu i Vlores." Pas tre-kater ditesh Orlandon e kerkuan ne drejtorine e burgut. Si perkthyes me mori mua. Shkuam atje. Ne krye te dhomes na priti vete Hysni Kapua. Ishte i pranishem edhe drejtori i burgut, Muco Maska. Mbasi u pershendetem, Hysni Kapua e filloi i pari biseden: "Orlando, une e di per cfare me ke thirrur. Nuk po e zgjatim biseden. Vetem po te them se jo vetem qe nuk do te pushkatohesh, por do te kesh minimumin e denimit. Ate do ta kryesh ne fermen e Llakatundit. Sa te mbarosh denimin do te nis ne shtepi ne Itali." Orlandua u gezua shume. U ngritem te dlaim nga drejtoria. Se per ty Petrit isha tek xhaxhai Murat Terbaci, ne Ujet e Ftohte. Shkuam e pime edhe nje kafe tek babai yt, xha Ahmeti. Ti rri i qete se une i njoh mire ambiciet e vlonjateve."

    Me vone mora vesh se po ate dite Hysni Kapoja kishte qene edhe ne mbledhjen e Komitetit te Partise. Atje kishte rene biseda edhe per mua, ku Rrapo Dervishi me kishte sulmuar keq. Po Hysniu i ishte kthyer duke thene se: "Ty Rrapo te vjen inat qe Petrit Velaj, ka qene nxenesi me i shkelqyer i shkolles tregetare. Edhe ne lufte ka qene shume trim. E kam pare vete ne luften e Tiranes."

    Mbas disa ditesh dolem ne gjyq per te marre vendimin. Ne gjyq u lexua deklarata e Hysni Kapos, e cila thoshte: "Petrit Velaj, i ri revolucionar, ka marre pjese ne demostratat kunder fashizmit italian. E kam njohur qysh ne femijeri dhe ne shkollen tregetare te Ujit te Ftohte. Familja e tij ka ushqyer ndjenja te larta atdhetare." Duke e perfunduar deklaraten e vet, Hysni Kapoja perfundonte: "Vecse shtoj se, persa i takon pjesemarrjes ne Ballin Kombetar nuk ka per te ndryshuar mejtim."

    Pas kesaj deklarate u lexua edhe deklarata e dyte. Ate e kishte bere sekretarja e rinise per Kukesin, Nenoce Osmani, nga Kanina. Ajo shkruante: "Petrit Velaj, aktivist i shkelqyer i rinise vlonjate. Pjesemarres ne demostratat antifashiste. I detyruar nga rrethi i tij, ka marre pjese ne radhet e Ballit Kombetar."

    Deshmia e trete ishte e zonjes Neka Osmani, anetare e kryesise se gruas antifashiste te qarkut te Vlores. Ajo me fjalet e saj kishte bere nje apologji te perkryer.

    Deshmine e katert e nenshkruanin tregetaret: Polizoi Kosta dhe Sallabanda. Ne deklaraten e tyre pohonin: "Petrit Velaj ne Vlore njihet si nje nga te rinjte e ndershem te ketij qyteti, pavaresisht nga bindjet e tij politike."

    Megjithe keto deklarata u dhane denimet: une me burgim te perjetshem, ndersa Orlandua me kater vjet pune te detyruar ne fermen e Llakatundit. U kthyem perseri ne qeline tone, ne burgun e Vlores.

    Nje dite, duke qene ne dhomen time, me vjen i vellai i Hysni Kapos, Karafil Kapua, i cili ishte caktuar komandant i rojeve te burgut. Dikur, ne femijrine tone, kishim lozur se bashku, tek kopeshti i xha Muratit. Pa te keq, me vjen ne takim duke me sjelle edhe rroba e ushqime nga shtepia e vet. Duke biseduar, me thote: "Petro, meqenese une do te punoj ketu ca kohe, teshat t'i shpie une ne shtepi." Une qendrova per nje cast dhe nuk pranova. Ai me nje ze dashamires me thote: "Po c'ke ti, mua s'me gjen gje se jam i vellai i Hysni Kapos." Duke perfituar nga intimiteti i them me ze te ulur: "Karafil, ky sistem, nuk pyet as per Leninin e Stalinin qe e kane krijuar, e jo per ty e Hysni Kapon..." Me degjoi dhe nuk beri fjale. Vinte shpesh e kembenim fjale me njeri-tjetrin sa ishte ne ate detyre. Me vone mora vesh, se kur shkoi per studime ne Bashkimin Sovjetik, vrau veten thoshin disa, te tjere se e kane vrare...

    Ndermjet te burgosurve me ka lene mbresa edhe Fatosh Kokoshi. Ai kishte kryer studimet e larta per drejtesi ne Itali dhe me vone ne France. Njeri me kulture te gjere dhe mjaft i matur. Ne burg vuante ekonomikisht, por edhe shpirterisht. E mundonte shume edhe te qenurit ne burg e babait te tij, Qazim Kokoshit. Qazim Kokoshin e kam admiruar qysh kur kam qene femije. Prania e tyre ne burg e forcoi edhe me shume miqesine e shoqerise tone.

    Kur bisedoja me Fatoshin, fjalet e tij, me ngrohnin, me jepnin kurajo dhe nuk e di por shpesh thosha se ato ishin fjale magjike. Kur u denua i ati Qazimi ai filloi te me fliste me shume per te. Qazim Kokoshi ishte kundershtar i hapur i Ahmet Zogut dhe i qeverise se tij. Zogu e denoi me vdekje. Megjithate, s'kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu e thirri konsulli italian Salvoni. Ai i kishte thene: "Shkelqese, kemi shume respekt per ju. Ju treguat burrerine tuaj me 1920. Italia fashiste ju vlereson edhe njehere si burre shteti. Meqenese gezoni respekt e popullaritet ne Vlore, po ju them se, pas pak dites, trupat fashiste do te zbarkojne ne Vlore dhe Durres." Sa degjoi keto fjale nga goja e Konsullit, Qazim Kokoshi iu pergjegj ne menyre te prere: "Mos gaboni te vini perseri, zoterinj. Ndryshe do t'ju pres fati i Drashovices. Po te keni koka te teperta ne Itali provojeni te shkelni token tone..." Konsulli e kuptoi nxitimin e vet dhe u mundua te perdorte fjale zbutese ndaj tij por ai, u kthye majtas, pa pershendetur doli nga konsullata. Ate dite, Qazim Kokoshi, u nis drejt e per ne Tirane, ne Pallatin Mbreteror. Kerkoi takim me Mbretin. Per cudine e obortareve, Ahmet Zogu sa mori vesh doli vete tek shkallet dhe e priti, duke i thene: "Qazim efendi, urdheroni brenda...". Por Qazimi nuk i ngjiti shkallet. Aty, me kembe e vuri ne dijeni per "fatin e zi te Shqiperise". Qazimi u mundua te largohej, kur mbreti i futi krahun, shkuan ne nje dhome pritjeje brenda e biseduan mbi dy ore. Atje qane hallet e Shqiperise.

    Ne dhomen time burgut, zura miqesi edhe me ish keshilltarin e konsullates italiane, zotin Dhionis Karbunara, i cili ishte mbi shtatedhjete vjec. Ishte njeri i ndershem e me kulture. Disa kohe, vura re se filloi te vinte shpesh nje oficer i Deges, i derguar i Hito Cakos, e therriste plakun e urte dhe e merrte me vete perjashta burgut. Ata rrinin se bashku cdo dite nga ora tete e mengjesit deri ne oren dymbedhjete ne mesdite. Meqenese une e kisha perbri, tek shtrati ku flinim, i them nje dite, kur pashe se s'kishte njeri ne dhome pasi te burgosurit e tjere kishin dale ne oborr: "Zoti Dhionis, mund t'ju bej nje pyetje?". Ai u ngrit nga shtrati dhe m'u pergjegj: "Perse me pyet, more bir?". "S'me vjen mire, qe dilni cdo dite nga burgu me ate oficerin e deges" - i them. Ai me pa me dy sy te zjarrte dhe te sinqerte e me tha: "Pse s'me qan hallin qe me ka zene por edhe me pyet, more djale!" U ngrit e erdhi tek shtrati im ku po lexoja "Komedine Hyjnore" te Dante Aligerit. Uli koken e foli: "Degjo, biri im. Pyetja jote eshte shume serioze. Me vjen mire qe, ne kete moshe kaq te re, po thellohesh kaq shume ne jete. Ja ku po te them, more bir, duke te besuar se gjithshka do te mbetet midis nesh. Ata po me shtrengojne e po me thone cdo dite te tregojne se cilet vlonjate kane marre para nga konsulli italian, per zbarkimin e Italise fashiste ne Vlore." Une i habitur per kete problem e pyeta: "Po ju i dini zoteri?" "Po more bir, po. Ne ato lista te mallkuara ka edhe andej edhe kendej nga ata vlonjate qe kane marre para. Kam rene ne nje hall te madh. Ti kupton, more djale se c'dua te them. Ai qe me ka thirrur me thote, denonco njehere te tute, pastaj tanet."

    Nuk vonoi me shume se dy tre jave dhe xha Dhionisin e thirri oficeri i rojes. Kur i kthye m'i tha te gjitha muhabete fije per pe. Kishte patur nje takim rreth kater ore, me Hysni Kapon, ne ndertesen perballe burgut te vjeter, ne Komitetin Ekzekutiv, ne lagjen Karabash. Ishte i gezuar dhe sapo u fut ne dhome m'u hodh ne qafe e me tha: "Petrit, shyqyr qe shpetova! Pata nje bisede te gjate me Hysni Kapon. Ai, mbasi i mori vesh te gjithe personat qe kishin marre para nga italianet per pushtimin e Shqiperise, ma preu shkurt: "Ta mbyllim kete pune, Dhionis. Ti nuk ke pune te denoncosh asnje pale"..."

    Ne burg, me shume kohen e shkoja duke lexuar libra sidomos "Komedine Hyjnore" te Dante Aligerit, Petrarken, Karducin, Lombardin e sidomos, poetin e enderrave te rinise, Lamartinin. Fillova te mesoja anglisht me profesor Ali Radhimen. Shpesh rrija e degjoja eruditet e burgut: Kudret Kokoshi, Fatosh Kokoshi, Abdul Kuci, Stiliano Gaxho, profesor Muhamet Hoxha, Selahedin Peshkepia, etj.

    Ne burg ishte e percaktuar edhe dita e takimeve me pjestaret e familjes: nje here ne dy jave, sipas rregullores se burgut. Me dhimte ne shpirt kur shikoja si zgjateshin tek porta e burgut duart e babait, te nenes, motres Fatime dhe vellait Hulusi. Per vizite ne burg me vinte edhe djali i dajos, Karehman Mezini, si dhe e shoqja e Qamil Bej Frasherit, Hajrie Frasheri. Kur ishte dita e pazarit me vinte per vizite edhe familja e Veli Shahinit, nje familje e varfer nga Porua e Myzeqese, te cilet ishin miq te babait. Me kenaqnin kur binin ftonj, shege, rrush e prodhime te tjera bujqesore.

    Motra Fatime, edhe pse me tre femije dhe burrin, Galip Haxhiu te ikur jashte vendit, aty e mbante koken e shkreta, tek dera e burgut. Ndersa babai me keshillonte: "Degjo more bir, nuk te them qe te ulesh koken, por mos e merre maj me maj me keta se te marrin erezin..." Ndersa nena nuk dinte se c'te thoshte nga emocionet qe kishte vecse me tregonte se me kishte sjelle ate e kete embelsire qe e kishte bere kasten per mua. Nje dite e pashe se kishte dicka te rendesishme per te me thene. Fliste me koken nga muri. I kishte vdekur vellai i vetem, dajua im, Hamdi Mezini. Ajo e dinte qe une e doja shume dajon. Ishte kryeinspektor i doganes ne portin e Skeles. S'kaloi shume kohe dhe vdiq edhe gjyshi, Muco Mezini, tregetar i njohur i strofave ne Vlore. Njerezit e nenes i kemi dashur shume.

    Prane krevatit tim ne dhome ndodhej dhe profesori Shezai Radhima, matematicien dhe njeri i nderuar. Kur mori vesh vdekjen e dajos tim, ai u deshperua shume, pse vajzen e tij e kishe per grua.

    Pra ishte vjehrri i tij...

    Nje dite vjeshte ra nje termet i madh saqe neve na u duk se na zune brenda muret e vjetra te burgut. Ne oborr rane copa qiramidhesh, traresh te kalbur dhe copa suvashe. Burgu i Vlores ishte nje ndertese qysh ne kohen e Turqise. Sikur nuk mjaftoi kjo, te nesermen ne mengjes qielli e shfryjti gjithe zemerimin e vete me nje rrebesh shiu. Plasi nje shi sa u mbytem neper dhoma. Dolem ne oborrin e burgut. Me pantallonat te shperveshura vinim verdall si kuaj ne leme. Kur c'te shikojme? Degjojme nje ze bertites. Ishte gardiani Hate, Karonti i Ferrit te Vlores, i cili po perzinte neper ujerat e turbullta nje tabele qe po shkonte drejt kanalit te banjove. Nje moment ndali dhe bertiti: "E kapa!" A thua se ishte Eureka e Arkimedit. "Shyqyr!" i thane te burgosurit. "E kapa se desh me mori ne qafe, kjo tabele." - tha Hatja dhe iku. Ne thame, e shkreta tabele sado qe era e perplasi mbi ujet e oborrit me shkronja lart ku shkruhej: "Hajde, te dua ne Dege. Nje pyetje ke dhe do te kthehesh prape. Sikur qameti te behet, per dy - tri dite do te kthehesh ne shtepi..." Te shkretet njerez. Si mund t'i genjente mendja e te ktheheshin ne shtepi. Nga Dega te gjithe shkonin ne nje bote tjeter.

    Ne pranveren e vitit 1946, na vjen nje oficer i Deges se Brendeshme dhe na thote se u arrestuan, qente, tradhetaret, rrufjanet politike. Kur e pyeti dikush, vetem atehere ai pranoi te spjegohej. Ishte fjala per arrestimin e grupit te rinise nacionaliste vlonjate: Vendigjar Hamzaraj, Engjell Kokoshi, Abdurrahman Kreshpa, Burim Kokoshi, Klito Lamaj, Eqerem Sorra, Petrit Mara, Dilaver Premti, Kujtim Kreshpa, etj. Me te vertete ishin nga djemte e zgjuar dhe guximtare te qytetit te Vlores. Arrestimi i tyre krijoi nje tronditje te vertete ne gjithe qytetin. Ne prisnim qe ata te vinin ne qeli, por me kote pritem, pasi i mbajten shume gjate ne bincat e sigurimit te shtetit. Une nuk i takova dot, sepse ato dite do te transferoheshim ne nje burg tjeter.

    Me gjithe vuajtjet e medha qe hiqnim, ilaci shpirteror i yni ishin kenget labce qe kendonim ne burg. Me kujtohet si tani, kishim dy grupe labce te forta, Dukatasit dhe Smokthinjotet, qe alternoheshin midis njeri tjetrit. I vecante ishte edhe grupi me kengetaret nga Gjom - Brataj - Lepenice. Mbaj mend Esat Sherifin dhe Muco Sherifin nga Gjormi, kengetare virtuoze. Bashke me Sadik Sinanin nga Lepenica ishin tri violinat e para te sinfonive labe. Mes ketyre kengetareve pa droje futeshin edhe avokat Abdyl Kuci dhe profesor Bego Gjonzeneli. Abdul Kuci, sa futej atje, ma bente me dore edhe mua e keshtu dalengadale edhe une bera pjestare i perhershem i ketij grupi. Zakonisht kendonim kenge te lashta, te tradites se popullit. Nuk mungonin edhe kenget per trimat si Gjkoleka, Dervish Aliu, Luman Bala, Fejzo Xhafon... Kur ndizej kenga ne oborrin e burgut Bego Gjonzeneli ngrihej e kercente aq bukur vallen labce sa me kane mbetur ne mendje levizjet e tij tere dinamizem dhe elokuence. Abdul Kuci i mbeshtetur tek shkallet e burgut na thoshte: " Ja, more djem, kjo eshte vallja labe. Begua e kercen si te mocmit, qe e hedhnin vallen per oda".

    Nje mbremje sikur e parandjeme se dicka e keqe do e ndodhte me disa prej nesh. Grupi lab filloi te kendoje nje kenge te pervajeshme, e cila i mblodhi te gjithe te burgosurit rreth vetes. Kengen e ngriten aty per aty Esat Sherifi nga Gjormi dhe Rexhep Sulo nga Berati.

    Ne vargjet e asaj kenge mbaj mend se thuhej:

    Shqiperi e bardha nene,
    c're te zeza te kane zene,
    djemte e t'u posi ergjende,
    nje nga nje t'i hane gjerpenjte!...

    Rrija ulur prane profesor Begos. Duke degjuar ate kenge aq te dhimshme qe aludonte per koherat e reja te Shqiperise i them:

    "Profesor, m'u kujtuan disa fjale te mencme te Bomarshese, i cili thote se kenget e deshperimit jane kenget me e bukura. Une di shume prej tyre, te cilat jane psheretima te verteta."

    Erdhi darka. Ashtu gjysme te uritur rame ne shtreterit ane te fleme. Mesnata na e prishi gjumin. Ishin "Skifteret e nates" sic i quante Bego Gjonzeneli, prokuroret, Selim Alimerko, Namik Xhafa. Ata moren disa prej te burgosurve dhe i cuan drejt ekzekutimit. Dy ishin vendet e ekzekutimit: Bishti i Kalldremit dhe Ura e Ballisteve ne Qafen e Kociut.

    Te nesermen heret, nje gardian i quajtur Pulla, me origjine greke, na rrefeu se si i goditen me thika qysh ne makine, Tahsim Muratin, Qemal Xhyherin, Muharrem Sharren.

    Nje nate tjeter moren per te pushkatuar dy vellezerit Lamaj nga Treblova si dhe Meto Kokoshin. Kur po zbrisnin nga makina ne vendin e ekzekutimit shperthyen zinxhiret dhe u larguan neper erresiren e nates. Meton e kapen te nesermen dhe e torturuan derisa dha shpirt nga torturat. Kur i degjonte keto Kudret Kokoshi ne burg dridhej i teri. Ndersa Lamajt u vrane pas dy - tre javesh ne perpjekje me forcat e ndjekjes.

    Burgu i Vlores ishte nje sketerre e vogel. Papritur, me 14 shtator te vitit 1946, vjen Muco Maska i shoqeruar nga xhelatet e Deges se Brendeshme dhe lexon nje liste, me 81 te burgosur, ku ishte edhe emri im. Na rreshtuan ne oborr. Mbasi na lidhen duart na thone: "Do t'ju cojme ne Ferrin e Dantes, ku nuk do te shihni as diellin me sy." Aty rreth ores dymbedhjete te nates, na hypen neper makina. Dyzet vete te lidhur me nje zinxhir. Makinat shoqeroheshin nga tete makina me ushtarake. Nje nate te tere duke udhetuar neper fusha e male flisnim me veten tone. Tek te gjithe te burgosurit lindi pyetje: "Ku valle qenka ky Ferri i Dantes ne Shqiperi? Ne c'vend bie?..."

    po po ju dihete se me keso skenaresh dhe me ato cirilike dhe tash duke i perkthye mundoheni me i plasue
    kjo qka jeni duke bere ju SIGURIMCAT e Ram Mares eshte biznis
    a po ushitet CD-ja hiq
    hahahahahahaaa

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •